{"id":185694,"date":"2021-05-31T14:13:24","date_gmt":"2021-05-31T12:13:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185694"},"modified":"2021-05-31T14:13:24","modified_gmt":"2021-05-31T12:13:24","slug":"beteja-ne-25-prill-nuk-u-be-per-karrigen-time-lulzim-basha-takon-demokratet-e-lezhes-keto-jane-dy-burimet-qe-na-mbajne-ne-kembe-ne-si-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/beteja-ne-25-prill-nuk-u-be-per-karrigen-time-lulzim-basha-takon-demokratet-e-lezhes-keto-jane-dy-burimet-qe-na-mbajne-ne-kembe-ne-si-pd\/","title":{"rendered":"\u201cBeteja n\u00eb 25 prill nuk u b\u00eb p\u00ebr karrigen time\u201d, Lulzim Basha takon demokrat\u00ebt e Lezh\u00ebs: K\u00ebto jan\u00eb dy burimet q\u00eb na mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ne si PD"},"content":{"rendered":"<p>KOMUNIKIMI I KRYETARIT T\u00cb PD, LULZIM BASHA ME DEMOKRAT\u00cbT N\u00cb LEZH\u00cb<\/p>\n<p>Mir\u00eb se ju gjej zonja dhe zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, demokrate dhe demokrat\u00eb t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs dhe faleminderit p\u00ebr mikpritjen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, n\u00eb qarkun, ku si\u00e7 e tha kryetari, t\u00eb gjith\u00eb ju s\u00eb bashku drejtues t\u00eb strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lidhjes Demokratike t\u00eb Gruas, t\u00eb Forumit Rinor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, an\u00ebtar t\u00eb ekipit t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb b\u00ebt\u00eb nj\u00eb betej\u00eb epike kund\u00ebr nj\u00eb prej kund\u00ebrshtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb keto 30 vite.<\/p>\n<p>Jo thjesht\u00eb kund\u00ebrshtarit ton\u00eb historik, Partis\u00eb Socialiste, jo thjesht\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, socialist\u00ebve, e prej t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebsaj radhe nj\u00eb pjes\u00eb arritet t\u2019i merrni n\u00eb krah\u00ebt tuaj, nga Shkodra e Lezha, n\u00eb Durr\u00ebs e n\u00eb Vlor\u00eb.Por kund\u00ebr nj\u00eb armiku barbar t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe prap\u00eb se prap\u00eb n\u00eb kushte terrori, shantazhi t\u00eb denja vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrballje mes armiqve dhe jo kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, gj\u00ebmat e t\u00eb cilave nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i rr\u00ebfej sepse jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb historin\u00eb p\u00ebrsonale t\u00eb gjith\u00ebsecilit prej jush dhe t\u00eb mij\u00ebra demokrat\u00ebve te rrethit, bashkis\u00eb e t\u00eb qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs, prap\u00eb se prap\u00eb ata nuk ia dol\u00ebn dot.<\/p>\n<p>Fuqia e zemrave tuaja, past\u00ebrtia e q\u00ebllimeve tuaja, forca e bashkimit tuaj triumfoi mbi t\u00eb gjitha instrumentat e masakres zgjedhore t\u00eb 25 prillit. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ta nisur ve\u00e7se p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkulur me rrespektin dhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj gjith\u00ebsecilit prej jush, ndaj demokrateve t\u00eb Lezh\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb votuesve q\u00eb iu ndoq\u00ebn e na ndoq\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb epike m\u00eb 25 prill.<\/p>\n<p>Por padiskutim kjo betej\u00eb nuk u b\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb, nuk u b\u00eb as p\u00ebr karrigen time, as p\u00ebr karriget tuaja. Ajo u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kritik t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb thelluar t\u00eb gjithan\u00ebshme t\u00eb thelluar p\u00ebr vendin dhe u b\u00eb pikerisht p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin q\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt prisnin dhe meritonin dh\u00ebnien fund t\u00eb k\u00ebsaj krize.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht sakrific\u00ebs s\u00eb demokrateve anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe fitoreve p\u00ebrball\u00eb mekanizmit t\u00eb masakr\u00ebs zgjedhore si k\u00ebtu n\u00eb Lezh\u00eb apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi p\u00ebrkund\u00ebr mekanizmit t\u00eb masakr\u00ebs zgjedhore si k\u00ebtu n\u00eb Lezh\u00eb, fakti \u00ebsht\u00eb se m\u00eb 25 prill u ndal shpresa e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>25 prilli nuk i dha pergjigje asnj\u00eb prej pyetjeve dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb lezhjan\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve. P\u00ebrkundrazi i thelloi ato akoma m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha vuri nj\u00eb pik\u00ebpyetje finale, ekzistenciale, jetike, jo pra, jo thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen europiane t\u00eb vendit, por p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb demokraci apo nj\u00eb autokraci?