{"id":187186,"date":"2021-06-07T19:16:45","date_gmt":"2021-06-07T17:16:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187186"},"modified":"2021-06-07T19:16:45","modified_gmt":"2021-06-07T17:16:45","slug":"ne-gare-per-kreun-e-pd-kadilli-per-voa-partia-te-mos-jete-me-ajo-qe-trashegojme-nga-berisha-apo-basha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ne-gare-per-kreun-e-pd-kadilli-per-voa-partia-te-mos-jete-me-ajo-qe-trashegojme-nga-berisha-apo-basha\/","title":{"rendered":"N\u00eb gar\u00eb p\u00ebr kreun e PD, Kadilli p\u00ebr VOA: Partia t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb nga Berisha apo Basha."},"content":{"rendered":"<p>Fatbardh Kadilli, nj\u00eb nga kandidat\u00ebt p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, thot\u00eb se k\u00ebsaj force politike i duhet nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs ai shprehet se Partia Demokratike nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ne trash\u00ebgojm\u00eb q\u00eb nga periudha e zotit Berisha, apo qoft\u00eb nga periudha e zotit Basha.<\/p>\n<p>Zoti Kadilli thot\u00eb se kjo parti nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb keqkuptim me Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrsa komenton dhe vendimin e Departamentit amerikan t\u00eb shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Kadilli, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb saj, ju shpalos\u00ebt nj\u00eb platform\u00eb, apo at\u00eb q\u00eb e quajt\u00ebt nj\u00eb Manifest politik. Shkurtimisht, cilat jan\u00eb pikat kryesore, t\u00eb rejat q\u00eb ju sillni apo iu ofroni demokrat\u00ebve me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj platforme?<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Manifesti politik q\u00eb un\u00eb kam paraqitur para t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve, n\u00eb fillim n\u00eb deklarimin nga selia e Partis\u00eb e pastaj n\u00eb t\u00eb gjitha takimet e n\u00eb media, p\u00ebrmblidhet n\u00eb fare pak pika, n\u00eb 5 shtylla kryesore. E para, ne na duhet nj\u00eb parti m\u00eb e madhe se kryetari.<\/p>\n<p>Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pesha e vendimarrjes mos t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit por te an\u00ebtar\u00ebsia, p\u00ebr t\u00eb vendosur e p\u00ebr t\u00eb zgjedhur ata n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb, me vot\u00ebn e tyre t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, me primare, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, p\u00ebr bashki, p\u00ebr drejtues\u00eb t\u00eb deg\u00ebve. Nj\u00ebher\u00ebsh strukturat t\u00eb ken\u00eb fleksibilitet p\u00ebr t\u2019i lejuar gjithkujt q\u00eb ka iniciativ\u00eb e q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda parties, p\u00ebr t\u00eb krijuar seksionin e tij, forumin e tij, si n\u00eb territor, apo n\u00eb rrafsh horizontal, n\u00eb baz\u00eb grupimesh t\u00eb ngjashme p\u00ebr arsye interesash apo formimesh.<\/p>\n<p>E dyta, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti m\u00eb e madhe se vetvetja, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se partia t\u00eb zmadhohet p\u00ebrmes partneritetit.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb me strukturat tradicionale t\u00eb Forumit t\u00eb Gruas e t\u00eb Rinis\u00eb, por k\u00ebto t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtej e tutje si ombrella t\u00eb organizatave t\u00eb shumta q\u00eb penetrojn\u00eb nga partia n\u00eb territor, n\u00eb organizimet politike e semipolitike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb themi satelit\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie e sjellin t\u00eb gjitha problematikat e rinis\u00eb, gruas, problamtikat sociale, t\u00eb grupeve t\u00eb interest, si biznesit, fermer\u00ebve, gjithkush pra q\u00eb mbron kauza t\u00eb djathta, t\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb edukimit, t\u00eb ligjzbatimit, t\u00eb tradit\u00ebs, t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto organizata, jan\u00eb n\u00eb partneritet dhe ky partneritet i zgjeruar e b\u00ebn partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se vetvetja.<\/p>\n<p>E treta, partia duhet t\u00eb jet\u00eb frym\u00ebzuese. Partia frym\u00ebzon me modelin e saj, me m\u00ebnyr\u00ebn se si sillet, se si organizon pun\u00ebt e saj, sa demokratike \u00ebsht\u00eb brenda vetes, sa p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb e interesave p\u00ebrtej vetes, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje popullore.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, me kauza jo rast\u00ebsore, si sende t\u00eb gjetura n\u00eb rrug\u00eb, por me kauza programore, t\u00eb tilla si ndarja administrative, e cla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb trajtohet nga e para.