{"id":182995,"date":"2021-05-17T19:00:28","date_gmt":"2021-05-17T17:00:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=182995"},"modified":"2021-05-17T19:00:28","modified_gmt":"2021-05-17T17:00:28","slug":"spak-u-po-identifikohet-si-pjese-e-qeverisjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-u-po-identifikohet-si-pjese-e-qeverisjes\/","title":{"rendered":"\u201cSPAK-u po identifikohet si pjes\u00eb e qeverisjes&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Intervista\/ Prof. Dr. Elmaz Sherifi<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka detyrimin t\u00eb shprehet p\u00ebr kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve vendore, si nj\u00eb kusht i vendosur nga BE. T\u00eb ardhmen ton\u00eb demokratike t\u00eb mos e presim nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, por shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen zot t\u00eb vetvetes. Nxitimi p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionin hetimor kund\u00ebr Kreut t\u00eb Shtetit me ish-a, \u00ebsht\u00eb pasqyrimi m\u00eb bind\u00ebs i amoralitetit politik dhe shfaqja m\u00eb bastarde e mentalitetit autokratik t\u00eb qeveris\u00eb<\/p>\n<p>Mandati i tret\u00eb do t\u00eb konsolidoj\u00eb fenomenet negative, t\u00eb krimit e korrupsionit t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb taksa<\/p>\n<p>Prof. Dr. Elmaz Sherifi, n\u00eb intervst\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d, shprehet se shkaqet e humbjes elektorale t\u00eb opozit\u00ebs, duhen k\u00ebrkuar q\u00eb nga 2014-ta, kur braktisi reform\u00ebn territoriale, dor\u00ebzimin e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve dhe mosmarrjen pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2019-s. Prof. Sherifi pohon se, \u201cMandati i tret\u00eb do t\u00eb konsolidoj\u00eb fenomenet negative, t\u00eb krimit e korrupsionit t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KAS i ka shfaqur prirjet e veta pro mazhoranc\u00ebs, por opozita duhet t\u00eb kund\u00ebrshtonte m\u00eb p\u00ebrpara kandidat\u00ebt p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj. Prof. Sherifi, duke kritikuar q\u00ebndrimin hipokrit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb mbyllin syt\u00eb ndaj shkeljeve flagrante t\u00eb standardeve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira nga Rama, thot\u00eb se, interesi i tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe zhvillimet demokratike t\u00eb saj, nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ne pretendojm\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb<\/p>\n<p>\u2013Prof. Sherifi, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb mandati i tret\u00eb i kryeministrit Rama?<\/p>\n<p>\u2013 Rama i p\u00ebrgatiti kushtet e marrjes s\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb n\u00eb mandatin e par\u00eb e t\u00eb dyt\u00eb. Mendoj, se p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit t\u00eb tij, nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe ka dh\u00ebn\u00eb edhe opozita, e cila nuk mori pjes\u00eb q\u00eb n\u00eb 2014 n\u00eb miratimin e ligjit p\u00ebr ndarjen administrative territoriale, n\u00eb shkurt 2019 ua \u201cdor\u00ebzoi\u201d mandatet \u201clistar\u00ebve\u201d, t\u00eb cil\u00ebt e ndihmuan Ram\u00ebn p\u00ebr ta ndryshuar Kushtetut\u00ebn dhe legjislacionin zgjedhor, ashtu si e d\u00ebshironte Rama, e sidomos, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, n\u00eb qershorin e 2019 nuk mori pjes\u00eb as n\u00eb zgjedhjet vendore, duke ia dor\u00ebzuar t\u00eb 61 bashkit\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit opozita nuk konkurroi me nj\u00eb list\u00eb zgjedhore, \u00e7ka ndikoi n\u00eb humbjen e mandateve n\u00eb disa qarqe e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i fituar zgjedhjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr fitoren e mandatit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, kontribuan