{"id":168221,"date":"2021-03-11T13:57:43","date_gmt":"2021-03-11T12:57:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=168221"},"modified":"2021-03-11T13:58:16","modified_gmt":"2021-03-11T12:58:16","slug":"erion-brace-i-ben-presion-familjes-hajde-ik-tani-shko-edhe-matane-gjykates-po-deshe-mos-bej-si-varfer-zbulohet-si-i-merret-toka-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/erion-brace-i-ben-presion-familjes-hajde-ik-tani-shko-edhe-matane-gjykates-po-deshe-mos-bej-si-varfer-zbulohet-si-i-merret-toka-qytetareve\/","title":{"rendered":"Erion Bra\u00e7e i b\u00ebn presion familjes: Hajde ik tani shko edhe matan\u00eb gjykat\u00ebs po deshe, mos b\u00ebj si varf\u00ebr\/ Zbulohet si u merret toka qytetar\u00ebve&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Banori i fshatit Adriatik t\u00eb Lushnjes, Zeni Olldashi, ka denoncuar n\u00ebp\u00ebrmjet Fax News, \u00a0zv.kryeministrin Erion Bra\u00e7e, duke i publikuar edhe bisedat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar mes tyre, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb prone. Olldashi shprehet se; d\u00ebshiron t\u2019i b\u00ebj\u00eb publike mesazhet, nd\u00ebrsa n\u00ebse prokuroria gjen prova p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave, mund t\u00eb gjej\u00eb sipas tij materiale t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhet mes Bra\u00e7es dhe Olldashit, kuptohet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme toke n\u00eb Adriatik, ku pas 20 vitesh q\u00eb e ka n\u00eb p\u00ebrdorim, qytetarti i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar personalisht, nga numri dy i qeveris\u00eb q\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb pron\u00ebn, pasi do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nj\u00eb investim strategjik.<\/p>\n<p>Biseda e zbardhur nga Fax News<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb mos ma jepni. Nuk ke justifikim q\u00eb t\u00eb ma marr\u00ebsh.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: As m\u00eb intereson hi\u00e7 \u00e7a thua ti! Fakti vlen! Nd\u00ebrkoh\u00eb, jo n\u00eb gjyq, por matan\u00eb gjyqit shko! Ka nj\u00eb ligj p\u00ebr investimet strategjike e n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb flet. K\u00ebshtuq\u00eb at\u00eb q\u00eb se ke p\u00ebrdorur kurr\u00eb, at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt e ke z\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsisht, do e l\u00ebshosh sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Nuk e kam z\u00ebn\u00eb, ma keni dh\u00ebn\u00eb ju si\u00e7 ia keni dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bashkis\u00eb Divjak\u00eb.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: \u00c7far\u00eb do sjell\u00ebsh? Pa h\u00eb, \u00e7far\u00eb takse paguan ti? \u00c7far\u00eb do sjell\u00ebsh? Toka nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorim, pron\u00ebsin\u00eb e ka shteti, jo ti, sidomos kur nuk e p\u00ebrdor fare por le bag\u00ebtin\u00eb t\u00eb haj\u00eb barin q\u00eb mezi mbin.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Ore ti sjell t\u00eb gjitha \u00e7a kam paguar. Po un\u00eb pem\u00eb nuk mbjell dot as panele diellore nuk v\u00eb dot nuk jam milioner. N\u00eb p\u00ebrdorim ma keni dh\u00ebn\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb e kam un\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim tani ju meq\u00eb do ma merrni, merreni por ma jepni diku tjet\u00ebr jo t\u00eb m\u00eb lini mes rrug\u00ebve.\u00a0 Kam jetuar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, n\u00eb internim post-komunist dhe pa asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb them. T\u2019ia tregoj varrit ato q\u00eb kam hequr n\u00eb at\u00eb fshat dhe tani po m\u00eb shporrni si kulak. Shum\u00eb keq.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Ore askush s\u2019po t\u00eb shporr, ke ikur dhe vet\u00eb dhe nek jeton as punon fare aty! Boll g\u00ebnjeve!