<\/p>\n<p>Kushtetuta, ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u balancuar, p\u00ebr t\u2019u rikonsideruar e t\u00ebra sepse \u00ebsht\u00eb arnuar aq shum\u00eb sa nuk gjendet copa origjinale e saj. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb delikate t\u00eb sistemit t\u00eb sot\u00ebm demokratik. Ne ka nevoj\u00eb ta ushqejm\u00eb k\u00ebt\u00eb Reform\u00eb, institucionet e saj, jo vet\u00ebm me tekstur\u00ebn ligjore e formale, por me moral shoq\u00ebror, me burime njer\u00ebzore dhe me mjetet e domosdoshme q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb efikase.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb sfidat programore q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Q\u00ebndrimi ndaj tyre e shpall t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ose t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb parti.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi, partneriteti, partneriteti brenda saj, me organizimet rrotull saj dhe mbi t\u00eb gjitha me partner\u00ebt strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e patolerueshme q\u00eb kjo parti t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport f\u00ebrkimi apo moskuptimi me partner\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb aksioner\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare, q\u00eb jan\u00eb garant t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij shteti dhe t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Kadilli, ju shpesh keni folur gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr nj\u00eb ringritje t\u00eb PD. \u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton kjo, n\u00eb qasjen e k\u00ebsaj force politike si n\u00eb raport me veten ashtu dhe me shoq\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Ne duhet t\u2019i japim fund nj\u00eb p\u00ebrvoje tanim\u00eb 30 vje\u00e7are t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb organizuar mbi inercin\u00eb e mbi modelin q\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb nga Partia e Pun\u00ebs e m\u00eb tutje. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parti e cila forcon individin brenda saj, an\u00ebtarin brenda saj, e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb garantuar, e b\u00ebn t\u00eb motivuar, p\u00ebrfaq\u00ebsues, e b\u00ebn lider e i mbledh t\u00eb gjitha energjit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky do ishte nj\u00eb ridizenjim total, nj\u00eb transformim, nj\u00eb shnd\u00ebrrim total i k\u00ebsaj partie, Kjo parti nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ne trash\u00ebgojm\u00eb q\u00eb nga periudha e zotit Berisha, apo qoft\u00eb nga periudha e zotit Basha.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb energjizon individin politik, t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb qendr\u00ebs, \u00e7do individ q\u00eb e sheh Partin\u00eb Demokratike si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin, idet\u00eb e veta, kauzat e veta politike e p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e veta. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb e re.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Kadilli, kryetari aktual zoti Basha flet p\u00ebr nj\u00eb masak\u00ebr elektorale, nj\u00eb rezultat t\u00eb 25 Prillit i cili nuk mund t\u00eb njihet e gati gati k\u00ebt\u00eb e ka shpallur si nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse, mes demokrat\u00ebve, pra mes atyre q\u00eb e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje dhe atyre q\u00eb nuk e pranojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Zoti Basha rip\u00ebrtyp t\u00eb njejtin fjalim q\u00eb nga viti 2015, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb PD n\u00ebn drejtimin e tij p\u00ebsoi humbje n\u00eb zgjedhjet lokale. Zoti Basha nuk doli m\u00eb dot nga kompleksi i humb\u00ebsit, e vet\u00ebm sa nd\u00ebrron epitetin apo cil\u00ebsimin p\u00ebr zgjedhjet e radh\u00ebs. Masak\u00ebr? Po mund ta quajm\u00eb dhe genocide, holokaust.. \u00e7far\u00ebdo termi emocional mua nuk m\u00eb ndryshon n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb problematika e zgjedhjeve, e cila \u00ebsht\u00eb e njohur dhe e p\u00ebrs\u00ebritur dhe e till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Do vijn\u00eb duke u zvog\u00ebluar apo zmadhuar problematikat, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona si humb\u00ebs, me p\u00ebrgjegjesit\u00eb e kund\u00ebrshtarit si tjet\u00ebrsues i vullneteve. N\u00ebse ne kuptojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar vullneti, duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, edhe p\u00ebr at\u00eb kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi ne, edhe pse shqiptari ka shitur vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vjedhje n\u00eb tavolin\u00eb, p\u00ebr vjedhje n\u00eb komisione. Nuk do t\u2019i fyeja kurr\u00eb demokrat\u00ebt komisioner\u00eb, num\u00ebrues\u00eb, v\u00ebzhgues\u00eb, me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb till\u00eb. Blerja e vot\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb problem m\u00eb i madh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt I paligjsh\u00ebm, i pamoralsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb i vullnetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush e shiti shpres\u00ebn e Lulzim Bash\u00ebs me nj\u00eb thes me miell, apo me nj\u00eb shport\u00eb me ushqime, apo dhe me shum\u00eb euro, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk ka shpres\u00eb te vota. Ne duhet t\u2019i japim vler\u00eb vot\u00ebs q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos e shesin vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Kadilli, ka patur z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb ju kan\u00eb p\u00ebrmendur faktin se ju keni qen\u00eb n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dhe se k\u00ebto shqet\u00ebsimet po i ngrini vet\u00ebm tani\u2026<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Jan\u00eb struktura t\u00eb Partis\u00eb Demokratike por q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak demokratike. Mendimet e mia i kam shfaqur personalisht t\u00eb kryetari, si institucion, e po ashtu dhe n\u00eb institucionin e Kryesis\u00eb. I kam shfaqur dhe publikisht. Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb kam publikuar mendimet e mia se si duhej ridizenjuar PD-ja, me t\u00eb nj\u00ebjtin titull si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fjalia e par\u00eb e Manifestit tim politik \u201cP\u00ebr nj\u00eb parti m\u00eb t\u00eb madhe se kryetari\u201d. U detyrova t\u00eb ripublikoj tani pas kat\u00ebr vitesh. Kam ripublikuar artikuj \u201cTre rrug\u00eb se si ngrihet pozita\u201d.<\/p>\n<p>Jan\u00eb publikime t\u00eb miat, t\u00eb artikujve ku un\u00eb kam trajtuar dhe publikisht e duke qen\u00eb nj\u00eb njeri shum\u00eb luajal politikisht, kur jam detyruar t\u00eb dal n\u00eb publik, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt, se e kam konsumuar \u00e7do instrument brenda hap\u00ebsir\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila \u00ebsht\u00eb demokratike n\u00eb em\u00ebr por jo demokratike n\u00eb institucione.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Kadilli, kjo gar\u00eb u shoq\u00ebrua dhe me nj\u00eb ngjarje torndit\u00ebse p\u00ebr PD-n\u00eb, vendimi i departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr ndalimin e hyrjes n\u00eb SHBA ndaj zotit Berisha. Sa shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju ky vendim, duke patur parasysh rolin, historin\u00eb e zotit Berisha n\u00eb Partin\u00eb demokratike dhe ndikimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Esht\u00eb patjet\u00ebr nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr PD-n\u00eb, por dhe p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse zoti Berisha \u00ebsht\u00eb personi me t\u00eb cilin u identifikua tranzicioni shqiptar, u identifikua Partia Demokratike, ish president, ish kryeminist\u00ebr, lider historik i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opozit\u00eb. P\u00ebr t\u00eb personalisht ka qen\u00eb nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e hidhur.<\/p>\n<p>Personalisht kam qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, madje jam shprehur p\u00ebrpara se t\u00eb shprehej dhe kryetari n\u00eb detyr\u00eb, edhe vet\u00eb zoti Berisha. Zoti Berisha i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb, synimet dhe etik\u00ebn q\u00eb ta mbroj\u00eb veten e tij n\u00eb rrug\u00eb private, pa e p\u00ebrfshir\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb betej\u00eb. Deri m\u00eb sot e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>PD di t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin mes institucionit t\u00eb memories s\u00eb vet dhe raporteve me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe un\u00eb jam i bindur se nj\u00eb PD e ridizenjuar, krijon hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb prodhuar shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tepr opozit\u00eb vitale dhe energjike dhe me kualitete njer\u00ebzore q\u00eb do ta kthejn\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb partnerin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb duket se ky vendim ka nxitur dhe nj\u00eb far\u00eb zem\u00ebrate mes demokrat\u00ebve, po t\u00eb shoh\u00ebsh reagimet n\u00eb rrjetet sociale. A e shihni ju rrezikun e nj\u00eb fryme antiamerikane q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb raportet e PD-s\u00eb me Shtetet e Bashkuara?