{"id":181854,"date":"2021-05-10T15:44:52","date_gmt":"2021-05-10T13:44:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=181854"},"modified":"2021-05-10T15:44:52","modified_gmt":"2021-05-10T13:44:52","slug":"lisen-bashkurtikuvendi-monist-dhe-komisioni-i-lamtumires-perballe-presidentit-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lisen-bashkurtikuvendi-monist-dhe-komisioni-i-lamtumires-perballe-presidentit-meta\/","title":{"rendered":"Lisen Bashkurti:Kuvendi monist dhe komisioni i lamtumir\u00ebs p\u00ebrball\u00eb Presidentit Meta"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Kuvendi nd\u00ebrmerr iniciativ\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Presidentit Meta. Shum\u00eb media, analist\u00eb dhe opinionist\u00eb v\u00ebndas dhe t\u00eb huaj e kan\u00eb konsideruar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb dyt\u00eb si nj\u00eb taktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen e opinionit publik komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga problematika serioze zgjedhore e 25 prillit 2021.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb analist\u00eb dhe opinionist\u00eb e kan\u00eb quajtur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim t\u00eb Kuvendit si orvajtje e d\u00ebshtuar nga nj\u00eb kuvend nj\u00eb partiak, pa legjitimitet, pa kurr\u00ebfar\u00eb morali dhe me nj\u00eb komision hetimor plot\u00ebsisht jasht\u00eb kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb num\u00ebr t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb edhe opinionet sipas t\u00eb cilave nj\u00eb iniciativ\u00eb e dyt\u00eb e Kuvendit kund\u00ebr Presidentit Meta \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht politikisht e motivuar nga mazhoranca p\u00ebr t\u00eb kapur edhe institucionin e fundit q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb regjimit hibrit t\u00eb ngritur n\u00eb Shqip\u00ebri mbas vitit 2017.<\/p>\n<p>Nga analiza e p\u00ebrgjithshme rezulton se e v\u00ebrteta m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb shumatorja e t\u00eb gjitha vler\u00ebsimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme: pra Kuvendi pa legjitimitet, pa moral dhe komisionin hetimor i lamtumir\u00ebs t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb kohe nd\u00ebrmarrin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr shkarkimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Meta, s\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb zhvendosur sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur v\u00ebmendjen e opinionit politik, publik e mediatik, komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar rreth problematikave serioze t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021 dhe, s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjen e fundit p\u00ebr kapjen e t\u00eb vetmit institucion shtet\u00ebror q\u00eb ka mbetur rezistent kund\u00ebr regjimit hibrid q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb Shqip\u00ebri mbas zgjedhjeve t\u00eb 2017 dhe atyre vendore t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Kuvend i p\u00ebrdorur, i shp\u00ebrdorur dhe i abuzuar<\/p>\n<p>Kuvendi n\u00eb ikje do mbahet m\u00ebnd n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar si nj\u00eb prej institucioneve m\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara. Ai nuk ka kryer funksionet themelore t\u00eb tij q\u00eb jan\u00eb pavar\u00ebsia, legjitimiteti, llogaridh\u00ebnia e gjith\u00ebp\u00ebrfshirja. Ky kuvend n\u00eb ikje ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb partiak, ka q\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontrollin absolut t\u00eb ekzekutivit dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur, shp\u00ebrdorur dhe abuzuar thell\u00ebsisht politikisht sa dhe si e ka dashur Kryeministri i v\u00ebndit.<\/p>\n<p>Ky Kuvend n\u00eb ikje e nisi me inkriminim t\u00eb madh dhe p\u00ebrfundoi me sharlataniz\u00ebm akoma m\u00eb t\u00eb madh. U miratuan dhjetra ligje, vendime e buxhete t\u00eb paq\u00ebndrueshme, nj\u00eb pjes\u00eb u hodh\u00ebn posht\u00eb nga presioni komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i rr\u00ebzoi koha deri tek t\u00eb fundit t\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ky kuvend n\u00eb ikje miratoi buxhete t\u00eb d\u00ebshtuara, PPP, Koncesione, projekte e marr\u00ebveshje pa kurr\u00ebfar\u00eb transparence publike dhe k\u00ebshtu me hije t\u00eb shumta dyshimesh dhe abuzimesh financiare.