{"id":187797,"date":"2021-06-11T08:08:07","date_gmt":"2021-06-11T06:08:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187797"},"modified":"2021-06-11T21:17:54","modified_gmt":"2021-06-11T19:17:54","slug":"letra-tronditese-ke-perfaqesoni-ju-zonja-ambasadore-tom-doshin-edi-ramen-apo-presidentin-e-shteteve-te-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/letra-tronditese-ke-perfaqesoni-ju-zonja-ambasadore-tom-doshin-edi-ramen-apo-presidentin-e-shteteve-te-bashkuara\/","title":{"rendered":"Letra trondit\u00ebse: K\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni ju zonja ambasadore? Tom Doshin, Edi Ram\u00ebn apo Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara?!"},"content":{"rendered":"<p>Zonja ambasadore Yuri Kim,<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr patetike. N\u00eb fakt nuk doja t\u00eb ishte e till\u00eb, por ashtu doli. Ndjes\u00eb, asgj\u00eb personale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 Philip T. Reeker, Ndihm\u00ebs Sekretari p\u00ebr Euroazin\u00eb n\u00eb Departamentin e Shtetit t\u00eb SHBA, kr\u00ebc\u00ebnonte Partin\u00eb Demokratike p\u00ebrmes Daniel Koski me fjal\u00ebt (citim): \u201c\u00e7do akt dhune nga sot n\u00eb 1 korrik do t\u00eb detyroj\u00eb Departamentin e Shtetit t\u00eb SHBA q\u00eb t\u2019ju klasifikoj\u00eb si nj\u00eb organizat\u00eb e dhnushme\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, deklerata e pazakont\u00eb erdhi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngarkuar politike, duke i dh\u00ebn\u00eb leje Edi Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb instaloj\u00eb p\u00ebrfundimisht nj\u00eblloj shteti kontravers dhe amfioz, shtet i cili administron dhe kontrollon dy bot\u00eb; t\u00eb dheshme dhe t\u00eb n\u00ebndheshme. Q\u00eb prej asaj dite, Partia Demokratike iu bind t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave t\u00eb Philip T. Reeker, Mattew Palmer dhe Yuri Kim, ambasadores s\u00eb re t\u00eb SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb. Zonja Kim, nj\u00eb grua e re energjike, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb skalitur n\u00eb fytyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj ylli shkat\u00ebrrimtar p\u00ebr opozit\u00ebn shqiptare, aq sa daljet e saj para mediave ndiqen me zem\u00ebr n\u00eb dor\u00eb nga gjysma e shqiptar\u00ebve. Ajo nuk lodhet p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb rafinuar diplomatike, as nuk p\u00ebrdor fjalor t\u00eb drunjt\u00eb q\u00eb t\u00eb mos deshifrohet leht\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur padashur deklerata merr kuptim tjet\u00ebr p\u00ebr tjet\u00ebr), por i bie drejt\u00eb e n\u00eb krye t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb Edi Ram\u00ebn. Fjal\u00ebt brutale t\u00eb dala nga goja e nj\u00eb gruaje q\u00eb buz\u00ebqesh jan\u00eb kthyer n\u00eb kumte t\u00eb zeza q\u00eb varasin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin krah\u00eb, duke rr\u00ebnuar k\u00ebshtu shpresat se Shqip\u00ebria do t\u00eb shk\u00ebputet ndonj\u00ebher\u00eb nga humnera ku ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e ambasador\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesante, megjithat\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i shkrimit, por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 jan\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jam menduar gjat\u00eb para se t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb tekst \u2013 jo nga frika, as nga ndonj\u00eb paranoj\u00eb, por se, sjellja e fundit e ambasadores Yuri Kim dhe shefave t\u00eb saj n\u00eb Washington m\u00eb ka kujtuar koh\u00ebn eterroristit Enver Hoxha, kur gjysma e shqiptar\u00ebve ishin t\u00eb k\u00ebqinjt\u00eb, armiqt\u00eb e Partis\u00eb, tradh\u00ebtar\u00ebt e atdheut, nd\u00ebrsa gjysma tjet\u00ebr ishin t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit, t\u00eb privilegjuarit, komunist\u00ebt e rinj, gjaku i ri i Partis\u00eb. A mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrkrahet pa kushte nj\u00eb mafioz ekselent n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb e ka kthyer qeverin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar \u2013 dhe goditet opozita \u2013 ekzakt\u00ebsisht se po turp\u00ebron dhe ekzpozon qeverin\u00ebmafioze t\u00eb Edi Ram\u00ebs? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ambasadorja Kim nuk mundi t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjimet e publikuara n\u00eb gazet\u00ebn Bild, ku provohej p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi blerja e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017? Kush ia lidhi goj\u00ebn ambasadores, t\u00eb thot\u00eb qoft\u00eb edhe gjys\u00ebm fjale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kauzave m\u00eb fisnike q\u00eb ndonj\u00eb opozit\u00eb ka patur ndonj\u00ebher\u00eb? \u00c7far\u00eb e pengonte k\u00ebt\u00eb grua t\u00eb re, t\u00eb b\u00ebhej edhe e bukur, kur t\u00eb buz\u00ebqeshte q\u00eb t\u00eb thoshte ndonj\u00eb fjal\u00eb, kur u shemb barbarisht Teatri Komb\u00ebtar? Cilat jan\u00eb vlerat q\u00eb ajo mbron \u2013 vlerat e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Damian Gjiknurit, Rrahman Rraj\u00ebs dhe Tom Doshit \u2013 apo vlerat e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs? A i di zonja ambasadore vlerat (mafioze) q\u00eb k\u00ebta individ\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb b\u00ebnte dy dekleratat m\u00eb skandaloze \u2013 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb Presidentit t\u00eb SHBA-ve se \u201cndryshimet kushtetuese nuk e shkelin Marr\u00ebveshjen e 5 Qershorit, por shkojn\u00eb p\u00ebrtej saj\u201d dhe se, \u201cKryeministri Rama m\u00eb ka siguruar se Tom Doshi nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb rol n\u00eb krijimin e qeveris\u00eb\u201d? Dhe Toma, si burr\u00eb i bes\u00ebs dhe i nderit, e mbajti fjal\u00ebn \u2013 u t\u00ebrhoq nga Parlamenti pasi bleu 35,000 vota, kok\u00ebrr m\u00eb kok\u00ebrr, n\u00ebn v\u00ebmendjen e lart\u00eb edhe t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ju lutem \u2013 k\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni ju zonja ambasadore? Tom Doshin, Edi Ram\u00ebn, apo Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara?! Lista e pyetjeve mund t\u00eb ishte e pafund, sepse edhe q\u00ebndrimet t\u00eb tilla jan\u00eb \u2013 pa asnj\u00eb limit dhe vetp\u00ebrmbajtje formale \u2013 me nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb i ka zhytur n\u00eb depresion gjysm\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Ah, se p\u00ebrpak harrova t\u00eb shkruaj p\u00ebr Kalin e Betej\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Ambasadore, p\u00ebr SPAK-un e famsh\u00ebm q\u00eb tundet n\u00eb er\u00eb, si nj\u00eb balon\u00eb propagandistike, pa goditur kurr\u00eb, p\u00ebr asnj\u00eb rast korrupsionin e Edi Ram\u00ebs dhe gringove t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb kthyer Rregullat dhe Ligjet e k\u00ebtij vendi n\u00eb letra higjenike, me t\u00eb cilat fshijn\u00eb kirmet e tij. Por, nuk \u00ebsht\u00eb kjo e gjitha \u2013 n\u00eb fakt e gjitha vjen n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ndjejn\u00eb nj\u00eb dashuri pa kushte p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Un\u00eb, shkruesi i k\u00ebtyre radh\u00ebve isha vet\u00ebm nj\u00eb adoleshent gjimnazist, kur u internova nga regjimi terrorist i Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr shkaqe politike, bashk\u00eb me familjen time. At\u2019bot\u00eb un\u00eb isha nj\u00eb armik me A t\u00eb madhe, nga m\u00eb