edhe partit\u00eb e krijuara nj\u00eb muaj para zgjedhjeve nga \u201cdeputet\u00eb listar\u00eb\u201d, t\u00eb PD-s\u00eb e LSI- s\u00eb, duke i hequr rreth 35 mij\u00eb vota opozit\u00ebs. Mandati i tret\u00eb do t\u00eb konsolidoj\u00eb fenomenet negative, t\u00eb krimit e korrupsionit t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb taksa, p\u00ebr t\u00eb kompensuar financimet q\u00eb b\u00ebn\u00eb \u201caleat\u00ebt\u201d e kryeministrit p\u00ebr garantimin e mandatit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebmendja duhet shtrir\u00eb n\u00eb eleminimin e fenomeneve q\u00eb deformuan procesin zgjedhor dhe ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, q\u00eb t\u00eb votohet elektronikisht, pasi komisionet zgjedhore nuk jan\u00eb t\u00eb paan\u00ebshme\u201d<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata Kushtetuese dha vendimin p\u00ebr 30 qershorin 2019, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cP\u00ebr 30 qershorin 2019 \u00ebsht\u00eb shprehur KQZ-ja\u201d. Pra edhe Gjykata Kushtetuese, e quan vendim kushtetues q\u00eb KQZ-ja hodhi posht\u00eb dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. P\u00ebr ju, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb vendim i till\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb nuk mund t\u00eb jap nj\u00eb opinion t\u00eb sakt\u00eb, pa u njohur me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetutese. Por, me sa kuptova nga komentet e mediave televizive, Gjykata Kushtetutese nuk e legjitimoi subjektin politik, q\u00eb k\u00ebrkoi ta vinte n\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetutese ka detyrimin t\u00eb shprehet p\u00ebr kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve vendore, si nj\u00eb kusht i vendosur edhe nga institucionet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mesa mbaj mend, k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kushtetuteshm\u00ebrin\u00eb e atyre zgjedhjeve ka edhe nga subjekte t\u00eb tjera t\u00eb legjitimuara.<\/p>\n<p>\u2013 A mund t\u00eb jet\u00eb indicie ky vendim, q\u00eb edhe Gjykata Kushtetuese tashm\u00eb do t\u00eb jet\u00eb, sikurse SPAK, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politikave t\u00eb kryeministrit Rama?<\/p>\n<p>\u2013 Mendoj se funksionimi i SPAK-ut dhe Gjykat\u00ebs Kushtetutese do t\u00eb jen\u00eb testi i efektivitetit t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar \u201cReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d. SPAK deri tani nuk t\u00eb bind aspak. Fakte ka me shumic\u00eb, por fakti m\u00eb bind\u00ebs, \u00ebsht\u00eb heshtja ndaj deklaratave t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Konferenc\u00ebn e Shtypit, nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb dhe prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit, p\u00ebr vrasjen n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb u mohua se n\u00eb mjetin patarga kishte materiale kompromentuese. N\u00eb procesin gjyqesor, prokurori pohoi ato q\u00eb mohoi publikisht. Heshtja e SPAK-ut ndaj k\u00ebsaj ngjarje e identifikon at\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNxitimi p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionin hetimor p\u00ebr shkarkimin e Presidentit me ish-a, \u00ebsht\u00eb pasqyrimi m\u00eb bind\u00ebs i amoralitetit politik dhe shfaqja m\u00eb basdarde e mentalitetit autokratik t\u00eb qeverisjes\u201d<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Sherifi, megjith\u00eb denoncimet flagrante t\u00eb manipulimit t\u00eb vot\u00ebs nga vet\u00eb num\u00ebruesit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pamjeve filmike, si edhe t\u00eb tjera prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, asnj\u00eb institucion i prokuroris\u00eb nuk ka ushtruar ndjekje penale. Shikojm\u00eb q\u00eb KAS, gjithashtu, mohon t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebto prova t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb vullnetit t\u00eb votuesve. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita?<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb 2009 kam qen\u00eb kritik ndaj Edi Ram\u00ebs, sepse, n\u00eb mbremje deklaroi se zgjedhjet parlamentare ishin t\u00eb lira e demokratike. N\u00eb m\u00ebngjes k\u00ebrkonte hapjen e kutive, kur asnj\u00eb komisioner nuk kishte v\u00ebrejtje p\u00ebr procesin zgjedhor dhe i kishin firmosur vendimet e komisioneve zgjedhore.<\/p>\n<p>Ky fenomen ka ndodhur edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje parlamentare. Por, ndryshe nga legjislacioni zgjedhor i atyre zgjedhjeve, tani ka dispozita q\u00eb i legjitimojn\u00eb k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e procesit zgjedhor. KAS i ka shfaqur prirjet e veta pro mazhoranc\u00ebs, q\u00eb kur shfuqizonte edhe vendime t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr d\u00ebnime me gjoba t\u00eb ulta subjekteve, q\u00eb shkelnin legjislacionin zgjedhor.<\/p>\n<p>Opozita duhej q\u00eb t\u2019i kishte kund\u00ebrshtar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KAS-it, kur u em\u00ebruan, tani ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb. T\u00eb konsumoj\u00eb t\u00eb gjitha procedurat ligjore dhe, pas vendimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb institucioneve zgjedhore, t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb institucionet politike t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u2013 Tashm\u00eb pas nj\u00eb nd\u00ebrkohe, Kryeministri Rama do t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe Presidenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, derisa ka shumic\u00ebn n\u00eb Parlament p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin e ri. Ku do t\u00eb ndryshoj\u00eb regjimi i kryeministrit Rama nga nj\u00eb regjim totalitar?<\/p>\n<p>\u2013 Rama i kontrollon t\u00eb gjitha pushtetet e shtetit, ve\u00e7 Presidentit. Nisma p\u00ebr shkarkimin e Presidentit nuk \u00ebsht\u00eb kushtetuese dhe ligjore, sepse, ky parlament e ka p\u00ebrfunduar mandatin q\u00eb kur u shpallen zgjedhjet dhe shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit Hetimor, nuk jan\u00eb m\u00eb deputet\u00eb. Komisioni ka karakter politik, prandaj do t\u00eb \u201cp\u00ebllcas\u00eb si fllusk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nxitimi p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionin hetimor me ish-a, \u00ebsht\u00eb pasqyrimi m\u00eb bind\u00ebs i amoralitetit politik dhe shfaqja m\u00eb basdarde e mentalitetit autokratik t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetutese ka detyrimin t\u00eb shprehet p\u00ebr kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve vendore, si nj\u00eb kusht i vendosur edhe nga institucionet e BE-s\u00eb\u201d<\/p>\n<p>\u2013 Ju, Prof. Sherifi, si e shpjegoni q\u00eb shtetet demokratike, jo ambasador\u00ebt e tyre, tolerojn\u00eb kaq shum\u00eb nj\u00eb regjim kaq autokrat, sa i kryeministrit Rama, dhe nuk flasin p\u00ebr vjedhjen e manipulimin e vot\u00ebs, mosnd\u00ebshkimin e korrupsionit, pranojn\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb bashk\u00ebpunon kaq hapur me bot\u00ebn e krimit n\u00eb pastrimin e parave, sa t\u00eb thon\u00eb se duhet t\u00eb hapen negociata e t\u00eb pranohet n\u00eb Bashkimin Europian?<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrsh\u00ebndetjet e disa president\u00ebve dhe kryeministrave t\u00eb disa shteteve \u00ebsht\u00eb njohje e rezultatit zgjedhor kur , akoma OSBE-ODIHR nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar. Kjo tregon se interesi i tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe zhvillimet demokratike t\u00eb saj, nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ne pretendojm\u00eb. Shqiptar\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb par\u00eb se si jan\u00eb t\u00ebrhequr me \u201cbisht n\u00eb shal\u00eb\u201d edhe ambasador\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb m\u00ebdha, por, q\u00eb procesi zgjedhor i tyre para pak muajsh, ngjason si dy pika uji, me proceset tona.