{"id":180283,"date":"2021-04-29T17:14:15","date_gmt":"2021-04-29T15:14:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180283"},"modified":"2021-04-29T17:14:15","modified_gmt":"2021-04-29T15:14:15","slug":"analiza-e-birn-per-25-prillin-rezultati-nuk-reflekton-realitetin-e-shqiptareve-por-edi-rama-e-fitoi-mandatin-e-trete-permes-transformimit-te-ps-ne-makineri-elektorale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-e-birn-per-25-prillin-rezultati-nuk-reflekton-realitetin-e-shqiptareve-por-edi-rama-e-fitoi-mandatin-e-trete-permes-transformimit-te-ps-ne-makineri-elektorale\/","title":{"rendered":"Analiza e \u201cBIRN\u201d p\u00ebr 25 prillin: Rezultati nuk reflekton realitetin e shqiptar\u00ebve, por Edi Rama e fitoi mandatin e tret\u00eb p\u00ebrmes transformimit t\u00eb PS n\u00eb \u201cmakineri elektorale\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt hodh\u00ebn rreth 51 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit m\u00eb 25 prill 2021, por rritja e opozit\u00ebs nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur socialist\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhjesh q\u00eb u pan\u00eb si nj\u00eb stad tjet\u00ebr i makineris\u00eb elektorale t\u00eb socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Partia Socialiste fitoi 74 mandate n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm me 48.6% t\u00eb votave n\u00eb rang vendi \u2013n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb u etiketua si \u2018masak\u00ebr elektorale\u201d nga opozita, e cila denoncoi p\u00ebrdorimin e element\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb fushat\u00eb si dhe shfryt\u00ebzimin e burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mandati i tret\u00eb radhazi i kryeministrit Edi Rama, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Partia Socialiste b\u00ebhet partia e par\u00eb q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit q\u00eb do t\u00eb qeveris\u00eb vendin kaq gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, rezultati zgjedhor i 25 prillit nuk reflekton realitetin shoq\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri, por aft\u00ebsin\u00eb e partive politike p\u00ebr t\u00eb mobilizuar burime njer\u00ebzore p\u00ebrmes \u2018makinerive elektorale\u2019. Ata b\u00ebjn\u00eb gjithashtu thirrje p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb akuzave p\u00ebr shit-blerje t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb rezultati \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, por zgjedhjet duhen analizuar nga institucionet,\u201d tha Gjergj Vurmo, ekspert i \u201cFreedom House\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cSPAK duhet t\u00eb luftoj\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb krimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe jo t\u00eb godas\u00eb, si n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, komisioner\u00eb t\u00eb vdekur. P\u00ebrndryshe, SPAK-u do t\u00eb b\u00ebhet objekt barsoletash,\u201d shtoi Vurmo.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka marr\u00eb me dhjet\u00ebra denoncime p\u00ebr krime zgjedhore dhe ka regjistruar deri m\u00eb tani 33 procedime penale p\u00ebr korrupsion aktiv ose pasiv n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe denoncimin e Lapsi.al p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb databaze kontroverse me emrat e t\u00eb gjith\u00eb votuesve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb sistem aparat\u00e7ik\u00ebsh partie t\u00eb njohur si patronazhist\u00eb p\u00ebr \u00e7do votues.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 25 prillit ngrit\u00ebn gjithashtu pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr politizim t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe sh\u00ebnjestrim selektiv t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs apo kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur me gjoba marramend\u00ebse p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb rregullave anti-COVID\u201d gjat\u00eb tubimeve elektorale.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb lavd\u00ebruar p\u00ebr sjellje profesionale n\u00eb disa zgjedhje n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, pavar\u00ebsisht telasheve t\u00eb zakonshme zgjedhore n\u00eb drejtime t\u00eb tjera, por k\u00ebto zgjedhje, vler\u00ebsimi i v\u00ebzhguesve ka gjasa nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kaq pozitiv.<\/p>\n<p>Ndarja e vot\u00ebs<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb ruajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sasi votash si kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa Partia Demokratike sh\u00ebnoi rritje, por jo mjaftuesh\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur mazhoranc\u00ebn qeveris\u00ebse. T\u00eb dy partit\u00eb e m\u00ebdha, PS dhe PD, duket se dol\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme nga k\u00ebto zgjedhje n\u00eb krahasim me partit\u00eb e tjera t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Surpriza e zgjedhjeve ishte Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila fitoi tre mandate deputet\u00ebsh dhe shpalli se do t\u00eb ndihmoj\u00eb mazhoranc\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste, pavar\u00ebsisht presionit amerikan mbi Doshin, person i shpallur i pad\u00ebshiruesh\u00ebm nga Departamenti i Shtetit p\u00ebr \u201ckorrupsion madhor\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs votuan mbi 1.6 milion\u00eb shqiptar\u00eb ose 51 mij\u00eb votues m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017. Por duke marr\u00eb parasysh se lista e votuesve \u00ebsht\u00eb shtuar me 137 mij\u00eb persona gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, pjes\u00ebmarrja sh\u00ebnoi nj\u00eb kuot\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit me 46.3%. N\u00eb vitin 2013, pjesmarrja ishte 52.7%, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017 sh\u00ebnoi 46.7%.