{"id":169451,"date":"2021-03-19T17:41:12","date_gmt":"2021-03-19T16:41:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=169451"},"modified":"2021-03-19T17:47:47","modified_gmt":"2021-03-19T16:47:47","slug":"nga-ermal-mulosmani-blushi-takon-fevzon-dhe-flasin-per-televizionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-ermal-mulosmani-blushi-takon-fevzon-dhe-flasin-per-televizionin\/","title":{"rendered":"Blushi takon Fevzon dhe flasin p\u00ebr Televizionin"},"content":{"rendered":"<p>Blushi \u201cKu je Fevzo, ku je, ke humb\u00eb fare. Dikur sikur shiheshim m\u00eb shpesh ama q\u00eb kur t\u00eb b\u00ebra ofert\u00ebn p\u00ebr te Topi dhe nuk pranove, nuk dukesh m\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Fevzo: \u201cPo shkruaj lib\u00ebr Blush k\u00ebto koh\u00eb. E kam nis\u00eb pardje. Do e mbaroja sot por ja, m\u00eb nd\u00ebrhyre ti dhe do e shtyj p\u00ebr nes\u00ebr. \u201cElbasani Bab\u00ebs\u201d e kam titulluar, 567 faqe. Do filloj fushat\u00ebn e promovimit, do vij edhe andej te ti n\u00eb ndonj\u00eb emision\u201d.<\/p>\n<p>Blushi: \u201cSa gabim b\u00ebre q\u00eb nuk erdhe k\u00ebndej Fevzo. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb parajs\u00eb. I kam b\u00ebr\u00eb emisionet t\u00eb pavarura, secili gjen parat\u00eb e veta dhe taks\u00ebn e Televizionit. Un\u00eb paguaj taks\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb Televizionit te Vjollca dhe tepric\u00ebn e mbaj p\u00ebr vete. T\u00eb gjith\u00eb jemi k\u00ebnaqur. E ke pa Manushin q\u00eb \u00e7do 5 min flet p\u00ebr or\u00eb, k\u00ebpuc\u00eb e fusha futbolli e Alesian p\u00ebr Viagra? \u00cbsht\u00eb marketing v\u00eblla, marketing. 40 min i kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr sportin. Aq ka laj thaj pas or\u00ebs 23.30. \u00c7a t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb par\u00eb ai i shkreti t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr penalltin\u00eb e La\u00e7it apo p\u00ebr reklam\u00ebn e or\u00ebve t\u00eb Jeminit. Plus k\u00ebpuc\u00ebt. K\u00ebnaqem kur i shoh. Kacavjerrje komplet \u00ebsht\u00eb. Do shkruaj nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr fantazin\u00eb e drejtuesve p\u00ebr reklam\u00eb kur ua len emisionin me qira. Perl\u00eb do jet\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Fevzo: \u201cMir\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb por po p\u00ebrgojohesh shum\u00eb me k\u00ebta incenerator\u00ebt Blush. Kujt ia kish marr\u00eb mendja q\u00eb nj\u00eb majtist si ti, q\u00eb mbronte me zjarr taks\u00ebn progressive, t\u00eb drejtat e vegj\u00eblis\u00eb dhe kritikonte pushtetin e oligark\u00ebve do blente 50% t\u00eb Lori Kafes\u00eb dhe do kishte prona pa inventar n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb kam prona boll por i kam t\u00eb trash\u00ebguara nga t\u00eb par\u00ebt. Burri i vajz\u00ebs s\u00eb daj\u00ebs s\u00eb gjyshit tim ka qen\u00eb i dashuri i vjaz\u00ebs s\u00eb tezes s\u00eb baxhanakut t\u00eb V\u00ebrlac\u00ebve. Kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm