{"id":176811,"date":"2021-04-10T17:59:30","date_gmt":"2021-04-10T15:59:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=176811"},"modified":"2021-04-10T17:59:30","modified_gmt":"2021-04-10T15:59:30","slug":"skandaloze-ne-maqedonine-e-veriut-ende-ne-perdorim-tekstet-shkollore-qe-fyejne-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandaloze-ne-maqedonine-e-veriut-ende-ne-perdorim-tekstet-shkollore-qe-fyejne-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Skandaloze n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut\/ Ende n\u00eb p\u00ebrdorim tekstet shkollore q\u00eb fyejn\u00eb shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nx\u00ebn\u00ebsit maqedonas t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb arsimin e mes\u00ebm nga libri i Sociologjis\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se shqiptar\u00ebt, turqit e rom\u00ebt lindin shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, pasi si\u00e7 thuhet nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb e madhe e k\u00ebsaj popullsie nuk \u00ebsht\u00eb e arsimuar, nuk kan\u00eb kontroll t\u00eb lindjeve andaj edhe p\u00ebrqindja e natalitetit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb raport me maqedonasit. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi m\u00ebsimore theksohet nevoja e marrjes s\u00eb masave p\u00ebr t\u00eb kthyer natalitetin n\u00eb suaza normale apo t\u00eb stimulohet nataliteti te maqedonasit, meq\u00eb si\u00e7 thuhet, shp\u00ebrpjes\u00ebtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative n\u00eb planin politik, ekonomik dhe social.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtje t\u00eb tilla fyese, me shtremb\u00ebrime historike, me gabime gjuh\u00ebsore e p\u00ebrmbajtjesore, ka n\u00eb shum\u00eb libra shkollor n\u00eb arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Ato jan\u00eb denoncuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb media, por institucionet, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministria e Arsimit, p\u00ebrve\u00e7 premtimeve p\u00ebr evitimin e gabimeve t\u00eb tilla, deri m\u00eb tani nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Libri i Sociologjis\u00eb, me p\u00ebrmbajtje t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb nga viti 2002. Nga Ministria e Arsimit, e cila drejtohet nga Milla Carevska, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201c<em>gabimet do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen n\u00eb kud\u00ebr t\u00eb planit p\u00ebr reform\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb sistemit arsimor, q\u00eb parasheh sigurimin e teksteve cil\u00ebsore n\u00eb arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Me dikasterin e Arsimit q\u00eb nga viti 2002 kan\u00eb udh\u00ebhequr pes\u00eb ministra shqiptar\u00eb, por asnj\u00ebri prej tyre nuk ishte i qassh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb komentuar gjendjen me tekstet m\u00ebsimore. Gjat\u00eb mandateve t\u00eb tyre, nuk kan\u00eb munguar premtimet dhe madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ishin formuar edhe komisione, por deri m\u00eb tani nuk ka pasur asnj\u00eb epilog konkret, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tekstet me p\u00ebrmbajtje fyese e gabime tjera t\u00eb shumta, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sistemit m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>Liman Aliu, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i Sociologjis\u00eb, thot\u00eb se ka qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me fyerjet e r\u00ebnda n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr shkollor dhe tani si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs thot\u00eb se mundohet q\u00eb t\u2019ua sqaroj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr shtremb\u00ebrimet historike e fyerjet q\u00eb u b\u00ebhen shqiptar\u00ebve. Ai pranon se faji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u takon t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb kam mbajtur m\u00ebsim me nx\u00ebn\u00ebsit, por atyre ua kam sqaruar se ka shtremb\u00ebrim t\u00eb fakteve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit. Un\u00eb shum\u00eb kam qen\u00eb i emocionuar dhe i prekur nga ajo q\u00eb p\u00ebrmban ky lib\u00ebr dhe sa her\u00eb q\u00eb mb\u00ebrrij n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi m\u00ebsimore, mundohem t\u2019ua sqaroj nx\u00ebn\u00ebsve, t\u2019i nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb ata apo t\u2019ua sqaroj se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb qarqet akademike maqedonase p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d<\/em>, thot\u00eb Aliu.