{"id":183995,"date":"2021-05-22T17:18:36","date_gmt":"2021-05-22T15:18:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=183995"},"modified":"2021-05-22T17:18:36","modified_gmt":"2021-05-22T15:18:36","slug":"spartak-ngjela-paralajmeron-presidentin-dhe-ish-kryeministrin-per-fazen-e-dyte-ilir-meta-do-te-shpallet-non-grata-ne-shba-bashke-me-berishen-do-te-goditen-penalis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spartak-ngjela-paralajmeron-presidentin-dhe-ish-kryeministrin-per-fazen-e-dyte-ilir-meta-do-te-shpallet-non-grata-ne-shba-bashke-me-berishen-do-te-goditen-penalis\/","title":{"rendered":"Spartak Ngjela paralajm\u00ebron Presidentin dhe ish-kryeministrin p\u00ebr \u201cfaz\u00ebn e dyt\u00eb\u201d: Ilir Meta do t\u00eb shpallet \u201cnon grata\u201d n\u00eb SHBA, bashk\u00eb me Berish\u00ebn do t\u00eb goditen penalisht"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela ka paralajm\u00ebruar Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se do t\u00eb goditen penalisht.<\/p>\n<p>Sipas tij, pasi Parlamenti t\u00eb shkarkoj\u00eb me 2\/3 e votave Ilir Met\u00ebn, presidenti do t\u00eb shpallet \u201cnon grata\u201d n\u00eb SHBA dhe s\u00eb bahsku me Sali Berish\u00ebn do t\u00eb vihen p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ngjela thot\u00eb se k\u00ebta krer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit shtet\u00ebror nuk mund t\u00eb kund\u00ebrveprojn\u00eb me protesta ashtu si\u00e7 kan\u00eb paralajm\u00ebruar, pasi n\u00eb Shqip\u00ebri gjenden 8000 trupa ushtarak\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi rregull, faza e dyt\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb me shpalljen e Ilir Met\u00ebs si person non grata n\u00eb Shtetet e Bashkuara, dhe me goditjen penale t\u00eb Berish\u00ebs dhe t\u00eb Met\u00ebs. Por, shenjat jan\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me ta, do t\u00eb filloj\u00eb edhe goditja penale p\u00ebr grupin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb korruptuarve t\u00eb lart\u00eb, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl\u201d, shkruan Ngjela nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka po ec\u00ebn drejt \u00e7lirimit real t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb dit\u00eb \u00e7lirimi, n\u00eb thelb nuk ka q\u00ebn\u00eb e till\u00eb n\u00eb 100 vjet, sepse, si rregull, shqiptar\u00ebt jan\u00eb pushtuar nga ata q\u00eb kan\u00eb pretenduar vendin e \u00e7lirimtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vitin 1992, q\u00eb u g\u00ebzuan p\u00ebr likuidimin e pushtimit komunist, shqiptar\u00ebt u pushtuan s\u00ebrisht p\u00ebr 30 vjet nga barbaria e korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Tani, m\u00eb n\u00eb fund, po vjen me hap galopant edhe \u00e7lirimi i shqiptar\u00ebve nga uzurpator\u00ebt e korruptuar, por edhe \u00e7lirimi i vet\u00eb shqiptarizmit q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb i shtypur n\u00eb k\u00ebta tridhjet\u00eb vjet nga shit\u00ebsit vulgar\u00eb t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po si po precipitojn\u00eb ngjarjet?<\/p>\n<p>Politika amerikane po e mban zotimin q\u00eb ua ka b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr likuidimin e korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror. Dhe koha erdhi.<\/p>\n<p>Para dy dit\u00ebsh Departamenti i shtetit e shpalli Sali Berish\u00ebn njeri t\u00eb pad\u00ebshiruar dhe t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Dje, ekspert\u00ebt konstitucionalist\u00eb n\u00eb Komisionin e Hetimit Parlamentar argumentuan q\u00eb presidenti Meta ka shkelur kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb vjen, Parlamenti do t\u00eb pushoj\u00eb Met\u00ebn me 2\/3 e votave.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7\u00ebshtja menj\u00ebher\u00eb i shkon Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese merr vendimin p\u00ebr pushimin e Met\u00ebs nga posti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, dhe k\u00ebshtu kuptohet se Meta \u00ebsht\u00eb pa imunitet<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb faza e par\u00eb.<\/p>\n<p>Po faza e dyt\u00eb?<\/p>\n<p>Si rregull, faza e dyt\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb me shpalljen e Ilir Met\u00ebs si person non grata n\u00eb Shtetet e Bashkuara, dhe me goditjen penale t\u00eb Berish\u00ebs dhe t\u00eb Met\u00ebs. Por, shenjat jan\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me ta, do t\u00eb filloj\u00eb edhe goditja penale p\u00ebr grupin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb korruptuarve t\u00eb lart\u00eb, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Po k\u00ebta krer\u00eb t\u00eb korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, do t\u00eb kund\u00ebrveprojn\u00eb?