{"id":180594,"date":"2021-05-01T12:36:05","date_gmt":"2021-05-01T10:36:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180594"},"modified":"2021-05-01T12:41:40","modified_gmt":"2021-05-01T10:41:40","slug":"mulosmani-barku-i-partise-socialiste-eshte-i-mbarsur-me-nje-pasardhes-monster-i-shkelqyer-si-erion-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mulosmani-barku-i-partise-socialiste-eshte-i-mbarsur-me-nje-pasardhes-monster-i-shkelqyer-si-erion-veliaj\/","title":{"rendered":"Mulosmani: Barku i Partis\u00eb Socialiste, \u00ebsht\u00eb i mbarsur me nj\u00eb pasardh\u00ebs monst\u00ebr i shk\u00eblqyer si Erion Veliaj\u2026."},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ermal Mulosmani<\/strong><\/p>\n<p>Pasi t\u00eb num\u00ebrohet edhe vota e fundit e 25 Prillit dhe narkoza e shpres\u00ebs \u201czgjedhjet 2021\u201d do t\u00eb davaritet, opozitar\u00ebt do t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb operacioni doli: \u201ci pasuksessh\u00ebm! Plaga duhet rikoperuar! Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion aq i thjesht\u00eb. Duhen ustallar\u00eb t\u00eb sprovuar q\u00eb pacienti t\u00eb mos vdes\u00eb\u2026S\u00ebmundja e ka dwmtuar trupin frontalisht dhe duhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale qysh n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">1.<\/strong>Pushteti absolut i Edi Ram\u00ebs n\u00eb vend zuri fill n\u00eb ndryshimet kushtetuese t\u00eb 2008-\u00ebs. At\u00eb koh\u00eb, 44 vje\u00e7ari pregatitej t\u00eb vinte n\u00eb pushtet dhe rregullat e vjetra demokratike i rrinin ngusht\u00eb. Si mundet t\u00eb pranonte nj\u00eb Kryetar si Rama sistemin maxhoritar q\u00eb prodhonte konkurenc\u00eb politike dhe ushqehej nga merita personale? Nuk dihet me sakt\u00ebsi pse Berisha ia plot\u00ebsoi at\u00eb d\u00ebshir\u00eb por autoritarizmi i Ram\u00ebs filloi aty. Humbja e 2009-\u00eb vet\u00ebm sa e shty ca n\u00eb koh\u00eb. Edi Ram\u00ebs i kishte mbetur edhe nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb mbret\u00ebrimit. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e vjet\u00ebr e parealizuar, zhdukja totale e Partis\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs, aleatit t\u00eb tij strategjik n\u00eb zgjedhjet e 2013-\u00ebs. Nj\u00eb mosbesim reciprok dhe sy\u00e7el\u00ebsi intrigante ishte karakteristika 4 vje\u00e7are e qeverisjes s\u00eb tyre. T\u00eb dy mendonin se po mbanin gjarprin n\u00eb gji prandaj dhe nuk flinin rehat. Kur u sigurua q\u00eb gjarprit i ik\u00ebn dh\u00ebmb\u00ebt, Rama e hodhi n\u00eb folen\u00eb e Presidenc\u00ebs. Ishte fillimi i projektit t\u00eb ri, zhdukjes totale t\u00eb LSI-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duheshin edhe nj\u00ebher\u00eb ndryshime kushtetuese, duheshin 84 vota. Kjo dukej nj\u00eb penges\u00eb e pakap\u00ebrcyeshme n\u00eb Janar 2019. Por jo edhe n\u00eb Shkurt. Vendimi i Opozit\u00ebs (nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb edhe 19 LSI-as) p\u00ebr braktisjen e Parlamentit ishte dhurat\u00eb nga Per\u00ebndia p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Rekrutimi i rreth 40 z\u00ebvend\u00ebsuesve nga listat e opozitar\u00ebve ishte nj\u00eb nga veprimet m\u00eb spektakolare politike t\u00eb Ram\u00ebs. Edhe tallej me kund\u00ebrshtar\u00ebt duke p\u00ebrqeshur surrogat\u00ebt si zgjedhje e tyre nga ana tjet\u00ebr i shfryt\u00ebzonte ata sa her\u00eb i duheshin votat e tyre. Ardhja e surrogat\u00ebve qesharak\u00eb e ktheu Parlamentin n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb humori ku n\u00eb fakt po luhej nj\u00eb akt fort serioz. Nj\u00eb rast i till\u00eb t\u00eb vjen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb. N\u00ebn petkun e respektimit \u201ct\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb votuesve\u201d (kush flet p\u00ebr d\u00ebshira t\u00eb votuesve!) p\u00ebr lista t\u00eb hapura, Kryeministri zhduku autobusin e Partis\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb mbante brenda fugonat e partive t\u00eb vogla: \u201cMund t\u00eb futen vet\u00ebm shofer\u00ebt-tha Rama- por jo edhe fugon\u00ebt\u201d. A kishte t\u00eb drejt\u00eb? Ndoshta po. A ishte m\u00ebnyra e duhur? Absolutisht jo. Surrogat\u00ebt qesharak\u00eb nuk duhej t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshonin Kushtetut\u00ebn. Mir\u00ebpo skrupujt moral\u00eb dhe Edi Rama jan\u00eb si dy drejt\u00ebza paralele n\u00eb bot\u00ebn politike. Kush shpreson se ato do t\u00eb takohen nj\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb naiv. Partia Demokratike b\u00ebnte sehir zem\u00ebrplasur tek shihte keqp\u00ebrdorimin e veprimit t\u00eb tyre t\u00eb trash\u00eb. Pasi u mori gjitha bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, pa asnj\u00eb breng\u00eb morale, Edi Rama, po u merrte me ligj edhe mandatine tret\u00eb. Ishte nj\u00eb sken\u00eb ku p\u00ebrzihej d\u00ebshp\u00ebrimi, pafuqia dhe marazi nga diversioni politik si shfaqje publike e perversitetit moral.