{"id":177938,"date":"2021-04-16T10:50:10","date_gmt":"2021-04-16T08:50:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=177938"},"modified":"2021-04-16T10:50:10","modified_gmt":"2021-04-16T08:50:10","slug":"basha-nenshkruan-marreveshjen-me-shoqaten-e-fasoneve-paga-minimale-ne-fund-te-mandatit-400-euro-mbeshtetje-per-produktet-made-in-albania","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-nenshkruan-marreveshjen-me-shoqaten-e-fasoneve-paga-minimale-ne-fund-te-mandatit-400-euro-mbeshtetje-per-produktet-made-in-albania\/","title":{"rendered":"Basha n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen me shoqat\u00ebn e fason\u00ebve: Paga minimale n\u00eb fund t\u00eb mandatit 400 euro, mb\u00ebshtetje p\u00ebr produktet Made in Albania"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marr\u00ebveshjen me shoqat\u00ebn e bashkuar t\u00eb fason\u00ebve. N\u00eb fjal\u00ebn e tij me t\u00eb pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb ndihmuar p\u00ebr 8 vite.<\/p>\n<p>Kreu i opozit\u00ebs, k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje e ka konsideruar si nj\u0451 garanci shtes\u00eb e zotimeve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar, p\u00ebr ta rritur dhe transformuar fasonerin\u0451 n\u0451 nj\u0451 sektor t\u0451 fuqish\u00ebm zhvillimi me investime kapitale.<\/p>\n<p><strong>FJALA E BASH\u00cbS:<\/strong><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari ju uroj mir\u00ebseardhjen n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike! Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb takohemi k\u00ebtu, as brenda dhe as jasht\u00eb lenteve t\u00eb medias. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve ne kemi qen\u00eb s\u00eb bashku q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojn\u00eb ju, fasonerin\u00eb shqiptare. Pun\u00ebsuesen e qindra, mij\u00ebra shqiptar\u00ebve. Pun\u00ebsuesen e qindra, mij\u00ebra familjar\u00ebve, shumica d\u00ebrrmuese prej t\u00eb cilave gra, n\u00ebna bashk\u00ebshorte.<\/em><\/p>\n<p><em> Pra, nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur vjen fjala tek pun\u00ebsimi, por po k\u00ebshtu nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve, sektori juaj ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrpara. Cil\u00ebsia e prodhimit \u00ebsht\u00eb rritur, numri i punonj\u00ebsve \u00ebsht\u00eb rritur dhe ju keni arritur t\u00eb krijoni faktikisht n\u00eb shum\u00eb rase dhe brendin tuaj. P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd mund te jet\u00eb habi fakti q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prodhohen disa prej mallrave m\u00eb cil\u00ebsore, t\u00eb cilat tregtohen n\u00eb tregun europian, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb tregjet e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb zhvilluara.<\/em><\/p>\n<p><em> Por k\u00ebto 8 vite p\u00ebr fat t\u00eb keq na kan\u00eb bashkuar kryesisht p\u00ebr problemet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, t\u00eb cilat i jan\u00eb shkaktuar fasoneris\u00eb shqiptare dhe pastaj jan\u00eb p\u00ebrcjell edhe tek qytetar\u00ebt, tek punonj\u00ebsit tuaj dhe tek familjet e tyre. Mbaj mend takimin e par\u00eb kur u mor vendimi p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, pasuan rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e shesht\u00eb at\u00ebher\u00eb 10%, n\u00eb taks\u00ebn 15%.<\/em><\/p>\n<p><em> Tatimi progresiv mbi t\u00eb ardhuar personale, nj\u00eb ndryshim kryek\u00ebput i gabuar dhe nd\u00ebshkues n\u00eb q\u00ebndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimor\u00ebt tek inspektoriatet e pun\u00ebs, t\u00eb mjedisit, t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb stres t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsin shqiptar\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, t\u00eb cilat z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb raport me industrin\u00eb tuaj, duke qen\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb industri e cila varet nga eksporti.