{"id":186123,"date":"2021-06-02T12:25:18","date_gmt":"2021-06-02T10:25:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=186123"},"modified":"2021-06-02T12:25:18","modified_gmt":"2021-06-02T10:25:18","slug":"zbulohet-arsyeja-se-perse-franca-dhe-holanda-refuzojne-shqiperine-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbulohet-arsyeja-se-perse-franca-dhe-holanda-refuzojne-shqiperine-ne-be\/","title":{"rendered":"Zbulohet arsyeja se p\u00ebrse Franca dhe Holanda refuzojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jamie Dettmer: <\/strong>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Europian, do t\u00eb takohen gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb ardhshme p\u00ebr t\u00eb diskutuar edhe nj\u00eb her\u00eb mbi aspiratat e ngecura t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit, p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb bllok. Por rezultatet e disa studimeve t\u00eb fundit q\u00eb trajtojn\u00eb shkall\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave n\u00eb rajon, nuk kan\u00eb gjasa ta bindin Franc\u00ebn dhe Holand\u00ebn, q\u00eb s\u00eb bashku me disa vende t\u00eb tjera an\u00ebtare duan t\u00eb vonojn\u00eb zgjerimin e BE-s\u00eb, thon\u00eb zyrtar\u00ebt. Shqip\u00ebria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi jan\u00eb vende kandidate t\u00eb BE-s\u00eb. Ato kan\u00eb shprehur zhg\u00ebnjim lidhur me bllokimin e aplikimeve t\u00eb tyre p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Por kund\u00ebrshtar\u00ebt e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb po p\u00ebrdorin nj\u00eb studim q\u00eb sugjeron se tregu i pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb nga trafiku i dorg\u00ebs dhe trafikut t\u00eb migrant\u00ebve, duke rritur \u00e7mimet e pronave n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare nd\u00ebrkomb\u00ebtare me seli n\u00eb Gjenev\u00eb, thot\u00eb se para t\u00eb pista po pompohen n\u00eb tregjet e pasurive t\u00eb patundshme dhe industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Parat\u00eb e pista q\u00eb po fitohen dhe pastrohen n\u00eb rajon, po p\u00ebrforcojn\u00eb nj\u00eb ekosistem t\u00eb kirmit dhe korrupsionit\u201d, tha Kristina Amerhauser, nj\u00eb nga autor\u00ebt e raportit t\u00eb botuar muajin e kaluar nga organizata. N\u00eb raportin e tyre \u201c\u00c7mimet aktuale: Analiz\u00eb e fluksit t\u00eb njer\u00ebzve, drog\u00ebs dhe parave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d, autor\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur \u201ct\u00eb thuash nj\u00eb shif\u00ebr konkrete se sa para t\u00eb pista t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe jasht\u00eb tij jan\u00eb pastruar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb rajon\u201d, por ata vler\u00ebsojn\u00eb se shifrat sillen mes 2.2 miliard\u00eb dhe 5.6 miliard\u00eb dollar\u00eb. Nd\u00ebrsa shuma e parave, mund t\u00eb duket e vog\u00ebl krahasuar me disa rajone shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura, hulumtuesit theksojn\u00eb se \u201ck\u00ebto shuma jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kryesisht kur vihen n\u00eb perspektiv\u00eb\u201d. \u201cP\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2021 buxhetet e ministrive t\u00eb brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kapin shum\u00ebn prej 168 milion\u00eb eurosh secila (200 milion\u00eb dollar\u00ebsh); buxheti i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 87 milion\u00eb euro (106 milion\u00eb dollar\u00eb)\u201d<\/p>\n<p><strong>PASURIT\u00cb E PATUNDSHME<\/strong><\/p>\n<p>Shuma t\u00eb m\u00ebdha parash t\u00eb pista po hidhen n\u00eb tregjet e pronave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin \u201cnd\u00ebrsa \u00e7mimet rriten artificialisht nga kiriminel\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e tyre atje\u201d. Nd\u00ebrsa \u00e7mimet e pasurive t\u00eb patundshme ran\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin gjat\u00eb vitit 2020 p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, shum\u00eb vende sh\u00ebnuan rritje t\u00eb konsiderueshme q\u00eb nga viti 2017. Vitin e kaluar ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, por tregu i pasurive t\u00eb patundshme vazhdoi t\u00eb zgjerohej me 5.5%. Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia pati pak ndikim n\u00eb tregun e sht\u00ebpive apo apartamenteve t\u00eb banimit n\u00eb kryeqytetin shqiptar. N\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nga viti 2017 deri n\u00eb vitin 2020 \u00e7mimet u dyfishuan. Rritja u nxit \u201ckryesisht nga investimet me para kesh n\u00eb nd\u00ebrtim dhe pasuri t\u00eb patundshme nga ana e kirmit t\u00eb organizuar dhe nga t\u00eb korruptuarit\u201d. Gjithashtu n\u00eb Serbi industria e pasurive t\u00eb patundshme ka sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb pashpjegueshme midis viteve 2018 dhe 2020. Industria e nd\u00ebrtimit vazhdoi t\u00eb zgjerohet pavar\u00ebsisht nga pandemia e vitit t\u00eb kaluar dhe tkurrjes s\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Reagimi: <\/strong>Maqedonia e Veriut hapi disa hetime p\u00ebr pastrim parash, ku p\u00ebrfshihen pasurit\u00eb e patundshme dhe projekte t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb infrastruktur\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb hetim ndaj ish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb biznes. Projektet e m\u00ebdha t\u00eb infrastruktur\u00ebs publike kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e aktivist\u00ebve kund\u00ebr korrupsionit.<br \/>\n\u201cRespektimi i standardeve europiane ka provuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr projekte t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fusha t\u00eb tilla si infrastruktura dhe energjia\u201d, thot\u00eb Marko Pankovski i Institutit p\u00ebr Demokraci \u201cSocietas Civilis\u201d n\u00eb Shkup. P\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb portalin \u201cEuropean Western Balkans\u201d, zoti Pankovski shton se \u201cpavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, partit\u00eb n\u00eb pushtet duket se jan\u00eb t\u00eb vendosura q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht transparente kontratat e k\u00ebtyre projekteve dhe t\u2019i n\u00ebnshtrohen kontrollit t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se cila \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore p\u00ebr mosrespektimin e standardeve, partit\u00eb n\u00eb pushtet sigurohen q\u00eb parat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre, gj\u00eb q\u00eb shpesh shkakton fryrjen e \u00e7mimeve\u201d.<\/p>\n<p>Franca ka qen\u00eb nj\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Europian. Zyrtar\u00ebt francez\u00eb argumentojn\u00eb se BE-ja ka pasur disa p\u00ebrvoja t\u00eb k\u00ebqija zgjerimi me vendet e Europ\u00ebs Qendrore dhe Lindore, si dhe probleme t\u00eb vazhdueshme me korrupsionin dhe sundimin e ligjit n\u00eb vende t\u00eb tilla si Rumania dhe Bullgaria. Ata thon\u00eb se kjo ka ndodhur pasi \u00ebsht\u00eb lejuar an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE i atyre vendeve q\u00eb disa zyrtar\u00eb i quajn\u00eb t\u00eb \u201cpap\u00ebrgatitura\u201d. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian argumentojn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb bllok do t\u00eb ndihmoj\u00eb vendet e Ballkanit n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre kund\u00ebr korrupsionit. N\u00eb vitin 2019, pasi Presidenti francez Emmanuel Macron vuri veton, Presidenti i K\u00ebshillit Europian, Charles Michel, shkroi i revoltuar n\u00eb rrjetin \u201cTwitter\u201d: \u201cDo t\u2019u d\u00ebrgoja nj\u00eb mesazh miqve tan\u00eb maqedonas dhe shqiptar\u00eb: mos u dor\u00ebzoni! Ju b\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn tuaj dhe ne jo. Nuk kam asnj\u00eb dyshim q\u00eb ju do t\u00eb b\u00ebheni an\u00ebtar\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian\u201d. Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm i Komisionit Europian, JeanClaude Juncker, tha se ngecja e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit ishte \u201cnj\u00eb gabim i madh historik\u201d.\/ VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jamie Dettmer: Udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Europian, do t\u00eb takohen gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb ardhshme p\u00ebr t\u00eb diskutuar edhe nj\u00eb her\u00eb mbi aspiratat e ngecura t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit, p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb bllok. Por rezultatet e disa studimeve t\u00eb fundit q\u00eb trajtojn\u00eb shkall\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave n\u00eb rajon, nuk kan\u00eb gjasa ta bindin Franc\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":186125,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3489],"class_list":{"0":"post-186123","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-franca-dhe-holanda-refuzojne-shqiperine-ne-be-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=186123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/186123\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186125"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=186123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=186123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=186123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}