{"id":182971,"date":"2021-05-17T17:59:45","date_gmt":"2021-05-17T15:59:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=182971"},"modified":"2021-05-17T17:59:45","modified_gmt":"2021-05-17T15:59:45","slug":"meta-ne-samitin-e-brdo-brijunit-te-shkeputemi-nga-e-kaluara-e-erret-dhe-e-dhimbshme-e-rajonit-tone-anetaresimi-europian-eshte-perparesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-ne-samitin-e-brdo-brijunit-te-shkeputemi-nga-e-kaluara-e-erret-dhe-e-dhimbshme-e-rajonit-tone-anetaresimi-europian-eshte-perparesi\/","title":{"rendered":"Meta n\u00eb Samitin e Brdo-Brijunit: T\u00eb shk\u00ebputemi nga e kaluara e err\u00ebt dhe e dhimbshme e rajonit ton\u00eb! An\u00ebtar\u00ebsimi europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Meta mori pjes\u00eb n\u00eb Takimin e 10-t\u00eb t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Qendr\u00ebn e Kongresit t\u00eb Brdos n\u00eb Kranj dhe ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe krer\u00ebt e shteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, Kroacis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Ilir Meta ka p\u00ebrsh\u00ebndetur takimin e 10-t\u00eb t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit. Ai tha se an\u00ebtar\u00ebsimi europian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsia m\u00eb e lart\u00eb dhe q\u00ebllimi strategjik komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cKusht\u00ebzimi i vendosur nga BE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit\u201d, u shpreh Meta.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit shqiptar iu drejtua Takimit t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij Procesit shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e integrimit europian t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me nj\u00eb fjalim.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Sh. T. Z. Ilir Meta:<\/p>\n<p>\u201cI nderuar President Pahor,<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn, mikpritjen dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb na mbledhur dhe sjell\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bukur, n\u00eb rrethanat shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb pandemis\u00eb Covid-19, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: 10-vjetorin e Procesit Brdo-Brijuni.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Takimi i Tiran\u00ebs, dy vjet m\u00eb par\u00eb, rajoni yn\u00eb dhe e gjith\u00eb bota po p\u00ebrballen me nj\u00eb kriz\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore globale, t\u00eb shkaktuar nga pandemia COVID-19 si dhe \u00ebsht\u00eb duke paguar pasoja t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>COVID-19 shkaktoi vdekjen e njer\u00ebzve, si dhe sulmoi ekonomin\u00eb reale, sip\u00ebrmarrjet, vendet e pun\u00ebs, familjet dhe jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Vende dhe qytete t\u00eb t\u00ebra ishin t\u00eb mbyllura e t\u00eb bllokuara. Kufijt\u00eb ende nuk jan\u00eb hapur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kjo mbledhje e r\u00ebnd\u00ebsishme sot d\u00ebshmon se ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i ofrojm\u00eb dhe t\u2019i japim nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb solidaritet bashk\u00ebpunimit rajonal dhe p\u00ebrpjekjeve shum\u00ebpal\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer pasojat e k\u00ebsaj krize njer\u00ebzore globale.<\/p>\n<p>Samiti i Zagrebit sh\u00ebnoi nj\u00eb moment historik p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur bashk\u00ebrisht kriz\u00ebs COVID-19. Ne jemi gjithashtu mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn e Bashkimit Europian p\u00ebrmes instrumenteve t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrballjen dhe kap\u00ebrcimin e ndikimit social-ekonomik t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Procesi Brdo-Brijuni p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb mjedisin ton\u00eb rajonal, p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin rajonal, p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb konsolidimin e demokracis\u00eb, paqes rajonale, siguris\u00eb dhe stabilitetit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar pron\u00ebsin\u00eb rajonale dhe pranimin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e sheh t\u00eb ardhmen e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si an\u00ebtare t\u00eb familjes s\u00eb madhe t\u00eb BE-s\u00eb dhe e konsideron bashk\u00ebpunimin e mir\u00eb rajonal si p\u00ebrfitues p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit ashtu edhe si nj\u00eb proces plot\u00ebsues p\u00ebr integrimin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Rajoni yn\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb rrug\u00ebn e tij europiane n\u00ebse nuk punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Politika e jashtme shqiptare n\u00eb rajon do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb e t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona si nj\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, p\u00ebr t\u00eb promovuar dhe kontribuar n\u00eb stabilitetin politik, paqen, sigurin\u00eb dhe zhvillimin ekonomik p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit si n\u00eb nivelin dypal\u00ebsh, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb shum\u00ebpal\u00ebsh.