{"id":180009,"date":"2021-04-28T09:23:49","date_gmt":"2021-04-28T07:23:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180009"},"modified":"2021-04-28T09:23:49","modified_gmt":"2021-04-28T07:23:49","slug":"plas-keq-mes-dy-ish-miqve-te-vjeter-nikoll-lesi-i-pervishet-frangajt-ti-je-me-ke-sundon-kalane-nuk-ke-dale-keq-vertetimi-im-te-nxori-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/plas-keq-mes-dy-ish-miqve-te-vjeter-nikoll-lesi-i-pervishet-frangajt-ti-je-me-ke-sundon-kalane-nuk-ke-dale-keq-vertetimi-im-te-nxori-nga-burgu\/","title":{"rendered":"Plas keq mes dy ish-miqve t\u00eb vjet\u00ebr\/ Nikoll Lesi i p\u00ebrvishet Frangajt: Ti je me k\u00eb sundon kalan\u00eb, nuk ke dal\u00eb keq\/ V\u00ebrtetimi im t\u00eb nxori nga burgu\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Rezultati i Zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit, duket se ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah pak\u00ebnaq\u00ebsi nd\u00ebrmjet dy ish-miqve dhe koleg\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb medias, Aleksand\u00ebr Frangaj dhe Nikoll Lesi. Mr\u00ebmjen e djeshme, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, p\u00ebr t\u00eb komentuar rezultatin e Zgjedhjeve, mes t\u00eb tjerave Frangaj I \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb LSI-s\u00eb dhe Ilir Met\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb tekstualisht \u201dedhe Nikoll Lesi t\u00eb ishte nuk do t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebto idiot\u00ebsi q\u00eb b\u00ebri Ilir Meta\u201d!<\/p>\n<p>Por, kjo shprehje e tij, duket se ka bezdisur Lesin, i cili menj\u00ebher\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj deklarate, ka tentuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb emision, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me Frangajn, por nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu. I gjendur n\u00eb k\u00ebto rrethana, Lesi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb replik\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn Koha Jon\u00eb, ku i kujton Frangajt t\u00eb gjitha her\u00ebt q\u00eb i ka ardhur n\u00eb ndihm\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe nj\u00eb raport t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e tij nga burgu n\u00eb 1994. Sipas botuesit Lesi, Frangaj ka zgjedhur gjithnj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb an\u00ebn e pushtetit, dhe mbr\u00ebmjen e djeshme duke mbrojtur pushtetit e Edi Ram\u00ebs, thjesht i legjitimoi pretendimet e tij. Nga ana e tij, botuesi paralajm\u00ebron dhe mbylljen e gazet\u00ebs Koha Jon\u00eb, n\u00eb versionin print teksa shkruan mes rreshtave: <em>Un\u00eb prej vitesh jam t\u00ebrhequr n\u00eb jet\u00ebn time dhe mundohem t\u00eb mbaj gazet\u00ebn q\u00eb themelova me 11 maj 1991, e besoj me 11 maj t\u00eb k\u00ebtij viti kur mbushen fiks 30 vite si gazeta e par\u00eb e pavarur shqiptare, do ta mbyll gazet\u00ebn si print. Por do ta mbaj n\u00eb versionin online. Mundet dhe nj\u00eb televizion n\u00eb kushtet e nj\u00eb teknologjie t\u00eb re.<\/em><\/p>\n<p><strong>SHKRIMI I PLOT\u00cb I LESIT:<\/strong><\/p>\n<p><em>Me than\u00eb se mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb \u201cOpinion\u201d te Blendi Fevziu, te televizioni i Aleksand\u00ebr Frangajt me kan\u00eb p\u00ebrmendur personalisht. Nuk po ndiqja TV Klan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pasi e kisha te Top Channel dhe dikush, nj\u00eb avokat i njohur, me nis nj\u00eb sms se \u201c\u00e7\u2019pati Sandri q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendi ty me ironi e p\u00ebr\u00e7mim tani te Fevzo?