{"id":179406,"date":"2021-04-25T08:17:12","date_gmt":"2021-04-25T06:17:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=179406"},"modified":"2021-04-25T08:17:12","modified_gmt":"2021-04-25T06:17:12","slug":"sot-ne-politikanet-duhet-te-heshtim-gramoz-ruci-shkon-ne-qendren-e-votimit-i-vetem-pa-asnje-familjar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sot-ne-politikanet-duhet-te-heshtim-gramoz-ruci-shkon-ne-qendren-e-votimit-i-vetem-pa-asnje-familjar\/","title":{"rendered":"\u201cSot ne politikan\u00ebt duhet t\u00eb heshtim\u201d, Gramoz Ru\u00e7i shkon n\u00eb qendr\u00ebn e votimit i vet\u00ebm, pa asnj\u00eb familjar"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Kuvendit Gramoz Ru\u00e7i i \u00ebsht\u00eb drejtuar pak momente m\u00eb par\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, ku po ushtron t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ru\u00e7i \u00ebsht\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb ngjis\u00eb shkall\u00ebt e Liceut i vet\u00ebm, duke zgjedhur q\u00eb t\u00eb mos shoq\u00ebrohet nga bashk\u00ebshortja e tij, t\u00eb cil\u00ebn preferon q\u00eb ta mbaj\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb mediave. Kreu i Kuvendit tha se e sotmja do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fitoreje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa nga nes\u00ebr tha se fituesin dher humb\u00ebsit duhet q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb rezultatin pa eufori dhe panik.<\/p>\n<p>\u201cSa keq m\u00eb vjen q\u00eb e nisni k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt me pyetje t\u00eb tilla, sot \u00ebsht\u00eb dita e qytetar\u00ebve, dhe un\u00eb kam bindjen q\u00eb sot do t\u00eb fitoj\u00eb qytetaria, ne politikan\u00ebt duhet t\u00eb heshtim, t\u00eb ndjekim procesin, dhe sigurisht q\u00eb ti n\u00ebnshtrohemi sovranit p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme. Kushdo q\u00eb mundohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pis procesin, do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, nga nes\u00ebr e tutje do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fitues dhe nj\u00eb humb\u00ebs, ajo q\u00eb un\u00eb doja t\u00eb thoja \u00ebsht\u00eb q\u00eb humb\u00ebsi ta pranoj\u00eb humbjen pa panik, dhe fituesi ta pranoj\u00eb fitoren pa eufori\u201d, u shprej Ru\u00e7i pas votimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e 10 parlamentare q\u00eb mbahen n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb nga nisja e pluralizmit politik, ku njihen vet\u00ebm 2 raste t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, ato q\u00eb jan\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 1992 dhe 1997.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb 7 procese normale zgjedhore jan\u00eb (1991, 1996, 2001, 2005, 2009, 2013 dhe 2017). Vet\u00ebm zgjedhjet e vitit 1991 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mazhoritar. Zgjedhjet 1992-2005 jan\u00eb zhvilluar me nj\u00eb sistem miks, 100 (115) zona n\u00eb mazhoritar dhe 40 (25) mandate n\u00eb proporcional.<\/p>\n<p>Me ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008 u vendos kalimi n\u00eb sistemin proporcional rajonal, me lista t\u00eb mbyllura dhe me prag minimal zgjedhor 3%. Me ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2020 u vendos ulja e pragut elektoral n\u00eb 1% dhe aplikimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i listave t\u00eb hapura proporcionale.<\/p>\n<p>Numri i deputet\u00ebve ka ndryshuar vet\u00ebm n\u00eb dy raste: m\u00eb 1991 u ruajt numri i deputet\u00ebve i legjislaturave t\u00eb fundit t\u00eb periudh\u00ebs komuniste (250 deputet\u00eb), si dhe m\u00eb 1997 u ruajt sistemi i vitit 1996 me rritjen e numrit t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb proporcional nga 25 n\u00eb 40 vende, p\u00ebr pasoj\u00eb, parlamenti kishte 155 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Prej \u201996 numri i ul\u00ebseve n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb 140, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb 12 parti dhe koalicione q\u00eb garojn\u00eb n\u00eb 12 qarqe t\u00eb vendit, dhe n\u00eb vet\u00ebm 4 prej tyre garojn\u00eb si t\u00eb pavarur kandidat\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga radh\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes, dhe Elton Debreshi, q\u00eb vjen nga radh\u00ebt e minator\u00ebve dhe kandidon n\u00eb qarkun e Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje ka ndryshuar mjaft, n\u00eb krahasim me vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e viteve 1991-1992, kur shteti kishte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta t\u00eb numrit t\u00eb qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote, jan\u00eb regjistruar edhe shifrat m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb numrit t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb list\u00eb dhe p\u00ebrqindjet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb votime.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve raportet jan\u00eb p\u00ebrmbysur. N\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare m\u00eb 2017 pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje ishte 46,76%. Nga mbi 3.4 milion\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve votuan 1.613.810 zgjedh\u00ebs. Sipas INSTAT numri i popullsis\u00eb m\u00eb 2017 ishte 2.876.591, shif\u00ebr shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl sesa numri 3.452.324 i zgjedh\u00ebsve n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>Si vijn\u00eb forcat politike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje<\/p>\n<p>Partia Socialiste e Edi Ram\u00ebs k\u00ebrkon besimin e elektoratit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs, gj\u00eb e cila nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30 vite t\u00eb tranzicionit shqiptar q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 8 vite.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb akuzuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sjelljen e tij autokratike, n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb vazhdueshme me mediat dhe opozit\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ende nuk ka t\u00eb nd\u00ebrtuara t\u00eb gjitha organet e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsonin nj\u00eb balancim t\u00eb pushteteve. P\u00ebr 2 vite Kuvendi ishte i gjithi n\u00eb dor\u00eb t\u00eb socialist\u00ebve, pas vendimit t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb djegur mandatin dhe p\u00ebt tu rikthyer n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>25 Prilli do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb test m\u00eb vete dhe p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb ka zgjedhur q\u00eb kostot ti marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vet\u00eb t\u00eb gjitha, pa asnj\u00eb kandidat q\u00eb fliste n\u00eb takimet me simpatizant\u00ebt nga nj\u00eb shesh i qyteteve n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>PD q\u00eb ai drejton n\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb ndryshim nga Rama, q\u00eb garon i vet\u00ebm, mori n\u00eb koalicion me lista t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb alet\u00ebt e viteve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb opozit\u00eb, duke iu garantuar krer\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre partive m\u00eb t\u00eb vogla, nj\u00eb vend t\u00eb sigurt n\u00eb listat shum\u00ebem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Edhe pse me LSI kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje parazgjedhore, pal\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se n\u00ebse PD merr e vetme 71 mandate, at\u00ebher\u00eb nuk ka pse t\u00eb kusht\u00ebzohet nj\u00eb marr\u00ebveshje pazgjedhore.<\/p>\n<p>(E.K\/Faxweb.al)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Kuvendit Gramoz Ru\u00e7i i \u00ebsht\u00eb drejtuar pak momente m\u00eb par\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, ku po ushtron t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb vot\u00ebs. Ru\u00e7i \u00ebsht\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb ngjis\u00eb shkall\u00ebt e Liceut i vet\u00ebm, duke zgjedhur q\u00eb t\u00eb mos shoq\u00ebrohet nga bashk\u00ebshortja e tij, t\u00eb cil\u00ebn preferon q\u00eb ta mbaj\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb mediave. Kreu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":179407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-179406","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=179406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179406\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=179406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=179406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=179406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}