{"id":180533,"date":"2021-05-01T09:13:33","date_gmt":"2021-05-01T07:13:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180533"},"modified":"2021-05-01T09:24:37","modified_gmt":"2021-05-01T07:24:37","slug":"zbulohen-transfertat-qe-qeveria-shperndau-ne-fshehtesi-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbulohen-transfertat-qe-qeveria-shperndau-ne-fshehtesi-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Zbulohen transfertat q\u00eb qeveria shp\u00ebrndau n\u00eb fsheht\u00ebsi para Zgjedhjeve\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 22 prill n\u00eb telefonin e qytetares B.M nga Durr\u00ebsi, mb\u00ebrriti nj\u00eb mesazh nga banka. Mesazhi shkruante:\u00a0<em>\u201cLlogaria juaj u kreditua me 1 mij\u00eb dollar\u00eb\u201d<\/em>. D\u00ebrguesi i parave ishte buxheti i shtetit, m\u00eb sakt\u00eb program i granteve t\u00eb rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti. T\u00eb nes\u00ebrmen, qytetarja u paraqit n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr \u00e7ekun e d\u00ebrguar nga qeveria, nd\u00ebrsa pas dy dit\u00ebsh shkoi t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i qytetares B.M. nuk ishte nj\u00eb rast i izoluar, por nj\u00eb fenomen n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. I nj\u00ebjti mesazh, u ka mb\u00ebrritur mij\u00ebra familjeve durrsake, dy deri n\u00eb tre dit\u00eb para Zgjedhjeve. MCN, ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb dokumentet ekskluzive si dhe t\u00eb gjurmoj\u00eb qindra transferta bankare nga qeveria, n\u00eb llogarit\u00eb e familjeve. K\u00ebto q\u00eb shihni n\u00eb ekran, jan\u00eb vet\u00ebm disa prej transfertave nga buxheti n\u00eb llogarit\u00eb e familjeve, nga datat 19 deri n\u00eb 23 prill.<\/p>\n<p>Parat\u00eb kesh t\u00eb derdhura nga buxheti n\u00eb llogari t\u00eb familjeve t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb jav\u00ebn e fundit para Zgjedhjeve, ishin finalizimi i nj\u00eb operacioni t\u00eb mir\u00ebkoordinuar me arkitekt\u00eb Bashkin\u00eb e Dur\u00ebsit. N\u00eb dat\u00ebn 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Emirjana Sako dhe k\u00ebshilli bashkiak i k\u00ebtij qyteti, miratuan me urgjenc\u00eb list\u00ebn e par\u00eb me 806 familje, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrfitonin mbi 2 milion\u00eb euro transferta kesh nga qeveria si kompesim p\u00ebr d\u00ebmet e t\u00ebrmetit. N\u00eb 14 prill, Bashkia miratoi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr list\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe me 1351 familje t\u00eb tjera, t\u00eb cilave n\u00eb dit\u00ebt e fundit para zgjedhjeve, iu derdh\u00ebn 4 milion\u00eb euro kesh n\u00eb llogarit\u00eb e tyre. Madje jo vet\u00ebm kaq, por p\u00ebrmes disa vendimeve t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, Bashkia e Durr\u00ebsit ka ndryshuar kategorin\u00eb e d\u00ebmtimit p\u00ebr qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 n\u00eb DS2 apo nga DS2 n\u00eb DS3, \u00e7\u2019ka rrit automatikisht dhe vler\u00ebn e parave q\u00eb ato p\u00ebrfitojn\u00eb nga qeveria.<\/p>\n<p>Por megjith\u00ebse Durr\u00ebsi ishte epiqendra e transfertave cash t\u00eb rind\u00ebrtimit, ky ishte nje operacion n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb p\u00ebrfshinte disa qarqe t\u00eb vendit dhe q\u00eb kordinohej nga qeveria n\u00eb tiran\u00eb. P\u00ebrmes m\u00eb shum\u00eb se 20 vendimeve t\u00eb miratuara n\u00eb periudh\u00ebn nga 3 shkurti deri n\u00eb 14 prill, K\u00ebshilli i Ministrave, i hapi rrug\u00ebn ligjore vetes t\u00eb derdh\u00eb miliona euro, n\u00eb prag t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb familjeve q\u00eb ishin prekur nga t\u00ebrmeti i ndodhur nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto dokumenta konfidenciale t\u00eb siguruar nga MCN, tregojn\u00eb se p\u00ebrmes programit t\u00eb granteve t\u00eb rind\u00ebrtimit, n\u00eb muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milion\u00eb euro kesh n\u00eb llogarit\u00eb e mij\u00ebra familjeve n\u00eb Durr\u00ebs, Shijak, Kamz\u00eb, Vor\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Kavaj\u00eb, Mirdit\u00eb, Lezh\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha zonat e prekura nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Fenomeni ka qen\u00eb aq masiv sa q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb operacioni m\u00eb i madh i ndikimit t\u00eb vot\u00ebs n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb i regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo me para informale, por drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit, pra me parat\u00eb e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve. Gjith\u00e7ka n\u00eb rrug\u00eb ligjore dhe gjith\u00e7ka n\u00ebn hund\u00ebn e opozit\u00ebs. Kjo e fundit madje, sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri autokolonat e militant\u00ebve. Por nd\u00ebrsa opozita jetonte me \u00ebndrr\u00ebn e saj euforike p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar n\u00eb heshtje operacionin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb ndikimit t\u00eb vot\u00ebs, rezultati i t\u00eb cilit u pa n\u00eb 25 prill.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 22 prill n\u00eb telefonin e qytetares B.M nga Durr\u00ebsi, mb\u00ebrriti nj\u00eb mesazh nga banka. Mesazhi shkruante:\u00a0\u201cLlogaria juaj u kreditua me 1 mij\u00eb dollar\u00eb\u201d. D\u00ebrguesi i parave ishte buxheti i shtetit, m\u00eb sakt\u00eb program i granteve t\u00eb rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti. T\u00eb nes\u00ebrmen, qytetarja u paraqit n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr \u00e7ekun e d\u00ebrguar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2800],"class_list":{"0":"post-180533","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-zbulohen-transfertat-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180533\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}