t\u00eb rrezikshmit e regjimit, sepse kisha shkruar poezi dekadente, hermetike, disidente, si dhe kisha d\u00ebgjuar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Un\u00eb isha \u201ci prekur\u201d, jo nga ndonj\u00eb virus, as s\u00ebmundje ose nga ndonj\u00eb handikap tjet\u00ebr fizik, por isha politikisht i papranuesh\u00ebm p\u00ebr shtetin terrorist q\u00eb kishte ngritur Enver Hoxha dhe Partia e Pun\u00ebs \u2013 n\u00ebna e Partis\u00eb Socialiste. Vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs time i kalova n\u00eb internim \u2013 duke \u00ebnd\u00ebrruar dit\u00ebn kur Ronald Reagan dhe George H.W. Bush do t\u00eb mund t\u00eb triumfonin mbi koler\u00ebn e Shekullit t\u00eb 20-t\u00eb. M\u00eb von\u00eb u \u201ctakova\u201d edhe me artin e madh amerikan, me filmat, muzik\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe filozofin\u00eb amerikane. Nj\u00eb komb i madh \u2013 m\u00eb i ndrituri i Historis\u00eb Moderne \u2013 q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb kuptim dhe vler\u00eb moralit njer\u00ebzor. Shtetet e Bashkuara nuk jan\u00eb rast\u00ebsisht vendi m\u00eb i dashur p\u00ebr shqiptar\u00ebt, sepse ato ishin edhe shp\u00ebtimtar\u00ebt tan\u00eb. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb si Ligji i Gravitetit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sjellja juaj (dhe jo vet\u00ebm) me opozit\u00ebn shqiptare? P\u00ebrndryshe, pse mb\u00ebshtesni pa kushte nj\u00eb mafioz delikuent si Edi Rama?!<\/p>\n<p>Pse, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit?!<\/p>\n<p>A i lexoni Raportet Vjetore t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, shtetit tuaj?! A keni d\u00ebgjuar se Edi Rama sapo humbi 110 milion\u00eb euro n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb New York? A i ke d\u00ebgjuar p\u00ebrgjimet e publikuara n\u00eb Bild? A ke d\u00ebgjuar p\u00ebr Tom Doshin? Po p\u00ebr patronazhist\u00ebt e Ram\u00ebs? Po p\u00ebr Unaz\u00ebn e Re?!<\/p>\n<p>A ke d\u00ebgjuar?!<\/p>\n<p>Ju lutem, m\u00eb lejoni t\u00eb ju kujtoj se p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar se sa Partia Demokratike. Edi Rama mund t\u00eb ju duket interesant p\u00ebr momentin, madje interesant \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, edhe p\u00ebr George Soros, dhe p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb, por n\u00eb fund t\u00eb fundit Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb gjysma tjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve, partia me frym\u00ebn m\u00eb pro-amerikane dhe pro-p\u00ebr\u00ebndimore n\u00eb Europ\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ju do t\u00eb p\u00ebrgjigjeni edhe para Kongresit dhe Senatit; sepse shyqyr Zotit, shqiptar\u00ebt kan\u00eb miq t\u00eb \u00e7muar n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Dhe miqt\u00eb e mir\u00eb jan\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Sinqerisht,\u00a0<strong>Erl Kodra<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zonja ambasadore Yuri Kim, Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr patetike. N\u00eb fakt nuk doja t\u00eb ishte e till\u00eb, por ashtu doli. Ndjes\u00eb, asgj\u00eb personale. N\u00eb vitin 2019 Philip T. Reeker, Ndihm\u00ebs Sekretari p\u00ebr Euroazin\u00eb n\u00eb Departamentin e Shtetit t\u00eb SHBA, kr\u00ebc\u00ebnonte Partin\u00eb Demokratike p\u00ebrmes Daniel Koski me fjal\u00ebt (citim): \u201c\u00e7do akt dhune nga sot n\u00eb 1 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":187799,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[3717],"class_list":{"0":"post-187797","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"tag-lajme-zjarr-letra-tronditese-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187797\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}