{"id":178569,"date":"2021-04-20T10:19:20","date_gmt":"2021-04-20T08:19:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=178569"},"modified":"2021-04-20T10:19:41","modified_gmt":"2021-04-20T08:19:41","slug":"hetimi-nga-birn-socialistet-kane-krijuar-nje-ushtri-prej-9000-patronazhistesh-qe-kontrollojne-votuesit-e-qarkut-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hetimi-nga-birn-socialistet-kane-krijuar-nje-ushtri-prej-9000-patronazhistesh-qe-kontrollojne-votuesit-e-qarkut-tirane\/","title":{"rendered":"Hetimi nga BIRN: Socialist\u00ebt kan\u00eb krijuar nj\u00eb ushtri prej 9000 \u201cpatronazhist\u00ebsh\u201d q\u00eb kontrollojn\u00eb votuesit e qarkut Tiran\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb analiz\u00eb statistikore e databaz\u00ebs s\u00eb rrjedhur n\u00eb media p\u00ebr menaxhimin e votuesve sugjeron se shumica d\u00ebrrmuese e \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00ebn publike qendrore dhe vendore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb institucionet q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb ndaluar me ligj aktivitetin partiak, t\u00eb tilla si Garda e Republik\u00ebs, apo Policia e Shtetit. BIRN e p\u00ebrdori databaz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb identifikuar numrin dhe vendin e pun\u00ebsimit t\u00eb personave t\u00eb sh\u00ebnuar nga partia si \u201cpatronazhist\u00eb\u201d, nj\u00eb term q\u00eb \u00ebsht\u00eb krahasuar gjer\u00ebsisht me ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt fam\u00ebkeq\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00ebn diktatur\u00eb, por q\u00eb p\u00ebr Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb partie q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb vyer.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e databaz\u00ebs u publikua fillimisht nga \u201cLapsi.al\u201d t\u00eb diel\u00ebn e kaluar, nd\u00ebrsa databaza qarkulloi gjer\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr internet gjat\u00eb jav\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sekret q\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Databaza p\u00ebrmban 910,061 rreshta, ku n\u00eb \u00e7do rresht gjenden gjeneralitetet dhe t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb nj\u00eb qytetari. Qytetari m\u00eb i moshuar n\u00eb databaz\u00eb ka lindur n\u00eb vitin 1922, nd\u00ebrsa m\u00eb i riu n\u00eb 31 dhjetor 2002. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb databaz\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb votimi dhe jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb qarkut Tiran\u00eb. Rreth nj\u00eb n\u00eb \u00e7do pes\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb list\u00eb kan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar institucionin publik apo kompanin\u00eb private ku jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr afro 70 mij\u00eb votues, \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d kan\u00eb l\u00ebn\u00eb sh\u00ebnime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>PATRONAZHIST\u00cbT N\u00cb QARKUN E TIRAN\u00cbS<\/p>\n<p>BIRN identifikoi emrat e \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d dhe i ballafaqoi ato me list\u00ebn e votuesve p\u00ebr t\u00eb zbuluar numrin e tyre, si dhe vendin e pun\u00ebs. Gjithsej rezultuan 9027 \u201cpatronazhist\u00eb\u201d, ose af\u00ebrsisht nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebqind votues. Nga k\u00ebta, 1984 vet\u00eb nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb databaz\u00eb si votues, gj\u00eb q\u00eb sugjeron se jan\u00eb \u201cpatronazhist\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, por jo votues t\u00eb qarkut Tiran\u00eb. Duke qen\u00eb se nuk gjenden n\u00eb databaz\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebta \u201cpatronazhist\u00eb\u201d nuk gjenden. Nga 7133 \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d q\u00eb mbeten, 4205 vet\u00eb kan\u00eb em\u00ebr unik, pra emri dhe mbiemri i tyre p\u00ebrputhen me vet\u00ebm nj\u00eb individ n\u00eb list\u00ebn e votuesve t\u00eb patronazhuar, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se pun\u00ebsimi i tyre mund t\u00eb identifikohet me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb sigurie. Emrat e pjes\u00ebs tjet\u00ebr prej 2928 vetash p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb databaz\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, emrin dhe mbiemrin e nj\u00eb \u201cpatronazhisti\u201d e mbajn\u00eb edhe 36 qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. BIRN p\u00ebrdori emrat unik\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar k\u00ebta \u201cpatronazhist\u00eb\u201d. Alban Dafa, hulumtues p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb dhe qeverisjes pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim, tha se e sheh \u00e7\u00ebshtjen e \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d si problematike n\u00eb aspektin e vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb regjimit t\u00eb kontrollit politik q\u00eb nga periudha komuniste. \u201cKemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb sistem paralel grumbullimi informacioni jasht\u00eb kanaleve zyrtare ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues, n\u00ebse marrim parasysh se edhe shefi i Sh\u00ebrbimit Informativ \u00ebsht\u00eb i