{"id":176289,"date":"2021-04-08T10:31:35","date_gmt":"2021-04-08T08:31:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=176289"},"modified":"2021-04-08T10:32:09","modified_gmt":"2021-04-08T08:32:09","slug":"enkel-demi-shperthen-ndaj-rames-kryeminister-frikacak-per-110-milion-euro-pse-nuk-flet-njeri-silli-vaksinat-ne-aeroportin-e-prishtines-ne-aeroportin-e-podgorices-meqe-e-paska-me-shume-hall","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/enkel-demi-shperthen-ndaj-rames-kryeminister-frikacak-per-110-milion-euro-pse-nuk-flet-njeri-silli-vaksinat-ne-aeroportin-e-prishtines-ne-aeroportin-e-podgorices-meqe-e-paska-me-shume-hall\/","title":{"rendered":"Enkel Demi shp\u00ebrthen ndaj Ram\u00ebs: Kryeminist\u00ebr frikacak, p\u00ebr 110 milion euro pse nuk flet njeri? Silli vaksinat n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb aeroportin e Podgoric\u00ebs, meq\u00eb e paska me shum\u00eb hall\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kontrollor\u00ebve shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebhen specialist\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me jet\u00ebt e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Ne kemi qen\u00eb specialist\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb hidrocentraleve dhe t\u00eb gjith\u00eb emergjencave q\u00eb ka ky shtet t\u00eb cilat mundohet t&#8217;i ekspozoj\u00eb duke viktimizuar veten. Deri dje ne ndoshta nuk e dinim se \u00e7far\u00eb jan\u00eb kontrollor\u00ebt dhe kam p\u00ebrshtypje se k\u00ebt\u00eb nuk e dinin nj\u00eb pjes\u00eb e politikan\u00ebve dhe e medias. Por dje n\u00ebp\u00ebrmjet drejtuesve t\u00eb qeveris\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kryeministrit Rama m\u00ebsuam se kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, mbi t\u00eb gjitha trafikun ajror, por kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb vaksinat, t\u00eb dashurit tan\u00eb madje edhe t\u00eb vdekurit t\u00eb cil\u00ebve nuk ju vjen tabuti n\u00eb Rinas.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb krejt e ve\u00e7ant\u00eb dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb akuza p\u00ebr grusht shteti dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Rama ka nxituar dhe ka nxjerr\u00eb forcat e ushtris\u00eb. Po dje ish-ministri i Brendsh\u00ebm m\u00eb i p\u00ebrfoluri i qeveris\u00eb s\u00eb tij ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo pun\u00eb nuk zgjidhet me ushtri, por me dialog. Tani duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr, ka njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb para televizorit, por nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb han\u00eb p\u00ebr drek\u00eb. N\u00ebse iu thua q\u00eb jan\u00eb disa punonj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb jet\u00ebt e tyre dhe paguhen aktualisht me mij\u00ebra dollar\u00eb, por k\u00ebrkojn\u00eb disa mij\u00ebra dollar\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb t\u2019i hedh\u00ebsh k\u00ebrma tuf\u00ebs s\u00eb \u00e7akenjve p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Por duke iu v\u00ebn\u00eb gishtin k\u00ebtyre kontrollor\u00ebve q\u00eb paguhen me rroga t\u00eb dinjitetshme ne q\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr kemi tendec\u00ebn q\u00eb t\u00eb akuzojm\u00eb pik\u00ebrisht ata. Por a jan\u00eb sindikalist\u00eb k\u00ebta kontrollor\u00eb, jan\u00eb njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb marr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na v\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb halli.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt sjellja e k\u00ebtyre kontrollor\u00ebve nuk ndryshon nga koleg\u00ebt e tyre europiane. Dje \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se po c\u00ebnohet siguri komb\u00ebtare sepse k\u00ebto jan\u00eb sektor\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb kurr\u00eb grev\u00eb. Por nj\u00eb nga grevat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb kontrollor\u00ebve italian kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb 29 janar t\u00eb k\u00ebtij viti. Pra b\u00ebhen greva gjithandej, ka ndalesa pune gjithandej, por askush nuk fut ushtrin\u00eb n\u00eb aeroport. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb se si do ta zgjidhim hallin e kontrollor\u00ebve, por si do t\u00eb zgjidhim hallin e Edi Ram\u00ebs. Ai dje ka nxituar t\u00eb vendos\u00eb ushtrin\u00eb sepse i intereson q\u00eb ne t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb n\u00eb 25 prill. \u00c7\u00ebshtja e prokuror\u00ebve zgjidhet,\u00a0mjafton t\u00eb ulemi n\u00eb tavolin\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb kjo d\u00ebshira sepse d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb t\u00eb kemi ushtrin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe policin\u00eb. N\u00ebse dje ka pasur nj\u00eb akt p\u00ebr grusht shteti nuk ka qen\u00eb Sali Berisha as Lulzim Basha as Ilir Meta, k\u00ebta kan\u00eb \u00e7el\u00ebsat e kasht\u00ebs n\u00eb dor\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht qeveria q\u00eb i ka t\u00eb gjitha, ka pushtetin lokal, qendror, gjykatat ka edhe prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Por si ka mund\u00ebsi q\u00eb Prokuroria e rrethit Tiran\u00eb ka reaguar dje n\u00eb m\u00ebnyra kaq energjike me nj\u00eb urdh\u00ebr qeverie p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar, ndoshta dhe p\u00ebr t\u00eb arrestuar sot k\u00ebta kontrollor\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Edi Rama, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u2019i paguajn\u00eb 110 milion euro Bechetit dhe nuk l\u00ebviz asnjeri. Edi Rama nuk merret n\u00eb hetim? P\u00ebrse? P\u00ebrse qeveria reagon ndaj t\u00eb dobt\u00ebve? P\u00ebrse sot jan\u00eb 28 persona n\u00eb polici ku kan\u00eb kaluar nat\u00ebn. K\u00ebta persona jan\u00eb prind\u00ebr f\u00ebmij\u00ebsh, n\u00ebna, gra q\u00eb tek e fundit k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb u duket e drejt\u00eb. Ka mbetur Shqip\u00ebria pa vaksina? Ky ka hall se nuk do t\u00eb vaksinohemi? P\u00ebrse nuk sjell vaksinat n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb aeroportin e Podgoric\u00ebs apo t\u00eb Shkupit meq\u00eb e paska me shum\u00eb hall. Ka problem se nuk po zgjidhim dot \u00e7\u00ebshtjen e trafikut ajror? Ka edhe variante t\u00eb tjera me t\u00eb cilat mund t\u00eb futesh n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb por jo sepse fajin e ka Saliu. Kuptohet q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb jet\u00ebt tona kur udh\u00ebtojm\u00eb n\u00eb aj\u00ebr dhe n\u00ebse nj\u00eb gabim i tyre fare i vog\u00ebl nga mungesa e p\u00ebrqendrimit ndodh mund t\u00eb vdesin qindra persona t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke udh\u00ebtuar me avion.<\/p>\n<p>Prandaj p\u00ebrmendet shum\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pagesave dhe stresit q\u00eb ata kan\u00eb. Ndaj edhe thuhet se ata punojn\u00eb vet\u00ebm 17 dit\u00eb n\u00eb muaj sepse duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb aty ku shkojn\u00eb, sepse kan\u00eb jet\u00ebt tona n\u00eb dor\u00eb. A e dini se sa paguhet nj\u00eb kontrollor n\u00eb Itali, Franc\u00eb, Gjermani, ndoshta shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kontrollor\u00ebt tan\u00eb, vet\u00ebm sepse kan\u00eb nj\u00eb profesion dhe arsimin tejet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebta sot q\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar nga policia dhe nes\u00ebr dalin, n\u00ebse ky i p\u00ebrjashton nga puna \u00a0mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb aeroportet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs. Profesioni i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr i k\u00ebrkuar se sa i mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve sepse jan\u00eb si pikat e ujit.<\/p>\n<p>Dhe ky sot ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb n\u00ebse nuk paraqitet do t\u2019i shkarkoj\u00eb nga puna, ndoshta edhe nuk paraqiten sepse jan\u00eb n\u00eb polici. Por n\u00ebse paraqiten n\u00eb at\u00eb gjendje stresi si mund t\u2019ja besosh atyre trafikun ajror. Por e fundit n\u00ebse i p\u00ebrjashton nga puna k\u00eb do t\u00eb v\u00ebr\u00eb t\u00eb komandoj\u00eb avion\u00ebt, Pandi Majkon, Sand\u00ebr Lleshaj? K\u00eb do t\u00eb v\u00ebr\u00eb? Do t\u00eb jet\u00eb thundra e ushtarakut? Por nd\u00ebrkoh\u00eb ushtria \u00ebsht\u00eb atje dhe nes\u00ebr mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb ABC sepse k\u00ebto sipas atij cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Por duhet t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb kryeminist\u00ebr frikacak i cili e di q\u00eb do t\u00eb humb\u00eb zgjedhjet dhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb grusht shteti brenda shtetit. Ai k\u00ebrkon ta mbaj\u00eb qeverin\u00eb me ushtri me polici. K\u00ebtu mund t\u00eb futet vet\u00ebm nj\u00eb element, ata q\u00eb drejtojn\u00eb ushtrin\u00eb t\u00eb mos harrojn\u00eb se jan\u00eb ushtarak\u00eb , jan\u00eb betuar para flamurit, para kombit dhe jo para Edi Ram\u00ebs. Kush zbaton urdhrat e Edi Ram\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb tradhtar i kombit. Se si do ta zgjidhin kjo mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb, por n\u00eb 25 prill kam frik\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb shkojm\u00eb dot deri te kutia e votimit n\u00ebse ky do t\u00eb mbaj\u00eb ushtrin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kontrollor\u00ebve shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebhen specialist\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me jet\u00ebt e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Ne kemi qen\u00eb specialist\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb hidrocentraleve dhe t\u00eb gjith\u00eb emergjencave q\u00eb ka ky shtet t\u00eb cilat mundohet t&#8217;i ekspozoj\u00eb duke viktimizuar veten. Deri dje ne ndoshta nuk e dinim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":176291,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2206],"class_list":{"0":"post-176289","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-enkel-demi-shperthen-ndaj-rames-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176289\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}