me t\u00eb nd\u00ebrsa me vajz\u00ebn e daj\u00ebs s\u00eb gjyshit tim nuk pati f\u00ebmij\u00eb. Por meqen\u00ebse nuk ka trash\u00ebgimtar\u00eb as nga mamaja e as nga babai, un\u00eb si pasardh\u00ebs i vajz\u00ebs s\u00eb daj\u00ebs s\u00eb gjyshit, jam trash\u00ebgimtar i ligjsh\u00ebm i pron\u00ebs\u2026\u201d<\/p>\n<p>Blushi e kuptoi q\u00eb Fevzo nuk kishte pik\u00eb lidhje me dashnoren e burrit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tezes s\u00eb gjyshit por \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka, ky kishte fituar gjyqin! Nuk ia vlente t\u00eb zgjatej, do humbte n\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra bisedash pa lidhje.<\/p>\n<p>Blushi: \u201cFevzo, l\u00ebri incenerator\u00ebt se askush nuk ka t\u00eb keqe nga ato. E pe at\u00eb emsionin q\u00eb b\u00ebra te Top Story ? Shp\u00ebtuam v\u00eblla nga plehrat. Plus sponsor sa t\u00eb duash tani. M\u00eb nderoi ai Top Story fare. Dy muaj mu desh\u00ebn t\u00eb shkat\u00ebrroja CFO Farm\u00ebn, e degjenerova. Tash vijn\u00eb paguajn\u00eb taks\u00ebn n\u00eb Top si \u00e7e\u00e7o. I kam Sponsor t\u00eb Portokallis\u00eb, emisionit t\u00eb mjekut, Bag\u00ebti dhe Bujq\u00ebsi, lajmeve dhe motit! I ropa komplet! Incenerator\u00ebt ia \u00e7ova edhe Batonit meq\u00eb ra fjala. Ka hap\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb ri, i duhen ca para. Po nuk ndihmuam nj\u00ebri tjetrin k\u00eb do ndihmojm\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Fevzo u ndie keq. Iu kujtuan koh\u00ebt kur kishin ideale, me ato xhakaventot e komunizmit. Iu kujtuan or\u00ebt e pafund t\u00eb kaluara n\u00eb pritje t\u00eb daljes nga shtyp t\u00eb gazet\u00ebs Studenti, g\u00ebzimi f\u00ebmij\u00ebnor kur shihnin emrin e nj\u00ebri tjetrit, p\u00ebrqafimet festive si t\u00eb kishin arritur qiellin me dor\u00eb dhe \u00ebndrrat rinore q\u00eb mori p\u00ebrpara lumi i ambicieve p\u00ebr pushtet dhe para. Tani ata ishin dy oligark\u00eb mediash q\u00eb flisnin vet\u00ebm p\u00ebr para dhe politik\u00eb.<\/p>\n<p>U mall\u00ebngjye.<\/p>\n<p>Fevzo: \u201cPo Libra si po ec\u00ebn? Ishte projekt i mir\u00eb shum\u00eb, na emocionove n\u00eb fillim, pati shum\u00eb shpresa\u2026\u201d<\/p>\n<p>Blushi: \u201cQenke r\u00ebnd\u00eb Fevzo. Megjith\u00ebse mora nj\u00eb 40 milion\u00ebshe k\u00ebto dit\u00eb nga Libra. Mi dha buxheti i shtetit, medemek m\u00eb takonin nga rezultati i 2017-\u00ebs. Ia d\u00ebrgova menj\u00ebher\u00eb Natit se kishte nj\u00eb mbr\u00ebmje at\u00eb dit\u00eb dhe i duheshin ca t\u00eb vogla p\u00ebr shpenzime xhepi\u2026.\u201d<\/p>\n<p>Fevzo e pa q\u00eb kishte shkuar thell\u00eb puna. Edhe nj\u00eb her\u00eb fluturoi n\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimet rinore. Blushi kishte qen\u00eb \u00e7apk\u00ebn edhe ato koh\u00eb, shquhej p\u00ebr lidhjet romantike. Mendoi t\u00eb nd\u00ebrronte tem\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Fevzo: \u201c Po me pjeshkat si ke qen\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Blushi: \u201cL\u00ebre mos e pyet