{"id":173295,"date":"2021-03-28T20:11:12","date_gmt":"2021-03-28T18:11:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=173295"},"modified":"2021-03-28T20:11:12","modified_gmt":"2021-03-28T18:11:12","slug":"gezim-olaj-historia-e-djalit-qe-i-vrane-endrren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gezim-olaj-historia-e-djalit-qe-i-vrane-endrren\/","title":{"rendered":"G\u00ebzim Olaj, historia e djalit q\u00eb i vran\u00eb \u00ebndrr\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb telefonat\u00eb paraditen e djeshme m\u00eb shokoi. \u201cSenad \u00ebsht\u00eb djeg bujtina e G\u00ebzimit, 3 milion euro dam\u201d. Nuk e besova dhe e mora si tallje. Aq shum\u00eb dyshova sa e telefonave vet\u00eb duke e pyetur si je G\u00ebzim? Si me ken o Senad, m\u00eb tha, kan\u00eb djeg\u00eb gjith\u00e7ka! Jam tu ardh nga Tirana urgjent por s\u2019ka mbet asgja. Qysh dje e deri tash prap m\u00eb duket i pabesuesh\u00ebm ky akt makab\u00ebr i asaj dore vrastare!<br \/>\nQ\u00eb her\u00ebt kur ende nuk kishte nisur t\u00eb vendoste asnj\u00eb tull\u00eb, miq nga Boga por edhe Thethi m\u00eb treguan projektin ambicioz q\u00eb G\u00ebzim Olaj kishte vendosur ta sillte n\u00eb vendlindjen e tij. Edhe pse nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt e pasur q\u00eb ka shtruar jet\u00ebn n\u00eb Angli bashk\u00eb me familjen e tij, Olaj erdhi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb Qaf\u00eb Thore, at\u00eb mrekulli t\u00eb natyr\u00ebs ku thuajse takohesh me Per\u00ebndit\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb dhe G\u00ebzimi ia nisi nd\u00ebrtimit edhe pse prej vitesh n\u00eb Qaf\u00eb Thore kishte nj\u00eb lokal t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb u shkrumbua bashk\u00eb me gjith\u00eb nd\u00ebrtesat e tjera t\u00eb bujtin\u00ebs \u201cBuni i Bajraktarit\u201d ende pa hapur dyert. Ca keqb\u00ebr\u00ebs e inat\u00e7or p\u00ebr sukesin e G\u00ebzimit shkuan dhe i vendos\u00ebn flak\u00ebn duke i shkaktuar 3 milion euro d\u00ebm.<br \/>\nKur Pjetri, roja simpatik i bujtin\u00ebs s\u00eb G\u00ebzimit mbeti i bllokuar n\u00eb nj\u00eb prej nd\u00ebrtesave t\u00eb k\u00ebsaj bujtine pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kur bora nuk pushonte dhe kishte shkuar rreth 5 met\u00ebr n\u00eb Qaf\u00eb Thore, rasti e solli q\u00eb G\u00ebzimin ta takoj n\u00eb lokalin e vog\u00ebl n\u00eb Bog\u00eb n\u00eb dark\u00eb von\u00eb pasi banor\u00ebt t\u00eb nxitur nga vet\u00eb G\u00ebzimi, m\u00eb pas edhe policia, Zonat e Mbrojtura shp\u00ebtuan Pjetrin. Dhe nj\u00eb \u00e7lodhje e t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb ishte m\u00ebse normale. \u201cNuk do e lija Pjetrin edhe sikur t\u00eb merrja helikopter privat\u201d, thosht\u00eb G\u00ebzimi p\u00ebr rojen e tij q\u00eb n\u00eb fakt nuk e braktisi. Madje sfidoi shtetin!<\/p>\n<p>G\u00ebzimi n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb p\u00ebrve\u00e7 bujaris\u00eb m\u00eb tregoi qet\u00eb e qet\u00eb gjith\u00eb projektin q\u00eb kishte dhe \u00ebndrr\u00ebn e tij p\u00ebr ta kthyer Bog\u00ebn, Qaf\u00eb Thoren dhe Thethin po ashtu n\u00eb zon\u00ebn turistike m\u00eb t\u00eb pakonkurueshme pse jo p\u00ebr shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs. M\u00eb tregoi se si shum\u00eb shpejt do blinte nj\u00eb bor\u00ebpastruese sepse shteti shqiptar p\u00ebrve\u00e7 loj\u00ebrave t\u00eb fjal\u00ebve nuk mund\u00ebsoi asnj\u00ebher\u00eb hapjen e rrug\u00ebs Bog\u00eb-Qaf\u00eb Thore-Theth q\u00eb bllokohet nga bora duke izoluar banor\u00ebt e duke ndaluar turizimin malor dim\u00ebror. G\u00ebzimi e bleu bor\u00ebpastruesen edhe pse k\u00ebt\u00eb vit nuk mund t\u00eb ishte efektive sepse bora kalonte 3-4 met\u00ebr. K\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb sillte edhe nj\u00eb mjet tjet\u00ebr po aq t\u00eb shtrenjt\u00eb me iden\u00eb p\u00ebr ta mbajtur rrug\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb dimrit t\u00eb hapur nga Boga deri n\u00eb Theth. T\u00eb gjitha me parat\u00eb e tij.<br \/>\nN\u00eb fakt bujtina ishte n\u00eb Qaf\u00eb Thore por G\u00ebzimi me vizionin e tij t\u00eb biznesit dhe eksperienc\u00ebn angleze e kishte kuptuar se sa m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi zhvillimi aq m\u00eb shum\u00eb do punonte edhe ai vet\u00eb. \u201cSenad do e mbaj rrug\u00ebn hapur deri n\u00eb Theth. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb punojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt aq m\u00eb shum\u00eb punoj edhe un\u00eb. Duhet ta ndihmojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, un\u00eb e kam mund\u00ebsin\u00eb\u201d, thoshte G\u00ebzimi pa m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn ndjenj\u00eb xhelozie. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga ky vendim i G\u00ebzimit do p\u00ebrfitonte \u00e7do bujtin\u00eb nga Boga e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe deri n\u00eb Theth t\u00eb Dukagjinit sepse rruga nuk do t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb e bllokuar nga bora. Por si\u00e7 duket dikujt nuk i ka p\u00eblqyer projekti i G\u00ebzimit duke shkuar deri aty sa i gjith\u00eb investimi i tij t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb flak\u00ebt e zjarrit.<\/p>\n<p>G\u00ebzimi kishte nisur edhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb lloj teleferiku super t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb do \u00e7onte turist\u00ebt nga Boga posht\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb prej majave n\u00eb Theth me nj\u00eb pamje si e Parajs\u00ebs apo edhe pistat p\u00ebr ski p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e gjor\u00eb t\u00eb mos shkojn\u00eb m\u00eb n\u00eb Kolashin por t\u00eb vinin n\u00eb vendin e tyre, n\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb pakrahasueshme si\u00e7 jan\u00eb alpet.<\/p>\n<p>N\u00eb telefonin e G\u00ebzimit ishin mesazhe e telefonata t\u00eb pafundme me politikan\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha krah\u00ebve deri n\u00eb rangun m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. G\u00ebzimi kishte vet\u00ebm nj\u00eb tem\u00eb bisede. Turizmin. Zhvillimin nga Boga deri n\u00eb Theth. G\u00ebzmi nuk fliste as p\u00ebr vota, as p\u00ebr kurthe politike ndaj nj\u00ebri apo tjetrit, as p\u00ebr d\u00ebmtimin e pronar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bujtinave por n\u00eb \u00e7do moment kryefjal\u00eb ishte turizmi dhe tentativa e tij q\u00eb ajo rrug\u00eb q\u00eb nuk ishte hapur kurr\u00eb p\u00ebr 30 vite me radh\u00eb t\u00eb kalonte tek Autoriteti Rrugor Shqiptar e jo t\u00eb vijonte e coptuar nj\u00ebra pjes\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb Shkod\u00ebr e tjetra t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe duke sjell\u00eb edhe p\u00ebrplasje mes k\u00ebtyre dy bashkive, jo e ke ti, jo e ke ti hapjen e rrug\u00ebs nga bora. Jo kjo firm\u00eb, jo ajo firm\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto projekte ishin vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu plot vizion q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrkrahjes mori si shp\u00ebrblim lajmin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb djegies s\u00eb bujtin\u00ebs s\u00eb tij me nj\u00eb d\u00ebm prej 3 milion euro, ndoshta d\u00ebmi m\u00eb i madh i k\u00ebtij lloji n\u00eb k\u00ebto 30 vite n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn policia dhe as strukturat e tjera por \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se detyrim q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn zjarrv\u00ebn\u00ebsit t\u00eb gjenden. Ky \u00ebsht\u00eb minimum. Nd\u00ebrsa shtetit i mbetet p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb form\u00ebn p\u00ebr ta ndihmuar G\u00ebzimin, p\u00ebr t\u00eb mos e braktisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb! I vran\u00eb \u00ebndrr\u00ebn! Por shteti t\u2019i kthej\u00eb shpres\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nj\u00eb telefonat\u00eb paraditen e djeshme m\u00eb shokoi. \u201cSenad \u00ebsht\u00eb djeg bujtina e G\u00ebzimit, 3 milion euro dam\u201d. Nuk e besova dhe e mora si tallje. Aq shum\u00eb dyshova sa e telefonave vet\u00eb duke e pyetur si je G\u00ebzim? Si me ken o Senad, m\u00eb tha, kan\u00eb djeg\u00eb gjith\u00e7ka! Jam tu ardh nga Tirana urgjent [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":173296,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-173295","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=173295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173295\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=173295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=173295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=173295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}