markuar nga nj\u00eb \u2018patronazhist\u2019\u201d, tha Dafa. \u201cP\u00ebr t\u00eb kuptuar natyr\u00ebn dhe shkall\u00ebn e problemit, \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kryhet nj\u00eb hetim parlamentar\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>ADMINISTRATA FURNIZON \u201cUSHTRIN\u00cb\u201d E \u201cPATRONAZHIST\u00cbVE<\/p>\n<p>Ndarja e shtetit nga partia n\u00eb pushtet dhe krijimi i nj\u00eb administrate publike profesioniste jopartiake \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe nj\u00eb nga kushtet q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb Bashkimin Europian. Megjithat\u00eb, disa mij\u00ebra prej \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d t\u00eb identifikuar nga BIRN punojn\u00eb kryesisht n\u00eb administrat\u00ebn publike, qendrore apo vendore, si dhe n\u00eb morin\u00eb e kompanive n\u00ebn pron\u00ebsi shtet\u00ebrore. Bashkia Tiran\u00eb, ajo e Kavaj\u00ebs apo Bashkia e Rrogozhin\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh \u201cpatronazhist\u00ebsh\u201d t\u00eb pun\u00ebsuar prej tyre dhe po k\u00ebshtu kan\u00eb edhe Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe 2, kompani shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb n\u00ebn administrim konviktet universitare dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb apo Agjencia Tirana Parking, e cila ark\u00ebton t\u00eb ardhura nga parkingjet me pages\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Stafi i Bashkis\u00eb Qendrore n\u00eb Tiran\u00eb num\u00ebron rreth 300 \u201cpatronazhist\u00eb\u201d, Bashkia e Kavaj\u00ebs 190, nd\u00ebrsa Bashkia e Kamz\u00ebs ka 60 t\u00eb till\u00eb. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezulton se ka rreth 30 \u201cpatronazhist\u00eb\u201d dhe po kaq ka edhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave Vendore. \u201cPatronazhist\u00eb\u201d ka furnizuar edhe Agjencia e Sh\u00ebrbimeve Funerale, e cila menaxhon varrezat e qytetit Tiran\u00eb apo Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Edhe kompania shtet\u00ebrore e shum\u00ebdebatuar s\u00eb fundmi p\u00ebr shkak t\u00eb grev\u00ebs s\u00eb pashpallur t\u00eb punonj\u00ebsve, \u201cAlbcontroll\u201d, rezulton se ka 11 \u201cpatronazhist\u00eb\u201d. Posta Shqiptare ka rreth 100 emra n\u00eb list\u00eb. AKSHI, institucioni i shum\u00ebdebatuar dhe i akuzuar si burimi i mundsh\u00ebm i nj\u00eb pjese t\u00eb informacionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb databaz\u00eb, ka s\u00eb paku n\u00ebnt\u00eb \u201cpatronazhist\u00eb\u201d. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, si dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Tiran\u00eb kan\u00eb \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d e tyre. Kompanit\u00eb shtet\u00ebrore, Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, Operatori i Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes dhe Furnizuesi i Sh\u00ebrbimit Universal kan\u00eb s\u00eb bashku mbi 250 \u201cpatronazhist\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa edhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, drejtori i s\u00eb cil\u00ebs garon aktualisht n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar \u201cpatronazhist\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Segmente t\u00eb tjera t\u00eb administrat\u00ebs publike, t\u00eb tilla si drejtorit\u00eb arsimore apo administrata e \u00e7erdheve dhe kopshteve num\u00ebrojn\u00eb me qindra \u201cpatronazhist\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl rezultojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs. Informacioni i grumbulluar nga \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d p\u00ebrfshin edhe element\u00ebt m\u00eb personal\u00eb t\u00eb jet\u00ebs private, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb apo i p\u00ebrket nj\u00eb religjioni t\u00eb caktuar. N\u00eb dy raste, votuesit jan\u00eb identifikuar si \u201cLGBT\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb disa raste t\u00eb tjer\u00eb si \u201ckatolik\u00eb\u201d q\u00eb rrjedhimisht jan\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00eb parti t\u00eb caktuar. Mes sh\u00ebnimeve t\u00eb \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d nuk mungojn\u00eb as rastet e racizmit, ku disa qytetar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb referuar si \u201cdor\u00eb e zez\u00eb\u201d, term pezhorativ q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb identifikuar shqiptar\u00ebt egjiptian\u00eb apo rom\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste, \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d i kan\u00eb identifikuar votuesit ve\u00e7an\u00ebrisht si \u201crom\u00eb\u201d dhe kan\u00eb shtuar sh\u00ebnimin \u201cpo punojm\u00eb\u201d. Nuk mungon as identifikimi i votuesve si \u201ct\u00eb s\u00ebmur\u00eb\u201d apo \u201csindroma do\u00ebn\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb popullarizuar edhe n\u00eb median sociale, shkruhet: \u201cndoshta nuk vjen. \u00cbsht\u00eb me \u2018pampers\u2019, por do ta ngrem\u00eb p\u00ebr leckash.