{"id":180359,"date":"2021-04-30T09:08:39","date_gmt":"2021-04-30T07:08:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180359"},"modified":"2021-04-30T09:09:03","modified_gmt":"2021-04-30T07:09:03","slug":"fatos-lubonja-fiton-kush-ka-me-teper-para-fitorja-e-xhafajt-dhe-jo-e-majkos-lepuri-fle-diku-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fatos-lubonja-fiton-kush-ka-me-teper-para-fitorja-e-xhafajt-dhe-jo-e-majkos-lepuri-fle-diku-tjeter\/","title":{"rendered":"Fatos Lubonja: Fiton kush ka m\u00eb tep\u00ebr para, fitorja e Xhafajt dhe jo e Majkos! Lepuri fle diku tjet\u00ebr\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit, \u00a0thot\u00eb se vota shkon p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr para. Duke u ndalur tek rastet e kandidat\u00ebve socialist\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka humbur Pandeli Majko dhe kreu i PS-s\u00eb p\u00ebr kryeqytetin Ervin Bushati, Lubonja thot\u00eb p\u00ebr \u201cReal Story\u201d se \u201clepuri fle diku tjet\u00ebr\u201d. \u201cDisa fenomene q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u komentuar. Gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendjen ishte fakti se Ervin Bushati kryetar i PS t\u00eb Tiran\u00ebs, njeri q\u00eb e kemi pasur n\u00ebp\u00ebr studio, njeri q\u00eb e njeh publiku \u00ebsht\u00eb i rrezikuar.<\/p>\n<p>Analizat m\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek disa konkluzione. Konkluzioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fitoren e nj\u00eb partie socialiste dhe social demokrate, n\u00eb kuptimin e programeve politike n\u00ebnkupton partit\u00eb e pjes\u00ebs s\u00eb brisht\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. E djathta konsiderohet parti e m\u00eb t\u00eb pasurve dhe e majta p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb parti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtresat m\u00eb t\u00eb brishta, ose dhe administrat\u00eb, shkollat, m\u00ebsuesit. K\u00ebta personazhet q\u00eb m\u00eb dalin k\u00ebtu p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pasur. Analiza e vot\u00ebs tregon q\u00eb fiton kush ka m\u00eb tep\u00ebr para. Parat\u00eb jan\u00eb dy llojesh, para private t\u00eb fituara privatisht, p\u00ebr mendimin tim ka dhe para t\u00eb pista sepse kemi ca personazhe n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrfolur.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7on e para tek nj\u00eb parti q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb si parti. E dyta tek momenti i diskutuesh\u00ebm n\u00ebse k\u00ebto zgjedhje kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lira apo t\u00eb blera. E treta, po marr dhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr q\u00eb prap\u00eb \u00ebsht\u00eb interesant. Pash\u00eb Fatmir Xhaf\u00ebn, than\u00eb q\u00eb fitoi kaq shum\u00eb se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga socialist\u00ebt. Dhe un\u00eb k\u00ebshtu e mendova n\u00eb fillim. Por edhe ne hetojm\u00eb. Hetimi i par\u00eb vjen nga nj\u00eb pik\u00ebpyetje, ore po ky Pandeli Majko pse kaq pak? P\u00ebr mua lepuri fshihet pas tij. Un\u00eb e hedh si ide, po b\u00ebj analiz\u00eb, ti ma shpjego mua. Ose ka marr\u00eb kaq shum\u00eb sepse ishte njeri simbol i PS ose ka di\u00e7ka tjet\u00ebr. P\u00ebr simbol nuk m\u00eb rri sepse \u00ebsht\u00eb Majko m\u00eb simbol i PS. P\u00ebr mua lepuri fle diku tjet\u00ebr. Le t\u00eb hetoj\u00eb OFL, un\u00eb nuk jam OFL.<\/p>\n<p>Un\u00eb i m\u00ebshoj tez\u00ebs sime q\u00eb k\u00ebtu ka skema kush ka m\u00eb shum\u00eb para, \u00ebsht\u00eb organizuar, ka mobilizuar parat\u00eb dhe ka fituar, favore, tenderime, nuk e di. Edhe Lu\u00e7iano Bo\u00e7in un\u00eb nuk e njoh. Me logjik\u00ebn q\u00eb kam un\u00eb, me njohjen q\u00eb kam un\u00eb, me aparenc\u00ebn q\u00eb kam un\u00eb mund t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb Bardhi se sa Bo\u00e7i. Dyshimi im, mund t\u00eb shkoj\u00eb prap\u00eb tek kjo skema. Duhet gjetur diku se nga buron leku dhe p\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidente. Kush ka fituar m\u00eb shum\u00eb dhe po t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb hetim t\u00eb thjesht\u00eb, ore \u00e7far\u00eb biznesi ka ky, do gjesh shum\u00eb gj\u00ebra, p\u00ebr mua. Un\u00eb kam par\u00eb ujkun ti m\u00eb flet p\u00ebr gjurm\u00ebn. Un\u00eb kam par\u00eb duke shp\u00ebrndar\u00eb parat\u00eb me lista. Doli lista e Elbasanit, fenomen i p\u00ebrhapur tek t\u00eb gjitha partit\u00eb\u201d, tha Lubonja.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek tkurrja e LSI, Lubonja b\u00ebri nj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cLSI kishte 20 deputet\u00eb, mori 4. U kthye thon\u00eb n\u00eb origjin\u00eb, kur lindi. Pse mori 20 LSI, sepse ishte parti pushteti, kishte drejtor\u00eb, kishte pas lidhje. Tani q\u00eb iu hoq\u00ebn t\u00eb gjitha k\u00ebto me operacione kirurgjikale nga PS dhe k\u00ebta shkuan tek k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt, tek pushteti. Kjo shpjegon 20 n\u00eb 4\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit, \u00a0thot\u00eb se vota shkon p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr para. Duke u ndalur tek rastet e kandidat\u00ebve socialist\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka humbur Pandeli Majko dhe kreu i PS-s\u00eb p\u00ebr kryeqytetin Ervin Bushati, Lubonja thot\u00eb p\u00ebr \u201cReal Story\u201d se \u201clepuri fle diku tjet\u00ebr\u201d. \u201cDisa fenomene [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180361,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2770],"class_list":{"0":"post-180359","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-lubonja-fitorja-e-xhafajt-dhe-jo-e-majkos-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180359\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180361"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}