<\/p>\n<p>Votat e pavlefshme u rrit\u00ebn me 2.5 her\u00eb k\u00ebto zgjedhje ose n\u00eb 83 mij\u00eb, nd\u00ebrsa partit\u00eb garuese mor\u00ebn s\u00eb bashku 1.58 milion\u00eb vota, sakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr si kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Socialiste mori 768 mij\u00eb vota, ose 3 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa m\u00eb 2017, nd\u00ebrsa PD mori 622 mij\u00eb vota ose 166 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Humb\u00ebsja m\u00eb e madhe e zgjedhjeve ishte L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, e cila mori 107 mij\u00eb vota ose 118 mij\u00eb vota m\u00eb pak se sa kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. S\u00eb bashku, PD dhe LSI mor\u00ebn n\u00eb total 47 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb se sa kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb dhe 38 mij\u00eb vota m\u00eb pak se sa socialist\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ndarjes s\u00eb mandateve, Partia Socialiste mori 74, po aq sa kishte kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb do t\u00eb ket\u00eb 59 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa LSI zbriti n\u00eb kuot\u00ebn e 4 deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e tjera t\u00eb vogla dol\u00ebn gjithashtu t\u00eb humbura \u2013ato mor\u00ebn s\u00eb bashku 45 mij\u00eb vota dhe nuk prodhuan mandate.<\/p>\n<p>Pes\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb pavarur q\u00eb garuan n\u00eb pes\u00eb qarqe t\u00eb ndryshme mor\u00ebn s\u00eb bashku 4,200 vota. Boiken Abazi, i mb\u00ebshtetur nga Vet\u00ebvendosje, rezultoi m\u00eb i suksesshmi prej tyre duke marr\u00eb 3 mij\u00eb vota, por p\u00ebr t\u2019u zgjedhur deputet, atij do t\u2019i duhej t\u00eb merrte mbi 17 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Pas fitores s\u00eb zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama u p\u00ebrpoq t\u00eb zbus\u00eb klim\u00ebn e tensionit duke deklaruar se d\u00ebshiron bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn, nd\u00ebrsa kreu i opozit\u00ebs, Lulzim Basha e konsideroi gar\u00ebn nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb me nj\u00eb makineri krimi elektoral dhe sh\u00ebnjoi partin\u00eb e Tom Doshit si shembullin e k\u00ebtij krimi.<\/p>\n<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb, Monika Kryemadhi deklaroi se partia e saj \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, por shtoi se ajo do t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr ringritjen e saj.<\/p>\n<p>Si Basha, ashtu edhe Kryemadhi nuk p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb fjalimet e tyre mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje pas humbjes. Edhe presidenti Ilir Meta, i cili kishte paralajm\u00ebruar largimin n\u00eb rast se Rama do t\u00eb fitonte 71 mandate mohoi p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>\u2018Makineria elektorale\u2019<\/p>\n<p>Zgjedhjet demokratike zakonisht n\u00ebnkuptojn\u00eb votimin e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj alternativave t\u00eb ofruara nga pal\u00ebt politike. Por kryeministri Edi Rama e shpalli k\u00ebt\u00eb gar\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim si \u201cbetej\u00eb personalitetesh\u201d dhe jo programesh apo platformash elektorale, nd\u00ebrsa opozita ofroi disa alternativa politike q\u00eb i kishte premtuar edhe m\u00eb par\u00eb, t\u00eb tilla si taksa e shesht\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri vun\u00eb re hapa pas, duke e v\u00ebn\u00eb theksin tek mungesa e sjelljes profesionale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit si dhe mungesa e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb qart\u00eb mes administrat\u00ebs publike dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Organizata monitoruese KRIIK theksoi se Policia e Shtetit vuri gjoba n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive ndaj kandidat\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, nd\u00ebrsa media, duksh\u00ebm favorizuese p\u00ebr socialist\u00ebt, nuk u mbik\u00ebqyr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Edhe v\u00ebzhguesit e OSBE\/ODIHR theksuan se mazhoranca qeveris\u00ebse pati \u201cnj\u00eb avantazh dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb pushtetit vendor dhe nga keqp\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore\u201d. Ajo theksoi se rrjedha e informacionit personal n\u00eb databaz\u00ebn e socialist\u00ebve \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz q\u00eb i b\u00ebn votuesit t\u00eb dob\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve Politike i tha BIRN se suksesi i PS-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e abuzimeve me burimet shtet\u00ebrore. Krasniqi nuk e kurseu as opozit\u00ebn, q\u00eb sipas tij prezantoi \u201cmodele t\u00eb konsumuara\u201d n\u00eb nj\u00eb mjedis elektoral q\u00eb ndryshon shpejt, me gjenerata t\u00eb t\u00ebra shqiptar\u00ebsh t\u00eb rinj q\u00eb duksh\u00ebm nuk u bind\u00ebn nga oferta e saj.