{"id":185603,"date":"2021-05-31T08:12:51","date_gmt":"2021-05-31T06:12:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185603"},"modified":"2021-05-31T08:12:51","modified_gmt":"2021-05-31T06:12:51","slug":"a-i-duhet-me-pd-se-si-kryetar-partie-lulzim-basha-ndricim-kulla-vetem-nje-cinik-do-te-thoshte-se-basha-nepermjet-nje-strategjie-te-tille-kerkon-te-shpetoje-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-i-duhet-me-pd-se-si-kryetar-partie-lulzim-basha-ndricim-kulla-vetem-nje-cinik-do-te-thoshte-se-basha-nepermjet-nje-strategjie-te-tille-kerkon-te-shpetoje-veten\/","title":{"rendered":"A i duhet m\u00eb PD-s\u00eb si Kryetar Partie, Lulzim Basha? Ndri\u00e7im Kulla: Vet\u00ebm  nj\u00eb cinik do t\u00eb thoshte se Basha n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb strategjie t\u00eb till\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb veten\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga: Ndri\u00e7im Kulla<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkruash n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje kur p\u00ebrdit\u00eb po dalin fakte dhe prova t\u00eb qarta dhe t\u00eb besueshme mbi shit-blerjes s\u00eb votave. Madje \u00ebsht\u00eb e dhimbshme, e turpshme, e p\u00ebshtir\u00eb t\u00eb lexosh marifetet dhe truket e sofistikuara, bashk\u00eb me pacip\u00ebrin\u00eb dhe arroganc\u00ebn e t\u00eb \u201cpanjohurve\u201d t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb k\u00ebto zgjedhje i b\u00ebn\u00eb \u201cstar-et\u201d e zgjedhjeve, e q\u00eb trumbetohen sikur jan\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb makineris\u00eb fituese t\u00eb mazhoranc\u00ebs, alibia m\u00eb e hidhur e nj\u00eb sistemi q\u00eb provoi se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje, por jo t\u00eb lira. Pik\u00ebrisht, kjo \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebria e madhe historike e s\u00eb ardhmes son\u00eb, t\u00eb luftojm\u00eb e ta b\u00ebjm\u00eb transparente dhe t\u00eb qart\u00eb si drita e diellit k\u00ebt\u00eb makineri t\u00eb err\u00ebt dhe anti-demokratike, p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb kemi kurr\u00eb t\u00eb ardhme. Kjo \u00ebsht\u00eb lufta e s\u00eb ardhmes son\u00eb q\u00eb duhet fituar tani, por q\u00eb p\u00ebrkon si koh\u00eb edhe me betejen e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb liderit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. N\u00ebse do t\u00eb qem\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb tjera, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb kish pik\u00eb kuptimi t\u00eb shtrohej tani kjo \u00e7\u00ebshtje, pasi duket shum\u00eb e vog\u00ebl dhe meskine p\u00ebrball\u00eb misionit t\u00eb madh t\u00eb s\u00eb ardhmes q\u00eb na pret p\u00ebr t\u00eb demaskuar k\u00ebt\u00eb maask\u00ebr, por nga ana tjet\u00ebr nuk do t\u00eb qe as e ndershme e as morale t\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb edhe \u201cm\u00ebkati\u201d i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebnoheshin edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt apo kandidad\u00ebt e Bash\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb. Ata flasin vet\u00ebm p\u00ebr fajet dhe gabimet, dhe jo t\u00eb fokusohen n\u00eb problemin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka sot baza demokrate. Po k\u00ebshtu, nj\u00eb \u201cm\u00ebkat\u201d tjet\u00ebr do t\u00eb qe mos-n\u00ebnvizimi i pun\u00ebs s\u00eb madhe, t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kapilare q\u00eb u krye p\u00ebr t\u00eb ringritur drejt e plot besim trupin e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Vizioni dhe kultura, strategjia e duhur dhe e paqt\u00eb, por nj\u00ebher\u00ebsh e vendosur, e argumentuar, estetike dhe e mir\u00ebshtjelluar e liderit Basha gjat\u00eb fushat\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kryer q\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh n\u00eb vend, nuk duhet l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht n\u00eb harres\u00eb, as duhet anashkaluar. Nj\u00eb cinik do t\u00eb thoshte se Basha n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb strategjie t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb veten, duke mos marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi veten. