{"id":178578,"date":"2021-04-20T10:49:11","date_gmt":"2021-04-20T08:49:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=178578"},"modified":"2021-04-20T10:51:06","modified_gmt":"2021-04-20T08:51:06","slug":"rrjeti-i-4000-kompanive-gjermane-presim-te-vijme-ne-shqiperi-me-bashen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rrjeti-i-4000-kompanive-gjermane-presim-te-vijme-ne-shqiperi-me-bashen\/","title":{"rendered":"Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me Bash\u00ebn\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb online me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb trajnimit profesional dhe t\u00eb organizatave t\u00eb zejtar\u00ebve t\u00eb Gjermanis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e ekspertiz\u00ebs t\u00eb trajnimit profesional edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Lideri demokrat, tha Partia Demokratike, po planifikon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb arsimin universitar me q\u00ebllim adoptimin e modelit gjerman t\u00eb trajnimit dual, me q\u00ebllim frenimin e emigracionit masiv t\u00eb rinis\u00eb. Kjo gj\u00eb do t\u00eb arrihet edhe me thithjen e investimeve t\u00eb huaja, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveria e ardhshme, do t\u00eb aplikoj\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb 9%, taks\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore 18% dhe heqjen e taks\u00ebs p\u00ebr karburantin.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa t\u00eb frenojm\u00eb emigracionin masiv t\u00eb rinis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne po planifikojm\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb arsimin universitar me q\u00ebllim adoptimin e modelit gjerman t\u00eb trajnimit dual, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Aleanc\u00ebn Europiane t\u00eb Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanis\u00eb, t\u00eb Austris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs. Qeveria jon\u00eb do t\u00eb aplikoj\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb 9% p\u00ebr tatim fitim, do t\u00eb aplikoj\u00eb po k\u00ebshtu taks\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb nivelin 18%, do t\u00eb eliminoj\u00eb nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e b\u00ebn karburantin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb tretin m\u00eb t\u00eb shtrenjtin n\u00eb bot\u00eb me Singaporin dhe Suedin\u00eb. Me k\u00ebto 3 masa dhe disa masa t\u00eb tjera fiskale, do b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb\u00a0 Shqip\u00ebria nga ana fiskale, nga ana e taksave t\u00eb jet\u00eb vendi me taksat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Ballkan\u201d\u00a0<\/em>\u2013 tha Basha<\/p>\n<p>Gjithashtu, kryedemokrati tha se qeveria e ardhshme, do t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb stazh 12 mujor t\u00eb paguar nga shteti, p\u00ebr 10 mij\u00eb student t\u00eb diplomuar, p\u00ebr t\u2019u mund\u00ebsuar lidhjen me tregun e pun\u00ebs, si dhe do investoj\u00eb n\u00eb ngritjen e 4 inkubator\u00ebve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u2019i futen rrug\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes. Nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja me Aleanc\u00ebn e Universiteteve Europiane, parashikon ofrimin e 5 gjuh\u00ebve t\u00eb huaja falas p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 35-vje\u00e7.<\/p>\n<p><em>\u201cNe po vendosim ose do t\u00eb vendosim nj\u00eb stazh t\u00eb paguar me parat\u00eb publike p\u00ebr 12 muaj, p\u00ebr 10 mij\u00eb student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga 35 deri n\u00eb 40 mij\u00eb t\u00eb diplomuar rishtaz t\u00eb sektorit publik \u00e7do vit, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ur\u00eb nga universiteti drejt tregut t\u00eb pun\u00ebs. Por po k\u00ebshtu, duam t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb ngritjen e 4 inkubator\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes granteve dhe infrastruktur\u00ebs, t\u2019i japim mund\u00ebsi t\u00eb rinjve me shpirt sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe t\u00eb rinjve me ide p\u00ebr inovacionin dhe p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb dhe jo pengesa pas pengesash n\u00eb rrug\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb biznes t\u00eb vetin. P\u00ebr t\u2019ju referuar asaj q\u00eb tha profesor Vidberg, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka shum\u00eb kampion\u00eb t\u00eb fshehura. Kemi vendosur kontakte me Aleanc\u00ebn Europiane t\u00eb Universiteteve dhe kemi p\u00ebrpunuar s\u00eb bashku planin p\u00ebr t\u00eb ofruar fillimisht 5 gjuh\u00eb t\u00eb huaja online pa pages\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 35 vje\u00e7, duke filluar nga 1 shtatori. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr anglishten, gjermanishten, italishten, spanjishten dhe fr\u00ebngjishten dhe po k\u00ebshtu p\u00ebr trajnime p\u00ebr 20 profesione t\u00eb ndryshme\u201d<\/em> \u2013 tha Basha. Shefi ekzekutiv i Shoqat\u00ebs s\u00eb Zejtar\u00ebve t\u00eb rrethit Paderborn, Michael Lutter, tha se sistemi dual \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i lidhur ngusht\u00eb me ekonomin\u00eb. Ai u shpreh se kjo shoqat\u00eb ka filiale edhe n\u00eb vendet e tjera europiane dhe shprehu d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ekspertiz\u00ebn e tyre ta sjellin dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><em>\u201cNga ana financiare dhe ekonomike, e mb\u00ebshtet dhe shteti, 1\/3 e kostove i merr p\u00ebrsip\u00ebr shteti ne k\u00ebt\u00eb sistem dual. Ne si shoq\u00ebri kemi mbi 4000 kompani, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb sistemin dual n\u00eb vendin ton\u00eb. Ne kemi filiale edhe n\u00eb vendet e tjera europiane dhe natyrisht, me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb, ekspertiz\u00ebn ton\u00eb do t\u2019ua japim juve dhe jam i sigurt q\u00eb do t\u2019ia dalim q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb kemi nj\u00eb sistem ekselent, t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij formimi profesional. N\u00ebse do t\u00eb arrini t\u00eb kualifikoni t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb vendin tuaj, at\u00ebher\u00eb do t\u2019ia arrini qe t\u00eb thithni dhe investitor\u00ebt. Ky sistem do t\u2019ju ndihmonte q\u00eb ju t\u00eb mbanit rinin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse do t\u00eb arrini t\u00eb kualifikoni t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb vendin tuaj, at\u00ebher\u00eb do t\u2019ia arrini qe t\u00eb thithni dhe investitor\u00ebt. Situata \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin tuaj. Ju jo vet\u00ebm e keni dalluar problemin, por keni dhe ide shum\u00eb t\u00eb mira. Ju keni ekspertiz\u00ebn se si duhet organizuar, ju e dini tashm\u00eb edhe se si duhet financuar, ju keni nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb se si do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja n\u00eb vendin tuaj. \u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyra e Europ\u00ebs p\u00ebr t\u2019jua dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb, p\u00ebr ta ofruar k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje\u201d<\/em>\u00a0\u2013 tha Michael Lutter.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa profesori gjerman \u00cbittberg, ekspert n\u00eb temat e klas\u00ebs s\u00eb mesme dhe tregtis\u00eb, vler\u00ebsoi programin e Partis\u00eb Demokratike dhe tha se shtresa e mesme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe p\u00ebr t\u2019u realizuar, duhet q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhet burokracia dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb ekselente.\u00a0 <em>\u201cJu keni nj\u00eb program shum\u00eb t\u00eb zgjuar, e keni formuluar mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbledh t\u00eb dy kushtet: nga nj\u00ebra an\u00eb arsimin dhe nga ana tjet\u00ebr klim\u00ebn e biznesit. Shtresa e mesme n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb na mund\u00ebson ne q\u00eb t\u00eb mos emigrojn\u00eb specialist\u00ebt drejt metropoleve, po te rrin\u00eb atje ku e kan\u00eb dhe prejardhjen. Kjo do t\u00eb ishte edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb koncept shum\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u realizuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen disa kushte: duhet t\u00eb zhb\u00ebhet burokracia, duhet t\u00eb keni nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekselente, jo vet\u00ebm n\u00eb qend\u00ebr por edhe n\u00eb komunat e vogla, duhet t\u00eb keni nj\u00eb financim lokal\u201d<\/em>\u00a0\u2013 u shpreh profesori gjerman \u00cbittberg.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb online me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb trajnimit profesional dhe t\u00eb organizatave t\u00eb zejtar\u00ebve t\u00eb Gjermanis\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e ekspertiz\u00ebs t\u00eb trajnimit profesional edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Lideri demokrat, tha Partia Demokratike, po planifikon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb arsimin universitar me q\u00ebllim adoptimin e modelit gjerman t\u00eb trajnimit dual, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":178581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2542],"class_list":{"0":"post-178578","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-basha-4000-kompanive-gjermane-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178578"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178578\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}