{"id":185717,"date":"2021-05-31T16:55:20","date_gmt":"2021-05-31T14:55:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=185717"},"modified":"2021-05-31T16:56:38","modified_gmt":"2021-05-31T14:56:38","slug":"washington-times-berisha-padit-blinken-kerkon-prova-per-korrupsionin-fajeson-sorosin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/washington-times-berisha-padit-blinken-kerkon-prova-per-korrupsionin-fajeson-sorosin\/","title":{"rendered":"Washington Times: Berisha padit Blinken, k\u00ebrkon prova p\u00ebr korrupsionin, faj\u00ebson Sorosin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Washington Times<\/strong><\/p>\n<p>Ish-Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha k\u00ebmb\u00ebngul se ka \u2018zero fakte\u2019 pas akuzave p\u00ebr korrupsion t\u00eb ngritura s\u00eb fundmi kund\u00ebr tij nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke th\u00ebn\u00eb se vendimi q\u00eb i ndalon hyrjen n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb \u2018dizinformacion\u2019 nga organe t\u00eb financuara nga filantropi miliarder George Soros.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb fundit n\u00eb konfliktin midis administrat\u00ebs Biden dhe nj\u00eb ish-aleati t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr promovimin e demokracis\u00eb n\u00eb Ballkan, zoti Berisha premtoi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me The Washington Times, se do t\u2019i luftonte akuzat e pabaza. Ai tha se avokat\u00ebt e tij po p\u00ebrgatisin nj\u00eb padi p\u00ebr fyerje kund\u00ebr zotit Blinken n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personazh i sken\u00ebs politike post-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, Berisha ka sfiduar hapur administrat\u00ebn Biden t\u00eb tregoj\u00eb prova p\u00ebr pretendimet kund\u00ebr tij dhe deklaroi se zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb t\u00eb fokusoheshin n\u00eb rival\u00ebt e tij politik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin aktual Edi Rama, i cili \u00ebsht\u00eb kryetar i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u2018Kam bindjen e thell\u00eb se kjo deklarat\u00eb kund\u00ebr meje \u00ebsht\u00eb bazuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb informacion t\u00eb gabuar q\u00eb zoti Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marr\u00eb nga nj\u00eb proces lobimi i korruptuar q\u00eb p\u00ebrfshin Edi Ram\u00ebn dhe George Soros, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb miq t\u00eb af\u00ebrt\u2019, tha Berisha. \u2018Ata nuk kan\u00eb fakte. Asnj\u00eb fare. Sikur t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb ditur ndonj\u00eb, do t\u2019u isha mir\u00ebnjoh\u00ebs. Por ata nuk kan\u00eb prova konkrete t\u00eb bazuara n\u00eb fakte, jo n\u00eb manipulime e shpifje\u2019.<\/p>\n<p>Zoti Berisha, i cili deklaroi pafaj\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar zotit Blinken, foli me The Washington Times rreth nj\u00eb jav\u00eb pasi Sekretari i Shtetit e deklaroi politikanin 76-vje\u00e7ar shqiptar \u2013 Presidenti i par\u00eb post-komunist i vendit n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890 dhe m\u00eb pas kryeminist\u00ebr nga 2005 deri n\u00eb 2013 \u2014 persona non grata.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit nuk ofroi detaje p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur akuzat p\u00ebr korrupsion kund\u00ebr zotit Berisha. Ai refuzoi edhe t\u00eb b\u00ebnte komente p\u00ebr deklarat\u00ebn e zotit Berisha se vendimi p\u00ebr ndalimin e tij t\u00eb hynte n\u00eb SHBA ishte bazuar mbi informacion t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga organet e medias t\u00eb financuara nga Soros.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit q\u00eb d\u00ebshiroi t\u00eb mbetej anonim tha p\u00ebr The Times se \u2018kur Sekretari i Shtetit siguron informacion t\u00eb besuesh\u00ebm se nj\u00eb zyrtar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb direkt ose indirekt n\u00eb korrupsion sinjifikativ apo n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, at\u00ebher\u00eb Sekretari \u00ebsht\u00eb i detyruar (nga ligjet e SHBA) ta p\u00ebrcaktoj\u00eb apo identifikoj\u00eb at\u00eb zyrtar dhe an\u00ebtar\u00ebt e af\u00ebrt t\u00eb familjes\u2019.<\/p>\n<p>Zoti Berisha \u00ebsht\u00eb zyrtari i kat\u00ebrt shqiptar q\u00eb ndalohet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr korrupsion, raportoi Associated Press. Ai \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i larti n\u00eb rang.