<\/p>\n<p>Prej vitesh jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim i cili ka tjet\u00ebrsuar hap pas hapi institucionet. Prej vitesh jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku dhunuesi num\u00ebr nj\u00eb i ligjit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shteti dhe i pari i ekzekutivit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb mobilizimi yn\u00eb, mobilizimi juaj ishte shembullor. Dhe rezultati i arritur pavar\u00ebsisht prej mekanizmave t\u00eb masakr\u00ebs zgjedhore, tregon qart\u00eb dy burimet kryesore t\u00eb forc\u00ebs q\u00eb kemi ne si Parti Demokratike dhe q\u00eb na mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e q\u00eb na ka nxjerr\u00eb nga kjo betej\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sesa \u00e7\u2019hym\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb numerikisht por edhe moralisht.<\/p>\n<p>Burimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i vlerave q\u00eb bashk\u00ebndajm\u00eb brenda k\u00ebsaj familjeje dhe q\u00eb projektojm\u00eb tek shoq\u00ebria, tek komuniteti, tek lezhjan\u00ebt e ndersh\u00ebm, tek shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm. Vlerat me t\u00eb cilat kemi lindur t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb demokracis\u00eb e liris\u00eb. Si nj\u00eb parti q\u00eb p\u00ebrmbysi komunizmin dhe e \u00e7oi vendin drejt\u00eb stacioneve t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruara prej gjeneratash, si an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO, heqja e vizave dhe avancimi n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit Europian.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha arritjet tuaja, t\u00eb gjitha arritjet tona,\u00a0 t\u00eb gjitha arritje t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Asnj\u00eb arritje e sh\u00ebnuar n\u00ebn qeverisjen e kund\u00ebrshtarit ton\u00eb. Dhe me k\u00ebto vlera u fut\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrasti kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb i qart\u00eb, mes grupit t\u00eb horrave dhe kriminel\u00ebve q\u00eb u kandiduan apo q\u00eb i mb\u00ebshtet\u00ebn kandidat\u00ebt e tyre dhe njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ne dol\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, intelektual\u00ebve, njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb Kurbinit, Mirdit\u00ebs e t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne dol\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga 91 pa poseduar asnj\u00eb instrument pushteti institucional, por vet\u00ebm me pushtetin moral q\u00eb diktonim p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve dhe betejave t\u00eb cilat na barazuan me qytetar\u00ebt edhe n\u00eb instrumentat e betej\u00ebs zgjedhore si\u00e7 na barazuan dhe n\u00eb statur\u00eb, por edhe\u00a0 n\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb bashk\u00ebndanim me ta.<\/p>\n<p>Padiskutim mbi ne dhe jo mbi ata, binte barra e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar rrug\u00ebn drejt ndryshimit dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb efi\u00e7ente, m\u00eb europiane, m\u00eb qytetare, m\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, do t\u00eb thoja pse jo edhe m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb ka njohur pluralizmi n\u00eb 30 vite. Me nj\u00eb program t\u00eb detajuar, fryt dhe prodhim i viteve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb bazuar mbi studime reale t\u00eb gjendjes q\u00eb e kemi prekur bashk\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, fshat m\u00eb fshat, qytet m\u00eb qytet, nd\u00ebrmarrje n\u00eb nd\u00ebrmarrje, me t\u00eb gjitha grupet e interest, nga intelektual\u00ebt e student\u00ebt, tek blegtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne u fut\u00ebm pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me avantzhin m\u00eb t\u00eb madh moral dhe kjo \u00ebsht\u00eb garancia, kjo \u00ebsht\u00eb edhe e v\u00ebrteta e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rezultati i cili n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb ishte i till\u00eb dhe q\u00eb sfidon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e veta masakr\u00ebn zgjedhore t\u00eb 25 prillit.<\/p>\n<p>Parti e vlerave doli n\u00eb fushat\u00eb me vlera, me njer\u00ebzit e vlerave, me nj\u00eb program vlerash dhe m\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb vlerash.