<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Jam banor i qendr\u00ebs Administrative Remas<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Ti je banor n\u00eb Tiran\u00eb dhe i verifikuar madje.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Me nj\u00eb telefon i verifikon t\u00eb gjith\u00eb ato q\u00eb thash\u00eb b\u00ebje.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Ore ti jeton n\u00eb Tiran\u00eb, me sht\u00ebpi e katandi dhe dashke t\u00eb pengojm\u00eb zhvillimin. Hajde ik tani.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb kem tok\u00ebn time sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs si gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrfituan. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj politik\u00eb, do ta vendosin gjykatat k\u00ebt\u00eb pun\u00eb zoti Bra\u00e7e, p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtres\u00ebs sociale.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Po \u00e7\u2019shtres\u00eb sociale je ti me sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb. Matan\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb shkosh, boll b\u00ebre si i varf\u00ebr me jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Jam i dob\u00ebt para izraelit\u00ebve dhe nuk kam 6 milion\u00eb euro t\u00eb b\u00ebj investime. Kam nj\u00eb sht\u00ebpi modeste t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Ore edhe nj\u00ebher\u00eb, ti jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019jeton n\u00eb Adriatik, por ti as punon n\u00eb Adriatik, madje ke koh\u00eb as q\u00eb as syt\u00eb si ke hedhur Adriatikut! Zero!<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Dje isha, kam sht\u00ebpin\u00eb aty, gjithmon\u00eb e kam pasur. Kam dhe bag\u00ebtit\u00eb bashk\u00eb me pronar Veiz Jaupin\u2026<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: S\u2019ke fare tok\u00eb sipas ligjit. Ke tok\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb cil\u00ebn se ke p\u00ebrdorur fare dhe ke ikur n\u00eb Tiran\u00eb. S\u2019t\u00eb takon asgj\u00eb! Kaq! Po s\u2019shtres\u00eb sociale je ti me? Kaq e thjesht\u00eb do t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Un\u00eb stanin nuk e b\u00ebj n\u00eb aj\u00ebr e gjysm\u00ebn e kam mbjellur me hasull ose t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb p\u00ebr bag\u00ebtit\u00eb, mos e anashkalo t\u00eb lutem jemi dy bashk\u00ebpronar\u00eb, kemi 300 kok\u00eb dhen, nuk e di \u00e7far\u00eb investimi duhet t\u00eb b\u00ebj.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Edhe nj\u00ebher\u00eb, ti s\u2019je fare ato E dyta, ti s\u2019je pronar i tok\u00ebs<\/p>\n<p>Qytetari: Un\u00eb jam pronar i bag\u00ebtive t\u00eb mia shkoj e vij t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u2019i v\u00ebertetoj ndryshe nuk do\u00a0 e zgjasja kaq<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Ore ti jeton n\u00eb Tiran\u00eb dhe toka ka 25 vite djerr. Kaq. Boll tani.<\/p>\n<p>Qytetari: Tregohu realist padrejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: E para ti nuk paguan asnj\u00eb taks\u00eb e boll g\u00ebnjeve! E dyta rrogat jan\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj plus sigurime shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb arriti edhe 459 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. E treta ti si merr kurr\u00eb nga toka djerr 450 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. E fundit, ti s\u2019ke tok\u00eb, zero, ti e ke zaptuar dhe kaq. Toka \u00ebsht\u00eb e shtetit. E fundit, kur t\u00eb vij e t\u00eb marr tok\u00eb n\u00eb emrin tim, at\u00ebher\u00eb dil e b\u00ebj namin ti. Por kur toka p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zon\u00ebn e hapur vende pune, rritur prodhimin, as q\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb e as do t\u00eb jap\u00eb kush t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Ore do ti d\u00ebrgoj t\u00eb gjitha letrat, ti s\u2019ke fakte q\u00eb flet k\u00ebshtu do vij personalisht tek zyra\u2026 N\u00eb Elbasan jan\u00eb gjith\u00eb fisi im q\u00eb erdh\u00ebn nga Greqia p\u00ebr t\u00eb votuar Alfred Kokoneshin.