{"id":185548,"date":"2021-05-30T17:09:53","date_gmt":"2021-05-30T15:09:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185548"},"modified":"2021-05-30T17:09:53","modified_gmt":"2021-05-30T15:09:53","slug":"detyre-patriotike-rrezimi-i-rames-basha-nga-kukesi-as-pushtuesi-nuk-do-na-kishte-bere-me-keq-keto-8-vite-te-dalim-te-bashkuar-pas-13-qershorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/detyre-patriotike-rrezimi-i-rames-basha-nga-kukesi-as-pushtuesi-nuk-do-na-kishte-bere-me-keq-keto-8-vite-te-dalim-te-bashkuar-pas-13-qershorit\/","title":{"rendered":"\u201cDetyr\u00eb patriotike rr\u00ebzimi i Ram\u00ebs\u201d, Basha nga Kuk\u00ebsi: As pushtuesi nuk do na kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb keq k\u00ebto 8 vite. T\u00eb dalim t\u00eb bashkuar pas 13 qershorit"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha ka takuar dit\u00ebn e sotme demokrat\u00ebt e Hasit dhe Kuk\u00ebsit, vet\u00ebm pak dit\u00eb nga zgjedhjet brenda PD-s\u00eb, t\u00eb cilat do mbahen n\u00eb 13 qershor.<\/p>\n<p>Basha edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen q\u00eb k\u00ebto zgjedhje duhet t\u2019i bashkojn\u00eb demokrat\u00ebt dhe t\u2019u japin atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb dalin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kryedemokrati u ndal te zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se ato ishin nj\u00eb ,asak\u00ebr elektorale, duke shtuar se rr\u00ebzimi i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm detyr\u00eb e PD-s\u00eb por nj\u00eb detyr\u00eb patriotike.<\/p>\n<p>Sipas Bash\u00ebs, i cili vuri n\u00eb dukje faktin q\u00eb sapo t\u00eb mbyllen zgjedhjet do rikthehen te beteja p\u00ebr rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs, as pushtuesi nuk do t\u2019i kishte ber\u00eb m\u00eb keq Shqip\u00ebris\u00eb sesa i ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama n\u00eb 8 vitet e fundit.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb q\u00ebllimi im i prer\u00eb dhe synimi im final n\u00eb drejtim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos ti shtrij\u00eb dor\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimit Edi Ram\u00ebs por q\u00eb s\u00eb bashku menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj gare t\u00eb nisim betej\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb tij nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb detyr\u00eb politike, kjo \u00ebsht\u00eb tani nj\u00eb detyr\u00eb patriotike, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, k\u00ebtu behet fjal\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit q\u00eb ka mbetur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pasi ka asgj\u00ebsuar \u00e7do institucion tjet\u00ebr t\u00eb republik\u00ebs, q\u00eb ishin zgjedhjet\u201d<\/em>, tha Basha.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i plote:<\/strong><\/p>\n<p>Kuk\u00ebs<\/p>\n<p><em>Falenderoj gjith\u00eb secilin prej jush, themelues, q\u00ebnd\u00ebrestar\u00eb, intelektual\u00eb, bij dhe bija t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb specifike p\u00ebr qarkun e Kuk\u00ebsit e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00eb bashkin\u00eb e Kuk\u00ebsit? E para: e kemi prekur, e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb qarku e n\u00eb ve\u00e7anti bashkia m\u00eb e braktisur gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve t\u00eb regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Dit\u00eb pas dite, jav\u00eb pas jave, muaj pas muaji, vite pas vite largimi e ka sh\u00ebnuar Kuk\u00ebsin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do qark tjeter, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do bashki tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe un\u00eb jam d\u00ebshmitar okular se bashk\u00eb me ju kemi qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, n\u00eb tregun e qytetit, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e kuksian\u00ebve, bizneset e kuksian\u00ebve dhe kemi par\u00eb sesi jan\u00eb zbrazur n\u00eb ve\u00e7anti nga rinia e jan\u00eb zvog\u00e9luar familjet, bizneset jan\u00eb mbyllur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur mbi ju me nj\u00eb diskriminim dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb urrejtje q\u00eb tejkalon \u00e7do form\u00eb angazhimi midis kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ana tjet\u00ebr dor\u00ebzimi toptan i pasurive t\u00eb Kuk\u00ebsit n\u00eb duart e oligark\u00ebve si dhe\u00a0 vendosja e traut n\u00eb Rug\u00ebn e Kombit, nga ana tjet\u00ebr mbyllja e univeristetit. Pra edhe pushtuesi n\u00eb k\u00ebto 8 vite m\u00eb keq nuk kishte p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebsin e zbrazur nga kuksian\u00ebt, n\u00eb Kuk\u00ebsin e zbrazur n\u00eb ve\u00e7anti nga mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, nga demokrat\u00ebt, ju keni arritur t\u00eb sillni n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun 6 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb treguesi i forc\u00ebs ton\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb tregues i forc\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve, i forc\u00ebs tuaj, i drejtuesve, i veteran\u00ebve q\u00eb din\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen dhe me betejat m\u00eb t\u00eb pabarabarta si\u00e7 ishte kjo betej\u00eb, si\u00e7 e dinit nga fillimi q\u00eb do t\u00eb ishte.