\u201d. E pyeta se si \u00ebsht\u00eb puna dhe m\u00eb \u00a0tha di\u00e7ka q\u00eb nuk po arrija t\u00eb kuptoja se \u00e7\u2019lidhje kisha un\u00eb me emisionin e Fevziut. <\/em><em>E kalova te Klani dhe pash\u00eb se ishin n\u00eb studio; Baton Haxhia, Armand Shkullaku, Pre\u00e7 Zogaj, Erla Mhilli dhe Aleksand\u00ebr Frangaj. Por disa koleg\u00eb me sqaruan n\u00eb celular se po flitej nga Sand\u00ebr Frangaj p\u00ebr rolin e Presidentit Meta n\u00eb fushat\u00ebn elektorale. Dhe n\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr\u00e7mimi p\u00ebr Presidentin, Frangaj paskesh th\u00ebn\u00eb se \u201cedhe Nikoll Lesi t\u00eb ishte nuk do t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebto idiotsi q\u00eb b\u00ebri Ilir Meta!\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkova n\u00eb celular t\u00eb dilja live n\u00eb studion e Klan p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkurt\u00ebr Sandrit, por Blendi Fevziu me mbyllte telefonin. E megjithat\u00eb Fevzo u mjaftua me nj\u00eb lexim tangent t\u00eb nj\u00eb sms time, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak profesionale sepse kur Blendi d\u00ebshiron t\u00eb nxjerr\u00eb live n\u00eb emision. Por Fezvo nuk ka shum\u00eb faj se \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar t\u00eb pronari Frangaj dhe ndihej keq t\u2019ja prishte pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. <\/em><em>N\u00eb kushte krejt t\u00eb pabarabarta mediatike, kur Frangaj nga prona e tij n\u00eb Klan me i kund\u00ebrvihet me p\u00ebr\u00e7mim dhe un\u00eb nuk lejohem t\u00eb dal\u00eb live, jam i detyruar t\u00eb shkruaj disa rrjeshta. <\/em><em>E para se un\u00eb dhe Sandri jemi dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme, kjo as q\u00eb diskutohet.\u00a0<\/em><em>Dhe nuk jam i penduar! <\/em><em>E dyta Sandrin e kam ndihmuar asokohe kur asnjeri nuk i hapte der\u00ebn e jet\u00ebs, n\u00eb vitin 1991. Dhe nuk kam b\u00ebr\u00eb gabim, sepse gjith\u00e7ka e kam b\u00ebr\u00eb pa hile dhe me nj\u00eb dashamir\u00ebsi, q\u00eb akoma me ka mbetur, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebto 30 vite kam par\u00eb shum\u00eb pabesi, sikurse me dhjetra ish-koleg\u00eb ruajm\u00eb respekt t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb p\u00ebr koh\u00ebt e dikurshme n\u00eb median \u201cKOHA JON\u00cb\u201d.\u00a0<\/em><em>Un\u00eb nuk jam njeri pa gabime. Kam b\u00ebr\u00eb gabime n\u00eb jet\u00eb, por nuk kam kryer faje.<\/em><\/p>\n<p><em>E treta, Sandrin e b\u00ebra un\u00eb bashk\u00ebpronar t\u00eb KOHA JON\u00cb dhe nuk \u00ebsht\u00eb se ai m\u00eb mori mua p\u00ebrdore. M\u00eb mir\u00eb e di avokat Spartak Ngjela se si erdhi mes zhegut t\u00eb 22 korrikut 1992 n\u00eb Lezh\u00eb kur un\u00eb vendosa ti falja, Sandrit, 40 p\u00ebrqind t\u00eb aksion\u00ebve t\u00eb gazet\u00ebs KOHA JON\u00cb. Fjal\u00ebt e avokatit at\u00ebkoh\u00eb kur m\u00eb pyeti se \u201csa lek\u00eb jep ky Sandri p\u00ebr 40 % t\u00eb aksion\u00ebve?\u201d mbetet lapidare p\u00ebrgjigja e tij kur m\u00eb tha \u201cjepja, jepja falas, por kur t\u00eb pendohesh se po e b\u00ebn bashk\u00ebpronar, merr avokat tjet\u00ebr e jo mua se ai do ti shes\u00eb sa frengu pul\u00ebn!\u201d.