{"id":185502,"date":"2021-05-30T10:34:29","date_gmt":"2021-05-30T08:34:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185502"},"modified":"2021-05-30T10:34:29","modified_gmt":"2021-05-30T08:34:29","slug":"te-dhenat-e-para-flasin-per-rigjallerim-te-ndjeshem-te-ekonomise-ne-vend-a-po-na-shitet-deshtimi-si-sukses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-dhenat-e-para-flasin-per-rigjallerim-te-ndjeshem-te-ekonomise-ne-vend-a-po-na-shitet-deshtimi-si-sukses\/","title":{"rendered":"T\u00eb dh\u00ebnat e para flasin p\u00ebr rigjall\u00ebrim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vend\/A po na shitet  d\u00ebshtimi si sukses?"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se 14 muaj, pranvera \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish. T\u00eb dh\u00ebnat e para flasin p\u00ebr rigjall\u00ebrim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Eksportet kan\u00eb rikuperuar me shpejt\u00ebsi humbjet e muajve t\u00eb karantin\u00ebs, kur kufizimet e vendosura, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, d\u00ebmtuan r\u00ebnd\u00eb shitjet jasht\u00eb vendit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb grupit t\u00eb ushqimeve. P\u00ebr 4-mujorin, eksportet u rrit\u00ebn me 35% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb raport me 4-mujorin 2019, tendenca \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjerim, me +10%. P\u00ebrmir\u00ebsimi i ecuris\u00eb ekonomike, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, ka ndikuar pozitivisht edhe n\u00eb ecurin\u00eb e t\u00eb ardhurave buxhetore. Sipas treguesve fiskal\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill 2021, t\u00eb ardhurat buxhetore sh\u00ebnuan rritje prej 14% n\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe 2% n\u00eb raport me janar-prillin e 2019-s.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto ritme dhe me ecurin\u00eb e turizmit, q\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon parashikohet nga operator\u00ebt turistik\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb pozitive sesa vitin e kaluar, ekonomia pritet t\u00eb kap\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nivelin e parakriz\u00ebs, ndryshe nga vler\u00ebsimet fillestare p\u00ebr vitin 2022.<\/p>\n<p>Edhe r\u00ebnia n\u00eb 2020-n, prej rreth -3.3%, ishte shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt sesa pritshm\u00ebrit\u00ebq\u00eb varionin deri n\u00eb -9%, t\u00eb dyt\u00ebt me ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb pas Serbis\u00eb (-1%) dhe n\u00eb nivele shum\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe sidomos Mali i Zi (-9%), me t\u00eb cilin krahasoheshim n\u00eb fillim, p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy vendeve nga turizmi. K\u00ebtu, n\u00eb fakt, dha ndikim pozitiv edhe fenomeni i pastrimit t\u00eb parave, q\u00eb nxiti sektor\u00ebt e nd\u00ebrtimit dhe pasurive t\u00eb paluajtshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga mesi i prillit, situata epidemiologjike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm. Numri i t\u00eb shtruarve n\u00eb spitale ka r\u00ebn\u00eb, infektimet e reja ditore jan\u00eb n\u00eb nivele minimale, teksa vendi duket se e ka arritur imunitetin e tuf\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dukshme tashm\u00eb se m\u00eb t\u00eb keqen e kemi l\u00ebn\u00eb pas, si nga ana ekonomike, ashtu dhe ajo e sh\u00ebndetit. Por, me \u00e7far\u00eb kosto erdhi kjo?! Fatkeq\u00ebsisht, vendi duket se po shkon drejt imunitetit t\u00eb tuf\u00ebs, jo me ndihm\u00ebn e vaksinave (jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dozat vet\u00ebm p\u00ebr 10% t\u00eb popullsis\u00eb, shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb se mesatarja europiane dhe q\u00eb pas zgjedhjeve ka ngecur), por p\u00ebr shkak t\u00eb intensitetit me t\u00eb cilin e kaloi popullata s\u00ebmundjen gjat\u00eb periudh\u00ebs nga n\u00ebntori 2020 deri n\u00eb mars 2021.