{"id":173897,"date":"2021-04-01T12:53:14","date_gmt":"2021-04-01T10:53:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=173897"},"modified":"2021-04-01T12:53:14","modified_gmt":"2021-04-01T10:53:14","slug":"megaoperacioni-ne-tirane-goditen-18-baza-te-armeve-luftarake-ne-kryeqytet-sekuestrohen-dhjetra-arme-7-mjete-5-persona-arrestohen-2-shpallen-ne-kerkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/megaoperacioni-ne-tirane-goditen-18-baza-te-armeve-luftarake-ne-kryeqytet-sekuestrohen-dhjetra-arme-7-mjete-5-persona-arrestohen-2-shpallen-ne-kerkim\/","title":{"rendered":"MEGAOPERACIONI N\u00cb TIRAN\u00cb! Goditen 18 baza t\u00eb arm\u00ebve luftarake n\u00eb kryeqytet, sekuestrohen dhjetra arm\u00eb, 7 mjete. 5 persona arrestohen, 2 shpallen n\u00eb k\u00ebrkim"},"content":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp<\/p>\n<p>Drejtoria Vendore e Policis\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Finalizohet operacioni policor \u201cKompleks\u201d, i zhvilluar nga strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Zbulohen dhe goditen 18 baza q\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr modifikimin, magazinimin dhe shitjen e arm\u00ebve luftarake nga grupe kriminale q\u00eb kryenin krime kund\u00ebr personit.<\/p>\n<p>Zbardhen tri ngjarje kriminale me arm\u00eb e eksploziv t\u00eb ndodhura m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sekuestrohen arsenal arm\u00ebsh luftarake t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikov\u00eb, pistoleta, silenciator\u00eb, radio policie e ushtrie, optik\u00eb termik\u00eb p\u00ebr snajper, pjes\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr modifikimin e arm\u00ebve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre t\u00eb blinduara.<\/p>\n<p>Vihen n\u00eb pranga 5 persona dhe shpallen n\u00eb k\u00ebrkim 2 t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>Strukturat p\u00ebr Hetimin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e strukturave hetimore n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr zbulimin, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje kiminale t\u00eb ndodhura m\u00eb par\u00eb, si dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb parandalimit dhe goditjes s\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, m\u00ebngjesin e sot\u00ebm, n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK-un dhe Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, kan\u00eb organizuar dhe finalizuar operacionin policor t\u00eb koduar \u201cKompleks\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij operacioni, nga sh\u00ebrbimet policore, pas vler\u00ebsimit t\u00eb informacioneve t\u00eb marra dhe hetimeve t\u00eb kryera, u b\u00eb i mundur sakt\u00ebsimi, lokalizimi dhe goditja e 18 bazave q\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr modifikimin, magazinimin dhe furnizmin me arm\u00eb t\u00eb grupeve kriminale n\u00eb territorin e t\u00eb gjith\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb operacionit u b\u00eb lokalizimi dhe kapja 3 personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt SPAK ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr ndalimi, konkretisht:<\/p>\n<p>Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi;<\/p>\n<p>Si dhe u shpall n\u00eb k\u00ebrkim shtetasi Sokol Gjura, i cili \u00ebsht\u00eb larguar jasht\u00eb vendit jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndalimi i k\u00ebtyre shtetasve u b\u00eb p\u00ebr arsye se k\u00ebta persona, s\u00eb bashku dhe me dy persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb arrestuar m\u00eb par\u00eb, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb ngjarjes s\u00eb ndodhur m\u00eb dat\u00eb 18 tetor 2019, n\u00eb Tiran\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb vritet me eksploziv t\u00eb telekomanduar shtetasi A. B.<\/p>\n<p>Shtetasi i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim Sokol Gjura dyshohet se s\u00eb bashku me dy persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb arrestuar m\u00eb par\u00eb, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb sulmit me arm\u00eb ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 10 shtator 2017, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMuhamet Deliu\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebta persona dyshohet se jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs eksplozive, granat\u00ebs dhe arm\u00ebs s\u00eb zjarrit, si dhe t\u00eb nj\u00eb l\u00ebnde narkotike t\u00eb dyshuar si heroin\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit E. S., ngjarje e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 15 shtator 2017 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit, gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb shtetasit Akil Kulla, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar nj\u00eb arsenal arm\u00ebsh luftarake t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe municion luftarak, konkretisht nj\u00eb snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikov\u00eb, dy granatahedh\u00ebs, nj\u00eb pistolet\u00eb dhe pjes\u00eb p\u00ebr riparim dhe modifikim t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb, jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar 25 silenciator\u00eb p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb prodhuara nga ky shtetas n\u00eb tornon q\u00eb kishte n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb ambientet e banes\u00ebs, nj\u00eb pistolet\u00eb me mulli dhe qindra pjes\u00eb p\u00ebr modifikimin dhe riparimin e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i banes\u00ebs s\u00eb shtetasit Sokol Gjura, jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar radio si ato t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb, nj\u00eb optik\u00eb termike speciale p\u00ebr snajper, nd\u00ebrsa n\u00eb magazin\u00ebn e k\u00ebtij shtetasi u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan 20 makineta t\u00eb reja t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, 6 tavolina ruleti, nj\u00eb automjet i blinduar, si dhe automjeti i p\u00ebrdorur nga autor\u00ebt n\u00eb vrasjen e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb shtetasit A. B.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit Paris Prenga jan\u00eb gjetur nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb dhe nj\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike kokain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb banes\u00ebn e shtetasit Flor Abazi jan\u00eb gjetur nj\u00eb sasi municioni p\u00ebr arm\u00eb zjarri, 2 qese me lend\u00eb narkotike kokain\u00eb dhe nj\u00eb automjet i blinduar.<\/p>\n<p>Po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit, nga kontrolli n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit Arben Sufa, me profesion tornitor, Policia gjeti nj\u00eb pistolet\u00eb dhe pjes\u00eb p\u00ebr silenciator\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye hetimore nuk b\u00ebjm\u00eb me dije t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, pasi operacioni vijon p\u00ebr zbadhjen e ngjarjeve t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb cilat dyshohet se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebta shtetas dhe shtetas t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e vendosur p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient sa m\u00eb t\u00eb sigurt duke parandaluar dhe goditur ashp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari kriminale n\u00eb fush\u00ebn e krimeve kund\u00ebr personit, n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve apo trafiqeve t\u00eb paligjshme dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr fton qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer me strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke denoncuar \u00e7do rast t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp Drejtoria Vendore e Policis\u00eb Tiran\u00eb Finalizohet operacioni policor \u201cKompleks\u201d, i zhvilluar nga strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Zbulohen dhe goditen 18 baza q\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr modifikimin, magazinimin dhe shitjen e arm\u00ebve luftarake nga grupe kriminale q\u00eb kryenin krime kund\u00ebr personit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":173898,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-173897","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=173897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173897\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173898"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=173897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=173897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=173897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}