<\/p>\n<p>Ky kuvend n\u00eb ikje nuk d\u00ebgjoi asnj\u00ebher\u00eb institucionin e lart\u00eb t\u00eb auditimit shtet\u00ebror p\u00ebr qindra miliona euro shp\u00ebrdorime t\u00eb financave publike nga ekzekutivi. Ky kuvend u b\u00eb mash\u00eb qorre e p\u00ebpjekjeve t\u00eb ekzekutivit p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb duart edhe mbi pushtetet e tjera, duke futur n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb pushtetin vendor dhe duke u p\u00ebrpjekur me turlilloj marifetesh p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00ebn pushtet edhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb ky Kuvend n\u00eb ikje nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr, vecse vazhdimi partiak sipas modeleve q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb vitet 90\u2019t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Kuvend i till\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet po zhytet akoma m\u00eb thell\u00eb n\u00eb batakun politik t\u00eb p\u00ebrdorimit, shp\u00ebrdorimit dhe abuzimit t\u00eb tij nga ekzekutivi, lidershipi partiak dhe kreu u Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga \u2018barku\u2019 i k\u00ebtij Kuvendi doli nj\u00eb komision hetimor hibrid, i lodhur, i d\u00ebrmuar n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb kryetari q\u00eb mbeti jasht\u00eb list\u00ebs Rama 3 dhe q\u00eb po i b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb hysmetin vetes sesa Kuvendit. \u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb komisioni i lamtumir\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe gjithka po rrjedh jasht\u00eb koh\u00ebs. Kuvendi n\u00eb ikje dhe komisioni hetimor i lamtumir\u00ebs po p\u00ebrpiqen n\u00eb minutat e fundit t\u00eb ekzistenc\u00ebs ose, m\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb mos ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre, t\u2019i v\u00ebn\u00eb njoll\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb turpit dhe t\u00eb d\u00ebshtimit veprimtaris\u00eb s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Presidenti Meta-Asnj\u00eb akt dhe dekret antikushtetues<\/p>\n<p>Kuvendi n\u00eb ikje dhe komisioni i pamoralsh\u00ebm dhe i d\u00ebshtuar hetimor i lamtumir\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb daljet e tyre publike po rreken n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb groteskte t\u00eb paraqesin si \u2018fakte\u2019 dhe si \u2018prova\u2019 p\u00ebr antikushtetushm\u00ebri t\u00eb Presidentit Meta disa deklarata publike t\u00eb b\u00ebra nga ky i fundit gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb 25 prillit 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb nen t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Presidenti nuk ndalohet p\u00ebr t\u00eb shfaqur mendimet e opinionet e veta politike p\u00ebr zhvillimet n\u00eb v\u00ebnd. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb n\u00eb situata t\u00eb komplikuara sic ishin ato t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb prillit 2021, Presidenti n\u00eb gjith\u00eb daljet e tij publike ka shpalosur shqet\u00ebsimin e tij vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme si rruga e vetme p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb pak Presidenti nuk ka b\u00ebr\u00eb. Madje edhe p\u00ebrdorimi i metaforave \u2019cfurqe\u201d, \u2018s\u00ebpata\u2019 dhe \u2018hanxhar\u00eb\u2019 ka pasur vet\u00ebm e vet\u00ebm kuptim t\u00ebr\u00ebsisht pezhorativ me q\u00ebllim sensibilizimin e opinionit publik shqiptar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb votime dhe p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Stili metaforik dhe ngjyresat pezhorative, q\u00eb i ka kaq p\u00ebr zem\u00ebr edhe Kryeministri i timonit dhe tepsis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorura nga Presidenti Meta nuk jan\u00eb akte dhe veprime konkrete t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Ai.