<\/em><\/p>\n<p><em>Asnjehere nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, as n\u00eb 2017,\u00a0 as n\u00eb 2001, as n\u00eb 91 shteti me partin\u00eb, krimi i organizuar, oligarkia, parat\u00eb e buxhetit dhe parat\u00eb e pista t\u00eb korrupsionit e t\u00eb drog\u00ebs. Prap\u00eb njesoj si n\u00eb 91 demokrat\u00ebt ishin bashk\u00eb pa pushtet. Pa asnj\u00eb pushtet institucional, por me nj\u00eb pushtet t\u00eb pafundsh\u00ebm, pusshtetin moral, pushtetin e zemrave t\u00eb pastra, q\u00ebllimeve t\u00eb ndershme, jo thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb rotacion por p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin.<\/em><\/p>\n<p><em>Diferenca \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb rotacion do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb luftosh p\u00ebr pushtet, ndryshim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb luftosh p\u00ebr kuksian\u00ebt, t\u00eb luftosh p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ndaj dhe kuksian\u00ebt i prin\u00eb k\u00ebsaj beteje me pjes\u00ebmarrje dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi na ndoq\u00ebn anemban\u00eb vendit, nga veriu n\u00eb jug, mos e besoni at\u00eb hart\u00eb tradh\u00ebtare. Shikojini statistikat nga veriu n\u00eb jug, deri n\u00eb cepin m\u00eb jugor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb mas\u00eb u derdh\u00ebn n\u00eb kutite e votimit dhe votuan ndryshimin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj 25 prilli nuk \u00ebsht\u00eb dita e fundit e betej\u00ebs q\u00eb kemi nisur. \u00cbsht\u00eb ndalja e dhunshme e p\u00ebrkoh\u00ebshme e ndryshimit q\u00eb shqiptar\u00ebt e desh\u00ebn me 25 prill, q\u00eb kuksian\u00ebt e votuan me 25 prill dhe q\u00eb sot e duan akoma m\u00eb shum\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndon\u00ebse n\u00eb kushtet e nj\u00eb deshperimi dhe nuk \u00ebsht\u00eb faster kryetari, i nj\u00eb shoku t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ku solli masakr\u00ebn zgjedhore\u00a0 e 25 prillit. Por kush tjeter p\u00ebrve\u00e7 nesh mund ta coj\u00eb n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ? Kush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 jush q\u00eb ka mbajtur mbi supe k\u00ebt\u00eb betej\u00eb dhe shenjat e k\u00ebsaj beteje? E di q\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb betej\u00eb e p\u00ebr ta rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb regjim, e kemi vet\u00ebm ne, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb na ulnin n\u00eb gjum\u00eb, ne u rrit\u00ebm u b\u00ebm\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb Kuk\u00ebs qart\u00ebsisht po k\u00ebshtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj v\u00ebllez\u00ebr dhe motra falenderimi shkon p\u00ebr gjith\u00ebsecilin prej jush, p\u00ebr demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb kudo ku ndodhen, p\u00ebr strukturat tona, p\u00ebr drejtuesit tan\u00eb, p\u00ebr ekipin ton\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr ju q\u00eb keni qen\u00eb tet\u00eb vite nen kamzhikun e nj\u00eb kund\u00ebrshtari politik q\u00eb nuk ju ka trajtuar si kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, ju ka trajtuar si armiq, duke shkat\u00ebrruar normalitetin e jet\u00ebs tuaj, familjeve tuaja deri n\u00eb eksodin masiv t\u00eb bijve dhe bijave t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/em><\/p>\n<p>Has<\/p>\n<p><em>E pra kete betej\u00eb vellezer dhe motra, zonja dhe zot\u00ebrinj ne e faktuam vendosm\u00ebrin\u00ea dhe q\u00ebndres\u00ebn ton\u00eb sepse askush nuk u shty t\u00eb q\u00ebndronte me zor n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, mund t\u00eb ishit larguar, mund t\u00eb kishit q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi, mund t\u00eb ishit shitur apo bler\u00eb, por jo ju e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse gjith\u00ebsecili prej jush n\u00eb shpirtin tuaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb misionar fisnik, jo thjesht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike por n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Hasit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shqiptar\u00ebve. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja n\u00eb fund t\u00eb fundit sepse Hasjan\u00ebt e shqiptar\u00ebt na ndoq\u00ebn, sepse e kuptuan q\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb nuk po e b\u00ebnim p\u00ebr karrigen time apo p\u00ebr karriget tuaja, por po e b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb q\u00eb vendi kishte kaq Shume nevoj\u00eb, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebrkonin me ngulm dhe ndryshimin. A zgjidhi dicka 25 prilli? A i ktheu p\u00ebrgjigje ndonj\u00ebr\u00ebs prej dilemave t\u00eb shqiptar\u00ebve? A i zhduku apo i zvogeloi pik\u00ebpyetjet e m\u00ebdha t\u00eb para t\u00eb 25 prillit? Ju e dini fare mir\u00eb, m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb jo. P\u00ebrkundrazi i beri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebto pik\u00ebpyetje q\u00eb nga blegtori n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Hasit e deri tek ceshtjet e integrimit Europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjith\u00e7ka pas 25 prillit \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj dua t\u00eb deklaroj qart\u00eb dhe prer\u00eb para jush sot meqen\u00ebse jemi n\u00eb mesin e nj\u00eb agresioni ndaj Partis\u00eb Demokratike dhe propagande t\u00eb shfrenuar. \u00cbsht\u00eb q\u00ebllimi im i prer\u00eb dhe synimi im final n\u00eb drejtim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos ti shtrij\u00eb dor\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimit Edi Ram\u00ebs por q\u00eb s\u00eb bashku menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj gare t\u00eb nisim betej\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb tij nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb detyr\u00eb politike, kjo \u00ebsht\u00eb tani nj\u00eb detyr\u00eb patriotike, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, k\u00ebtu behet fjal\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, k\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit q\u00eb ka mbetur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pasi ka asgj\u00ebsuar \u00e7do institucion tjet\u00ebr t\u00eb republik\u00ebs, q\u00eb ishin zgjedhjet.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb momentin q\u00eb arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpres\u00ebs, at\u00ebher\u00eb detyra jon\u00eb patriotike \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr tia shkurtuar dit\u00ebt. Dhe ne e dim\u00eb si b\u00ebhet kjo, asnj\u00eb parti tjet\u00ebr politike nuk e ka n\u00eb genin e vet, n\u00eb ADN e vet teknologjine e rrezimit t\u00eb regjimit p\u00ebrve\u00e7 Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndaj Edi Rama e di k\u00ebt\u00eb dhe nuk do q\u00eb ne ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, aq m\u00eb pak nuk do q\u00eb ta vazhdojm\u00eb bashk\u00eb. I kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb kat\u00ebr pyka q\u00eb na i kishte futur p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebr\u00e7ar\u00eb deri me 25 prill. Kishte investuar boll n\u00eb ato 4 pyka. Ia thyet ju, ia thyen demokrat\u00ebt, ia thyen shqiptar\u00ebt. Iu rr\u00ebzuan si k\u00ebto kuti kartoni nj\u00ebra pas tjet\u00ebrs. Tani k\u00ebt\u00eb gar\u00eb t\u00eb brendshme q\u00eb na e dikton statuti dhe rregullat q\u00eb ne sigurisht e vler\u00ebsojm\u00eb si nj\u00eb thesar t\u00eb familjes ton\u00eb politike, p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb na thon\u00eb jemi nj\u00eb parri e hapur, nj\u00eb parti e debatit, nj\u00eb parti e gar\u00ebs k\u00ebrkon t\u00eb na e kthej\u00eb kund\u00ebr duke p\u00ebrdorur nj\u00eb disavantazh q\u00eb \u00ebsht\u00eb real, nj\u00eb disavantazh real t\u00eb cilin un\u00eb e kam paralajm\u00ebruar n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb u mor vendimi p\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Dhe ky \u00ebsht\u00eb disavantazhi apo reziku q\u00eb nj\u00eb gar\u00eb e brendshme statutore mundet q\u00eb p\u00ebrmes shp\u00ebrfilljes s\u00eb asaj q\u00eb k\u00ebmi nd\u00ebrtuar bashk\u00eb, ekziston pra rreziku q\u00eb dor\u00ebzimi para atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb 25 prillin fitore t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe jo si\u00e7 e dini t\u00eb gjith\u00eb ju masak\u00ebr zgjedhore kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe kund\u00ebr demokracis\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcarje n\u00eb gjirin e demokrat\u00ebve. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk do ta lejoj e nuk do ta pranoj kurr\u00eb dhe ju b\u00ebj thirrje po k\u00ebshtu edhe ju t\u00eb mos e lejoni e t\u00eb mos e pranoni. Sepse nuk ka nevoj\u00eb t\u2019ju jap un\u00eb shembuj, secili prej jush mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore e t\u2019i tregoj\u00eb. Se \u00e7far\u00eb ka \u00eben 25 prilli e keni par\u00eb me syt\u00eb tuaj, i keni shenjat e betej\u00ebs, i mbani me vete, ju, familjet tuaja, demokrat\u00ebt\u00a0 eHasit an\u00ebemban\u00eb. Ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuqd\u00ebr nxitimi dhe paqart\u00ebsia q\u00eb mund t\u00eb sundoj\u00eb zemr\u00ebn apo mendjen e ndokujt nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb me shkelm asaj q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Le t\u00eb mos ia japim k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi Edi Ram\u00ebs, le t\u00eb dalim nga kjo gar\u00eb mendjendar\u00eb, t\u00eb bashkuar e t\u00eb vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar betej\u00ebn deri n\u00eb fund. Dhe p\u00ebr mua beteja deri n\u00eb fund do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb largimi i regjimit dhe s\u00eb dyti \u00e7uarja deri n\u00eb fund e\u00a0 misionit q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb para shqiptar\u00ebve misionit p\u00ebr ndryabimin e Shqip\u00ebris\u00eb, misionit p\u00ebr ndryshimin q\u00eb e mir\u00ebpresin dhe\u00a0 mezi e presin t\u00eb gjith\u00eb ata n\u00eb nivel lokal dhe nivel q\u00ebnd\u00ebror. Pra miqt\u00eb e mi ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju ftoj \u00ebsht\u00eb t\u00eb heqim\u00a0 \u00e7do iluzion se duke u larguar nga rruga e betejave q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilave ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs nga zenra, por p\u00ebs shkak t\u00eb atyre betejave jemi sot k\u00ebtu.<\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb kompromis me t\u00eb keqen, le t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb kompromis me at\u00eb q\u00eb gjoja na shtrin dor\u00ebn p\u00eb bashk\u00ebpunim pa\u00a0 vija t\u00eb kuqe sepse e di se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Krimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb bashk\u00ebautor\u00eb n\u00eb krim, t\u00eb na mbyll\u00eb goj\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb po k\u00ebahtu tregues i frik\u00ebs q\u00eb ka, frik\u00ebs q\u00eb ka hajduti i shpres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Frik\u00ebs q\u00eb ka ai i cili duke vjedhur shpres\u00ebn e\u00a0 shqiptar\u00ebve p\u00ebrkoh\u00ebsisht ka ndalur aspiratat komb\u00ebtare p\u00ebr ndryshim, le t\u00eb ia kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb frike n\u00eb makth, n\u00eb ankth, n\u00eb tmerr.<\/em><\/p>\n<p><em>Kush p\u00ebrmend 2025 e b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb groposur shpirtin e demokrat\u00ebve dhe shpres\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo q\u00eb m\u00eb takon mua ka nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb objektiv. Regjimi i Edi Ram\u00ebs dhe i Tom Doshit me shok\u00eb, rr\u00ebzimi i k\u00ebtij regjimi, denoncimi i masakr\u00ebs zgjedhore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i mbivendosemi por i japim vler\u00eb betej\u00ebs q\u00eb vazhdon p\u00ebr faktimin e masakr\u00ebs zgjedhore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale, ligjore, politike, nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb taban mbi t\u00eb cilin do t\u00eb ngrem\u00eb aksionin ton\u00eb politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb kam ardhur sot t\u2019ju krkoj t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar e t\u00eb dalim t\u00eb bashkuar nga 13 qershori dhe ju k\u00ebrkoj po k\u00ebshtu t\u00eb m\u00eb lejoni t\u00eb vazhdoj t\u2019ju udh\u00ebheq deri n\u00eb fitoren e k\u00ebsaj beteje.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ju fal\u00ebnderur edhe nj\u00eb ger\u00eb nga zemra ju dhe t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt hasjan p\u00ebr sakrific\u00ebn tuaj dhe duke ju siguruar q\u00eb deri n\u00eb frym\u00ebn time t\u00eb fundit ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe do b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb djerse dhe sarific\u00eb e juaja mos t\u00eb shkoj\u00eb d\u00ebm. Faleminderit!<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha ka takuar dit\u00ebn e sotme demokrat\u00ebt e Hasit dhe Kuk\u00ebsit, vet\u00ebm pak dit\u00eb nga zgjedhjet brenda PD-s\u00eb, t\u00eb cilat do mbahen n\u00eb 13 qershor. Basha edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen q\u00eb k\u00ebto zgjedhje duhet t\u2019i bashkojn\u00eb demokrat\u00ebt dhe t\u2019u japin atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb dalin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":185549,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185548\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}