<\/p>\n<p>Aktualisht an\u00ebtar i opozit\u00ebs n\u00eb parlamentin shqiptar, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Demokratike, ish-kryeministri mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi m\u00eb 20 maj p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb aludimet. Edhe pasardh\u00ebsi i tij n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, b\u00ebri thirrje p\u00ebr prova dhe e p\u00ebrshkroi zotin Berisha si liderin shqiptar q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb \u2018kontributin m\u00eb t\u00eb shquar p\u00ebr zhvillimin e vendit dhe fuqizimin e demokracis\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Zoti Berisha ishte lideri i par\u00eb i partis\u00eb, duke e drejtuar at\u00eb pas revolt\u00ebs demokratike m\u00eb 1990 q\u00eb rr\u00ebzoi regjimin komunist. N\u00eb dekadat q\u00eb vijuan ai u shqua si figura politike dominuese n\u00eb Shqip\u00ebri, ndon\u00ebse me nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb diskutueshme n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr korrupsionin politik n\u00eb er\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Disa administrata amerikane kan\u00eb punuar ngusht\u00eb me zotin Berisha. Shpesh edhe e kan\u00eb lavd\u00ebruar p\u00ebr iniciativat anti-korrupsion dhe i kan\u00eb atribuuar hyrjen e vendit n\u00eb NATO m\u00eb 2009 dhe l\u00ebvizjen drejt an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb mundshme n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Por akuzat p\u00ebr moskorrekt\u00ebsi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe gjat\u00eb viteve. Kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb e kan\u00eb akuzuar vazhdimisht p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb taktikave autoritare dhe p\u00ebr mbyllje syri p\u00ebr korrupsionin dhe aktivitetin e krimit t\u00eb organizuar. Anarkia p\u00ebr pak sa nuk e mbyti vendin gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij kur shum\u00eb shqiptar\u00eb humb\u00ebn kursimet e gjith\u00eb jet\u00ebs n\u00eb firmat mashtruese piramidale.<\/p>\n<p>Berisha e pranoi gjat\u00eb intervist\u00ebs me The Times se korrupsioni ekziston n\u00eb Shqip\u00ebri, por deklaroi se e ka luftuar si Kryeminist\u00ebr. Ai hodhi posht\u00eb me vendosm\u00ebri t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar sadopak nga posti. Pas nj\u00eb karriere 30-vje\u00e7are n\u00eb nivelet e lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, ai tha se bashk\u00eb me gruan jeton n\u00eb nj\u00eb apartament modest n\u00eb Tiran\u00eb me vet\u00ebm 100 mij\u00eb euro kursime pensioni.<\/p>\n<p>\u2018Ne nuk kemi asgj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u2019, tha.<\/p>\n<p>Ai deklaroi edhe se f\u00ebmij\u00ebt e tij nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar kurr\u00eb nga aktivitete korruptive. \u2018Pavar\u00ebsisht akuzave t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ata kurr\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar, ose nuk \u00ebsht\u00eb provuar kurr\u00eb se ata kan\u00eb p\u00ebrfituar, qoft\u00eb edhe nj\u00eb qindark\u00eb nga sektori publik dhe ata nuk kan\u00eb punuar kurr\u00eb me kompani private q\u00eb punonin me sektorin publik\u2019.<\/p>\n<p>Ai tha se ka pajtuar nj\u00eb avokat francez p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb padin\u00eb p\u00ebr shpifje kund\u00ebr zotit Blinken n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Paris.<\/p>\n<p><strong>Faj\u00ebsimi i Sorosit<\/strong><\/p>\n<p>Berisha pretendon se \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb fushate p\u00ebrbaltjeje t\u00eb orkestruar nga nj\u00eb rrjet organizatash joqeveritare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vende t\u00eb tjera ballkanike me mb\u00ebshtetjen e Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur t\u00eb Sorosit.<\/p>\n<p>\u2018Un\u00eb kam qen\u00eb kritik i hapur i George Soros dhe mikut t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt Edi Rama, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kund\u00ebr meje\u2019, tha Berisha p\u00ebr The Times. \u2018Nuk ka arsye tjet\u00ebr. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb arsye tjet\u00ebr\u2019.