<\/em><\/p>\n<p><em> K\u00ebtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemis\u00eb, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj t\u00eb furnizimit. Ju e dini fare mir\u00eb q\u00eb ne kemi ngritur z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi k\u00ebrkuar nga kjo qeveri n\u00eb 8 vite ta konsideroj k\u0451t\u0451 sektor, nj\u0451 sektor me prioritet strategjik si p\u0451r nga numri i t\u0451 pun\u00ebsuarve dhe fakti q\u0451 shumica e t\u0451 pun\u00ebsuarve jan\u00eb gra \u0451sht\u0451 gjysma e shoq\u00ebris\u00eb q\u0451 mban dyfishin e pesh\u00ebs por merr dyfishin e ndihm\u00ebs q\u0451 duhet t\u0451 marr\u0451. Qoft\u00eb nisur nga fakti q\u0451 \u0451sht\u0451 nj\u0451 nga t\u0451 paktat fusha t\u0451 ekonomis\u00eb ton\u0451 tregtar\u00ebt sepse jan\u00eb produkte p\u0451r eksport. Ne e dim\u00eb nga bashk\u00ebpunimi me ju, nga dialogu me ju \u2013 un\u0451 kam qen\u0451 n\u0451 sip\u00ebrmarrjet tuaja, kam qen\u0451 n\u0451 dhjet\u00ebra, e ndoshta n\u0451 qindra n\u0451 sip\u00ebrmarrjet tuaja anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 i di fare mir\u0451 se si k\u00ebto k\u00ebrkesa kan\u0451 r\u0451n\u0451 n\u0451 vesh t\u0451 shurdh\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em> U zgjata pak ndoshta tek e kaluara por tani do t\u0451 flasim p\u0451r t\u0451 nes\u00ebrmen. K\u00ebtu jemi mbledhur p\u0451r t\u0451 nes\u00ebrmen. K\u00ebtu jemi mbledhur p\u0451r t\u0451 formalizuar marr\u00ebveshjen me shoqat\u00ebn komb\u00ebtare, tashm\u00eb t\u0451 bashkuar, t\u0451 fasoneris\u0451 dhe Partin\u0451 Demokratike dhe Aleanc\u00ebn p\u0451r Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe p\u0451r t\u0451 marr\u0451 angazhimet e planit ton\u0451 ekonomik q\u0451 kan\u0451 t\u0451 b\u0451jn\u0451 me t\u0451 gjith\u0451 sip\u00ebrmarrjen dhe p\u0451r t\u2019i kthyer ato n\u0451 angazhime konkrete, n\u0451 nj\u0451 kontrat\u00eb t\u0451 n\u00ebnshkruar nga t\u0451 dyja pal\u00ebt. Si nj\u0451 garanci shtes\u00eb por edhe si nj\u0451 tregues se k\u00ebtu vijm\u00eb pas nj\u0451 pune disa vje\u00e7are, pasi i kemi b\u0451r\u0451 diagnoz\u00ebn e v\u00ebrtet t\u0451 problemit, kemi par\u0451 potencialin p\u0451r ta sh\u0451ruar jo vet\u0451m kaq por p\u0451r ta rritur dhe transformuar fasonerin\u0451 n\u0451 nj\u0451 sektor t\u0451 fuqish\u00ebm zhvillimi me investime kapitale t\u0451 cilat do t\u0451 b\u0451jn\u0451 t\u0451 mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja t\u0451 prodhimit t\u0451 cilat do t\u0451 b\u0451jn\u0451 t\u0451 mundur q\u0451 ju t\u0451 jeni t\u0451 pa konkuruesh\u0451m n\u0451 rajon. T\u0451 cilat do t\u0451 b\u0451jn\u0451 t\u0451 mundur t\u0451 krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me t\u0451 cilin ne t\u0451 krenohemi n\u0451 Europ\u00eb. T\u0451 cilat t\u0451 b\u0451jn\u0451 t\u0451 mundur mos t\u0451 quheni m\u0451 fason por ato q\u0451 jeni prodhues, manifaktur\u00eb. Manifaktura shqiptare. Nj\u00ebsoj si q\u00ebllimi politik \u0451sht\u0451 t\u2019i japim fund tranzicionit, p\u0451r ju fundi i tranzicionit \u0451sht\u0451 q\u0451 t\u0451 mos flasim m\u0451 p\u0451r fasonerin\u0451 shqiptare por p\u0451r manifaktur\u00ebn shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em> Deri m\u0451 sot ja keni dal jo vet\u0451m pa ndihm\u00ebn e qeveris\u0451 por me qeverin\u00eb kund\u00ebr. Ndryshimi n\u0451 25 prill \u0451sht\u0451 q\u0451 do t\u0451 keni nj\u0451 qeveri me t\u0451 cilin ndajm\u00eb t\u0451 nj\u00ebjtin interes, sigurisht nga pozita t\u0451 ndryshme. Interesi juaj \u0451sht\u0451 t\u0451 rim\u00ebk\u00ebmbeni nga k\u00ebto 8 vite d\u00ebshtime, premtime t\u0451 pambajtura nga rritja e \u00e7mimit t\u0451 energjis\u00eb, rritja e \u00e7mimit t\u0451 karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arroganc\u00ebs qeveritare n\u0451 m\u00ebnyr\u00eb q\u0451 jo vet\u0451m mos t\u0451 falimentoni e t\u0451 mbyllni dyert si\u00e7 fatkeq\u00ebsisht ka ndodhur me dhjet\u00ebra prej koleg\u00ebve tuaj dhe kjo ka sjell\u00eb d\u00ebrgimin n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb qindra n\u00ebnave, grave, kryefamiljar\u00ebve por, pra jo vet\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbeni por t\u00eb zgjeroheni, t\u00eb dyfishohen si kontribut p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur kthimin n\u00eb nj\u00eb manifaktur\u00eb dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit \u201cMade in Albania\u201d. Pa diskutim si\u00e7 jua kam th\u00ebn\u00eb haptas, n\u00eb \u00e7do mbledhje t\u00eb shoqatave, tani jeni mbledhur n\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb dhe mir\u00eb q\u00eb jeni bashkuar n\u00eb nj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em> Si\u00e7 jua kam th\u00ebn\u00eb haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rritja e numrit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve, por shtimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe rritja e pagave. Dua t\u00eb ndalem edhe nj\u00eb \u00e7ast k\u00ebtu, rritja e pagave pa dyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini q\u00eb ne prej dy vjet\u00ebsh kemi shpallur q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb paga minimale do t\u00eb jet\u00eb 300 euro dhe n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb qeverisje ton\u00eb 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund t\u00eb avancojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar kriz\u00ebn ekonomike, p\u00ebr t\u00eb rritur konsumin nuk mund t\u00eb avancojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt baz\u00eb t\u00eb konvergjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Bashkimit Evropian nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian do t\u00eb na japi mund\u00ebsin\u00eb t\u2019ju ndihmojm\u00eb edhe ju me skema grantesh, me leht\u00ebsime p\u00ebr eksportet tuaja pra jan\u00eb dy procese q\u00eb ecin ngusht\u00ebsisht dhe t\u00eb nd\u00ebrthurur me nj\u00ebri tjetrin por rritja e pagave un\u00eb jam shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk mund t\u00eb b\u00ebhet thjesht me nj\u00eb VKM. Dhe ju e dini fare mir\u00eb se rritja e pagave me VKM e janarit nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 se nj\u00eb kopje e keqe e nj\u00eb pjese t\u00eb programit ton\u00eb q\u00eb qeveria e tet\u00eb viteve t\u00eb d\u00ebshtimeve as nuk e kupton. Sepse nuk mund t\u00eb rriten pagat me urdh\u00ebr, pagat i rrit ekonomia q\u00eb rritet. Nuk mund t\u2019i k\u00ebrkosh biznesit ti rris\u00ebsh taksat, t\u2019ja \u00e7osh nga 10 n\u00eb 15, ti rris\u00ebsh karburantin m\u00eb t\u00eb shtrenjtin n\u00eb bot\u00eb bashk\u00eb m\u00eb Suedin\u00eb dhe me Singaporin, ti rris\u00ebsh \u00e7mimin e energjis\u00eb dhe pastaj mos t\u2019i kthesh asnj\u00eb cent mbrapsht. <\/em><\/p>\n<p><em>As investime, shum\u00eb prej jush jan\u00eb tek autostrada, as kanalizimet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, as si sh\u00ebrbime dhe n\u00eb koh\u00eb pandemi mos t\u00eb kujtohesh fare p\u00ebr ta. Kontribuoni sipas bisedave t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb me ju prej 30 vitesh afro 30 milion\u00eb euro n\u00eb muaj me taksa n\u00eb buxhetin e shtetit dhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb ju desh ta mbyllnit apo ta zvog\u00eblonit aktivitetin ekonomik p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb nuk u kujtua shteti p\u00ebr ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me dat\u00eb 25. Ndryshimi kryesor do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht ky. Nga nj\u00eb cik\u00ebl negativiteti ku shteti ju rriti taksat, ju rriti \u00e7mimet, ju goditi, ju detyroj t\u00eb zvog\u00eblonit aktivitetin dhe kjo solli mbylljen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, largimin e t\u00eb pun\u00ebsuarve dhe nganj\u00ebher\u00eb mbylljen e bizneseve tuaja, do t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl ndryshimi pozitiv.