<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Ndjeshm\u00ebria e lart\u00eb ndaj figur\u00ebs s\u00eb zotit Berisha \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar dhe me shprehje emocionesh t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por n\u00eb PD-n\u00eb, parti q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb burg p\u00ebr aleanc\u00ebn me amerikan\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb t\u00eb gjallojn\u00eb emocione t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Dhe ata q\u00eb helmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj raporti, me teori konspirative, nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb fare sh\u00ebndoshjes s\u00eb klim\u00ebs n\u00eb PD, zhd\u00ebrvjellt\u00ebsimit dhe rivitalizimit t\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb re. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb PD n\u00eb moskuptim, apo dhe m\u00eb keq, n\u00eb keqkuptim me SHBA-t\u00eb dhe me gjith\u00eb faktorin per\u00ebndimor q\u00eb garanton sigurin\u00eb, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Kadilli, nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit q\u00eb ja kam drejtuar dhe koleg\u00ebve tuaj t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb gar\u00eb. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ju, n\u00eb fillim t\u00eb saj, fol\u00ebt p\u00ebr kushte t\u00eb pabarabarta. Tani q\u00eb k\u00ebsaj gare po i vjen fundi, si e shihni zhvillimin e saj?<\/p>\n<p>Fatbardh Kadilli: Nj\u00eb gar\u00eb nis e pabarabart\u00eb dhe vazhdon e pabarabart\u00eb. Po ju them vet\u00ebm di\u00e7ka. Mes k\u00ebrkesave q\u00eb shpalla para mbledhjes s\u00eb kryesis\u00eb e cila modeloi gar\u00ebn, kam k\u00ebrkuar ngrirjen e administrat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ne akoma dhe sot q\u00eb flasim, po t\u00eb shihni faqet n\u00eb Facebook t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mbi mbushura me mesazhe p\u00ebr Bash\u00ebn, q\u00eb shp\u00ebrndahen nga ajo q\u00eb e quajm\u00eb \u201cB\u00ebrthama digjitale\u201d, nj\u00eb struktur\u00eb e PD-s\u00eb q\u00eb paguhet nga Partia Demokratike, dhe zhbalancon dhe ajo vet\u00eb gar\u00ebn. Esht\u00eb nj\u00eb element dyt\u00ebsor, por mjafton t\u00eb klikoni dhe do shikoni \u00e7do aktivitet t\u00eb Bash\u00ebs, dhe po t\u00eb shihni faqen e nj\u00eb dege, mund t\u00eb mos e kuptoni q\u00eb n\u00eb PD po zhvillohet nj\u00eb gar\u00eb mes 4 kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Kaq e pabarabart\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe gj\u00ebja m\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb se ne i k\u00ebrkojm\u00eb rregulla loj\u00eb Ram\u00ebs. Ne nuk kemi rregulla loja. Neni 51 i Statutit, pika 3 \u201cKryetari zgjidhet me nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb, modalitetet p\u00ebrcaktohen nga rregullorja e Brendshme\u201d.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi rregullore t\u00eb brendshme. Ne kemi nj\u00eb komision Apeli, q\u00eb n\u00ebse kam nj\u00eb ankes\u00eb mund ta apeloj. Ne kemi kryetar t\u00eb Komisionit t\u00eb Apelit, por nuk kemi an\u00ebtar t\u00eb komisionit dhe nj\u00eb rregullore se si funksionon. Pra askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb apeli. Ne kemi nj\u00eb KAS,(n\u00eb KQZ) i mir\u00eb apo i keq, i gjykuar apo paragjykuar, por ekziston.<\/p>\n<p>Ndryshohet data e zgjedhjes, ndryshohet \u00e7do gj\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kacavjerrjes s\u00eb kryetarit pas karriges q\u00eb mban prej 8 vitesh. Nj\u00eb kacavjerrje q\u00eb tregon edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb q\u00eb kam deklaruar n\u00eb intervist\u00ebn me ju s\u00eb pari, kur kam shpallur kandidatur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb zvarritesh sa t\u00eb duash, por nuk ke \u00e7far\u00eb thua m\u00eb kur ka p\u00ebrfunduar cikli yt politik. Bash\u00ebs i ka mbaruar cikli politik, dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq po d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb me vete n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund edhe Partin\u00eb Demokratike. \/VOA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatbardh Kadilli, nj\u00eb nga kandidat\u00ebt p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, thot\u00eb se k\u00ebsaj force politike i duhet nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs ai shprehet se Partia Demokratike nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ne trash\u00ebgojm\u00eb q\u00eb nga periudha e zotit Berisha, apo qoft\u00eb nga periudha e zotit Basha. Zoti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":186300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-187186","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}