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e zotit Berisha ka nj\u00eb histori akuzash kund\u00ebr Sorosit p\u00ebr financim t\u00eb nj\u00eb klike t\u00eb korruptuar njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb kontrollin e institucioneve qeveritare n\u00eb Shqip\u00ebri. Tirana Echo, nj\u00eb organ lajmesh n\u00eb gjuh\u00ebn angleze q\u00eb mbulon Shqip\u00ebrin\u00eb, tregoi n\u00eb nj\u00eb artikull m\u00eb 2017 se si partia dhe disa analist\u00eb faj\u00ebsuan \u2018Rrjetin Soros\u2019 p\u00ebr financimin dhe ndikimin n\u00eb hartimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ambasadat e SHBA dhe BE n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Balkan Insight v\u00eb n\u00eb dukje se Soros \u00ebsht\u00eb \u2018shpesh objektiv i teorive konspirative\u2019. Midis atyre q\u00eb kan\u00eb akuzuar miliarderin amerikan \u00ebsht\u00eb Adriatik Llalla, ish Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili u shpall non grata nga administrata Trump dhe u akuzua p\u00ebr korrupsion sinjifikativ m\u00eb 2018.<\/p>\n<p>Llalla u d\u00ebnua me dy vjet burg muajin e kaluar p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb pasuris\u00eb. M\u00eb 2017 ai deklaronte se Ambasadori i SHBA Donald Lu i kishte b\u00ebr\u00eb \u2018presion tipik Sorosian\u2019, duke e etiketuar si armik t\u00eb reform\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklaratat e zotit Berisha kund\u00ebr Sorosit jan\u00eb edhe m\u00eb komplekse, t\u00eb lidhura me gjeopolitik\u00ebn rajonale.<\/p>\n<p>Ai tha n\u00eb intervist\u00ebn me The Times se Soros dhe OJQ-t\u00eb e financuara prej tij n\u00eb rajon e kan\u00eb luftuar q\u00eb m\u00eb 2017, kur ai denoncoi publikisht propozimet p\u00ebr ndryshim kufijsh midis Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata Trump p\u00ebrkrahte iden\u00eb e lider\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh midis Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs, por ajo pati mendime t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb Evrop\u00eb dhe u kritikua nga Gjermania e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha thot\u00eb se iniciativa u promovua nga OJQ t\u00eb financuara nga Soros dhe se ai e hodhi posht\u00eb pasi ai besonte se do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb dhun\u00eb etnike. \u2018Ndryshimi i kufijve do t\u00eb thot\u00eb spastrim dhe zhvendosje popullsish. Do t\u00eb thot\u00eb Serbi e Madhe\u2019, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se p\u00ebrkrahja amerikane p\u00ebr iniciativ\u00ebn, sidomos nga ish K\u00ebshilltari p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare John R. Bolton, u krijua nga OJQ-t\u00eb e mb\u00ebshtetura nga Soros q\u00eb punonin me Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Fondacioni p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr koment, po ashtu as nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i zotit Soros i listuar n\u00eb sitin e organizat\u00ebs n\u00eb internet.<\/p>\n<p>Siti thot\u00eb se Fondacioni ka punuar n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb m\u00eb 1992 me \u2018mision t\u00eb ngjash\u00ebm me fondacionet motra kudo n\u00eb bot\u00ebn ish-komuniste, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ato t\u00eb b\u00ebhen shoq\u00ebri t\u00eb hapura, demokratike\u2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, zoti Bolton hodhi dyshime mbi pretendimet e Berish\u00ebs. Ai tha p\u00ebr Times p\u00ebrmes nj\u00eb email: \u2018Nuk e kam iden\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb flet ai\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim anonim familjar me zhvillimet tha se nuk ka diskutim q\u00eb organizatat e financuara nga Soros kan\u00eb simpati p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Ram\u00ebs. \u2018(Por) kjo histori nuk ka lidhje me George Soros dhe Berisha e ka gabim q\u00eb fokusohet te Soros\u2019, tha burimi. \u2018Kjo histori ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me korrupsionin n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur gjer\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe me p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb s\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb ruajtur maturin\u00eb dhe lidhjet si me opozit\u00ebn edhe me partin\u00eb n\u00eb pushtet\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn q\u00eb zoti Berisha i shkroi zotit Blinken, nj\u00eb kopje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e ka The Times, ish kryeministri p\u00ebrmend historin\u00eb e denoncimeve publike t\u00eb Sorosit, por nuk e akuzon Sekretarin e Shtetit se \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb vendimin e tij mbi ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb lidhur me Sorosin apo me OJQ-t\u00eb e financuara nga Soros.