<\/p>\n<p>E kan\u00eb t\u00eb pamundur. Ata para nj\u00eb muaji, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, than\u00eb se do t\u00eb b\u00ebnin kryengritje.<\/p>\n<p>Pse nuk e b\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: sepse sot n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 8000 trupa ushtarake amerikane me t\u00eb gjitha pajisjet motorike, me t\u00eb cilat po zhvillohet nj\u00eb st\u00ebrvitje ushtarake me synim kund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimit rus kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por, e gjith\u00eb kjo situat\u00eb force kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, \u00e7far\u00eb ka sjell\u00eb te t\u00eb korruptuarit e lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nuk ka sjell\u00eb, po vet\u00ebm nj\u00eb frik\u00eb q\u00eb i ka futur n\u00eb nj\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr\u00e7art.<\/p>\n<p>Saliu, p\u00ebr shembull, i tha shqiptar\u00ebve se do t\u00eb fuste n\u00eb burg Sekretarin e Shtetit amerikan Blinken, q\u00eb e kishte shpallur person non grata n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shqiptar\u00ebt e pyet\u00ebn: Ku do ta arrestonin, dhe ku do ta d\u00ebnonin Blinkenin?<\/p>\n<p>Dhe Berisha iu tha: Un\u00eb do ta d\u00ebnoj n\u00eb nj\u00eb vend asnj\u00eban\u00ebs, n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe shqiptar\u00ebt i b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb qeshur.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb fakt, po ta dinte presidenti antiamerikan i Franc\u00ebs, Sharl de Gaulle k\u00ebt\u00eb formul\u00eb \u00e7udib\u00ebr\u00ebse t\u00eb Sali Berish\u00ebs, do ta kishte d\u00ebnuar me burgim John Kennedy-n q\u00ebkurse ky ishte senator dhe fyeu r\u00ebnd\u00eb dhe u tall me presidentin e Franc\u00ebs, Degol, p\u00ebr tmerret q\u00eb ky po b\u00ebnte kund\u00ebr popullit algjerian, i cili luftonte p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e tij. \u00c7far\u00eb nuk i tha Kennedy at\u00ebher n\u00eb de Gaull-t, madje edhe n\u00eb vitin 1962, kur ishte President i Shteteve t\u00eb Bashkuara. \u00cbsht\u00eb tallur dhe e ka fyer r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ku ta dinte Degoli i shkret\u00eb q\u00eb me nj\u00eb gjykat\u00eb franceze, si Saliu sot, mund ta kishte burgosur Kenedin, dhe n\u00eb fakt, do t\u2019i kishte b\u00ebr\u00eb nder vet\u00eb Kenedit, se ky do t\u00eb kish jetuar t\u00eb pakt\u00ebn dhe 40 vjet pas vitit 1963, kur e vran\u00eb.<\/p>\n<p>E kuptoni se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mendore ndodhet sot korrupsioni i lart\u00eb shtet\u00ebror. Por jo vet\u00ebm k\u00ebta, por n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjerimit mendor kan\u00eb r\u00ebn\u00eb edhe gazetar\u00eb e pronar\u00eb mediash t\u00eb paguar, q\u00eb nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb thon\u00eb n\u00eb mbrojtjen q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror. Por, n\u00eb fakt, edhe nj\u00eb p\u00ebrqindje jo e vog\u00ebl e k\u00ebtyre \u00ebsht\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar gjithashtu nga antikorrupsioni q\u00eb sapo ka hyr\u00eb triumfalisht n\u00eb sken\u00ebn makab\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Do t\u2019i shikoni t\u00eb gjitha: n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb po \u00e7lirohet, n\u00eb fakt, ka filluar edhe nj\u00eb tragjikomedi q\u00eb do t\u2019i k\u00ebnaq\u00eb shqiptar\u00ebt, kur k\u00ebta do ta shohin nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekranet e televizor\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela ka paralajm\u00ebruar Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se do t\u00eb goditen penalisht. Sipas tij, pasi Parlamenti t\u00eb shkarkoj\u00eb me 2\/3 e votave Ilir Met\u00ebn, presidenti do t\u00eb shpallet \u201cnon grata\u201d n\u00eb SHBA dhe s\u00eb bahsku me Sali Berish\u00ebn do t\u00eb vihen p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ngjela thot\u00eb se k\u00ebta krer\u00eb t\u00eb lart\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":165006,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[312,286,458],"class_list":{"0":"post-183995","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"tag-lajme","9":"tag-spartak-ngjela","10":"tag-zjarrtv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183995\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/165006"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}