<\/p>\n<p>Faktori i dyt\u00eb, burimi i dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb padiskutim men\u00e7uria politike e demokrat\u00ebve q\u00eb dit\u00ebn p\u00ebrkund\u00ebr agresionit dhe makineris\u00eb s\u00eb propagand\u00ebs disavje\u00e7are t\u00eb Edi Ram\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar krah m\u00eb krah nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, por ta zgjerojm\u00eb e ta forcojm\u00eb k\u00ebt\u00eb bashkim si\u00e7 e b\u00ebm\u00eb duke p\u00ebrthithur brenda frontit ton\u00eb energjin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb grupeve t\u00eb interest q\u00eb k\u00ebrkonin ndryshim.<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnshkruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit mbi 12 kontrata midis Partis\u00eb Demokratike si forc\u00eb e ardhshme qeverisj\u00ebse dhe organizatave p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb mbi 1.3 milion\u00eb shqiptar\u00ebv q\u00eb nga ato t\u00eb biznesit, e t\u00eb fermer\u00ebve, tek ato t\u00eb persekutuarve e t\u00eb pronar\u00ebve, q\u00eb nga ato t\u00eb mjek\u00ebve e t\u00eb t\u00eb student\u00ebve, tek ato t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb front, nj\u00eb bashkim vullnetesh vizionesh dhe mbi t\u00eb gjitha pritshm\u00ebrish p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Por miqt\u00eb e mi pavar\u00ebsisht prej k\u00ebsaj, nga kjo betej\u00eb ne kemi dal\u00eb s\u00eb pari me ballin lart sepse ishte q\u00ebndresa jon\u00eb dhe vlerat tona ato q\u00eb sh\u00ebnuan p\u00ebrkund\u00ebr nj\u00eb makinerie dyfish apo trefish m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb manipulimit se ajo e para kat\u00ebr viteve, jo r\u00ebnien ton\u00eb, as p\u00ebrgjysmimin ton\u00eb, por rritjen ton\u00eb numerike dhe morale.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb dyti, sepse sot para \u00e7do lezhjani e para \u00e7do shqiptari, ju bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e mi, drejtuesit e kapiten\u00ebt e k\u00ebsaj beteje jeni me ballin lart. As nuk ia blet\u00eb vot\u00ebn askujt, as nuk k\u00ebrc\u00ebnuat ask\u00ebnd, as nuk b\u00ebt\u00eb premtime t\u00eb rrejshme, por dol\u00ebt nj\u00ebsoj si ata, me ata duke i\u00a0 ftuar t\u00eb na ndjekin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim.<\/p>\n<p>Pra, ishim baraz m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, ne me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb drejtimit dhe ata me besimin p\u00ebr t\u00eb na ndjekur. Besimi i tyre p\u00ebr t\u00eb na ndjekur p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb makineria e tjet\u00ebrsimit t\u00eb vot\u00ebs, makineria e masakr\u00ebs zgjedhore kreu dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb, nga qendra e Lezh\u00ebs n\u00eb fshatrat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb Kthell\u00ebs apo t\u00eb Fanit, apo t\u00eb Zadrim\u00ebs e kudo tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb zgjatem sepse ju i dini fare mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Ju jo vet\u00ebm i keni par\u00eb me syt\u00eb e tuaj, por keni luftuar, jeni p\u00ebrballur sy m\u00eb sy e dh\u00ebmb m\u00eb dh\u00ebmb e fyt m\u00eb fyt, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb mundur q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr terrorit t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs, p\u00ebrkund\u00ebr shtrirjes kapilare t\u00eb urrejtjes s\u00eb Pjerin Ndreu dhe falangave t\u00eb tij ndaj \u00e7do kund\u00ebrshtari politik duke e shnd\u00ebrruar pluralizmin dhe mendimin ndryshe dhe p\u00ebrballje me forcat e tjera politike me nj\u00eb hakmarrje alla 45, prap\u00eb se prap\u00eb ata nuk ia dol\u00ebn dhe ju triumfuat.<\/p>\n<p>Vlerat dhe bashkimi jan\u00eb n\u00eb bindjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, burimet e forc\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ndodhemi n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr, ndodhemi n\u00eb momentin e nj\u00eb gare t\u00eb brendshme e cila diktohet nga Statuti i Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00eb gar\u00eb e cila ka nisur si rezultat i vendimeve statutore t\u00eb Kryesis\u00eb dhe K\u00ebshillit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gar\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb moment kur po zhvillohet nj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb i paraprin nj\u00eb tjet\u00ebr beteje q\u00eb na pret. Beteja e faktimit tashm\u00eb insituticional p\u00ebrkund\u00ebr vullnetit\u00a0 t\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb s\u00eb kapur dhe diktuar politikisht dhe t\u00eb urdh\u00ebruar\u00a0 p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb me Kolegjin Zgjedhor, por nj\u00eb betej\u00eb e pashmangshme p\u00ebr arsye q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar k\u00ebtu mes nesh sot mund t\u2019i d\u00ebshmojn\u00eb fare mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se ishim p\u00ebr process num\u00ebrimi, debati i brendsh\u00ebm nisi menj\u00ebher\u00eb dhe vendimi i Kryesis\u00eb dhe i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar ishte unanim. Le mos ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb debat p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb partis\u00eb ton\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhja me nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb e kryetarit t\u00eb partis\u00eb. Le ta zhvillojm\u00eb aty ku e ka vendin para antar\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb shinat e statutit.