<\/p>\n<p><strong>Momenti i vendimit<\/strong><\/p>\n<p>Disa analist\u00eb kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr vendimin e administrat\u00ebs Biden p\u00ebr t\u00eb vepruar kund\u00ebr zotit Berisha tet\u00eb vjet pas largimit nga posti i lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Momenti nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb\u2019, thot\u00eb Janusz Bugajski i Jamesto\u00ebn Foundation p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. \u2018Nuk e kuptoj se pse \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar nga t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb ish lider politik q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb pushtet. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vendin e tij. N\u00ebse kan\u00eb prova, ata mund ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gjyq, t\u00eb hapin hetime, e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i fundit i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrmend Matthew\u00a0Palmer, z\u00ebvend\u00ebs ndihm\u00ebs Sekretar i Shtetit n\u00eb Zyr\u00ebn p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropian dhe Euraziatike, q\u00eb p\u00ebrpiqet zvog\u00ebloj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e momentit t\u00eb akuzave t\u00eb zotit Blinken. Ai thot\u00eb se fokusi duhet t\u00eb jet\u00eb te \u2018serioziteti me t\u00eb cilin SHBA e merr \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit publik\u2019.<\/p>\n<p>Berisha tha p\u00ebr The Times se ai ishte befasuar nga deklarata e 19 majit e zotit Blinken dhe se fillimisht e m\u00ebsoi nga media.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se mban mend q\u00eb ka qen\u00eb \u2018tep\u00ebr i lavd\u00ebruar nga qeveria e SHBA\u2019 m\u00eb 2005, kur qeveria e tij mbik\u00ebqyri ndryshimet kushtetuese p\u00ebr heqjen e imunitetit p\u00ebr zyrtar\u00ebt e korruptuar. L\u00ebvizje q\u00eb ndihmoi n\u00eb t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja t\u00eb domosdoshme p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u2018Rezultati ishte rritja kat\u00ebr her\u00eb e investimeve t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, thot\u00eb Berisha, duke shtuar se firma t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb Royal Dutch Shell, Bechtel e t\u00eb tjera \u2018erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri fal\u00eb luft\u00ebs son\u00eb kund\u00ebr korrupsionit\u2019.<\/p>\n<p>Ai tha se edhe zoti Blinken i kishte lavd\u00ebruar p\u00ebrpjekjet e tij anti-korrupsion kur sh\u00ebrbente si shef shtabi i z\u00ebvend\u00ebspresidentit Biden gjat\u00eb administrat\u00ebs Obama.<\/p>\n<p>\u2018Kam pasur nj\u00eb takim shum\u00eb pozitiv me t\u00eb m\u00eb 2009\u2019, tha Berisha.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-185721\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165603.666-300x251.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"251\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165603.666-300x251.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165603.666-768x644.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165603.666-696x583.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165603.666-501x420.jpg 501w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165603.666.jpg 940w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-185722\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165627.506-300x251.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"251\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165627.506-300x251.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165627.506-768x644.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165627.506-696x583.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165627.506-501x420.jpg 501w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Untitled-design-2021-05-31T165627.506.jpg 940w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Washington Times Ish-Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha k\u00ebmb\u00ebngul se ka \u2018zero fakte\u2019 pas akuzave p\u00ebr korrupsion t\u00eb ngritura s\u00eb fundmi kund\u00ebr tij nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke th\u00ebn\u00eb se vendimi q\u00eb i ndalon hyrjen n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb \u2018dizinformacion\u2019 nga organe t\u00eb financuara nga filantropi miliarder George Soros. N\u00eb nj\u00eb zhvillim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":185718,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-185717","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=185717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/185717\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=185717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=185717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=185717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}