{"id":177010,"date":"2021-04-12T09:56:29","date_gmt":"2021-04-12T07:56:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=177010"},"modified":"2021-04-12T09:56:29","modified_gmt":"2021-04-12T07:56:29","slug":"lulzim-basha-me-grate-sipermarrese-ne-elbasan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lulzim-basha-me-grate-sipermarrese-ne-elbasan\/","title":{"rendered":"Lulzim Basha me grat\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse n\u00eb Elbasan\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Lideri demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb takim me gra sip\u00ebrmarr\u00ebse n\u00eb qytetin e Elbasanit, ku ka bashk\u00ebbiseduar p\u00ebr klim\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e mbijetes\u00ebs t\u00eb biznesit. E pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ishte edhe kandidatja p\u00ebr deputete e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Elbasanin, Flutura A\u00e7ka, e cila tha se sot grat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se burrat n\u00eb fush\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>\u201c<em>Un\u00eb jam vet\u00eb biznesmen n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, bussines\u00eboman, biznes t\u00eb librit dhe e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb p\u00ebrballesh si grua n\u00eb fush\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes sepse nuk e kemi aq t\u00eb leht\u00eb sa burrat. Ti themi gj\u00ebrat si\u00e7 jan\u00eb, ne nuk mund t\u00eb marrim prej xhaket\u00eb kryetarin e bashkis\u00eb ose at\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ose p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb let\u00ebr, nj\u00eb dokument ose nj\u00eb kredi, e kemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duam, nuk duam ne, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta jon\u00eb shqiptare. As nuk marri n\u00eb kafen nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb dometh\u00ebn\u00eb kredin\u00eb ton\u00eb, as nuk mund t\u00eb b\u00ebhet marr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebsaj natyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens biznesi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ndersh\u00ebm, biznesi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb transparent, kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt por sigurisht kemi edhe k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb tjet\u00ebr, mendoj se secila prej zonjave ka p\u00ebrvoj\u00ebn e saj edhe do t\u00eb flasin vet\u00eb por un\u00eb i shikoj grat\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse si nj\u00eb nyje shum\u00eb e fort\u00eb lidh\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb\u201d<\/em>\u00a0\u2013 tha Flutura A\u00e7ka.<\/p>\n<p>Grat\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse, ngrit\u00ebn problemet q\u00eb p\u00ebrballet sot biznesi i tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb taksave t\u00eb larta, r\u00ebnies s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebt zanafill\u00ebn e kan\u00eb tek g\u00ebnjeshtrat dhe harresa e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cVeprimtaria ekonomike q\u00eb ne ushtrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mir\u00ebpo n\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vite ne kemi hasur shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Biznesi yn\u00eb ka paguar taksa shum\u00eb t\u0451 larta, tarifat vendore. Por jo vet\u0451m kaq. P\u0451r shkak se ekonomia ka r\u0451n\u0451, ka r\u0451n\u0451 dhe fuqia bler\u00ebse dhe kjo ka b\u0451r\u0451 q\u0451 t\u0451 bjer\u0451 ndjesh\u00ebm ecuria e zhvillimit t\u0451 biznesit ton\u0451. Taksat q\u0451 na u premtuan q\u0451 do t\u0451 ishin t\u0451 ul\u00ebta dhe ekonomia e lart\u0451, nuk arrit\u00ebn dot q\u0451 biznesin ton\u0451 ta ndihmonin n\u0451 ecurin\u00eb dhe zhvillimin por ndikoi p\u0451r keq, e d\u00ebmtuan dhe kjo \u00e7oi n\u0451 kalimin e biznesit n\u0451 biznes t\u0451 vog\u00ebl\u201d \u2013<\/em>\u00a0u shpreh Albana.<\/p>\n<p><em>\u201cKam nj\u0451 biznes t\u0451 vog\u00ebl familjar si\u00e7 e thash\u00eb, fruta-perime. Problemet jan\u00eb shum\u00eb t\u0451 m\u00ebdha se si\u00e7 e thash\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit qe dhe kjo puna e pandemis\u00eb q\u0451 e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar shum\u00eb dhe pjesa m\u0451 e madhe e rinis\u0451 kan\u0451 ikur jasht\u00eb shtetit dhe kan\u0451 ngelur vet\u0451m t\u0451 moshuarit n\u0451p\u0451r sht\u00ebpi t\u0451 gjith\u0451 dhe xhirot n\u0451 dyqane jan\u00eb shum\u00eb t\u0451 ul\u00ebta, dhe taksat nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u0451 larta. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u0451 un\u00eb kam t\u00eb b\u00ebj me fruta perime q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e parezistueshme, nuk reziston sot p\u00ebr nes\u00ebr dhe shum\u00eb, shum\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u2019ia dal\u00ebsh me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sakrific\u00eb. Kur shikon q\u00eb hyn njeri n\u00eb dyqan, pati marr\u00eb 1 kilogram para nj\u00eb viti, tani merr dy kokrra, dy domate, nj\u00eb kastravec, nj\u00eb spec sa t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vakt buk\u00eb\u201d<\/em> \u2013 tha nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebset. Basha, tha se me planin e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr biznesin, i cili parashikon q\u00eb \u00e7do biznes me xhiron n\u00ebn 140 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj, nuk do t\u00eb paguaj\u00eb asnj\u00eb shum\u00eb mbi 0.5% t\u00eb xhiros vjetore n\u00eb vit, uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb naft\u00ebs. Ai gjithashtu tha se nj\u00eb vendim tjet\u00ebr i qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme do t\u00eb jet\u00eb anulimi i procesit t\u00eb fiskalizimit.<\/p>\n<p><em>\u201cJan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, plani yn\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe plani yn\u00eb p\u00ebr gruan n\u00eb shoq\u00ebri. Pse kemi nj\u00eb plan t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr gruan? Sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma e shoq\u00ebris\u00eb por ka dyfishin e ngarkes\u00ebs dhe merr m\u00eb pak p\u00ebrkrahje sesa merr gjysma tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb. <\/em><em>Edhe sikur ta zhveshim k\u00ebt\u00eb nga p\u00ebrditshm\u00ebria, ajo q\u00eb preku Flutura, dometh\u00ebn\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb \u00e7aj\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb raport me nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme si sip\u00ebrmarr\u00ebse, por jo vet\u00ebm, n\u00eb \u00e7do fush\u00eb tjet\u00ebr \u00e7dokush e kupton q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ke gjysm\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb me dyfishin e ngarkes\u00ebs dhe gjysm\u00ebn e p\u00ebrkrahjes krahasuar me gjysm\u00ebn tjet\u00ebr at\u00ebher\u00eb ke nj\u00eb defekt t\u00eb madh n\u00eb ingranazhin q\u00eb e \u00e7on shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara. <\/em><em>Propozimi i par\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqej taksa p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb fiktive sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb u hoq taksa p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl si\u00e7 propozuam ne por nga ana tjet\u00ebr u shtuan tarifat vendore p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb cilat biznesi i vog\u00ebl nuk i merr, u shtua \u00e7mimi i karburantit, u shtua \u00e7mimi i energjis\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha u shtuan gjobat. Gjobat q\u00eb paguan biznesi i vog\u00ebl.<\/em><\/p>\n<p><em>Evazioni fiskal ka arritur kulmin, s\u2019ka raport q\u00eb nuk e p\u00ebrmend. Pse? Se i rrisin taksat, i trajtojn\u00eb 5 biznese si t\u00eb n\u00ebn\u00ebs e 95 si t\u00eb njerk\u00ebs dhe pastaj nd\u00ebrrojn\u00eb \u00e7do dy vjet procedurat e fiskalizimit, kasat, e t\u00eb tjer\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb. Prandaj ju garantoj q\u00eb ky proces t\u00eb cilin ne e konsiderojm\u00eb korruptiv, do t\u00eb ndalet dhe ju nuk do t\u00eb paguani. Ata q\u00eb kan\u00eb paguar do t\u00eb rimbursohen sepse nj\u00ebsoj si gjobat e tjera q\u00eb ka marr shteti shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe klientelizmit t\u00eb k\u00ebtij kryeministri. Fiskalizim i themi ne tani, po \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces thell\u00ebsisht korruptiv do t\u00eb ndalen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit do t\u00eb vihen para ligjit\u201d<\/em>, u shpreh Basha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb takim me gra sip\u00ebrmarr\u00ebse n\u00eb qytetin e Elbasanit, ku ka bashk\u00ebbiseduar p\u00ebr klim\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e mbijetes\u00ebs t\u00eb biznesit. E pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ishte edhe kandidatja p\u00ebr deputete e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Elbasanin, Flutura A\u00e7ka, e cila tha se sot grat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":177012,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[2332],"class_list":{"0":"post-177010","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-lulzim-basha-me-grate-ne-elbasan-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}