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi europian vazhdon t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsia m\u00eb e lart\u00eb dhe q\u00ebllimi strategjik komb\u00ebtar n\u00eb axhend\u00ebn ton\u00eb t\u00eb brendshme. Kusht\u00ebzimi i vendosur nga BE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Ne e kuptojm\u00eb se duhet t\u00eb ofrojm\u00eb reforma n\u00eb shum\u00eb fusha dhe se kjo pun\u00eb n\u00eb progres do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kalendar optimist kohor t\u00eb negociatave me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Theksoj gjithashtu se ne mb\u00ebshtetemi tek an\u00ebtar\u00ebt dhe miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb Procesit Brdo-Brijuni, Sllovenia dhe Kroacia, p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikimin e tyre pozitiv mbi ato vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat ende hezitojn\u00eb t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb procesin e integrimit europian, pasi k\u00ebto kushte t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p>10-vjetori i Procesit Brdo-Brijuni p\u00ebrkoi me Presidenc\u00ebn sllovene t\u00eb Bashkimit Europian dhe ne kemi besim se Sllovenia do t\u00eb shpreh\u00eb akoma edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkushtim dhe v\u00ebmendje ndaj zhvillimeve, bashk\u00ebpunimit politik, ekonomik dhe reformave t\u00eb integrimit t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb integrimin e tyre n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit p\u00ebr ambiciet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr t\u00eb filluar sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur negociatat me BE-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen strategjike dhe t\u00eb pakthyeshme europiane t\u00eb k\u00ebtij rajoni.<\/p>\n<p>Jemi akoma n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar men\u00e7uri dhe pjekuri, duke vendosur q\u00eb t\u00eb shk\u00ebputemi nga e kaluara e err\u00ebt dhe e dhimbshme e rajonit ton\u00eb, duke gjetur zgjidhje p\u00ebr problemet e mbetura hapur, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drejt s\u00eb ardhmes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe vlerave europiane.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do ta mb\u00ebshtes\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare detyruese, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb zbatueshme q\u00eb normalizon plot\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, si dhe do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektiv\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt europiane.<\/p>\n<p>Ne gjithashtu konsiderojm\u00eb se liberalizimi i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme, nga Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr rrug\u00ebn e integrimit euro-atlantik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb e drejt\u00eb ende e mohuar p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 10-vjetor t\u00eb Procesit Brdo-Brijuni, mund t\u00eb pohojm\u00eb s\u00ebrish e t\u00eb konfirmojm\u00eb se ai vazhdon t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyeshme p\u00ebr nj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb hapur mbi zhvillimet aktuale q\u00eb prekin vendet tona dhe rajonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe nj\u00eb instrument t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nxit\u00ebs n\u00eb sfid\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Meta mori pjes\u00eb n\u00eb Takimin e 10-t\u00eb t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Qendr\u00ebn e Kongresit t\u00eb Brdos n\u00eb Kranj dhe ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe krer\u00ebt e shteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, Kroacis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb. Presidenti Ilir Meta ka p\u00ebrsh\u00ebndetur takimin e 10-t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":182972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[312,2186,458],"class_list":{"0":"post-182971","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-lajme","9":"tag-meta","10":"tag-zjarrtv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182971\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}