{"id":187146,"date":"2021-06-07T14:34:11","date_gmt":"2021-06-07T12:34:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187146"},"modified":"2021-06-07T14:34:11","modified_gmt":"2021-06-07T12:34:11","slug":"hollanda-vlereson-qeverine-rama-6-kushtet-jane-permbushur-zgjedhjet-transparente-dhe-po-denohen-zyrtaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hollanda-vlereson-qeverine-rama-6-kushtet-jane-permbushur-zgjedhjet-transparente-dhe-po-denohen-zyrtaret\/","title":{"rendered":"Hollanda vler\u00ebson qeverin\u00eb \u201cRama\u201d: 6 kushtet jan\u00eb p\u00ebrmbushur, zgjedhjet transparente dhe po d\u00ebnohen zyrtar\u00ebt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 5 qershor, qeveria Hollandeze i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr raport Komisionit ku del n\u00eb konkluzionin se shum\u00eb prej kushteve q\u00eb ka pasur Hollanda ndaj Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsuar.N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite, duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb qeveria Hollandeze shprehet me nota pozitive p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE. Nj\u00eb kopje e raportit t\u00eb qveeris\u00eb p\u00ebr kuvendin, q\u00eb po publikohet nga Newsbomb.al hedh drit\u00eb mbi pikat konkrete dhe kushtet q\u00eb ka pasur Hollanda p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Po publikojm\u00eb pjes\u00ebn e konkluzioneve p\u00ebrkat\u00ebse, ku \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla si Arb\u00ebr \u00c7ekaj, Adriatik Llalla, Balili apo Ndroqi jan\u00eb evidentuar m\u00eb vete si suksese. Qeveria mb\u00ebshtet analiz\u00ebn e komisionit se zgjedhjet e 25 prillit ishin t\u00eb qeta dhe transparente. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, opozita duhet t\u00eb rikthehet n\u00eb parlament. Qeveria konsideron se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb c\u00ebshtjet e krimeve zgjedhore t\u00eb investigohen nga SPAK. Nd\u00ebrkoh\u00eb duhet t\u00eb monitorohet edhe dalja e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb zgjedh\u00ebsve p\u00ebrpara zgjedhjeve. Raporti I ODIHR p\u00ebr zgjedhjet nuk \u00ebsht\u00eb publikuar akoma. Qeveria konsideron q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb rekomandimet e k\u00ebtij raporti t\u00eb p\u00ebrmbushen.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ka deklaruar se do t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim dhe integrim n\u00eb BE. Ndihma e BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb rajon, sipas raportimeve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p><strong>Kushti 1:<\/strong> Reform\u00eb elektorale n\u00eb linj\u00eb me rekomandimet e ODIHR dhe sigurim t\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr partit\u00eb politike dhe manifestet elektorale. Qeveria mb\u00ebshtet konkluzionet e Komisionit se Shqip\u00ebria e ka p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb kusht. Zgjedhjet e fundit u mbajt\u00ebn sipas amendimeve elektorale dhe shkuan mir\u00eb. Qeveria konsideron se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb rregullime t\u00eb qarta p\u00ebr financimin e partive politike dhe fushatave. Esht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mbahet nj\u00eb reform e gjer\u00eb p\u00ebr financimin e partive politike nga parlamenti I ri.<\/p>\n<p><strong>Kushti 2:<\/strong> Vazhdimi i implementimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ekspertiz\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe opionionet e Komisionit t\u00eb Venecias. Qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqip\u00ebria e ka p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb kusht. T\u00eb dy edhe Gjykata Kushtetuese edhe Gjykata e Lart\u00eb e kan\u00eb kuorumin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim c\u00ebshtjet. Duhet t\u00eb b\u00ebhet akoma pun\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre institucioneve. Opinioni i Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. <strong>Kushti 3:\u00a0<\/strong>Vendosja e strukturave speciale n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Qeveria mb\u00ebshtet vendimin e Komisionit se ky kusht \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar. SPAK dhe gjykatat e lidhura me t\u00eb jan\u00eb operacionale.<\/p>\n<p><strong>Kushti 4:<\/strong> Masa konkrete kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar duke p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebpunimin me vendet e BE dhe n\u00ebp\u00ebrmjet Planit t\u00eb Veprimit me rekomandimet e Task Forc\u00ebs. Korrupsioni mbetet nj\u00eb problem i madh dhe i shp\u00ebrndar\u00eb dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb positive q\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb pun\u00eb. N\u00eb raportin e fundit t\u00eb GRECO thuhet se Shqip\u00ebria ka implementuar 9 nga 10 rekomandimet dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke punuar me rekomandimin e fundit. Kjo tregon se Shqip\u00ebria po ec\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb marr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e rekordeve investigative, t\u00eb hetimit dhe d\u00ebnimit t\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. V\u00ebmendje e vecant\u00eb duhet tu kushtohet korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nd\u00ebshkimin e duhur. N\u00eb fush\u00ebn e kiirmit t\u00eb organizuar ka p\u00ebrmir\u00ebsim krahasuar me raportin e fundit. Dhe n\u00eb krimet serioze jan\u00eb adresuar m\u00eb shum\u00eb c\u00ebshtje. Dhe nj\u00ebher\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb referuar n\u00eb SPAK. Qeveria hollandeze vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb inkurajuese se 270 njer\u00ebz (zyrtare t\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb lart\u00eb) jan\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb dhe 87 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb definitive. 73 raste jan\u00eb hapur s\u00ebrish p\u00ebr persona t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, 11 akuza jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. <strong>Kushti 5:\u00a0<\/strong>Adresimi i fenomenit t\u00eb aplikimeve p\u00ebr azil dhe sigurimi i riatdhesimit. Qeveria konfirmon se konkluzioni I Komisionit p\u00ebr rastet e riatdhesimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar. Policia shqiptare dhe lidhjet me policit\u00eb e vendeve t\u00eb BE kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol pozitiv. Gjithsesi qeveria mbetet e shqet\u00ebsuar p\u00ebr migracionin e parregullt nga Shqip\u00ebria dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Britani p\u00ebrmes porteve hollandeze.<\/p>\n<p><strong>Kushti 6:\u00a0<\/strong>Amendamentet p\u00ebr ligjin e medias n\u00eb linj\u00eb me rekomandimet e Komisionit t\u00eb Venecias. Si shum\u00eb partner nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qeveria hollandeze ka qen\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr amendamentet e propozuara p\u00ebr ligjin e medias sa i p\u00ebrket shpifjes. Nj\u00eb opinion i Komisionit t\u00eb Venecias njeh shqet\u00ebsimet dhe ka b\u00ebr\u00eb rekomandime. Ligji i prezantuar n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb tavolin\u00ebs tashm\u00eb. Qeveria mendon se cdo amendim I legjislacionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb linj\u00eb me rekomandimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 5 qershor, qeveria Hollandeze i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr raport Komisionit ku del n\u00eb konkluzionin se shum\u00eb prej kushteve q\u00eb ka pasur Hollanda ndaj Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsuar.N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite, duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb qeveria Hollandeze shprehet me nota pozitive p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE. Nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":187148,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[3627],"class_list":{"0":"post-187146","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-hollanda-vlereson-qeverine-rama-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187146\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187148"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}