{"id":166815,"date":"2021-03-04T18:06:43","date_gmt":"2021-03-04T17:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=166815"},"modified":"2021-03-04T18:06:43","modified_gmt":"2021-03-04T17:06:43","slug":"sa-paguhen-shqiptaret-ne-raport-me-europianet-pagat-e-bankiereve-ne-it-dhe-shendetesi-ne-europe-i-kalojne-9-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sa-paguhen-shqiptaret-ne-raport-me-europianet-pagat-e-bankiereve-ne-it-dhe-shendetesi-ne-europe-i-kalojne-9-mije-euro\/","title":{"rendered":"Sa paguhen shqiptar\u00ebt n\u00eb raport me europian\u00ebt\/ Pagat e bankier\u00ebve, n\u00eb IT dhe sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb Europ\u00eb i kalojn\u00eb 9 mij\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Puna n\u00eb bank\u00eb ose n\u00eb sigurime sjell sot n\u00eb vend shp\u00ebrblimin m\u00eb t\u00eb madh material. Sipas INSTAT, paga mesatare n\u00eb sektorin e \u201cAktiviteteve Financiare dhe Sigurimit\u201d p\u00ebr vitin 2019 ishte 107.7 mij\u00eb lek\u00eb, ose rreth 870 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb merr nj\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor n\u00eb shtetet e Bashkimit Europian, kjo pag\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt. Sipas Eurostat, q\u00eb ka publikuar fitimet mesatare mujore (paga bruto) sipas aktivitetit ekonomik p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb Bashkimit Europian e t\u00eb tjera, p\u00ebr 2018-n, n\u00eb Gjermani, paga mesatare n\u00eb sistemin financiar dhe t\u00eb sigurimeve \u00ebsht\u00eb rreth 4.4 mij\u00eb euro, n\u00eb Holand\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar arrin n\u00eb rreth 5 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa rekordin e mban Zvicra, me 9.4 mij\u00eb euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Teknologjia e Informacionit sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarat. N\u00eb Shqip\u00ebri ky profesion paguhet mesatarisht 645 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn sa gjysma e shtetit q\u00eb jep m\u00eb pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb profesion (Bullgaria me rreth 1.3 mij\u00eb euro\/muaj). Hemoragjia m\u00eb e madhe e tregut t\u00eb pun\u00ebs sot po ndodh pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb profesion, teksa specialist\u00ebt e IT-s\u00eb q\u00eb po largohen p\u00ebr t\u00eb punuar jasht\u00eb. N\u00eb vendet e BE-s\u00eb ata paguhen mesatarisht mbi 2 mij\u00eb euro, n\u00eb Gjermani dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar mbi 4 mij\u00eb euro dhe rekordin e mbajn\u00eb s\u00ebrish Norvegjia dhe Zvicra m\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 6.2 dhe 8.2 mij\u00eb euro\/muaj.<\/p>\n<p>Infermier\u00ebt dhe mjek\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kategori q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ardhmen jasht\u00eb vendit. Deri n\u00eb fund t\u00eb 2019-s, paga mesatare n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe veprimtaris\u00eb sociale ishte mesatarisht 440 euro n\u00eb muaj (nga 1 janari 2021 \u00ebhst\u00eb rritur me rreth 30%). N\u00eb Gjermani, destinacioni kryesor i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve shqiptar\u00eb, paga mesatare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet \u00ebsht\u00eb rreth 3.1 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, n\u00eb Slloveni \u00ebsht\u00eb 2 mij\u00eb euro, n\u00eb Holand\u00eb mbi 3 mij\u00eb euro, n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar rreth 3 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa rekordi \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb Norvegji dhe Zvic\u00ebr, me p\u00ebrkat\u00ebsisht 4.4 dhe 6.3 mij\u00eb euro\/muaj. Nd\u00ebrsa shtetet e Europ\u00ebs Lindore, si psh Bullgaria, apo Polonia ofrojn\u00eb t\u00eb ardhura q\u00eb nuk i kalojn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb profesion q\u00eb e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb emigruar, paguhet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Holand\u00eb (3,637 euro\/muaj), Zvic\u00ebr (6,026), Mbr\u00ebt\u00ebrin\u00eb e Bashkuar (3,499).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 bujq\u00ebsis\u00eb, sektori q\u00eb paguhet m\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ai i industris\u00eb p\u00ebrpunuese, me 293 euro n\u00eb muaj, duke pasur si avantazh kryesor konkurrues krahun e lir\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, kryesisht n\u00eb tekstile e k\u00ebpuc\u00eb. Bullgaria, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr konkurrent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe dikur kishin nivele t\u00eb ngjashme, n\u00eb 2018-n kishte nj\u00eb nivel mesatar prej 510 eurosh, si rrjedhoj\u00eb e rritjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb pagave pas hyrjes s\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Europian. N\u00eb shtetet e tjera, t\u00eb pun\u00ebsuarit e industris\u00eb p\u00ebrpunuese marrin mesatarisht m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Edhe n\u00eb rajon paguhemi m\u00eb pak<\/strong><\/p>\n<p>Paga mesatare n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2019, ishte rreth 420 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30% m\u00eb e ul\u00ebt se gjith\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit. Pas Shqip\u00ebris\u00eb renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kan\u00eb pag\u00ebn mesatare rreth 700 euro. Nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb paguhen punonj\u00ebsit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mesatarisht me 770 euro, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga institucionet statistikore p\u00ebrkat\u00ebse.Serbia ka