<\/p>\n<p>Mendoj se t\u00eb ardhmen ton\u00eb demokratike, nuk duhet ta presim edhe pas 30 vjet\u00ebsh nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, por duhet t\u00eb braktisim \u201cbot\u00ebn e ideve\u201d e t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb \u201creal politik\u00ebn\u201d. N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale trajtohet instituti i \u201cmbrojtjes s\u00eb nevojshme\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb harruar nga opozita, dhe pasi i \u201cdhurohen\u201d Edi Ram\u00ebs t\u00eb gjitha pushtetet, k\u00ebrkohet prej tij \u201cdrejt\u00ebsia e kulluar\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim pritet t\u00eb shohim se si do t\u00eb vendosin vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrqeveritare. Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb, parlamenti i s\u00eb cil\u00ebs vuri dhjetra kushte, deklaroi, se Konferenca Nd\u00ebrqeveritare duhet caktuar, dhe Shqip\u00ebria, nuk duhet t\u00eb ndahet nga Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>\u2013 Si e gjykoni mefsht\u00ebsin\u00eb e PD-s\u00eb, q\u00eb mjaftohet vet\u00ebm me denoncime kund\u00ebr SPAK dhe KAS, ndaj mospranimit t\u00eb provave p\u00ebr manipulim t\u00eb vot\u00ebs dhe nuk fton popullin n\u00eb protest\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Zhvillimet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, pasi ajo \u00ebsht\u00eb partia kryesore opozitare. Sepse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj flasin dhjetra parti, q\u00eb u krijuan me nxitim p\u00ebr ta d\u00ebmtuar dhe jan\u00eb t\u00eb paduruar me k\u00ebrkesen e tyre p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryetarit, kur jan\u00eb paraqitur dosje t\u00eb t\u00ebra q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Duket sikur n\u00eb \u201cfrontin opozitar\u201d ka nj\u00eb strategji p\u00ebr ta fuqizuar Ram\u00ebn. Kjo u v\u00ebrtetua me pjes\u00ebmarrjen e \u2018Bindjes Demokratike\u2019 n\u00eb zgjedhjet vendore m\u00eb 2019, kur ende Gjykata nuk kishte vendosur t\u00eb ishte subjekt politik elektoral, u v\u00ebrtetua edhe me futjen e \u201cdeputet\u00ebve listar\u00eb\u201d n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb\u201drilindjes\u201d, n\u00eb zgjedhjet parlamentare. K\u00ebt\u00eb ide e p\u00ebrforcon edhe ngutja e grupimit\u201d P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike\u201d q\u00eb k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, si legjitimim i procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>PD i provoi protestat dhe doli e konsumuar moralisht te mb\u00ebshtet\u00ebsit stoik, edhe fizikisht. Un\u00eb do t\u00eb mendoja se, pasi t\u00eb jepet rezultati p\u00ebrfundimtar i zgjedhjeve, jeta politike duhet t\u00eb zhvillohet brenda institucioneve, duke mos hequr dor\u00eb edhe nga format e tjera t\u00eb protestave demokratike. Veprimi i par\u00eb politik i saj, duhet fokusuar te vendosja e ekuilibrit demokratik n\u00eb vet\u00eb qeverisjen vendore, para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Krahas veprimit politik v\u00ebmendja duhet shtrir\u00eb n\u00eb eleminimin e fenomeneve q\u00eb deformuan procesin zgjedhor dhe ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, q\u00eb t\u00eb votohet elektronikisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi komisionet zgjedhore nuk jan\u00eb t\u00eb paan\u00ebshme.<\/p>\n<p>\u201cOpozita tani ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb. T\u00eb konsumoj\u00eb t\u00eb gjitha procedurat ligjore dhe, pas vendimeve p\u00ebrfundimtar t\u00eb institucioneve zgjedhore, t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb institucionet politike t\u00eb shtetit\u201d<\/p>\n<p>Dosjet me prova p\u00ebr krimet zgjedhore t\u00eb kryera nga PS n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb KAS nga PD.