{"id":180672,"date":"2021-05-01T21:16:39","date_gmt":"2021-05-01T19:16:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180672"},"modified":"2021-05-01T21:16:39","modified_gmt":"2021-05-01T19:16:39","slug":"skandali-me-krimet-zgjedhore-voa-policia-manipuloi-ngjarjen-e-elbasanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandali-me-krimet-zgjedhore-voa-policia-manipuloi-ngjarjen-e-elbasanit\/","title":{"rendered":"Skandali me krimet zgjedhore\/ VOA: Policia manipuloi ngjarjen e Elbasanit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri deklaratat e policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb mbi p\u00ebrplasjen e armatosur n\u00eb Elbasan m\u00eb 21 Prill, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, ku pati nj\u00eb t\u00eb vrare dhe 4 t\u00eb plagosur, ngjanin t\u00eb ishin kontradiktore me provat e gjetur n\u00eb vendin e ngjarjes, mes t\u00eb cilave lista me emra dhe fotokopje kartash identiteti.<\/p>\n<p>Prokuroria shpjegon se ato nuk mund t\u00eb konsiderohen materiale zgjedhore. Burime t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur megjithat\u00eb se verifikimet po shtrihen edhe mbi dyshimet e mundshme p\u00ebr krime zgjedhore<\/p>\n<p>Zanafilla e konfliktit t\u00eb armatosur m\u00eb 21 Prill n\u00eb qytetin e Elbasanit, e cila p\u00ebrfundoi me nj\u00eb t\u00eb vrar\u00eb dhe kat\u00ebr t\u00eb plagosur n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare, erdhi pasi disa mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit \u201cGrupi i Mbrojtjes s\u00eb Votave\u201d, ndaluan Mehmet Grec\u00ebn, nj\u00eb person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge n\u00eb Britani, i cili sipas tyre po shp\u00ebrndante para n\u00eb favor t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu mohuan publikisht se n\u00eb vendngjarje ishin gjetur materiale q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr shitblerje t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga kqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur n\u00eb vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende t\u00eb kundraligjshme apo t\u00eb dyshuara se mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr shitblerje t\u00eb vot\u00ebs\u201d, deklaroi Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm I Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ard Veliu<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb gjetur material zgjedhore\u201d, tha nga ana e tij Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu.<\/p>\n<p>Deklaratat publike t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb ting\u00eblluan n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat q\u00eb m\u00eb pas u deklaruan se ishin zbuluar n\u00eb vendin e krimit.<\/p>\n<p>Dokumentet hetimore t\u00eb siguruara nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs tregojn\u00eb se n\u00eb dy makina t\u00eb bllokuara n\u00eb vendin e krimit u gjet\u00ebn flet\u00ebpalosje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, fotokopje kartash identiteti si dhe nj\u00eb bllok me emra votuesish dhe me mbishkrimin \u201cpagesa\u201d.<\/p>\n<p>Sipas referimit t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb makin\u00ebn pa targa q\u00eb drejtohej nga Mehmet Greca, e cila u bllokua nga grupi i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb PD, u gjet\u00ebn nj\u00eb pasaport\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetasi, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe nj\u00eb bllok me sh\u00ebnimin \u201cMet Dafllaku pages\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Blloku kishte gjasht\u00eb faqe me emra dhe ID, me p\u00ebrshkrimin \u201cformular patronazhi\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb makin\u00ebn e dyt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorur nga Klement Xhaferri, i cili m\u00ebsohet se u p\u00ebrfshi n\u00eb mbrojtje t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb PS, u gjet\u00ebn 17 fotokopje kartash identiteti dhe pasaportash. N\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet, u zbuluan edhe 5 flet\u00eb formati me p\u00ebrmbajtje emrash dhe ID t\u00eb shtetasve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<br \/>\nXhaferri \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr \u201cvrasje n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d. Automjeti i p\u00ebrdorur prej tij<\/p>\n<p>rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEldio Petrol\u201d dhe administrator Eldio Beko, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga autoritetet, pasi dha dy deklarime t\u00eb kund\u00ebrta, duke fshehur faktin se makin\u00ebn ja kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim Klement Xhaferrit.