Fevzo, radh\u00eb e madhe. Nuk ka m\u00eb si dikur nj\u00eb e nga nj\u00eb, tani b\u00ebhemi bashk\u00eb e festojm\u00eb. Festa t\u00eb bukura, duhet t\u00eb vish ndonj\u00ebher\u00eb edhe ti, ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Fevzos iu kujtua emsioni i djesh\u00ebm me kolltuqet e Zogut dhe iu duk vetja relike. I shkoi mendja te titulli I librit \u201cElbasani i Bab\u00ebs\u201d dhe u skuq. Ky \u00e7ifuti kishte ecur shum\u00eb, kishte shkuar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa un\u00eb akoma me babaqemon\u2026<\/p>\n<p>Prap\u00eb nd\u00ebroi tem\u00eb:<\/p>\n<p>Fevziu: \u201cPo Eni si ka shku me emisionin\u201d<\/p>\n<p>Blushi: \u201cEnin ia kam dh\u00ebn\u00eb me qira qeveris\u00eb. Ata i gjejn\u00eb parat\u00eb, t\u00eb ftuarit, dekorin dhe paguajn\u00eb edhe pjes\u00ebn time. Ka vullnetar\u00eb sa t\u00eb duash q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb japin mend pa para. Psh Gjekmarkaj, Zhuli e k\u00ebsi. Un\u00eb as nuk e shoh. Marr hisen time dhe iki v\u00eblla. Vetfinancimi ul t\u00eb gjitha kostot Fevzo. Nuk ka m\u00eb paga, t\u00eb gjith\u00eb gjejn\u00eb pagat e veta + parat\u00eb e mia. Po nejse se mbet\u00ebm te un\u00eb. Si po ec\u00ebn libri yt?<\/p>\n<p>Fevzos iu kujtua q\u00eb librin prej 567 faqesh e kishte ndar\u00eb n\u00eb 30 duar, secili nga nj\u00eb kapitull nga 19 faqe. Duhej t\u2019i mblidhte dhe t\u2019i bashkonte n\u00eb nj\u00eb. Ishte momenti i duhur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBlush po \u00e7ohem se mu b\u00eb koka dhall\u00eb me llogarit\u00eb e tua. Un\u00eb vazhdoj si gjithmon\u00eb. Shkruaj libra b\u00ebj emisione qoka dhe paguhem shum\u00eb. M\u00eb duhet ta mbyll librin sot se nuk b\u00ebn. Ika.\u201d<\/p>\n<p>Blushi\u201d N\u00ebse do, v\u00eblla, t\u00eb caktoj nj\u00eb orar t\u00eb premten dhe menaxhoje vet\u00eb. Un\u00eb 3000 Euro n\u00eb nat\u00eb dua, ora 21.00-23.00. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e jotja.\u201d<\/p>\n<p>Fevziu: \u201cJo jo faleminderit, t\u00eb premteve shkoj n\u00eb Palas\u00eb p\u00ebr fotografi\u201d\u2026<\/p>\n<p>Ky shkrim u publikua ne faqen e FB &#8220;Thashetheme nga Kupola&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blushi \u201cKu je Fevzo, ku je, ke humb\u00eb fare. Dikur sikur shiheshim m\u00eb shpesh ama q\u00eb kur t\u00eb b\u00ebra ofert\u00ebn p\u00ebr te Topi dhe nuk pranove, nuk dukesh m\u00eb\u201d Fevzo: \u201cPo shkruaj lib\u00ebr Blush k\u00ebto koh\u00eb. E kam nis\u00eb pardje. Do e mbaroja sot por ja, m\u00eb nd\u00ebrhyre ti dhe do e shtyj p\u00ebr nes\u00ebr. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":169452,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-169451","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=169451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169451\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=169451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=169451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=169451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}