{"id":180584,"date":"2021-05-01T11:23:14","date_gmt":"2021-05-01T09:23:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180584"},"modified":"2021-05-01T11:23:14","modified_gmt":"2021-05-01T09:23:14","slug":"kushtetuesja-cakton-seancen-per-sherrin-mbi-ministrat-presidenti-paralajmeron-se-nuk-do-dekretoje-qeverine-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kushtetuesja-cakton-seancen-per-sherrin-mbi-ministrat-presidenti-paralajmeron-se-nuk-do-dekretoje-qeverine-e-re\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja cakton seanc\u00ebn p\u00ebr sherrin mbi Ministrat\/ Presidenti paralajm\u00ebron se nuk do dekretoj\u00eb qeverin\u00eb e re\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, kan\u00eb shk\u00ebmbyer akuza dhe replika n\u00eb distance. Pas disa shtyrjeve, n\u00eb horizont tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebrballja mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, p\u00ebr dekretimin e Ministrave. M\u00eb 18 maj, do t\u00eb mbahet seanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, p\u00ebr kompetencat p\u00ebr dekretimin e Ministrave. Ka qen\u00eb vet\u00eb ky institucion, i cili n\u00eb faqen zyrtare b\u00ebn me dije se kjo mosmarr\u00ebveshje mes dy krer\u00ebve t\u00eb shtetit, do t\u00eb zgjidhet n\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb muajit maj.<\/p>\n<p><em>\u201cZgjidhja e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetencave nd\u00ebrmjet Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb njoftimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrve\u00e7 debatit p\u00ebr shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit dhe kryeministri Edi Rama pritet t\u00eb p\u00ebrplasen me nj\u00ebri-tjetrin edhe p\u00ebr sherrin mbi ministrat. Po si ka nisur sherri p\u00ebr dekretimin e ministrave mes Ram\u00ebs dhe Met\u00ebs? Ka qen\u00eb muaji janar i vitit 2019, koh\u00eb kur kryeministri Edi Rama propozoi si z\u00ebvend\u00ebsuesin e Bushatit, Gent Cakajn. Ky i fundit u d\u00ebrgua p\u00ebr dekretim tek presidenti Ilir Meta. Aty, Cakaj ngeci n\u00eb rrjet\u00ebn e skanimit t\u00eb Presidenc\u00ebs. Meta ktheu dekretin p\u00ebr Gent Cakajn duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs si dhe shkeljen q\u00eb ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyr\u00ebn e zv\/ministrit pa qen\u00eb i pajisur m\u00eb par\u00eb me certifikat\u00eb sigurie. Certifikat\u00ebn e Siguris\u00eb DSIK, Cakaj e mori 24 or\u00eb pasi aplikoi, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkonte me momentin kur qeveria e kishte propozuar p\u00ebr minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, zoti Cakaj nuk u em\u00ebrua kurr\u00eb n\u00eb post, por ushtroi detyr\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb kryeministrit Edi Rama, i cili mori p\u00ebrsip\u00ebr kompetencat e kryediplomatit.<\/p>\n<p>Por sikur t\u00eb mos mjaftonin t\u00eb gjitha k\u00ebto f\u00ebrkime dhe p\u00ebrplasje, presidenti Ilir Meta ka dal\u00eb dje n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, ku ka paralajm\u00ebruar se nuk do t\u00eb njoh\u00eb qeverin\u00eb e dal\u00eb nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit, t\u00eb cilat u fituan nga Partia Socialiste. Gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp nga Presidenca, presidenti Meta deklaroi se zgjedhjet nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar ende dhe se sipas tij, rezultati i deritanish\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm paraprak. Madje, zoti Meta theksoi se duhet rinum\u00ebruar gjith\u00e7ka, nd\u00ebrsa vuri theksin te numri i madh i votave t\u00eb pavlefshme q\u00eb, sipas Met\u00ebs duhet t\u00eb hetohen.<\/p>\n<p><em>\u201cKa p\u00ebrfunduar dita e votimit, jo zgjedhjet. I ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rezultat paraprak. Procesi i num\u00ebrimit nuk ka p\u00ebrfunduar ende ndoshta, ankimimet nuk kan\u00eb nisur akoma. Prandaj, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dua t\u00eb fal\u00ebnderoj qytetar\u00ebt q\u00eb pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb ndodhi iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes s\u00eb presidentit, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. S\u00eb dyti, t\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebto zgjedhje kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb pavlefshme. Prandaj, duhet me shum\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb mos preket m\u00eb asnj\u00eb kuti dhe flet\u00eb votimi, t\u00eb rinum\u00ebrohet gjith\u00e7ka se pamjet filmike jan\u00eb atje. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ekspertiz\u00ebn, n\u00ebse nj\u00eb flet\u00eb ka dy kryqe a i ka b\u00ebr\u00eb e nj\u00ebjta dor\u00eb. U b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb forcave politike t\u00eb p\u00ebrqendrohen duke mos cenuar m\u00eb tej integritetin e k\u00ebtij procesi p\u00ebr t\u00eb rinum\u00ebruar \u00e7do vot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur nga qytetar\u00ebt<\/em>\u201d, deklaroi Meta.<\/p>\n<p>Pra, fakti q\u00eb Meta thot\u00eb se nuk kan\u00eb mbaruar zgjedhjet dhe injoromi q\u00eb iu b\u00ebri gazetar\u00ebve kur e pyet\u00ebn dje n\u00ebse do mandatoj\u00eb Ram\u00ebn p\u00ebr qeverin\u00eb e re, tregojn\u00eb se ai pritet q\u00eb t\u00eb mos e jap\u00eb dekretin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, kan\u00eb shk\u00ebmbyer akuza dhe replika n\u00eb distance. Pas disa shtyrjeve, n\u00eb horizont tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebrballja mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, p\u00ebr dekretimin e Ministrave. M\u00eb 18 maj, do t\u00eb mbahet seanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2811],"class_list":{"0":"post-180584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-meta-nuk-do-i-njoh-zgjedhjet-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180584\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}