<\/p>\n<p>I pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebr deklarat\u00ebn e tij, kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ardi Veliu u p\u00ebrgjigj p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, duke shpjeguar se sipas tij \u201cgrupi hetimor nuk i kishte vler\u00ebsuar provat n\u00eb vendngjarje si element\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr korrupsion aktiv ose pasiv n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>Ai la t\u00eb kuptohej se ky vler\u00ebsim kishte ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb parave t\u00eb gjetura n\u00eb makin\u00ebn e Grec\u00ebs, vet\u00ebm 100 euro dhe 2 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nga hetimi do t\u00eb rezultojn\u00eb indicje, apo dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr pranin\u00eb e element\u00ebve t\u00eb veprave penale, q\u00eb prekin zgjedhjet e lira, \u00ebsht\u00eb n\u00eb atributin e prokuroris\u00eb regjistrimi dhe hetimi i k\u00ebtij procedimi penal\u201d- tha zoti Veliu.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe zv.drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, Alfred Shehu, I cili thot\u00eb se \u201cprovat n\u00eb vendngjarje nuk konsiderohen si materiale zgjedhore\u201d, q\u00eb sipas tij jan\u00eb vet\u00ebm ato t\u00eb shp\u00ebrndara nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Z.Shehu nuk b\u00ebri komente t\u00eb m\u00ebtejshme pasi theksoi faktin se si prokuror e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb reagoj\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs m\u00ebsoi me burime t\u00eb besueshme se prokuroria e Elbasanit, po b\u00ebn verifikime edhe n\u00eb drejtim t\u00eb dyshimeve p\u00ebr krime t\u00eb mundshme zgjedhore.<\/p>\n<p>Oficer\u00ebve gjyq\u00ebsor\u00eb, u \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb dhe pyesin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, emrat e t\u00eb cil\u00ebve gjenden n\u00eb listat e zbuluara n\u00eb dy automjetet n\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Akuzat p\u00ebr shit-blerje t\u00eb votave si dhe p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs publike n\u00eb fushat\u00eb ishin dy nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb ngritura n\u00eb raportin paraprak t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb lum\u00eb\u201d kall\u00ebzimesh u depozituan p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me SPAK, e cila ka regjistruar deri m\u00eb tani 33 procedime penale p\u00ebr korrupsion aktiv dhe pasiv n\u00eb zgjedhje, mes t\u00eb cilave edhe hetimin p\u00ebr rrjedhjen e nj\u00eb databaze me t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb 910 mij\u00eb votuesve t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb u publikua nga portali Lapsi.al.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht listave me emra dhe numra ID t\u00eb gjendura n\u00eb vendin e krimit n\u00eb Elbasan dhe faktit q\u00eb prokuroria po kryen verifikime, ende nuk ka nj\u00eb hetim zyrtar apo procedim penal t\u00eb regjistruar mbi dyshimet p\u00ebr shit-blerje t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Arben Kraja i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se ngjarja po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Elbasanit dhe, se vet\u00ebm kjo e fundit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb element\u00ebve penal\u00eb mund t\u00eb shpall\u00eb m\u00eb pas moskompetec\u00ebn dhe t\u2019ja transferoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen SPAK-ut.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur, rezulton, sipas hetimeve t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur s\u00eb paku tre arm\u00eb. Nj\u00ebra i p\u00ebrket Arb\u00ebr Paplekajt, pjes\u00eb e Grupit t\u00eb PD p\u00ebr Mbrojtjen e Vot\u00ebs, i cili akuzohet p\u00ebr vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili njhet si p\u00ebrkrah\u00ebs i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja ndodhi n\u00eb pranin\u00eb e dy z\u00ebvend\u00ebsdejtor\u00ebve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb qarkut, dhe nj\u00eb numri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb forcave \u201cShqiponja\u201d, e megjithat\u00eb, Prokuroria nuk ka mundur ende t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cili nga protagonist\u00ebs e ngjarjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri deklaratat e policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb mbi p\u00ebrplasjen e armatosur n\u00eb Elbasan m\u00eb 21 Prill, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, ku pati nj\u00eb t\u00eb vrare dhe 4 t\u00eb plagosur, ngjanin t\u00eb ishin kontradiktore me provat e gjetur n\u00eb vendin e ngjarjes, mes t\u00eb cilave lista me emra dhe fotokopje kartash identiteti. Prokuroria shpjegon se ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":178811,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180672","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}