{"id":184733,"date":"2021-05-26T10:06:18","date_gmt":"2021-05-26T08:06:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=184733"},"modified":"2021-05-26T10:06:18","modified_gmt":"2021-05-26T08:06:18","slug":"arben-ristani-kunder-bashes-vetem-fatbardh-kadilli-ka-nje-platforme-per-ringritjen-e-pd-se-ja-vlen-ta-votojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/arben-ristani-kunder-bashes-vetem-fatbardh-kadilli-ka-nje-platforme-per-ringritjen-e-pd-se-ja-vlen-ta-votojme\/","title":{"rendered":"Arben Ristani kund\u00ebr Bash\u00ebs: Vet\u00ebm Fatbardh Kadilli, ka nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr ringritjen e PD-s\u00eb, ja vlen ta votojm\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Arben Ristani, vler\u00ebson faktin q\u00eb nj\u00ebri nga rival\u00ebt e Lulzim Bash\u00ebs, Fatbardh Kadilli ka nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr drejtimin e s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare dhe ringritjen e PD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e prezantoi dit\u00ebn e djeshme. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ai thekson q\u00eb ja vlen ta debatojm\u00eb, ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb dhe sigurisht ta votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb. \u201cBasha si Rama, pa program, pa vizion, pa pergjegjshmeri. Sfidanti Kadilli, ka nje platforme per ringritjen e PD. Ja vlen ta shqyrtojme, ta debatojme, ta permiresojme dhe sigurisht ta votojm\u00eb\u201d shkruan Ristani.<\/p>\n<p><strong>Platforma e Fatbardh Kadilli p\u00ebr drejtimin e PD-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>NJ\u00cb PD E PAST\u00cbR, E HAPUR, E BASHKUAR, FITUESE<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb parti m\u00eb t\u00eb madhe se kryetari. 1-Ndarja e rolit t\u00eb Kryetarit nga administratori i Partise: Kryetari e udh\u00ebheq politikisht partin\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vjet. Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve. Ai ose \u00ebsht\u00eb Kryeminist\u00ebr, ose largohet. 2-Administrimi i Partis\u00eb do t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb k\u00ebshill t\u00eb urt\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mandat 6 vje\u00e7ar. K\u00ebshilli regjistron antar\u00ebsin\u00eb, strukturat dhe drejton proceset zgjedhore n\u00eb parti p\u00ebr forumet dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr Bashki dhe Parlament. 3-Parimi \u2018nj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u2019 p\u00ebr zgjedhjen e \u00e7do kryetari, nga seksioni te Kryetari i partis\u00eb. Primaret p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr Bashki dhe Parlament, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit p\u00ebrpara zgjedhjeve. 4-Struktura e partis\u00eb nd\u00ebrtohet mbi baz\u00ebn e gar\u00ebs elektorale. \u00c7do ZAZ do t\u00eb ket\u00eb kryetar q\u00eb zgjidhet me \u2018nj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u2019 dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb deputeti i ardhsh\u00ebm, ose n\u00eb rast humbje, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i popullit t\u00eb atij territori.P\u00ebr nj\u00eb PD t\u00eb Hapur dhe t\u00eb Bashkuar. 5-Struktura e partis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb elastike. Seksione, jo vet\u00ebm territoriale, por edhe mbi baza profesionesh, grupesh interesi dhe profilesh. Ve\u00e7 forumeve vertikale n\u00eb territor, edhe forume horizontale. 6-Legjitimimi i fraksioneve: \u00c7do an\u00ebtar\/e mund t\u00eb krijoj\u00eb \u2018partin\u00eb\u2019 e vet. Nuk t\u00eb cakton askush kryetar. Merr iniciativ\u00ebn dhe krijo forumin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb PD m\u00eb t\u00eb madhe se Vetja. 7- Jo m\u00eb nj\u00eb Forum rinor i plakur, me gjuh\u00eb dhe sjellje t\u00eb plakur, q\u00eb sh\u00ebrben si dekor aktivitetesh partie dhe q\u00ebndron n\u00eb paradhom\u00ebn e partis\u00eb p\u00ebr t\u2019u infektuar nga s\u00ebmundjet e politik\u00ebs, por nj\u00eb forum q\u00eb afron rinin\u00eb, kauzat dhe shqet\u00ebsimet e saj, aksionin dhe q\u00ebllimet e saj n\u00eb parti. Nj\u00eb forum i epok\u00ebs digjitale ku \u00e7do i ri apo e re kontribuon me aksionin e vet me agjenden e vet, me idet\u00eb dhe nism\u00ebn e vet. 8-Jo m\u00eb nj\u00eb forum grash, pasionante t\u00eb PD q\u00eb \u00e7ojne PD te Grat\u00eb. Por, nj\u00eb Lidhje Grash q\u00eb sjellin shqet\u00ebsimet, kauzat, interesat, projektet, nismat e grave n\u00eb PD. 9-Nj\u00eb raport t\u00ebr\u00ebsisht i ri me median dhe aksionin qytetar. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pluraliste se politika. Shoq\u00ebria ka prodhuar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vlera se politika. Ky partneritet e b\u00ebn PD m\u00eb t\u00eb madhe se vetja. P\u00ebr nj\u00eb PD fituese. 