{"id":165282,"date":"2021-02-24T16:39:35","date_gmt":"2021-02-24T15:39:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=165282"},"modified":"2021-02-24T16:39:35","modified_gmt":"2021-02-24T15:39:35","slug":"analiza-e-birn-edi-rama-i-vetmi-ne-bote-qe-16-fishoi-pasurine-si-kryeminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-e-birn-edi-rama-i-vetmi-ne-bote-qe-16-fishoi-pasurine-si-kryeminister\/","title":{"rendered":"Analiza e BIRN\/Edi Rama i vetmi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb 16-fishoi pasurin\u00eb si kryeminist\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Rrjeti investigativ BIRN ka publikuar dje t\u00eb dh\u00ebnat e sked\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb kryeministrit Rama p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2018, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rezulton se kryeministri p\u00ebrgjat\u00eb 15 viteve e ka shum\u00ebfishuar pasurin\u00eb me rreth 16 her\u00eb. K\u00ebtu mbeten t\u00eb pallogaritura dhe dy vite t\u00eb tjera, 2019 dhe 2020. Sipas BIRN nga 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb ka deklaruar Rama n\u00eb vitin 2003, n\u00eb vitin 2018 rezulton me nj\u00eb pasuri prej 100 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Libri i tij \u201cKurban\u201d, ka sjell\u00eb vet\u00ebm 8% t\u00eb t\u00eb ardhurave, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat vijn\u00eb nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes. BIRN analizon se Rama nuk ka t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb pasuri prej 1 milion dollar\u00ebsh, duke i dh\u00ebn\u00eb flamurin e kuq p\u00ebr burimet e pamjaftueshme financiare. Sipas BIRN, edhe burimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb zon\u00ebn e Surrelit, mbeten t\u00eb paqarta. M\u00eb posht\u00eb shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb prej tet\u00eb vitesh kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebrkon nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb qeveris\u00ebs n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit. Rama ka pasur nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb larmishme p\u00ebrpara p\u00ebrfshirjes n\u00eb politik\u00eb. Ai ka qen\u00eb pedagog i piktur\u00ebs n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve, lojtar i ekipit komb\u00ebtar t\u00eb basketbollit, publicist si dhe autor i dy librave; \u201cRefleksione\u201d s\u00eb bashku me Ardian Klosin dhe \u201cKurbani\u201d. P\u00ebrfshirja e Edi Ram\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn publike dhe politike z\u00eb fill me l\u00ebvizjen e viteve \u201890 q\u00eb rr\u00ebzoi regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ai ishte nj\u00eb nd\u00ebr z\u00ebrat e spikatur publik\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb largimi disavje\u00e7ar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Rama hyri n\u00eb politik\u00eb si minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve n\u00eb qeverin\u00eb e kryeministrit Fatos Nano n\u00eb vitin 1998. Rama u zgjodh kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2000 dhe e drejtoi kryeqytetin p\u00ebr 11 vite radhazi. Ai u zgjodh kryetar i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb vitin 2005 dhe e drejton at\u00eb prej 16 vitesh. Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit t\u00eb deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI. Ai ka p\u00ebr q\u00ebllim b\u00ebrjen e transparenc\u00ebs mbi pasurit\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave gjat\u00eb viteve 2013-2020. Skeda grafike e m\u00ebposhtme paraqet pasurin\u00eb e deklaruar nga kryeministri Edi Rama nga viti 2003 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2003, Rama deklaron pasuri me vler\u00eb 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, pasuria familjare ka sh\u00ebnuar rritje me 16 her\u00eb, duke kapur vler\u00ebn e 100 milion\u00eb lek\u00ebve. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama p\u00ebrb\u00ebhet nga 73 milion\u00eb lek\u00eb pasuri t\u00eb patundshme, 17.2 milion\u00eb lek\u00eb likuiditete bankare, huadh\u00ebnie prej 9.