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse me nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb dob\u00ebt dhe numrin e mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb m\u00eb t\u00ebul\u00ebtin n\u00eb Europ\u00eb, qeveria zgjodhi hapur ekonomin\u00eb para sh\u00ebndetit, e ndodhur n\u00ebn presionin e sip\u00ebrmarrjeve dhe duke pasur frik\u00eb p\u00ebr humbjen e popullaritetit para zgjedhjeve. Ndryshe nga vendet e tjera t\u00eb zhvilluara, pas karantin\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb mars-maj 2020, kufizimet ishin minimale edhe n\u00eb periudh\u00ebn e fund 2020-s dhe n\u00eb fillim t\u00eb 2021-shit, kur shp\u00ebrtheu pandemia me t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Mbingarkesa n\u00eb spitale dhe frika p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb individ\u00eb t\u00eb zgjidhnin t\u00eb kuroheshin n\u00eb sht\u00ebpi, spitale private apo jasht\u00eb vendit (kryesisht n\u00eb Turqi), me shpenzimet q\u00eb vler\u00ebsohet nga 3 mij\u00eb deri n\u00eb 50 mij\u00eb euro p\u00ebr kurimin jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Treguesi direkt i keqmenaxhimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb\u00ebsht\u00eb rritja e lart\u00eb e vdekshm\u00ebris\u00eb shtes\u00eb. \u201cHealth Data\u201d,institut amerikan p\u00ebr vler\u00ebsimin e sh\u00ebndetit, e renditi s\u00eb fundmi Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nivelin e vdekjeve reale nga Covid-19 n\u00eb raport me popullsin\u00eb, pas Azerbajxhanit, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs dhe Bullgaris\u00eb. Shqip\u00ebria kishte n\u00eb total 529 vdekje p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn mars 2020 deri n\u00eb maj 2021, duke u renditur e kat\u00ebrta nd\u00ebr 20 vendet me vdekjet reale m\u00eb t\u00eb larta nga Covid-19.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb her\u00ebt, t\u00eb dh\u00ebnat komb\u00ebtare dhe ato t\u00eb Eurostat p\u00ebr shtetet e Europ\u00ebs treguan se Shqip\u00ebria kishte rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vdekjeve n\u00eb periudh\u00ebn e pandemis\u00eb dhe nd\u00ebr t\u00eb parat n\u00eb Europ\u00ebp\u00ebr shtes\u00ebn e fataliteteve n\u00eb raport me popullsin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyre shteteve q\u00eb edhe n\u00eb vite normale kishin nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb lart\u00eb vdekshm\u00ebrie, si p.sh. Bullgaria. Sipas INSTAT, nga prilli 2020 deri n\u00eb mars 2021, u sh\u00ebnuan rreth 9,300 vdekje shtes\u00eb n\u00eb krahasim me periudhat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, kur virusi nuk ishte i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndryshe nga vendet e zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb zgjodh\u00ebn jet\u00ebt e njer\u00ebzve mbi gjith\u00e7ka, n\u00eb Shqip\u00ebri, ekonomia fitoi mbi sh\u00ebndetin dhe pasojat \u2013 ndryshe nga ato t\u00eb karantin\u00ebs- jan\u00eb t\u00eb parikuperueshme. Por, m\u00eb e patolerueshmja, \u00ebsht\u00eb se tashm\u00eb q\u00eb ekonomia e vendit po rikuperon me shpejt\u00ebsi, d\u00ebshtimi po na shitet si sukses!\/monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se 14 muaj, pranvera \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish. T\u00eb dh\u00ebnat e para flasin p\u00ebr rigjall\u00ebrim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vend. Eksportet kan\u00eb rikuperuar me shpejt\u00ebsi humbjet e muajve t\u00eb karantin\u00ebs, kur kufizimet e vendosura, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, d\u00ebmtuan r\u00ebnd\u00eb shitjet jasht\u00eb vendit, me p\u00ebrjashtim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":185503,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185502","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185502","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185502"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185502\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185503"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}