{"id":165715,"date":"2021-02-27T11:25:37","date_gmt":"2021-02-27T10:25:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=165715"},"modified":"2021-02-27T11:25:37","modified_gmt":"2021-02-27T10:25:37","slug":"basha-takim-me-perfaqesues-te-shoqates-se-energjise-se-rinovueshme-nje-nga-levat-per-110-mije-vende-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-takim-me-perfaqesues-te-shoqates-se-energjise-se-rinovueshme-nje-nga-levat-per-110-mije-vende-pune\/","title":{"rendered":"Basha takim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme: Nj\u00eb nga levat p\u00ebr 110 mij\u00eb vende pune\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme, shpjegoi planin e tij p\u00ebr energjin\u00eb, i cili pritet t\u00eb aplikohet pas fitimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb 25 prill.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Basha theksoi se; deri m\u00eb tani kan\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm nj\u00eb grusht t\u00eb korruptuarish, nd\u00ebrsa me qeverin\u00eb e re ky sector, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga levat e realizimit t\u00eb objektivit, p\u00ebr 110 mij\u00eb vende t\u00eb reja pune.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201c<\/em><em>Si rezultat i munges\u00ebs totale t\u00eb luajalitetit nga ana e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vite, ne kemi humbur mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar sektorin, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb investuar, mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar avancimin e shpejt\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb.<\/em><em>\u00a0Dhe si rezultat i k\u00ebsaj kush ka humbur? Keni humbur ju, sektori juaj, investitor\u00ebt, ka humbur sip\u00ebrmarrja shqiptare q\u00eb paguan koston m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb rajon, dhe humb\u00ebsi fundor por m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb qytetari shqiptar, \u00ebsht\u00eb familja shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Ka humbur dhe shteti miliona, dhjet\u00ebra miliona, qindra miliona, q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfitonte drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe indirekt n\u00ebse nuk do t\u00eb ekzistonte kjo situat\u00eb. Kush ka p\u00ebrfituar? \u2013nj\u00eb grusht t\u00eb korruptuarish.\u201d-<\/em>\u00a0shprehet Basha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb zhvilluar n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb, Basha shpalosi detaje t\u00eb programit, teksa shtoi se do i shihte si aleat. Basha p\u00ebrmendi gjithashtu uljen e karburantit teksa i premtoi dhe p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Lideri demokrat, premtoi edhe liberalizimin e tregut si dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>\u201c<em style=\"font-weight: inherit;\">E shikojm\u00eb se ku jemi n\u00eb raport me vendet e tjera t\u00eb rajonit. E shikojm\u00eb se ku jemi n\u00eb raport me ata t\u00eb cil\u00ebt kur ju ishit n\u00eb start, ishin prapa jush. P\u00ebr ta thjeshtuar diskutimin. Deri m\u00eb sot kemi nj\u00eb situat\u00eb ku keni mbijetuar, punuar, krijuar, prodhuar, pun\u00ebsuar dhe paguar edhe nga xhepat tuaj t\u00eb pun\u00ebsuarit me nj\u00eb qeveri armiq\u00ebsore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndaj biznesit. Ju garantoj se n\u00eb themel t\u00eb platform\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb q\u00ebndron nj\u00eb qasje kryek\u00ebput ndryshe.\u00a0<\/em><strong style=\"font-style: inherit;\"><em>Ku ju do t\u2019u shohim si aleat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb s\u00eb bashku ta zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor i cili do ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, energjin\u00eb m\u00eb t\u00eb pakushtueshme, biznesin m\u00eb konkurrues dhe si rezultat do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga levat e fuqishme t\u00eb objektivit ton\u00eb p\u00ebr 110 mij\u00eb vende pune n\u00eb kat\u00ebr vitet e mandatit ton\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/em><\/strong><em><strong>\u00a0<\/strong>Prandaj p\u00ebrdora fjal\u00ebn aleat, sepse na bashkon misioni. Jo ortak, nuk do na bashkojn\u00eb aksionet, qofshin k\u00ebto aksione t\u00eb fshehura n\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb apo ryshfet me lek\u00eb t\u00eb thata n\u00eb xhep apo n\u00eb konto bankare.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Po do na bashkoj\u00eb misioni, misioni. Na ndajn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dhe duhet t\u00eb na ndajn\u00eb dhe do t\u00eb na mbajn\u00eb t\u00eb ndara, se p\u00ebrndryshe, n\u00eb qoft\u00eb se nuk na mbajn\u00eb t\u00eb ndara, n\u00eb qoft\u00eb se turbullohet nj\u00eb linj\u00eb q\u00eb do ta ndaj\u00eb qart\u00eb dhe do ta pres me thik\u00eb vendimmarr\u00ebsin publik nga sektori privat, gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 kan\u00eb shkuar. Por na bashkon misioni dhe k\u00ebt\u00eb mision, nes\u00ebr qeverin\u00eb e pas 25 prillit, qeverin\u00eb time dhe mua personalisht do m\u00eb keni aleat me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vetme ndaj jush, t\u00eb jeni aleat\u00ebt e mi, qeveris\u00eb, qeverisjes s\u00eb ardhshme dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb mision, t\u00eb rritjes s\u00eb pun\u00ebsimit, t\u00eb rritjes s\u00eb konkurueshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb diversifikimit t\u00eb eksportit shqiptar, eksportit t\u00eb energjis\u00eb po k\u00ebshtu.