<\/p>\n<p>Ndryshimet kushtetuese t\u00eb Gushtit 2020 praktikisht i dhan\u00eb mandatin e tret\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">2.<\/strong>Nuk ka koh\u00eb p\u00ebr vajtim. Edi Rama prej 8 vitesh \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha akuzat politike, mediatike, financiare, korruptive u fshin\u00eb me gom\u00ebn e madhe t\u00eb zgjedhjeve politike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr barku politik i Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb i mbarsur me nj\u00eb pasardh\u00ebs po aq monst\u00ebr politike dhe makiavelist i shk\u00eblqyer si Erion Veliaj. At\u00ebher\u00eb si i b\u00ebhet? Si do p\u00ebrballohen k\u00ebto kafsh\u00eb politike nga nj\u00eb politikan me profilin e Lulzim Bash\u00ebs? Q\u00eb mendon se \u201cRam\u00ebs do i vij\u00eb turp, ndoshta\u201d? Ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrrohet lideri i Opozit\u00ebs! Kur e them k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se nuk kam keqardhje. Basha ndoshta ka statur\u00ebn e liderit n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr, me rregulla t\u00eb mir\u00ebrespektuara por kurrsesi n\u00eb xhungl\u00ebn shqiptare t\u00eb politik\u00ebs. Aty \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mbijetoj\u00eb. 600 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb i kan\u00eb mbajt\u00eb shpresat e tyre te elokuenca, sharmi dhe mir\u00ebsjellja politike e zotit Basha tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">3. <\/strong>P\u00ebr nj\u00eb moment e mendova Partin\u00eb Demokratike si biznes dhe veten time si pronarin e atij biznesi. Kujt do t\u2019ia jepja at\u00eb biznes p\u00ebr ta menaxhuar? Kush e ka profilin e duhur p\u00ebr t\u00eb konkuruar Edi Ram\u00ebn, karakterin e fort\u00eb, lidershipin, men\u00e7urin\u00eb, ambicien dhe cv-n\u00eb e duhur p\u00ebr ta kompleksuar Edi Ram\u00ebn? Lideri i ri i PD-s\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb vinte nga Jugu i Shqip\u00ebris\u00eb. Kur shikon harten elektorale t\u00eb fituesve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7do njeri duhet t\u00eb ndihet keq. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2017 ishte lumi Drin kufiri i posht\u00ebm i PD-s\u00eb, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ka zbritur deri n\u00eb lumin Mat. Duket sikur PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Lega Nord i Shqip\u00ebris\u00eb me tropojan\u00eb, shkodran\u00eb, kuksian\u00eb e dibran\u00eb. Kjo dram\u00eb vizuale, ky perceptim d\u00ebshp\u00ebrues q\u00eb b\u00ebrtet edhe kur nuk e flet, duhet t\u00eb zhduket. Partit\u00eb shqiptare marrin pamjen e liderit. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb lideri i PD-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb nga Jugu, ta njollos\u00eb edhe Vjos\u00ebn, Shkumbinin e Osumin me njolla blu. Shqip\u00ebria do jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb n\u00ebse njollat lejla do t\u00eb duken n\u00eb Veri dhe ato blu n\u00eb Jug. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb e bukur. Jemi shum\u00eb pak territor dhe njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kaq t\u00eb ndar\u00eb. Ndaj n\u00ebse do t\u00eb zgjidhja drejtuesin e ri do t\u00eb k\u00ebrkoja nj\u00eb figur\u00eb posht\u00eb Shkumbinit. Ky \u00ebsht\u00eb kriteri i par\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermal Mulosmani Pasi t\u00eb num\u00ebrohet edhe vota e fundit e 25 Prillit dhe narkoza e shpres\u00ebs \u201czgjedhjet 2021\u201d do t\u00eb davaritet, opozitar\u00ebt do t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb operacioni doli: \u201ci pasuksessh\u00ebm! Plaga duhet rikoperuar! Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion aq i thjesht\u00eb. Duhen ustallar\u00eb t\u00eb sprovuar q\u00eb pacienti t\u00eb mos vdes\u00eb\u2026S\u00ebmundja e ka dwmtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":180609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[2814],"class_list":{"0":"post-180594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-ermal-mulosmani-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180594\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}