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm se roli im kryesor p\u00ebr t\u00eb vazhduar betej\u00ebn s\u00eb bashku ishte t\u2019i p\u00ebrdorja k\u00ebto mikrofon p\u00ebr ta shum\u00ebfishuar mesazhin\u00a0 drejtuar shqiptar\u00ebve dhe \u00e7dokujt q\u00eb ka vesh\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb politik\u00eb, se pavar\u00ebsisht masakr\u00ebs s\u00eb 25 prillit ne jemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ne jemi t\u00eb vendosur, ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, ne nuk jemi dor\u00ebzuar dhe po b\u00ebhemi gati t\u00eb kthehmi m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse regjimit t\u00eb 25 prillit.<\/p>\n<p>Sepse detyrimi im kryesor sot para jush dhe para shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb q\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e atyre q\u00eb e prisnin ndryshimin m\u00eb 25 prill, e donin ndryshimin m\u00eb 25 prill, t\u00eb asaj shumice q\u00eb e votoi, t\u00eb asaj shumice edhe m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb e donte dhe q\u00eb e do sot edhe m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb 25 prill, t\u2019i paraprin me mesazhin e shpres\u00ebs dhe t\u00eb vendosm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa zem\u00ebrat\u00ebs tuaj p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb e masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 25 prillit, zem\u00ebrat\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve kudo ku ndodhen p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e dhunshme, p\u00ebr pamund\u00ebsimin e ndryshimit paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit, t\u2019i paraprim\u00eb duke e kthyer k\u00ebt\u00eb zem\u00ebrat\u00eb n\u00eb fuqi godit\u00ebse t\u00eb parezistueshme ndaj regjimit.<\/p>\n<p>Miqt e mi, me k\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebrmblidhet pakashum\u00eb edhe oferta, edhe k\u00ebrkesa q\u00eb kam ndaj jush. Bashk\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim jo thjesht politik, por edhe transformues brenda partis\u00eb ton\u00eb. N\u00eb 2018 kemi miratuar nj\u00eb statut t\u00eb ri, i kemi dh\u00ebn\u00eb fuqi an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb organizime dhe riorganizime dhe padiskutim q\u00eb ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb tjera. Por 13 qershori nuk \u00ebsht\u00eb, nuk b\u00ebhet p\u00ebr ndryshime eventuale t\u00eb statutit apo p\u00ebrparime dhe ndreqje eventuale t\u00eb organizimit, jo se ato nuk duhen, patjet\u00ebr q\u00eb duhen.<\/p>\n<p>13 qershori ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me di\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kjo. \u00cbsht\u00eb hapi i par\u00eb n\u00eb betej\u00ebn q\u00eb rinisim, ndaj dhe k\u00ebrkesa ime e par\u00eb dhe kryesore \u00ebsht\u00eb le t\u00eb dalim nga 13 qershori edhe m\u00eb t\u00eb bashkuar, edhe m\u00eb t\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa ime kryesore \u00ebsht\u00eb: t\u00eb m\u00eb besoni t\u00eb vazhdoj t\u2019ju drejtoj deri n\u00eb p\u00ebrfundimin me sukses dhe me fitore t\u00eb k\u00ebsaj beteje. Sepse p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb bashk\u00ebndajm\u00eb shkon p\u00ebrtej partis\u00eb ton\u00eb. Sepse misioni q\u00eb kemi marr\u00eb mbi supe dhe q\u00eb e kemi \u00e7uar af\u00ebr realizimit, misioni yn\u00eb pavar\u00ebsisht prej k\u00ebsaj vazhdon.<\/p>\n<p>Vazhdon n\u00eb kushtet t\u00eb nj\u00eb partie m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb bashkuar, m\u00eb t\u00eb vendosur dhe padiskutim ku e ku m\u00eb t\u00eb moralshme. Ndaj, le ta \u00e7ojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mision deri n\u00eb fund krah m\u00eb krah nj\u00ebri-tjetrit, sepse nuk ka foc\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, po nuk ka forc\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u2019i kishte b\u00ebr\u00eb ball\u00eb jo thjesht 25 prillit, por t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre sfidave q\u00eb kemi p\u00ebrjetuar n\u00eb 30 vite, si\u00e7 nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ball\u00eb shum\u00eb parti simotra, emrat e t\u00eb cilave sot i ke n\u00eb arkiv e n\u00eb muze apo i shikon me mikroskop n\u00eb kuptimin elektoral t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Braktisja e vlerave, p\u00ebr\u00e7arja, apo kompromisi me t\u00eb keqen i ka \u00e7uar drejt shuarjes, nd\u00ebrsa ne betejat na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe jam i bindur m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund luft\u00ebn p\u00ebr demokraci dhe p\u00ebr fitoren e saj.