<\/p>\n<p>Xheladin Murati, profesor i Pedagogjis\u00eb thot\u00eb se kjo q\u00eb ndodh me tekstet shkollore \u00ebsht\u00eb kulmi i fyerjeve q\u00eb i b\u00ebhen shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb thot\u00eb se fillimisht duhet k\u00ebrkuar te sh\u00ebrbimi pedagogjik, autor\u00ebt, recensent\u00ebt, p\u00ebrkthyesit dhe lektor\u00ebt e m\u00eb pas edhe te Ministria e Arsimit.<\/p>\n<p><em>\u201cMinistria e Arsimit bart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe bie mbi sh\u00ebrbimin pedagogjik q\u00eb merret me botimin e teksteve. Dhe, kjo n\u00ebnkupton se ministri nuk i lexon librat, por ai duhet t\u00eb informohet nga sh\u00ebrbimet pedagogjike. Pra, kompleksi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb sepse p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr gabimet, ato historike, komb\u00ebtare, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale, p\u00ebr aspektet gjuh\u00ebsore t\u00eb tekstit, p\u00ebr p\u00ebrkthimin me gabime t\u00eb tekstit.. n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb fajtor\u00eb jan\u00eb autor\u00ebt, pastaj recensent\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb lejuar p\u00ebrdorimin e tij me t\u00eb gjitha t\u00eb metat q\u00eb i posedon\u201d<\/em>, thot\u00eb Murati.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se testet m\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb till\u00eb fyese p\u00ebr shqiptar\u00ebt rrisin edhe mosdurimin etnik n\u00eb vend dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sipas tij, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me d\u00ebshtim t\u00eb politik\u00ebs arsimore q\u00eb bart dhe rreziqe n\u00eb nj\u00eb vend shumetnik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p><em>\u201cAjo q\u00eb shkruhet n\u00ebp\u00ebr tekste ndaj shqiptar\u00ebve, ofendimet q\u00eb u b\u00ebhen atyre, paraqet d\u00ebshtim komplet t\u00eb politik\u00ebs arsimore. Por, si duket kjo mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar popullat\u00ebn shqiptare me problemet me t\u00eb cilat ajo nuk p\u00ebrballet, apo imponohen si t\u00eb tilla. Mendoj se \u00ebsht\u00eb gabim i madh q\u00eb k\u00ebto tekste ende vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. Ato nuk jan\u00eb zbuluar sot, por n\u00eb p\u00ebrdorim jan\u00eb q\u00eb nga viti 2002 apo 2003\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb profesori Xheladin Murati.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebto skandale, sipas Muratit, u bie edhe mbi profesor\u00ebt, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb, apo edhe t\u00eb bojkotojn\u00eb tekstin shkollor nga ana e nx\u00ebn\u00ebsve. Ai thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb priten reformat n\u00eb arsim q\u00eb t\u00eb ndryshohen tekstet, por t\u00eb ket\u00eb botime krejt t\u00eb reja, pasi gabimet jan\u00eb aq q\u00eb m\u00ebdha, jo vet\u00ebm fyese apo me gabime gjuh\u00ebsore, por edhe p\u00ebrmbajtjesore, pasi nuk kan\u00eb asnj\u00eb logjik\u00eb n\u00eb trajtimin, qoft\u00eb edhe t\u00eb temave shkencore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nx\u00ebn\u00ebsit maqedonas t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb arsimin e mes\u00ebm nga libri i Sociologjis\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se shqiptar\u00ebt, turqit e rom\u00ebt lindin shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, pasi si\u00e7 thuhet nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb e madhe e k\u00ebsaj popullsie nuk \u00ebsht\u00eb e arsimuar, nuk kan\u00eb kontroll t\u00eb lindjeve andaj edhe p\u00ebrqindja e natalitetit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":176812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-176811","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176811\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}