\u00a0<\/em><em>Dhe ashtu ndodhi. Sa \u201cfrengu pul\u00ebn\u201d mu shit\u00ebn n\u00eb janar 1997 ato q\u00eb fala n\u00eb korrik 1992! <\/em><em>E kat\u00ebrta, Sandri ka parimin se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb me at\u00eb q\u00eb sundon kalan\u00eb. Dhe nuk i ka dal\u00eb keq!\u00a0<\/em><em>Fliste, si\u00e7 me than\u00eb, kaq keq p\u00ebr Ilir Met\u00ebn p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb qejfin kryeministrit Rama, sikurse fliste, dikur, kaq posht\u00ebrsisht kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, kur ishte Berisha n\u00eb pushtet. <\/em><em>Nejse, kjo mbetet \u00e7\u00ebshtje karakteri! <\/em><em>Un\u00eb, kur ai u zu me ish-bashk\u00ebpronar\u00ebt e tij n\u00eb TV KLAN Marsel Sk\u00ebndo dhe Zhylien Rosh, sapo erdhi Berisha n\u00eb pushtet, vinte prap\u00eb t\u00eb KOHA JON\u00cb dhe k\u00ebrkonte ndihm\u00eb. Dhe ia botova \u00e7far\u00eb m\u00eb sillte Sandri, edhe p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb respekti p\u00ebr miq\u00ebsit\u00eb e vjetra. Si\u00e7 shkova (kur ishte n\u00eb burg n\u00eb shkurt 1994) te Gjok Jaku, q\u00eb ishte kryetar komune n\u00eb Zejmen (Lezh\u00eb) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vertetim urgjent q\u00eb t\u2019ja \u00e7oja gjyqtarit Arben Ristani q\u00eb ta nxirrte nga burgu, Sandrin. Dhe e nxora nga burgu me at\u00eb vertetim! <\/em><em>E pesta, Sandri sot ka shum\u00eb prona, pasuri, lek\u00eb, euro! \u00cbsht\u00eb sup\u00ebr milioner. Dhe ti g\u00ebzoj\u00eb dhe as q\u00eb ndjej\u00eb as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn zili p\u00ebr t\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por Sandri nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7moj\u00eb apo ironizoj\u00eb apo edhe me keq t\u00eb fyej\u00eb mua, aq me tep\u00ebr n\u00eb televizionin e tij kur nuk jam i pranish\u00ebm n\u00eb studio. Apo prap\u00eb me tep\u00ebr kur tema e emisionit nuk ishte Nikoll Lesi. <\/em><em>Un\u00eb prej vitesh jam t\u00ebrhequr n\u00eb jet\u00ebn time dhe mundohem t\u00eb mbaj gazet\u00ebn q\u00eb themelova me 11 maj 1991, e besoj me 11 maj t\u00eb k\u00ebtij viti kur mbushen fiks 30 vite si gazeta e par\u00eb e pavarur shqiptare, do ta mbyll gazet\u00ebn si print. Por do ta mbaj\u00eb n\u00eb versionin online. Mundet dhe nj\u00eb televzion n\u00eb kushtet e nj\u00eb teknologjie t\u00eb re. <\/em><em>Kaq takat kam dhe nuk vuaj nga pallatet e shumta apo fshatrat turistik\u00eb q\u00eb ka Sandri. <\/em><em>E fundit, Sandri duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb leku gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Njeriu ruan disa vlera brenda vetvetes, sepse ato e lart\u00ebsojn\u00eb dhe jo mali me lek\u00eb!\u00a0Kaq p\u00ebr sot!<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultati i Zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit, duket se ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah pak\u00ebnaq\u00ebsi nd\u00ebrmjet dy ish-miqve dhe koleg\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb medias, Aleksand\u00ebr Frangaj dhe Nikoll Lesi. Mr\u00ebmjen e djeshme, ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, p\u00ebr t\u00eb komentuar rezultatin e Zgjedhjeve, mes t\u00eb tjerave Frangaj I \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb LSI-s\u00eb dhe Ilir Met\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2717],"class_list":{"0":"post-180009","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-nikoll-lesi-i-pervishet-frangajt-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180009\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}