<\/p>\n<p>Ndaj, e konsideroj k\u00ebt\u00eb moment nj\u00eb moment bekimi p\u00ebr mua, sepse ndryshe nga se dikton fushata e madhe ku jemi gjith\u00eb koh\u00ebn duke u fokusuar tek votuesi, tani kemi pak koh\u00eb t\u00eb fokusohemi tek nj\u00ebri-tjetri e t\u00eb flasim drejtp\u00ebrdrejt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhe n\u00eb momentet e tjera q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas, po k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb ve\u00e7anti, k\u00ebt\u00eb gar\u00eb statutore p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebr shqet\u00ebsimet, p\u00ebr mendimet, p\u00ebr pikpyetjet, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimet dhe p\u00ebr rrug\u00ebn p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Jam i bindur se ky lloj komunikimi, nga ky lloj komunikimi do t\u00eb dalim me nj\u00eb dimension t\u00eb ri p\u00ebrfitues p\u00ebr familjen ton\u00eb dhe p\u00ebr vendimet q\u00eb na presin dhe p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtyre vendimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe dua ta p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb nxitimi dhe paqart\u00ebsia q\u00eb sundojn\u00eb n\u00eb zemrat e ndokujt, nuk mund t\u00eb kthehet as n\u00eb arsye, as n\u00eb justifikim p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb me shkelm asaj q\u00eb ju keni nd\u00ebrtuar, asaj q\u00eb ne kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr dua ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb gara e ka po k\u00ebshtu edhe nj\u00eb disavantazh.<\/p>\n<p>Dhe ky disavantazh \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb dor\u00ebzimi p\u00ebrball atyre q\u00eb e konsiderojn\u00eb 25 prillin fitore t\u00eb Ram\u00ebs dhe jo masak\u00ebr zgjedhore, mund t\u00eb \u00e7oj n\u00eb lidjen e nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb radh\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Ndaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kam b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka dhe do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka n\u00eb dor\u00ebn time p\u00ebr ta ndaluar k\u00ebt\u00eb dhe ju k\u00ebrkoj ju dhe t\u00eb gjith\u00eb ayre q\u00eb vendosin Partin\u00eb Demokatike mbi veten e tyre dhe Shqip\u00ebrin\u00eb mbi gjith\u00e7ka, q\u00eb mos t\u2019ia lejojm\u00eb kund\u00ebrshtarit k\u00ebt\u00eb luks.<\/p>\n<p>Le ta b\u00ebjm\u00eb gar\u00ebn, le ta b\u00ebjm\u00eb debatin. Le t\u2019i themi ato q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb sy m\u00eb sy pa asnj\u00eb ndroj\u00eb, por n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do takimi t\u00eb k\u00ebtij dhe \u00e7do takimi tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb keni, le mos t\u00eb harojm\u00eb se pas 13 qershorit duhet t\u00eb dalim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb bashkuar e mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb \u00e7do sekond\u00eb beteja jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb beteja me Edi Ram\u00ebn, kund\u00ebr tij, kund\u00ebr regjimit t\u00eb tij, armik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, armik t\u00eb demokracis\u00eb, \u00ebsht\u00eb misioni q\u00eb na kan\u00eb ngarkuar shqiptar\u00ebt dhe q\u00eb ne do ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund me bekimin e Zotit dhe me forc\u00ebn e shpirtit t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen tuaj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KOMUNIKIMI I KRYETARIT T\u00cb PD, LULZIM BASHA ME DEMOKRAT\u00cbT N\u00cb LEZH\u00cb Mir\u00eb se ju gjej zonja dhe zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, demokrate dhe demokrat\u00eb t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs dhe faleminderit p\u00ebr mikpritjen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, n\u00eb qarkun, ku si\u00e7 e tha kryetari, t\u00eb gjith\u00eb ju s\u00eb bashku drejtues t\u00eb strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lidhjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":185695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185694","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185694\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}