<\/p>\n<p>\u201cPS fitoi me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn num\u00ebr votash e mandatesh si m\u00eb 2017, duke pasur nivel maksimal mobiliteti p\u00ebrmes sistemit efektiv t\u00eb patronazhit dhe p\u00ebrdorimit maksimal t\u00eb resurseve shtet\u00ebrore n\u00eb dy nivelet,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozita humbi p\u00ebr shkak t\u00eb pafuqis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr strategji efektive elektorale dhe p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt e pavendosur t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb rezultatit, akuzat p\u00ebr shit-blerje t\u00eb vot\u00ebs pritet t\u00eb dominojn\u00eb s\u00ebrish debatin politik, ndaj Krasniqi thekson se Prokuroria dhe gjykatat duhet t\u2019u japin sa m\u00eb par\u00eb p\u00ebrgjigje ligjore p\u00ebr pretendimet.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet lidhur me shitblerjen e vot\u00ebs, rastet e denoncimeve dhe p\u00ebr skandalet q\u00eb lidhen me zgjedhjet, p\u00ebrfshir\u00eb skandali i database, rasti i Elbasanit si dhe raportimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shtetit n\u00eb fushat\u00eb,\u201d renditi Krasniqi.<\/p>\n<p>SPAK dhe prokurorit\u00eb shqiptare kan\u00eb d\u00ebshtuar deri m\u00eb sot t\u00eb hetojn\u00eb dhe gjejn\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr krime elektorale t\u00eb mir\u00ebprovuara n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb skem\u00eb fam\u00ebkeqe p\u00ebr blerje votash dhe shantazhim t\u00eb votuesve n\u00eb Dib\u00ebr m\u00eb 2016 dhe p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhjet e qarkut Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje mbi demokracin\u00eb<\/p>\n<p>Kredencialet demokratike t\u00eb Edi Ram\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dob\u00ebta p\u00ebrpara se t\u00eb fitonte mandatin e tret\u00eb, me sulme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ndaj medias, kontrollimin e institucioneve t\u00eb pavarura apo akumulimin e t\u00eb gjitha pushteteve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ai fitoi nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e zgjedhjeve shum\u00ebpartiake n\u00eb vend, ekspert\u00ebt parashikojn\u00eb se kat\u00ebr vitet e ardhshme do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e k\u00ebsaj tendence.<\/p>\n<p>\u201cTendenca \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb po ecet drejt autokracis\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb trendi i zhvillimeve n\u00eb vend,\u201d tha Gjergj Vurmo p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vurmon, lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb kthim n\u00eb normalitet. \u201cT\u00eb pakt\u00ebn kemi opozit\u00eb n\u00eb parlament,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Krasniqi beson gjithashtu se mandati i tret\u00eb i Ram\u00ebs nuk do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb ndryshe nga i dyti, nd\u00ebrsa reformat p\u00ebr t\u00eb cilat vendi ka nevoj\u00eb mund t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mbahen peng i konfliktit politik.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Rama sugjeroi n\u00eb fjalimin e fitores se ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn, Krasniqi sugjeron se nj\u00eb bashk\u00ebpunim i till\u00eb p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb reformave k\u00ebrkon ndonj\u00eb lloj l\u00ebshimi nga Rama, q\u00eb nuk dihet n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>\u201cMazhoranca u konfirmua, por vijimi i pushtetit nuk do t\u00eb thot\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ndryshime. P\u00ebr PS, mandati i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me mandatin e dyt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb reformat e m\u00ebdha dhe sfidat e shumta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mazhoranc\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe m\u00eb solide,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit, oferta e vetme q\u00eb PS mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrafrimi i zgjedhjeve lokale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb sistem dhe sistemi t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb legjitimitet, sidomos n\u00eb nivelin lokal.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai parashikon se konflikti politik do t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb edhe n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cNdarja e thell\u00eb politike n\u00eb shoq\u00ebri dhe ligj\u00ebrimi negativ elektoral pamund\u00ebson gjetjen e pikave t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs, p\u00ebr pasoj\u00eb, hendeku do t\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb dhe konflikti politik do vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb permanent,\u201d p\u00ebrfundoi Krasniqi.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt hodh\u00ebn rreth 51 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit m\u00eb 25 prill 2021, por rritja e opozit\u00ebs nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur socialist\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhjesh q\u00eb u pan\u00eb si nj\u00eb stad tjet\u00ebr i makineris\u00eb elektorale t\u00eb socialist\u00ebve. Partia Socialiste fitoi 74 mandate n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm me 48.6% [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":180284,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,235],"tags":[2558,312,2651,329],"class_list":{"0":"post-180283","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"category-vendi","9":"tag-birn","10":"tag-lajme","11":"tag-zgjedhjet","12":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180283\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}