{"id":180899,"date":"2021-05-03T16:20:51","date_gmt":"2021-05-03T14:20:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=180899"},"modified":"2021-05-03T16:20:51","modified_gmt":"2021-05-03T14:20:51","slug":"spak-hesht-per-legalizimet-para-zgjedhjeve-belind-kellici-denoncon-kjo-eshte-prova-qe-rama-dhe-balluku-vodhen-zgjedhjet-me-burime-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-hesht-per-legalizimet-para-zgjedhjeve-belind-kellici-denoncon-kjo-eshte-prova-qe-rama-dhe-balluku-vodhen-zgjedhjet-me-burime-shteterore\/","title":{"rendered":"\u201cSPAK hesht p\u00ebr legalizimet para zgjedhjeve\u201d, Belind K\u00eblli\u00e7i denoncon: Kjo \u00ebsht\u00eb prova q\u00eb Rama dhe Balluku vodh\u00ebn zgjedhjet me burime shtet\u00ebror\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti tashm\u00eb i zgjedhur i Partis\u00eb Demokratike, Belind K\u00eblli\u00e7i ka akuzuar SPAK se po hesht kur PD ka dor\u00ebzuar q\u00eb nga data 12 prill 2021 provat kund\u00ebr ministres Balluku dhe stafit t\u00eb saj p\u00ebr krime elektorale, shp\u00ebrdorim detyre dhe grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Sipas K\u00eblli\u00e7it, shtabi elektoral i Belinda Ballukut, ka mbledhur t\u00eb dh\u00ebnat e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer legalizimin para zgjedhjeve, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb veprim si p\u00ebrdorim i\u00a0 burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime partiale dhe elektorale dhe nd\u00ebshkohet me burg<\/p>\n<p>Heshtja e SPAK \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Belind K\u00eblli\u00e7in se si Edi Rama dhe Belinda Balluku jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb operacionit kriminal t\u00eb vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke p\u00ebrdorur burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin e qytetar\u00ebve dhe rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Deputeti i zgjedhur n\u00eb Tiran\u00eb K\u00eblli\u00e7i p\u00ebrfundon deklarat\u00ebn e tij tduke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, ata do t\u00eb luftojm\u00eb me gjith\u00eb fuqin\u00eb dhe besimin e madh q\u00eb qytetar\u00ebt i kan\u00eb dhan\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, q\u00eb ta rr\u00ebzojm\u00eb regjimin Rama-Doshi.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb E PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, BELIND K\u00cbLLI\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p><em>Provat e manipulimit t\u00eb zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumta dhe \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb qarta.<\/em><\/p>\n<p><em>SPAK ka tashm\u00eb n\u00eb dor\u00eb provat e nj\u00eb prej operacioneve m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb shtetit n\u00eb ingranazh t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb deformimit t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve nga ministrja Belinda Balluku. <\/em><em>Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me n\u00eb krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin t\u00eb dh\u00ebnat e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs elektorale t\u00eb Belinda Balkukut p\u00ebr t\u00eb kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorim i\u00a0 burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime partiale dhe elektorale dhe nd\u00ebshkohet me burg.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb ka detaje t\u00eb nd\u00ebrtesave dhe adresave p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb cilat shtabet elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste urdh\u00ebrojn\u00eb legalizimin e menj\u00ebhersh\u00ebm para zgjedhjeve, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebim t\u00eb vot\u00ebs. Aty dalin n\u00eb pah hartat e banesave, emrat e punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebsaj skeme kriminale t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, emrat e votuesve, por edhe shum\u00eb informacione t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>PD ka b\u00ebr\u00eb kallzim kund\u00ebr ministres Balluku dhe stafit t\u00eb saj p\u00ebr krime elektorale, shp\u00ebrdorim detyre dhe grup t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb prej dat\u00ebs 12 prill 2021. <\/em><em>Heshtja e deri m\u00eb sotme e Spak dhe e prokuroris\u00eb p\u00ebr hetimin e k\u00ebtij krimi zgjedhor, t\u00eb depozituar jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nga PD, \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb se strukturat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb k\u00ebto krime nuk po e kryejn\u00eb misionin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtuesi i SPAK kan\u00eb p\u00ebrpara tyre nj\u00eb krim t\u00eb dyfisht\u00eb, at\u00eb t\u00eb vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve dhe at\u00eb t\u00eb mosveprimit t\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar e nd\u00ebshkuar krimet zgjedhore t\u00eb provuara. Ky rast flagrant \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb sesa t\u00eb p\u00ebrkushtuar jan\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb k\u00ebto organe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e tyre, sic pret opinion publik shqptar dhe partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkom\u00ebbtar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb flagrante q\u00eb provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb operacionit kriminal t\u00eb vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke p\u00ebrdorur burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb deformuar vullnetin e qytetar\u00ebve dhe rezultatin e zgjedhjeve. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar por nj\u00eb hallk\u00eb n\u00eb zinxhirin e gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs publike dhe buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb funksion t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se se si kan\u00eb vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe bler\u00eb rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit. T\u00eb tjera fakte dhe t\u00eb dh\u00ebna do t\u00eb publikohen n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim. <\/em><em>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Ne do t\u00eb luftojm\u00eb me gjith\u00eb fuqin\u00eb dhe besimin e madh q\u00eb qytetar\u00ebt na dhan\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, q\u00eb ta rr\u00ebzojm\u00eb regjimin Rama-Doshi.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti tashm\u00eb i zgjedhur i Partis\u00eb Demokratike, Belind K\u00eblli\u00e7i ka akuzuar SPAK se po hesht kur PD ka dor\u00ebzuar q\u00eb nga data 12 prill 2021 provat kund\u00ebr ministres Balluku dhe stafit t\u00eb saj p\u00ebr krime elektorale, shp\u00ebrdorim detyre dhe grup t\u00eb strukturuar kriminal. Sipas K\u00eblli\u00e7it, shtabi elektoral i Belinda Ballukut, ka mbledhur t\u00eb dh\u00ebnat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":180900,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180899","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}