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Pra, t\u00eb misionit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike dhe nxjerrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga kjo kriz\u00eb e thell\u00eb ku \u00ebsht\u00eb futur.\u00a0<\/em><strong style=\"font-style: inherit;\"><em>Padiskutim keni d\u00ebgjuar paket\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr biznesin q\u00eb u prek dhe ju, q\u00eb nga ulja norm\u00ebs s\u00eb tatim fitimit nga 15% n\u00eb 9%, sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb 18%, t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb karburantit duke eliminuar taks\u00ebn Rama prej 240 lek\u00eb t\u00eb vjetra apo 24 lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr lit\u00ebr, sikund\u00ebr edhe reforma rregullator\u00eb, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb thjeshtoj\u00eb n\u00eb maksimum nd\u00ebrveprimin nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb, burokracis\u00eb dhe sektorit t\u00eb sip\u00ebrmarrjes ku do ti japim fund paradoksit q\u00eb 1000 zyrtar\u00eb t\u00eb shtetit sot mbajn\u00eb vula n\u00eb xhepa dhe ju k\u00ebrkojn\u00eb leje, autorizime, licenca p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, q\u00eb nga momenti q\u00eb dilnin nga sht\u00ebpia deri n\u00eb momentin kur futeni n\u00eb sht\u00ebpi.<\/em><\/strong><em>\u00a0<\/em><em>Ju k\u00ebrkojn\u00eb autorizim p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ndoshta me p\u00ebrjashtim t\u00eb frym\u00ebmarrjes, p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ju k\u00ebrkojn\u00eb leje, autorizime, licenca dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb shushunja shkat\u00ebrrues t\u00eb sistemit t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Angazhimet tona shkurtimisht, sektori i energjis\u00eb elektrike p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb sektor ky\u00e7 dhe prioritet. Si i till\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetet me politika t\u00eb qarta dhe me masa t\u00eb qarta.<\/em><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\"><em>Ne do ta reformojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor duke b\u00ebr\u00eb liberalizimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tregut, jo at\u00eb n\u00eb let\u00ebr q\u00eb na tundte virtualit edhe para dy dit\u00ebsh kjo qeveri q\u00eb d\u00ebshtoi me burs\u00ebn e energjis\u00eb, duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb fundosura nga korrupsioni, paaft\u00ebsia dhe nepotizmi; duke krijuar nj\u00eb mjedis t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe miq\u00ebsor, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ju por edhe p\u00ebr investitor\u00ebt e tjer\u00eb privat\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj apo join venture; duke respektuar kontratat e n\u00ebnshkruara me p\u00ebrfitime reciproke, si p\u00ebr biznesin ashtu dhe p\u00ebr publikun dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb; duke nxitur fuqimisht investimet e reja, ve\u00e7antisht eolike dhe solare, t\u00eb er\u00ebs dhe t\u00eb diellit. K\u00ebt\u00eb promovim do ta b\u00ebjm\u00eb duke p\u00ebrdorur edhe politika subvencionuese n\u00eb p\u00ebrputhje totale me politikat e BE ku \u00ebsht\u00eb synimi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb brenda nj\u00eb kohe sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pas 8 vitesh ngecje n\u00eb vend.<\/em><\/strong><em><strong>\u201c-<\/strong><\/em>\u00a0tha kryedemokrati Basha.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Rinovueshme, shpjegoi planin e tij p\u00ebr energjin\u00eb, i cili pritet t\u00eb aplikohet pas fitimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb 25 prill. Gjithashtu, Basha theksoi se; deri m\u00eb tani kan\u00eb p\u00ebrfituar vet\u00ebm nj\u00eb grusht t\u00eb korruptuarish, nd\u00ebrsa me qeverin\u00eb e re ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":165717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[756],"class_list":{"0":"post-165715","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-flet-lulzim-basha-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=165715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/165715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=165715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=165715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=165715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}