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb po ndodh e kund\u00ebrta. N\u00ebp\u00ebrmjet mbledhjes, grumbullimit, dokumentimit dhe ndjekjes s\u00eb rrug\u00ebs legale p\u00ebr t\u00eb gjitha shkeljet e b\u00ebra nga mazhoranca, po merren pik\u00ebrisht ato p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb \u00e7do parti do t\u00eb duhej t\u00eb mbarte mbi shpin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit t\u00eb vet q\u00eb e votoi, u shtr\u00ebngua, u josh, por nuk u tr\u00ebmb dhe nuk u gjunj\u00ebzua nga strategjia e makineris\u00eb s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb askush nuk mund t\u2019i shmanget n\u00ebse e do t\u00eb ardhmen e zgjedhjeve t\u00eb lira, e m\u00eb thelb\u00ebsisht, n\u00ebse do t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb vendit t\u00eb vet. N\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb till\u00eb duhet shtruar edhe pyetja: A vall\u00eb u humb\u00ebn zgjedhjet realisht? A vall\u00eb ato qen\u00eb t\u00eb lira? Sepse pik\u00ebrisht p\u00ebrgjigjia e k\u00ebsaj pyetje lidhet direkt edhe me q\u00ebndrimin apo jo t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb PD.Natyrisht ka vend p\u00ebr shum\u00eb analiza, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb u b\u00ebn gabim q\u00eb duhet t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shpejt, p\u00ebr nj\u00eb strategji q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e llojit \u201clifelong\u201d n\u00eb jet\u00ebn e brendshme kat\u00ebrvje\u00e7are t\u00eb nj\u00eb partie n\u00eb opozit\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto shtigje pyetjesh t\u00eb shpien tek rruga e pyetjes s\u00eb madhe: a vall\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebrballje PD me k\u00ebt\u00eb makineri pushteti? Rr\u00ebnj\u00ebt e k\u00ebsaj pyetje jan\u00eb t\u00eb vjetra dhe aspak nuk mund t\u2019i faturohen gj\u00ebndjes s\u00eb sotme, por gjith\u00ebsesi duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebra nga betejat e ardhme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00ebse dora e shtrire e mazhoranc\u00ebs do t\u00eb qe e v\u00ebrtet\u00eb, fillesa do t\u00eb duhej t\u00eb ishte rib\u00ebrja e reform\u00ebs territoriale.<\/p>\n<p>Harta e dhimbshme e Shqip\u00ebris\u00eb sip\u00ebr blu dhe posht\u00eb Shkumbinit e kuqe, nuk \u00ebsht\u00eb aspak vet\u00ebm verdikti i popullit, por kryesisht verdikti i marifeteve dhe trukeve t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrshtatur k\u00ebt\u00eb ndarje territoriale me maksimalizimit e vot\u00ebs s\u00eb saj partiake. Nj\u00eb korrigjim po kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me rezultatin e k\u00ebtyre zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb edhe ajo e koalicioneve ose moslejimi i tyre prej kodit zgjedhor. Si PD ashtu dhe LSI gabuan q\u00eb nuk krijuan konsesus p\u00ebr lista t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta duke u nxitur nga deliri i madh i madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb secilit. Se kush \u00ebsht\u00eb fajtori nuk mund ta di se nuk ka as trasparenc\u00eb. Prandaj duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndryshohet kjo praktik\u00eb, e cila p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u diktua edhe me p\u00eblqimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. N\u00ebse do t\u00eb qen\u00eb maksimalizuar votat n\u00eb cdo qark n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb koalicioni apo liste t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis dy partive kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, at\u00ebher\u00eb edhe me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr votash, rezultati mund t\u00eb qe fitues.