{"id":182388,"date":"2021-05-14T17:36:09","date_gmt":"2021-05-14T15:36:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=182388"},"modified":"2021-05-14T17:37:15","modified_gmt":"2021-05-14T15:37:15","slug":"rama-dhe-basha-zeri-i-amerikes-ne-shqiperi-vazhdojne-polemikat-mbi-rezultatin-e-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-dhe-basha-zeri-i-amerikes-ne-shqiperi-vazhdojne-polemikat-mbi-rezultatin-e-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Rama dhe Basha, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00eb Shqip\u00ebri vazhdojn\u00eb polemikat mbi rezultatin e zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, p\u00ebrs\u00ebriti sot me vendosm\u00ebri se opozita nuk do t\u00eb njoh\u00eb kurr\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb 25 prillit, sepse ato ishin nj\u00eb masak\u00ebr elektorale nga ana e socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Zoti Basha tha se socialist\u00ebt vodh\u00ebn, blen\u00eb dhe manipuluan vullnetin politik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb degjenerim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb institucioneve demokratike dhe jet\u00ebs politike.<\/p>\n<p>KQZ vazhdon t\u00eb shqyrtoj\u00eb ankesat e partive t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr manipulim t\u00eb zgjedhjeve, nd\u00ebrsa socialist\u00ebt po shfaqen n\u00eb takime pune, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr ta fitorja e mandatit t\u00eb tret\u00eb \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e mbyllur.<\/p>\n<p>Edhe nga Fieri, ashtu si nga Durr\u00ebsi e qytete t\u00eb tjera, ku po zhvillon nj\u00eb tur tubimesh me p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, kryetari i Partis\u00eb Demiokratike, Lulzim Basha, deklaroi se socialist\u00ebt i vodh\u00ebn dhe i blen\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe se rezultatet e tyre nuk do t\u00eb njihen kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se socialist\u00ebt dhe social-demokrat\u00ebt t\u00eb lidhur me bandat kriminale k\u00ebrc\u00ebnuan dhe frik\u00ebsuan votuesit, shfryt\u00ebzuan burimet shtet\u00ebrore, blen\u00eb vota p\u00ebr qeverin\u00eb dhe shtremb\u00ebruan vullnetin e qytetar\u00ebve, q\u00eb nuk votuan t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMasakra elektorale e 25 prillit nuk do t\u00eb njihet. Rezultati i tjet\u00ebrsimit t\u00eb vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve, nuk do t\u00eb pranohet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka pik\u00eb diskutimi. Beteja do t\u00eb vazhdoj\u00eb, jo p\u00ebr karrigen time, jo p\u00ebr poste drejtor\u00ebsh apo p\u00ebr tendera, apo p\u00ebr t\u00eb hapur dyert e doganave p\u00ebr kontraband\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aleanc\u00eb me krimin.<\/p>\n<p>Beteja jon\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb duan t\u2019i rrisin e t\u2019i mbajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt k\u00ebtu. Beteja jon\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha format, n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, n\u00eb \u00e7do fush\u00eb beteje. Fundi i k\u00ebsaj beteje do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbysja e regjimit Rama-Doshi\u201d \u2013 tha zoti Basha.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 25 prillit, sipas rezultateve nga KQZ-ja, n\u00eb parlamentin me 140 vende Partia Socialiste fitoi 74 mandate, Parti Demokratike fitoi 59 mandate, aleatja tjet\u00ebr e saj, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim mori 4 mandate, nd\u00ebrsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe u shpreh e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me socialist\u00ebt. Parlamenti i ri mblidhet n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Partia Socialiste nd\u00ebrkoh\u00eb ka nisur t\u00eb mbaj\u00eb fjalime dhe t\u00eb shpalos\u00eb projekte investimedh gjat\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj i kan\u00eb hedhur posht\u00eb akuzat p\u00ebr blerje votimesh, duke pohuar se e majta fitoi nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin, pasi tregoi aft\u00ebsi n\u00eb menaxhimin e dy krizave t\u00eb r\u00ebnda ekonomike t\u00eb pandemis\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrmetit, duke fituar besimin e qytetarve p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Madje Partia Socialiste e ka ftuar Partin\u00eb Demokratike q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr reforma me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb theks shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb tek domosdoshm\u00ebria e kalimit n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vendosur kontroll absolut mbi territorin n\u00eb aspektin e mbrojtjes s\u00eb tij nga nd\u00ebrhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme\u201d \u2013 tha sot kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb mbledhje me drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb KQZ vazhdojn\u00eb t\u00eb shqyrtohen k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs. N\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrs\u00ebritja e zgjedhjeve n\u00eb 9 nga 12 qarqe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb gjith\u00eb prokurorit\u00eb e vendit jan\u00eb 180 padi p\u00ebr k\u00ebto krime para dhe pas dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, SHBA dhe BE, u b\u00ebn\u00eb thirrje forcave politike dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb vendimin e votuesve, duke shpresuar n\u00eb respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv t\u00eb institucioneve demokratike t\u00eb vendit, q\u00eb dalin nga k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues diplomattik\u00eb nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mb\u00ebshtesin raportin paraprak t\u00eb OSBE\/ODIHR-it, sipas t\u00eb cilit, zgjedhjet ishin t\u00eb mirorganizuara nga administrata zgjedhore, fushata ishte gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qet\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhjeve theksuan se partia n\u00eb pushtet p\u00ebrdori burimet qeveritare n\u00eb fushat\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebpun\u00ebsit e administrat\u00ebs, sipas tyre, pat\u00ebn presione dhe stimuj p\u00ebr t\u00eb mbajtur an\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>OSBE\/ODIHR po p\u00ebrgatit nj\u00eb raport t\u00eb plot\u00eb mbi zgjedhjet, nd\u00ebrsa n\u00eb raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ndon\u00ebse v\u00ebzhguesit mor\u00ebn shum\u00eb pretendime p\u00ebr shitblerje votash, t\u00eb cilat po hetohen. Ata d\u00ebnuan tensionimet dhe vrasjen e nj\u00eb personi n\u00eb Elbasan dhe plagosjen e disa t\u00eb tjer\u00ebve disa dit\u00eb para votimit.\/ VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, p\u00ebrs\u00ebriti sot me vendosm\u00ebri se opozita nuk do t\u00eb njoh\u00eb kurr\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb 25 prillit, sepse ato ishin nj\u00eb masak\u00ebr elektorale nga ana e socialist\u00ebve. Zoti Basha tha se socialist\u00ebt vodh\u00ebn, blen\u00eb dhe manipuluan vullnetin politik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb degjenerim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":182392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[3032,312,302,329],"class_list":{"0":"post-182388","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-barsha","9":"tag-lajme","10":"tag-rama","11":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}