<\/p>\n<p>\u2013 Prof. Sherifi, Kryeministri Rama i dha vendimet e para si qeveris\u00ebs me mandatin e tret\u00eb: Rritet \u00e7mimi i naft\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, ulet. Do filloj\u00eb prishjen e nd\u00ebrtimeve pa leje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Banka Bot\u00ebrore dhe INSTAT pohuan se, gjat\u00eb 2020 u shtuan n\u00eb Shqip\u00ebri edhe 125 mij\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. \u00cbsht\u00eb vrar\u00eb shpresa se Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet?<\/p>\n<p>\u2013 Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb parashikuar me koh\u00eb. Asgj\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb befasuese dhe e papritur. Partit\u00eb politike e sidomos ato opozitare, duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb re politike p\u00ebr t\u2019u hapur ndaj burimeve progresiste njer\u00ebzore, e t\u2019i japin fund edhe skem\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, ku kryetar\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb partive, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb deputet, futen te lista e PD-s\u00eb dhe pretendojn\u00eb legjitimitetin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsht duhet t\u00eb pranojm\u00eb se, shqiptar\u00ebt nuk i kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr \u201ckrijesat e reja politike\u201d, sepse edhe ato nuk jan\u00eb t\u00eb \u201cvirgj\u00ebra\u201d, pavar\u00ebsisht se e pretendojn\u00eb at\u00eb status. Partit\u00eb q\u00eb pretendonin autor\u00ebsin\u00eb e t\u00eb Djatht\u00ebs tradicionale, e provuan fuqin\u00eb politike t\u00eb pretenduar dhe zgjedh\u00ebsit i \u201cnxor\u00ebn n\u00eb pension\u201d, pa plot\u00ebsuar \u201cvitet e tyre t\u00eb kontributeve\u201d. Edhe \u201cNisma Thurje\u201d u kompromentua pa u \u201cnisur\u201d, sepse iu bashkangjit Shoqat\u00ebs jo Qeveritare \u2018Thurrje\u2019 dhe pranoi t\u00eb kandidonte n\u00eb list\u00ebn e vet\u00eb, ish -deputeten e PD-s\u00eb, q\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e \u201cdeputet\u00ebve listar\u00eb\u201d, e p\u00ebrfundoi te \u201cthurrja\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb risie soll\u00ebn \u201cPartit\u00eb e Reja\u201d? Kur kryetar\u00ebt u vet\u00ebshpall\u00ebn, pa u b\u00ebr\u00eb kongrese, q\u00eb t\u00eb zgjidheshin sipas statuteve! Apo pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb zgjedhjet vendore, pa u legjitimuar me vendim gjykate, deformim q\u00eb u pasqyrua edhe n\u00eb Raportin e OSBE-ODIHR-it! Partit\u00eb politike nuk jan\u00eb instrumente si i konsideron Rama, por subjekte politike kushtetuese, q\u00eb kan\u00eb mision rritjen e besimit t\u00eb popullit, te sistemi politik demokratik. \/telegrafi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista\/ Prof. Dr. Elmaz Sherifi Gjykata Kushtetuese ka detyrimin t\u00eb shprehet p\u00ebr kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve vendore, si nj\u00eb kusht i vendosur nga BE. T\u00eb ardhmen ton\u00eb demokratike t\u00eb mos e presim nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, por shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen zot t\u00eb vetvetes. Nxitimi p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionin hetimor kund\u00ebr Kreut t\u00eb Shtetit me ish-a, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":182997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[312,492,329],"class_list":{"0":"post-182995","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-lajme","9":"tag-spak","10":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182995\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/182997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}