<\/p>\n<p>\u201cPATRONAZHIST\u00cb\u201d, EDHE N\u00cb FORCAT E ARMATOSURA APO POLICI<br \/>\nZbulimi i databaz\u00ebs shkaktoi debat t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve e pan\u00eb iden\u00eb e gjurmimit nga nj\u00eb \u201cpatronazhist\u201d si nj\u00eb praktik\u00eb shoq\u00ebrie totalitare. Presidenti Ilir Meta i quajti ata \u201cfuksa\u201d, nj\u00eb term pezhorativ i p\u00ebrdorur nga shqiptar\u00ebt gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e t\u00eb frikshmit \u201cSigurimi i Shtetit\u201d, Policia sekrete, e cila sh\u00ebnjestronte popullsin\u00eb jobesnike ndaj partis\u00eb p\u00ebr ta persekutuar, internuar apo burgosur. Kryeministri Edi Rama i mori n\u00eb mbrojtje \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d, duke i p\u00ebrshkruar ata si aktivist\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb partie politike, t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u201ctrokasin n\u00ebp\u00ebr dyer p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vota\u201d, nd\u00ebrsa nuk ka komentuar mbi pyetjet se si ndodhi q\u00eb k\u00ebta aktivist\u00eb kan\u00eb n\u00eb duar t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb strukturat e t\u00eb cilit punojn\u00eb shum\u00eb prej \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d t\u00eb ekspozuar, deklaroi se ai u \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d atyre dhe i p\u00ebrshkroi si njer\u00ebz q\u00eb \u201cmarrin informacion, t\u00eb japin informacion dhe t\u00eb prezantojn\u00eb programin\u201d. Sh\u00ebnimet q\u00eb \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb databaz\u00eb duket se n\u00eb fakt b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa thjesht\u00eb \u201cprezantojn\u00eb programin\u201d apo \u201cmarrin informacion\u201d. N\u00eb sh\u00ebnimet e l\u00ebna nga disa nga \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d vihet re p\u00ebrdorimi i referenc\u00ebs TIMS si burim informacioni, n\u00ebse nj\u00eb qytetar \u00ebsht\u00eb apo jo emigrant. BIRN identifikoi disa dhjet\u00ebra raste t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb fjal\u00ebs TIMS n\u00eb databaz\u00eb. N\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb shkruhet: \u201cEmigrante TIMS, por PD\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, \u201cMe PS, por emigrant nga Tims Tomori\u201d. TIMS \u00ebsht\u00eb akronimi i Sistemit t\u00eb Menaxhimit Total t\u00eb Informacionit, nj\u00eb databaz\u00eb konfidenciale me t\u00eb dh\u00ebnat e hyrjedaljeve nga kufiri n\u00ebn administrimin e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Komentet e sh\u00ebnuara n\u00eb databaz\u00eb sugjerojn\u00eb se \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d e Partis\u00eb Socialiste kan\u00eb akses n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem dhe e p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebse nj\u00eb votues \u00ebsht\u00eb apo jo prezent n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kur ai \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, informacione k\u00ebto q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse \u00ebsht\u00eb emigrant afatgjat\u00eb. Ministria e Brendshme deklaroi se ajo nuk disponon nj\u00eb list\u00eb me emra punonj\u00ebsish policie t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb databaz\u00ebn e socialist\u00ebve, nd\u00ebrsa konfirmoi se punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb shtetit nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb apo aktivist\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie politike.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruar nga Prokuroria p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, e n\u00eb k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb koment, q\u00eb mund t\u00eb cenonte k\u00ebt\u00eb hetim,\u201d shtoi ajo. Policia e Shtetit, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me akuza n\u00eb rritje p\u00ebr sjellje politike n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kryeministrit Edi Rama nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb d\u00ebrguara me \u201ce-mail\u201d p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Partia Socialiste ka arritur t\u00eb aksesoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb sistemin TIMS. Megjithat\u00eb, BIRN identifikoi disa dhjet\u00ebra persona q\u00eb punojn\u00eb si \u201cpatronazhist\u00eb\u201d n\u00eb Partin\u00eb Socialiste dhe paralelisht jan\u00eb efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs apo Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. S\u00eb paku shtat\u00eb \u201cpatronazhist\u00eb\u201d jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb databaz\u00eb si t\u00eb pun\u00ebsuar nga Drejtoria e Policis\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb. Kat\u00ebr punojn\u00eb te Nj\u00ebsia Rajonale e Policis\u00eb Rrugore, nd\u00ebrsa pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb punojn\u00eb te nj\u00eb struktur\u00eb e quajtur \u201cQ.SH.A.M.T Ministria e Brendshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Aparatin e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe disa prej tyre duket se punojn\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e Kufirit dhe Migracionit. Gjithsesi, BIRN nuk gjeti t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d q\u00eb jan\u00eb punonj\u00ebs policie me sh\u00ebnimet q\u00eb sugjerojn\u00eb p\u00ebrdorimin e sistemit TIMS p\u00ebr identifikimin e vendndodhjes s\u00eb votuesve. S\u00eb paku 29 \u201cpatronazhist\u00eb\u201d jan\u00eb efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe kan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar pun\u00ebsimin si, fjala vjen, \u201cREPARTI USHTARAK 5001\u201d apo \u201cREPARTI USHTARAK NR.1020\u201d. Angazhimi i Forcave t\u00eb Armatosura n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb nj\u00eb partie politike \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt i ndaluar me ligj dhe cenon themelet e rendit kushtetues. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave t\u00eb Armatosura nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave t\u00eb BIRN p\u00ebr koment t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb \u201ce-mail\u201d-et e tyre zyrtare.<\/p>\n<p>EKSPERT\u00cbT<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt politik\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt foli BIRN, e shohin ekzistenc\u00ebn e databaz\u00ebs si nj\u00eb cenim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr vot\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe si cenim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe t\u00eb rendit kushtetues. \u201cSkandali i publikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb mbi 910 mij\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe integritetin e procesit zgjedhor\u201d, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve Politike n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Krasniqit, skandali b\u00ebhet edhe m\u00eb serioz nga ngadal\u00ebsia dhe heshtja q\u00eb kan\u00eb treguar institucionet q\u00eb duhet t\u00eb hetojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, t\u00eb tilla si Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, Komisioneri kund\u00ebr Diskriminimit apo Prokuroria e Posa\u00e7me. \u201cT\u00eb dh\u00ebnat se n\u00eb grupin e patronazhit politik b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb efektiv\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb dhe t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit e shnd\u00ebrrojn\u00eb skandalin n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb vend i NATO-s nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb burimet ushtarake t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr fushata elektorale dhe p\u00ebr kufizimin e lirive politike,\u201d shtoi ai. Alban Dafa pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim tha se p\u00ebrfshirja e punonj\u00ebsve t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb list\u00ebn e \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d partiak\u00eb tregon nivelin e politizimit t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve ky\u00e7e t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolitizimi i tyre l\u00eb t\u00eb kuptohet se integriteti institucional \u00ebsht\u00eb cenuar r\u00ebnd\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte edhe m\u00eb e problematike, n\u00ebse \u2018patronazhist\u00ebt\u2019 e konfirmuar si efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe Policis\u00eb mbajn\u00eb pozicione t\u00eb tilla, ku p\u00ebrpunojn\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar. N\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, mundet q\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb ken\u00eb krijuar nj\u00eb sistem informal t\u00eb survejimit, prej t\u00eb cilit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb informacioneve publike, nuk ka shp\u00ebtuar as vet\u00eb drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror\u201d, tha Dafa. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb shkuar totalitare ku p\u00ebrgjat\u00eb dyzet e pes\u00eb viteve t\u00eb sundimit komunist, nj\u00eb rrjet agjent\u00ebsh t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebrgjuan qytetar\u00ebt n\u00eb vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb kafene, n\u00eb shkolla apo edhe brenda familjeve, informacione q\u00eb partia n\u00eb pushtet i p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnjuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980, rrjeti i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sigurimit num\u00ebronte 14 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me rreth 2.5 milion\u00eb banor\u00eb ose af\u00ebrsisht nj\u00eb spiun p\u00ebr \u00e7do 180 banor\u00eb. Partia Socialiste duket se ia ka dal\u00eb ta tejkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb rekord, duke p\u00ebrdorur mbi 9 mij\u00eb \u201cpatronazhist\u00eb\u201d p\u00ebr 910 mij\u00eb votues, ose af\u00ebrsisht nj\u00eb \u201cpatronazhist\u201d p\u00ebr \u00e7do 100 votues.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb analiz\u00eb statistikore e databaz\u00ebs s\u00eb rrjedhur n\u00eb media p\u00ebr menaxhimin e votuesve sugjeron se shumica d\u00ebrrmuese e \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00ebn publike qendrore dhe vendore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb institucionet q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb ndaluar me ligj aktivitetin partiak, t\u00eb tilla si Garda e Republik\u00ebs, apo Policia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":178571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2540],"class_list":{"0":"post-178569","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-hetimi-nga-birn-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178569\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}