pagat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb teknologjin\u00eb e informacionit. N\u00eb n\u00ebnseksionin e programuesve t\u00eb kompjuter\u00ebve, paga mesatare \u00ebsht\u00eb 1600 euro. (m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Serbi paguhen vet\u00ebm punonj\u00ebsit e transportit ajror), nd\u00ebrsa sektori i teknologjis\u00eb e informacionin e ka rreth 1.2 mij\u00eb euro, pothuajse sa dyfishi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Bankier\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e fush\u00ebs s\u00eb sigurimeve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuarit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, me nj\u00eb pag\u00eb mesatare 1500 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb rajon p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitetet ekonomike.Edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit, punonj\u00ebsit e bankave e sigurimeve marrin mesatarisht m\u00eb shum\u00eb se 1000 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, statistikat e INSTAT tregojn\u00eb se puna n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose organizata jofitimprur\u00ebse shp\u00ebrblen m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr. Paga mesatare, n\u00ebse punon n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb rreth 1,200 euro n\u00eb muaj. Shtetet e tjera nuk e raportojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitetet ekonomik, por n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori, paga mesatare \u00ebsht\u00eb 900 euro dhe n\u00eb Serbi 713 euro.<\/p>\n<p><strong>Si variojn\u00eb pagat n\u00eb Europ\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Eurostat n\u00eb publikimin e fundit evidenton sektor\u00ebt me pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb matur n\u00eb fitimet mesatare mujore bruto n\u00eb euro n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, industria e \u201cInformacionit dhe komunikimit\u201d ishte sektori m\u00eb i paguar n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb nga 27 Shtetet An\u00ebtare t\u00eb BE dhe ishte i dyti n\u00eb kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. Fitimet mesatare bruto mujore ishin t\u00eb larta edhe p\u00ebr \u2018Aktivitetet financiare dhe t\u00eb sigurimeve\u2019. Megjith\u00ebse ishte sektori m\u00eb i paguar n\u00eb \u2018vet\u00ebm\u2019 kat\u00ebr Shtete An\u00ebtare (Franca, Hungaria, Malta dhe Suedia), ai ishte i dyti n\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dhe i treti n\u00eb gjasht\u00eb Shtete An\u00ebtare. Nj\u00eb sektor tjet\u00ebr me t\u00eb ardhura t\u00eb larta ishte \u2018Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull\u2019 q\u00eb ishte industria m\u00eb e paguar n\u00eb gjasht\u00eb shtete an\u00ebtare dhe e dyta m\u00eb e larta n\u00eb dy t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb renditjes, \u2018Akomodimi dhe veprimtarit\u00eb e sh\u00ebrbimit ushqimor\u2019 u identifikua si industria m\u00eb pak e paguar n\u00eb t\u00eb gjitha Shtetet An\u00ebtare p\u00ebrve\u00e7 Greqis\u00eb, Malt\u00ebs dhe Sllovenis\u00eb (e dyta m\u00eb e ul\u00ebt) dhe Kroacia (e treta m\u00eb e ul\u00ebta). \u2018Sh\u00ebrbimet administrative dhe mb\u00ebshtet\u00ebse\u2019 renditen si e dyta m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e Shteteve An\u00ebtare (12 nga 27) dhe m\u00eb e ulta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb tre vende (Greqi, Kroaci dhe Slloveni).<\/p>\n<p>\u2018Arsimi\u2019 ishte aktiviteti m\u00eb i paguar ekonomik n\u00eb Luksemburg dhe i dyti m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Qipro n\u00eb 2018. Nd\u00ebrsa \u2018Tregtia me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb; riparimi i sektorit t\u00eb automjeteve dhe moto\u00e7ikletave ishte mesatarisht m\u00eb i paguari n\u00eb Greqi, ai renditej midis industrive me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb shumic\u00ebn e Shteteve t\u00eb tjera An\u00ebtare.Fitimet n\u00eb \u2018Nd\u00ebrtim\u2019 renditen n\u00eb mesfush\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e Shteteve An\u00ebtare, me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Poloni, duke qen\u00eb sektori i gjasht\u00eb m\u00eb i paguar dhe i shtati m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Estoni, Letoni, Holland\u00eb dhe Suedi. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, sektori i nd\u00ebrtimit kishte pagesa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Malt\u00eb n\u00eb 2018 dhe ishte gjithashtu nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ultat n\u00eb Kroaci dhe Rumani (e dyta m\u00eb e ul\u00ebt) si dhe n\u00eb Hungari, Portugali dhe Slloveni (e treta m\u00eb e ul\u00ebta).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Puna n\u00eb bank\u00eb ose n\u00eb sigurime sjell sot n\u00eb vend shp\u00ebrblimin m\u00eb t\u00eb madh material. Sipas INSTAT, paga mesatare n\u00eb sektorin e \u201cAktiviteteve Financiare dhe Sigurimit\u201d p\u00ebr vitin 2019 ishte 107.7 mij\u00eb lek\u00eb, ose rreth 870 euro n\u00eb muaj. Por, n\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb merr nj\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor n\u00eb shtetet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":166816,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1584],"tags":[],"class_list":{"0":"post-166815","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=166815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/166815\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/166816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=166815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=166815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=166815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}