<\/p>\n<p>Madje edhe k\u00ebshtu, n\u00ebse do t\u00eb mblidheshin votat e t\u00eb dy partive, diferenca me mazhoranc\u00ebn \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 30-40 mij\u00eb vota. Asgj\u00eb. Nj\u00eb diferenc\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb diktoj\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ky popull \u00ebsht\u00eb i majt\u00eb, e q\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb votuar kundra qeveris\u00eb nuk jan\u00eb pothuajse barabar me ata q\u00eb kan\u00eb votuar pro. \u00cbsht\u00eb edhe kjo nj\u00eb arsye themelore p\u00ebr ta shikuar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim ndryshe rezultatin e opozit\u00ebs n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Bash\u00ebs. Tashm\u00eb ajo ka nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga ku mund t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, ka nj\u00eb platform\u00eb k\u00ebrcimi dhe hopi t\u00eb cil\u00ebn duhet ta p\u00ebrpunoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet vazhdim\u00ebsis\u00eb dhe shpalosjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb strukturave ekzisuese t\u00eb partis\u00eb, t\u00eb cilat treguan q\u00ebndres\u00eb, vitalitet dhe sakrific\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. \u00cbsht\u00eb i gjith\u00eb ky trup partiak q\u00eb nd\u00ebrtoi Basha gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb opozit\u00eb, s\u00eb bashku me personalitetin e tij prej lideri, ai q\u00eb duhet vijuar, l\u00ebmuar, organizuar deri n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri, p\u00ebr ta shp\u00ebn\u00eb po deri n\u00eb fitore.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt, por edhe opozita dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi sistemi parlamentar nuk e kan\u00eb luksin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb eksperimente e t\u00eb harxhojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb lideri t\u00eb ri dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij koh\u00ebn e duhur dhe t\u00eb nevojshme t\u00eb formimit t\u00eb personalitetit dhe trupit partiak p\u00ebrreth tij. Basha k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb tashm\u00eb e ka kaluar dhe p\u00ebrmes korrigjimeve n\u00eb vite dhe fitimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs e ka kristalizuar dhe konturuar. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trup t\u00eb formuar dhe konsoliduar personaliteti dhe partie. Le ta mb\u00ebshtesim t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb edhe nj\u00eb strategji fituese, e cila t\u00eb filloj\u00eb pik\u00ebrisht nga denoncimi ligjor dhe penal i msakr\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Kjo \u00ebsht\u00eb domsdoshm\u00ebria historike q\u00eb na duhet. E pask\u00ebsaj, t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb cil\u00ebsore dhe me plot personalitete te kultur\u00ebs dhe bot\u00ebs akademike (si te jugut ashtu dhe te veriut) te ekipit perfaqesues te grupeve te punes dhe t\u00eb jet\u00ebs brenda partis\u00eb, t\u00eb hapjes s\u00eb saj me gjak t\u00eb ri e modern, n\u00eb mend\u00ebsi dhe dije, q\u00eb ti shkoj\u00eb p\u00ebrshtat vizionit per\u00ebndimor dhe largpam\u00ebs q\u00eb i duhet sot PD, si kontributi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb ajo mund t\u2019i jap\u00eb pushtetit dhe demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ndri\u00e7im Kulla \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkruash n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje kur p\u00ebrdit\u00eb po dalin fakte dhe prova t\u00eb qarta dhe t\u00eb besueshme mbi shit-blerjes s\u00eb votave. Madje \u00ebsht\u00eb e dhimbshme, e turpshme, e p\u00ebshtir\u00eb t\u00eb lexosh marifetet dhe truket e sofistikuara, bashk\u00eb me pacip\u00ebrin\u00eb dhe arroganc\u00ebn e t\u00eb \u201cpanjohurve\u201d t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb k\u00ebto zgjedhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":185605,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[3407],"class_list":{"0":"post-185603","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"tag-lajme-zjarr-ndricim-kulla-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185603\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}