<\/em><\/p>\n<p><em> Taksa e shesht\u00eb 9%, kontributet 18, heqja e taks\u00ebs Rama 240 lek\u00eb mbi karburantin, jan\u00eb pjes\u00eb e paket\u00ebs q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare e n\u00eb ve\u00e7anti ju, por nuk do t\u00eb mjaftohemi me k\u00ebt\u00eb, marr\u00ebveshja p\u00ebrcakton qart\u00eb instrumentet q\u00eb bashk\u00eb i kemi negociuar dhe q\u00eb do t\u00eb targetojn\u00eb, do t\u00eb shenjt\u00ebrojn\u00eb ndryshimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb industri dhe p\u00ebr punonj\u00ebsit tuaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne do t\u00eb arrijm\u00eb jo thjesht\u00eb tu rim\u00ebk\u00ebmbim, jo thjesht\u00eb tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shum\u00eb prej jush po paguajn\u00eb nga xhepi pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr mos i larguar ato, qoft\u00eb si nj\u00eb gjest xheneroziteti q\u00eb n\u00eb fakt nuk ju takon ju, por i takon qeveris\u00eb ta b\u00ebj me taksat q\u00eb ju merr ju, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin se ata jan\u00eb trajnuar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe dhe trajnimi n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ju ka kushtuar mund, djers\u00eb, para, por ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrmes k\u00ebtyre masave, q\u00eb ju me shtetin n\u00eb krah\u00eb t\u00eb fuqizoni sip\u00ebrmarrjen, t\u00eb rrisni numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb arrijm\u00eb edhe interesin ton\u00eb madhor\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb paga minimale prej 360 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, e cila pastaj do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore prej 18%. <\/em><\/p>\n<p><em>Kursimet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb nga k\u00ebto, garancit\u00eb q\u00eb do t\u00eb sjellin edhe p\u00ebrmes fondeve t\u00eb garancis\u00eb edhe p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb eksportit, v\u00ebmendja q\u00eb do t\u2019ju kushtojm\u00eb, investimet q\u00eb do t\u00eb paguhen me taksat tuaja p\u00ebr t\u00eb ndihmuar infrastruktur\u00ebn dhe logjistik\u00ebn tuaj, do t\u00eb sjellin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb rritjen e fitimeve, t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb industris\u00eb dhe pastaj ndarjen e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky trek\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb funksionoj\u00eb si\u00e7 duhet, ju t\u00eb punoni t\u00eb \u00e7liruar nga ankthi, nga makthi i p\u00ebrditsh\u00ebm dhe nga barra shtes\u00eb e taksave dhe \u00e7mimeve t\u00eb rritura, ne t\u2019ju ndihmojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, ju t\u00eb p\u00ebrfitoni, punonj\u00ebsit tuaj. B\u00ebhet fjal\u00eb pra p\u00ebr nj\u00eb angazhim q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb dyfishimin e kontributit tuaj n\u00eb ekonomi, mund t\u00eb sjell\u00eb pa frik\u00eb edhe e mund\u00ebsive p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb sektorin tuaj. Ju konsiderojm\u00eb nj\u00eb prioritet strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb ton\u00eb, ndryshimi \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i mundsh\u00ebm. <\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e di q\u00eb nj\u00ebsoj si sip\u00ebrmarr\u00ebsit e tjer\u00eb ju mezi po e prisni ndryshimin, ndaj duke n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb angazhimet specifike p\u00ebr sektorin tuaj, n\u00eb shtes\u00eb t\u00eb angazhimeve q\u00eb po marrim p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi po lidhim bashk\u00eb nj\u00eb partneritet transparent p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00ebllim nga pozita t\u00eb ndryshme, pun\u00ebsimit, rritjes s\u00eb pagave, rritjes s\u00eb mir\u00ebqenies p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb cikli t\u00eb ri ekonomik, nj\u00eb zgjimi t\u00eb ri ekonomik komb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marr\u00ebveshjen me shoqat\u00ebn e bashkuar t\u00eb fason\u00ebve. N\u00eb fjal\u00ebn e tij me t\u00eb pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb ndihmuar p\u00ebr 8 vite. Kreu i opozit\u00ebs, k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje e ka konsideruar si nj\u0451 garanci [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":177939,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[2441,451,329],"class_list":{"0":"post-177938","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-basha-ka-firmosur-marreveshjen-me-shoqaten-e-bashkuar-te-fasoneve","10":"tag-lajme-zjarr","11":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177938","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177938\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}