<\/p>\n<p>Metaforat dhe pezhorativizmat e p\u00ebrdorura nga Presidenti Meta jan\u00eb stilist\u00eb e tij personale vet\u00ebm e vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb retorik\u00ebs gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Metaforat dhe pezhoristika e Presidentit Meta nuk bartin asnj\u00eb akt e veprim konkret antikushtetues, por vet\u00ebm lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb tij me q\u00ebllimin madhor p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, p\u00ebr t\u00ebrheqjen masive n\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebr mbrojtjen e vot\u00ebs nga vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e lira e t\u00eb ndershme, votimi masiv dhe mbrojtja e vot\u00ebs kan\u00eb q\u00ebn\u00eb q\u00ebllimi i Presidentit Meta, nd\u00ebrsa metaforat dhe pezhorativizmat kan\u00eb q\u00ebn\u00eb mjetet gjuh\u00ebsore p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit. Asgj\u00eb anikushtetuese nuk ka k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej funksioneve themelore t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb komptenca e Tij ligjv\u00ebn\u00ebse p\u00ebr dekrete ligjore. Presidenti Meta ka q\u00ebn\u00eb tejet aktiv n\u00eb dekretimet e tij gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Dekretet e tij jan\u00eb bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e ligjet themelore t\u00eb v\u00ebndit. Natyrisht n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr afro tre vjet, dekretet e Presidentit shpesh her\u00eb jan\u00eb hedhur posht\u00eb nga Kuvendi n\u00eb ikje dhe jan\u00eb injoruar nga ekzekutivi, madje edhe duke mos i botuar n\u00eb Fletor\u00ebn Zyrtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja President-Kuvend-Qeveri ka shoq\u00ebruar gjat\u00eb edhe procesin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrplasje e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt gjykimi n\u00eb opinione t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, i cili duksh\u00ebm ka mb\u00ebshtetur n\u00eb sugjerimet e tij q\u00ebndrimet e Presidentit Meta.<\/p>\n<p>Pra politikat dekretive ligjore t\u00eb Presidentit Meta kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht kushtetuese dhe ligjore. Asnj\u00eb dekret dhe akt juridik antikushtetues nuk ka firmosur Presidenti Meta gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij edhe p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb Prillit 2021.<\/p>\n<p>Pra, Kuvendi n\u00eb ikje dhe komisioni hetimor i lamtumir\u00ebs nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb asnj\u00eb akt, veprim, dekret apo ligj t\u00eb Presidentit Meta, si prov\u00eb faktike e konkrete antikushtetuese t\u00eb Tij. Kuvendi n\u00eb ikje dhe komisioni hetimor jasht\u00eb kohe duan t\u00eb rreken rreth retorik\u00ebs metaforike dhe pezhorative t\u00eb liris\u00eb politike t\u00eb shprehjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Po qe p\u00ebr gjykimin e metaforave dhe stilit pezhorativ t\u00eb retorik\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri, Kuvendi n\u00eb ikje dhe shum\u00eb komisione hetimore duhej t\u00eb ngriheshin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr Kryeministrin e \u2018timonit e tepsis\u00eb\u2019, q\u00eb i ka aq shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr metaforat dhe stilin pezhorativ n\u00eb retorik\u00ebn e Tij dhe q\u00eb e ka futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e nj\u00eb regjimi hibrid.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Kuvendi nd\u00ebrmerr iniciativ\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Presidentit Meta. Shum\u00eb media, analist\u00eb dhe opinionist\u00eb v\u00ebndas dhe t\u00eb huaj e kan\u00eb konsideruar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb dyt\u00eb si nj\u00eb taktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen e opinionit publik komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga problematika serioze zgjedhore e 25 prillit 2021. T\u00eb tjer\u00eb analist\u00eb dhe opinionist\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":181855,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[312,2987,329],"class_list":{"0":"post-181854","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-lajme","9":"tag-lisen-bashkurti","10":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=181854"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/181854\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181855"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=181854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=181854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=181854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}