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Zero t\u00eb punuar! Bari mbin vet\u00eb, s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr ty<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: E kam mbjell\u00eb grur\u00eb q\u00eb nuk mbin vet\u00eb.Dhe kjo q\u00eb thua ti nuk \u00ebsht\u00eb justifikim politikani si ty p\u00ebr mos t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn. Tok\u00ebn po ma merrni mua e po ia jepni dikujt tjet\u00ebr e kjo \u00ebsht\u00eb e paligjshme. Ne do t\u00eb p\u00ebrballemi n\u00eb gjyq n\u00ebse vazhdon k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: P\u00ebr \u00e7far\u00eb tokash flet ti? P\u00ebr ato q\u00eb ke zabtuar dhe si kultivon prej 20 vitesh? \u00c7far\u00eb do ti? Po ligjin e b\u00ebra p\u00ebr ata atje n\u00eb \u00c7erm\u00eb e Grabian q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb tok\u00ebn me vendim komisionesh m\u00eb 1991 dhe punojn\u00eb nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje! Kush ka zaptuar, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb territor t\u00eb programuar p\u00ebr investime strategjike, t\u00eb largohet vet\u00eb!<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Ma ka dh\u00ebn\u00eb shteti zoti Bra\u00e7e, babai im ka qen\u00eb pun\u00ebtor n\u00eb Ferm\u00eb dhe mund ta v\u00ebrtetoj po \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka tani, ju favorizoni \u201cAgro Iliria\u201d jo ne q\u00eb vuajt\u00ebm p\u00ebr 25 vite kemi mbushur uj\u00eb me gomar nga fshatrat p\u00ebrreth p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Kemi edhe ne t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb tok\u00eb dhe pse ne tok\u00eb t\u00eb vdekur na takon si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve\u2026.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: s\u2019t\u00eb takon! Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nuk kam tok\u00eb t\u00eb t\u00eb jap. Toka n\u00eb p\u00ebrdorim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb djerr\u00eb!<\/p>\n<p>Qytetari: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe nuk do ta l\u00eb me kaq, do ta b\u00ebj publike dhe do ndjek rrug\u00eb ligjore un\u00eb aty kam stanet nuk mund t\u00eb ma marr\u00ebsh. Pastaj nuk po t\u00eb k\u00ebrkoj tok\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pse flet kot?<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Po ta b\u00ebsh publike ku t\u00eb duash e si t\u00eb duash, e para. E dyta, ti jo vet\u00ebm se ke punuar tok\u00ebn por ti nuk jeton fare aty. E treta, zona do t\u00eb zhvillohet e publikon apo se publikon ti\u2026. Ore ti s\u2019ke asgj\u00eb, zero! Ke 25 vite q\u00eb se punon at\u00eb tok\u00eb, zero prap\u00eb. Ne s\u2019po favorizojm\u00eb k\u00ebrk\u00ebnd! T\u00eb prit\u00ebm ty 25 vite t\u00eb b\u00ebje gj\u00eb e s\u2019b\u00ebre. Tani ne nuk mund t\u00eb pengojm\u00eb zhvillimin e asaj zone se do ti!<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: Po jemi mbi 100 familje, mere tok\u00ebn aty na jep diku tjet\u00ebr jo t\u00eb na l\u00ebsh pa tok\u00eb.<\/p>\n<p>Bra\u00e7e: Ore ju s\u2019jeni 100 familje e para. E dyta, s\u2019po t\u00eb marr asgj\u00eb sepse se ke pasur kurr\u00eb, as n\u00eb letra as n\u00eb pun\u00eb. Zero!<\/p>\n<p>Zeni Olldashi: E kam pasur n\u00eb pun\u00eb, e kam punuar \u00e7do vit edhe e kam me letra n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb zhvilluar mes tij dhe Erion Bra\u00e7es, Olldashi tha se 15 pronar\u00eb ndodhen n\u00eb proces gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa p\u00ebr investitorin tha se ka b\u00ebr\u00eb shantazhe dhe ka marr\u00eb pronat e disa familjeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, q\u00eb prej vitti 2016-t\u00eb disa familje n\u00eb fshat, nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb shkojn\u00eb tek tokat e tyre t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 60 