10-PD do t\u00eb ket\u00eb kauzat e reja q\u00eb reflektojn\u00eb interesat e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie plurale dhe jo kauza ngusht\u00ebsisht politike, apo vet\u00ebm me p\u00ebrfitim politik. Frymezuese-PD q\u00eb shn\u00ebdrrohet n\u00eb l\u00ebvizje popullore, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb frym\u00ebzon jo vet\u00ebm veten, jo vet\u00ebm mb\u00ebshtet\u00ebsit por gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb PD q\u00eb ngrihet mbi tre kollona: Nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb ka lidhje t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me qytetarin, me shqet\u00ebsimet dhe interesin e qytetarit politik. Zgjimi i individit politik. Nj\u00eb forc\u00eb politike partnere e besushme q\u00eb nuk zhg\u00ebnjen. Nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb nd\u00ebrton vetem mbi vlera, partneritetin me qytetarin, me shoq\u00ebrin\u00eb civile, mediat, biznesin dhe partner\u00ebt strategjik q\u00eb mbrojn\u00eb sigurin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe orientimin Per\u00ebndimor. Nj\u00eb PD q\u00eb riorganizohet duke garantuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr cdo individ politik t\u00eb shprehi talentin, ambicien, forc\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe idet\u00eb politike, q\u00eb garantojn\u00eb zhvillimin e kauzave politike nga cdo kush, zhvillimin e karrier\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papenguar nga burokracia politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb PD e v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb PD q\u00eb manifeston n\u00eb cdo gj\u00eb vlerat q\u00eb promovon. Nj\u00eb PD q\u00eb sillet dhe vepron n\u00eb p\u00ebrputhje absolute me cfar\u00eb shpall. Nj\u00eb PD q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjtin standard si p\u00ebr vete ashtu dhe p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt. Nj\u00eb PD q\u00eb ndahet nga cdo trash\u00ebgimi e keqe edhe e vetvetes Detyra e PD \u00ebsht\u00eb largimi nga pushteti i Ram\u00ebs dhe i modelit t\u00eb qeverisjes dhe politik\u00ebs ku politika, media, biznesi dhe bota e n\u00ebndheshme jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb pushtet abzues mbi qytetarin. Ndryshoj PD q\u00eb t\u00eb Ndryshoj Shqip\u00ebrin\u00eb. PD q\u00eb une do drejtoj do luftoj\u00eb p\u00ebr rishikimin e funksionimit t\u00eb republik\u00ebs son\u00eb: Rishikimi i ndarjes administrative sipas z\u00ebrit t\u00eb qytetar\u00ebve, sipas parimit t\u00eb subsidiaritetit dhe sipas modeleve q\u00eb u diskutuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga axhenda e pushtetit dhe i formatuar n\u00eb nj\u00eb propozim alternativ nga shoqata e komunave; Rishikimi i Kodit Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe stabilitet qeveris\u00ebs; Plot\u00ebsimi i organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi eficiente. Demokracia dhe Liria amerikane q\u00eb \u00ebsht\u00eb modeli im, nuk u mbrojt nga politika por u mbrojt nga gjykatat dhe sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb; Forcimi i demokracis\u00eb direkte \u2013 referendumi mjet i vullnetit t\u00eb popullit; referendumi lokal ushtrimi i demokracise dhe perfshirjes; Rishikimi i kushtetut\u00ebs, ose rib\u00ebrja e saj p\u00ebr t\u00eb rivendosur n\u00eb balanc\u00eb institucionet e kuvendit, qeveris\u00eb dhe presidentit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Arben Ristani, vler\u00ebson faktin q\u00eb nj\u00ebri nga rival\u00ebt e Lulzim Bash\u00ebs, Fatbardh Kadilli ka nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr drejtimin e s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare dhe ringritjen e PD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e prezantoi dit\u00ebn e djeshme. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ai thekson q\u00eb ja vlen ta debatojm\u00eb, ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb dhe sigurisht ta votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":184735,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[3304],"class_list":{"0":"post-184733","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-ristani-kadillin-ja-vlen-ta-votojme-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184733","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=184733"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/184733\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=184733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=184733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=184733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}