{"id":185636,"date":"2021-05-31T09:49:09","date_gmt":"2021-05-31T07:49:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185636"},"modified":"2021-05-31T09:49:09","modified_gmt":"2021-05-31T07:49:09","slug":"u-vendosi-0-pike-kengetareve-ne-kengen-magjike-manjola-nallbani-shperthen-keq-ndaj-markelian-kapedanit-asnje-argument-profesional-vec-fjali-percmuese-ku-dominonte-buka-me-qofte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-vendosi-0-pike-kengetareve-ne-kengen-magjike-manjola-nallbani-shperthen-keq-ndaj-markelian-kapedanit-asnje-argument-profesional-vec-fjali-percmuese-ku-dominonte-buka-me-qofte\/","title":{"rendered":"U vendosi 0 pik\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve n\u00eb K\u00ebng\u00ebn Magjike\/ Manjola Nallbani shp\u00ebrthen keq ndaj Markelian Kapedanit: Asnj\u00eb argument profesional, ve\u00e7 fjali p\u00ebr\u00e7muese ku dominonte buka me qofte\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Alban Ramosaj, u shpall fitues i Festivalit K\u00ebnga Magjike, me k\u00ebng\u00ebn \u201cThikat e mia\u201d.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i k\u00ebng\u00ebve, u b\u00eb nga juria e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb me 5 an\u00ebtar\u00eb: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Sk\u00ebnderi, Kozeta Kurti dhe Markelian Kapidani. Ky i fundit, vler\u00ebsoi me 0 pik\u00eb disa konkurent\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve Era Rusin, Orgesa Zaimin dhe Xhesika Polon.<br \/>\nVler\u00ebsimi i tij me 0 pik\u00eb i k\u00ebtyre k\u00ebng\u00ebtareve, ka nxitur k\u00ebng\u00ebtaren e madhe Manjola Nallbani t\u00eb \u201cshp\u00ebrthej\u00eb\u201d n\u00eb akuza kund\u00ebr tij. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, k\u00ebng\u00ebtarja thot\u00eb se ndoqi me v\u00ebmendje \u201cpost K\u00ebng\u00ebn Magjike\u201d, pasi ishte kurioze t\u00eb d\u00ebgjonte se si do i argumentonte kompozitori Markelian Kapedani vler\u00ebsimet me 0 pik\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se ky kompozitor, nuk tha asnj\u00eb argument profesional, por vet\u00ebm disa fjali p\u00ebr\u00e7muese ku p\u00ebrmendej buka me qofte apo ushqime t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shprehej se kishte mbaruar Akademin\u00eb e Arteve. Ajo ironizon kompozitorin, duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cmir\u00eb b\u00ebn pasi ke interpretuar me ata t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb fare, ata me brir\u00eb, ndaj k\u00ebto k\u00ebng\u00eb q\u00eb d\u00ebgjon n\u00eb Shqi\u00ebpri nuk jan\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e qum\u00ebshtit t\u00eb dall\u00ebndyshes q\u00eb pret t\u00eb bjer\u00eb nga qielli\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Une nuk preferoj pergjithesisht te bej komente\u00a0 per askend neper rrjete sociale dhe\u00a0 perpiqem ti respektoj njerezit! Po ka ndonje rast kur dhe une si artiste qe kam dale qe 15 vjec ne skene ca te verteta duhet ti them sic i ndjej! Ndoqa sot me vemendje post Kengen Magjike. Me erdhi sinqerisht keq po jo cudi kur degjova disa nga interpretueset me te mira te KM si @era_rusi_official @orgesazaimi\u00a0 @xhesikapoloo etj qe ishin vleresuar jo me 1 as me 2 po me 0 pike nga Markelian Kapedani. Per shume nga ju qe nuk e dini, eshte kompozitor. ( edhe pse une akoma asnje kenge nuk i di , kenduar jo e jo).Isha kurioze te degjoja si do e argumentonte 0 pikeshin por nuk tha asnje argument profesional pervec disa fjalive percmuese ku dominonte buka me qofte, dhe ca ushqime te tjera si variacione mbi te njejten teme ( i themi ne muzike)Tha qe ka luajtur jazz, rock dhe ka mbaruar Akademine e Arteve! Akademine e ka mbaruar dhe Ardit\u00a0 Gjebrea ( meqe jemi te KM) po me nje ndryshim te madh! Arditit i dhemb cdo 0 pikesh i dhene pa te drejte dhe kete e kam pare vete kur kam qene anetare jurie e KM.\u00a0 Sepse ai eshte nga ata krijues qe ka kompozuar kenge te pavdekshme dhe eshte vete kengetar po mbi te gjitha e di sa fyhet nje artist i vertete kur shpirti i tij shumezohet me 0!Ne jetuam ne Shqiperi \u2013 kompozitore, poete, kengetare dhe beme art me shume sakrifica ne kete vend qe e deshem cdo moment te ekzistences tone me te mirat dhe te keqiat e situatave qe i kemi jetuar jo pse nuk vlenim me shume po keshtu zgjodhem! Po ti mire e ben sa kohe qe nuk je as i pari e as i fundit qe te duket se kush vjen nga jasht ( uaaaaa atje lart ne qiell mbi re)e paske interpretuar\u00a0 me ata te \u201cmedhenjte fare uaaaaa ata me brire\u201d keto kenge qe degjon ketu e keta artiste nuk jane ne lartesine e qumeshtit te dallendyshes qe pret te bjere nga qielli!<\/p>\n<p>Po nderkohe qe ti ve nota keta artiste pavaresisht 0 te tua krijuan emocione njerezore qe nuk do harrohen kurre dhe bejne ate muziken e arte Shqiptare qe mbetet! Per fat ky vend ka artiste te shkelqyer brenda e jashte qe ate lapsin e kane perdorur per te shkruar nota te bukura muzikore e jo per te vene nota jo- kaluese, denigruese ne regjister!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Alban Ramosaj, u shpall fitues i Festivalit K\u00ebnga Magjike, me k\u00ebng\u00ebn \u201cThikat e mia\u201d. Vler\u00ebsimi i k\u00ebng\u00ebve, u b\u00eb nga juria e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb me 5 an\u00ebtar\u00eb: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Sk\u00ebnderi, Kozeta Kurti dhe Markelian Kapidani. Ky i fundit, vler\u00ebsoi me 0 pik\u00eb disa konkurent\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve Era Rusin, Orgesa Zaimin dhe Xhesika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":185638,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,193],"tags":[3413],"class_list":{"0":"post-185636","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-showbiz","9":"tag-lajme-zjarr-nallbani-shperthen-keq-ndaj-markelian-kapedanit-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185636","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185636"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185636\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185638"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185636"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185636"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185636"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}