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Adriatik, prej m\u00eb shum\u00eb se 30 vitesh, interesimi p\u00ebr familjet q\u00eb jetojn\u00eb aty ka ndaluar, Nj\u00eb fshat me mrekulli natyre, por q\u00eb po e shkat\u00ebrron dora e njeriut. Ai i p\u00ebrket i nj\u00ebsis\u00eb administrative Remas, mir\u00ebpo\u00a0 vuan munges\u00ebn e investimeve dhe p\u00ebrkrahjes s\u00eb banor\u00ebve sidomos atyre me munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave ekonomike, pun\u00ebsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Familjet e mbetura aty jan\u00eb t\u00eb ardhura nga Gramshi, Pogradeci, Lushnja nd\u00ebrsa jetojn\u00eb me shpres\u00ebn se dikush do t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga ata. Adriatiku ka q\u00ebn\u00eb skaji m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i rrethit t\u00eb Lushnjes, ku sistemi komunist mbante n\u00eb izolim persona t\u00eb internuar. Pas viteve 1991 familjet e internuara e braktis\u00ebn fshatin, duke ja l\u00ebn\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij familjeve t\u00eb ardhura. N\u00eb pallatet pas largimit t\u00eb t\u00eb internuerve, u vendos\u00ebn mbi 50 familje dhe si prespektiv\u00eb ekonomike kishin bujq\u00ebsin\u00eb dhe blektorin\u00eb, ndaj u regjistruan dhe mor\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorim toka bujqesore me ligjin 7501, ku sot disa prej familjeve denoncojn\u00eb shtetin se po ua merr s\u00ebrish pa i pyetur. T\u00eb prekur jan\u00eb 63 fermer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb proces gjyq\u00ebsor jan\u00eb 15 familje. Hektar\u00ebt e zaptuar nga vet\u00eb shteti jan\u00eb t\u00eb rrethuara dhe ruhen me roje ku banor\u00ebt, nuk lejohen fare t\u00eb shikojn\u00eb as nga larg pron\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Fshati Adriatik, ndodhet p\u00ebrgjat\u00eb Lagun\u00ebs s\u00eb Kravastas\u00eb, af\u00ebr bregdetit Adriatik ku banor\u00ebt hedhin edhe rrjetat p\u00ebr peshkim p\u00ebr pak t\u00eb ardhura n\u00eb familje. K\u00ebto familje shprehen se as me ndihm\u00eb sociale, nuk trajtohen edhe pse kan\u00eb trokitur n\u00eb dyert e intitucioneve.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt shprehen se f\u00ebmij\u00ebt e tyre, sapo rriten largohen n\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, pasi nuk e shohin t\u00eb ardhmen k\u00ebtu. Hektar\u00ebt e z\u00ebna dhe problemet fillojn\u00eb q\u00eb prej vitit 2015-t\u00eb dhe toka q\u00eb i mbante gjall\u00eb k\u00ebto familje tashm\u00eb po i kthen n\u00eb rob\u00ebr t\u00eb vetes. Larg gjith\u00e7kaje dhe larg v\u00ebmendjes jeta e tyre vazhdon, por shpresat p\u00ebr ndryshim jan\u00eb t\u00eb pakta, pasi izolimi p\u00ebr ta nuk \u00ebsht\u00eb nga pandemia por nga harresa.<\/p>\n<h1><\/h1>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banori i fshatit Adriatik t\u00eb Lushnjes, Zeni Olldashi, ka denoncuar n\u00ebp\u00ebrmjet Fax News, \u00a0zv.kryeministrin Erion Bra\u00e7e, duke i publikuar edhe bisedat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar mes tyre, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb prone. Olldashi shprehet se; d\u00ebshiron t\u2019i b\u00ebj\u00eb publike mesazhet, nd\u00ebrsa n\u00ebse prokuroria gjen prova p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave, mund t\u00eb gjej\u00eb sipas tij materiale t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":168223,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[1729],"class_list":{"0":"post-168221","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-erion-brace-i-ben-presion-familjes-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=168221"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/168221\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/168223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=168221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=168221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=168221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}