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, automjet me vler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb si gjendje cash prej 182 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat familjare p\u00ebr periudh\u00ebn deklaruese jan\u00eb 94.3 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat paga e Z. Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 27% dhe t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortes 38%. Rreth 16% e t\u00eb ardhurave kan\u00eb si burim qirat\u00eb, 9.5% pun\u00ebn artistike t\u00eb Z. Rama dhe shitjen e librit \u201cKurban\u201d si dhe 8% kan\u00eb si burim t\u00eb ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave t\u00eb artit. P\u00ebrve\u00e7 analiz\u00ebs p\u00ebr rritjen\/uljen e pasuris\u00eb, struktur\u00ebn e aseteve dhe t\u00eb ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik\/logjik t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit, si dhe \u201cflamujt e kuq\u2019 q\u00eb identifikohen gjat\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Nga kontrolli aritmetik\/logjik p\u00ebr 14 vite t\u00eb deklarimit, nj\u00ebra prej deklaratave rezultoi me probleme. N\u00eb periudh\u00ebn 2003-2018, Edi Rama ka shk\u00ebputje nga funksioni publik dhe detyrimi ligjor p\u00ebr t\u00eb deklaruar pasurin\u00eb nga korriku 2011 deri n\u00eb shtator 2013. Pas zgjedhjes si kryeminist\u00ebr, Rama dhe bashk\u00ebshortja e tij rideklarojn\u00eb pasurin\u00eb e plot\u00eb n\u00eb tetor 2013, e cila \u00ebsht\u00eb shtuar me 44,736,099 lek\u00eb krahasuar me vitin 2011.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, burimet e deklaruara n\u00eb rubrikat p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shtes\u00ebn e aseteve n\u00eb shum\u00ebn 29,641,593 lek\u00eb. Sht\u00ebpia e banimit n\u00eb komun\u00ebn Dajt n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2013 me vler\u00eb 39,607,741 lek\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebn z\u00ebrin kryesor n\u00eb shtes\u00ebn e aseteve. Rama deklaron se ka dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI dokumente shtes\u00eb si leje nd\u00ebrtimi dhe dokumente mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr burimin e krijimit, t\u00eb cilat BIRN nuk i disponon, por n\u00eb rubrikat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb formularit nuk rezulton burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb tetor 2013, subjekti deklaron se ka nj\u00eb detyrim t\u00eb pashlyer p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ndaj shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb shum\u00ebn 12,056,241 lek\u00eb \u201cn\u00eb pritje t\u00eb miratimit t\u00eb nj\u00eb kredie bankare\u201d. Kredia bankare me vler\u00eb 80,000 euro \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar m\u00eb 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn statistikore t\u00eb pasuris\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy huadh\u00ebnie t\u00eb deklaruara nga Linda Rama n\u00eb vitin 2010, n\u00eb vlerat 30 mij\u00eb euro dhe 40 mij\u00eb euro. K\u00ebto hua nuk deklarohet t\u00eb jen\u00eb kthyer deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018. N\u00eb vitin 2012, Z. Rama ka b\u00ebr\u00eb rivler\u00ebsimin e nj\u00eb apartamenti banimi \u2018parafabrikat 1 + 1, me sip. 59 m2\u2019, i p\u00ebrfituar nga privatizimi, sipas \u00e7mimit fiskal n\u00eb vler\u00ebn 5,422,000 lek\u00eb. Apartamenti \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2017 n\u00eb shum\u00ebn 5,000,000 lek\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti investigativ BIRN ka publikuar dje t\u00eb dh\u00ebnat e sked\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb kryeministrit Rama p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2018, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rezulton se kryeministri p\u00ebrgjat\u00eb 15 viteve e ka shum\u00ebfishuar pasurin\u00eb me rreth 16 her\u00eb. K\u00ebtu mbeten t\u00eb pallogaritura dhe dy vite t\u00eb tjera, 2019 dhe 2020. Sipas BIRN nga 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":165283,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-165282","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165282","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165282"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165282\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165283"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}