{"id":187855,"date":"2021-06-11T11:08:50","date_gmt":"2021-06-11T09:08:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187855"},"modified":"2021-06-11T11:08:50","modified_gmt":"2021-06-11T09:08:50","slug":"zbulohet-fjala-e-enver-hoxhes-ne-komitetin-qendror-fadil-pacrami-vazhdon-te-shkruaje-drama-ne-burg-por-ato-jane-levere-per-ti-vene-ne-ndonje-vend-special","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbulohet-fjala-e-enver-hoxhes-ne-komitetin-qendror-fadil-pacrami-vazhdon-te-shkruaje-drama-ne-burg-por-ato-jane-levere-per-ti-vene-ne-ndonje-vend-special\/","title":{"rendered":"Zbulohet fjala e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Komitetin Qendror: Fadil Pa\u00e7rami vazhdon t\u00eb shkruaj\u00eb \u2018drama\u2019 n\u00eb burg, por ato jan\u00eb l\u00ebvere p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb v\u00ebnd \u201cspecial\u201d t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dashnor Kalo\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Pjesa e pest\u00eb<\/p>\n<p><strong>Memorie.al<a href=\"http:\/\/memorie.al\/\" data-wpel-link=\"external\">\u00a0<\/a>publikon disa dokumente arkivore t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror I Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb), ku ndodhet nj\u00eb process-verbal \u00a0i mbledhjes s\u00eb Sekretariatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb zhvilluar m\u00eb 25 maj t\u00eb vitit 1978, me tem\u00eb: \u201cMbi nj\u00eb gjendje dhe mbi disa probleme q\u00eb dalin p\u00ebr rritjen e nivelit ideo-artistik t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb teatrit dhe estradave profesioniste\u201d, e cila drejtohej nga Enver Hoxha, ku asistonin edhe Ramiz Alia, sekretar i Komitetit Qendror q\u00eb mbulonte propagand\u00ebn, artin e kultur\u00ebn, Pilo Persiteri, kandidat i Byros\u00eb Politike dhe Drejtor i Kombinatit t\u00eb Autotraktor\u00ebve, \u201cEnver Hoxha\u201d, zv\/ministri i Arsim-Kultur\u00ebs, Anastas Kondo dhe Kryetari i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Drit\u00ebro Agolli. Proces-verbali i plot\u00eb i asaj mbledhje t\u00eb drejtuar nga Enver Hoxha, ku ishin t\u00eb ftuar dhe merrnin pjes\u00eb edhe aktori dhe regjisori i famsh\u00ebm i teatrit dhe kinematografis\u00eb shqiptare, Pirro Manit, aktorja e njohur e Teatrit Popullor, Violeta Manushi, aktori i estrad\u00ebs profesioniste t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Tano Banushi, etj.\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u201cTeatri yn\u00eb ka nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me aktor\u00eb \u2013 dramaturg\u00eb. Gjithmon\u00eb kur kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, ka pasur nj\u00eb harmoni n\u00eb mes t\u00eb autorit dhe t\u00eb regjisorit t\u00eb teatrit, gjithmon\u00eb rezultatet kan\u00eb qen\u00eb positive. Nga ky bashk\u00ebpunim i ngroht\u00eb, konkret dhe jo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, neve na kan\u00eb mbetur ose do t\u00eb na mbeten shum\u00eb vepra dinjitoze n\u00eb fondin e saj t\u00eb art\u00eb t\u00eb sken\u00ebs son\u00eb, duke filluar q\u00eb nga veprat e para si \u201cToka jon\u00eb\u201d, \u201cFamilja e peshkatarit\u201d, \u201cCuca e maleve\u201d, etj. P\u00ebrmenda disa nga k\u00ebto vepra t\u00eb cilat jan\u00eb mjaft serioze. Ky bashk\u00ebpunim, sidomos koh\u00ebt e fundit ka ardhur duke u b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb i fort\u00eb, m\u00eb konkret. N\u00eb teatrin ton\u00eb ne kemi mjaft kuadro q\u00eb nuk punojn\u00eb n\u00eb teat\u00ebr, po q\u00eb merren me shkrime dhe jan\u00eb shkrimtar\u00eb. Ata jo vet\u00ebm q\u00eb na ndihmojn\u00eb me veprat e tyre, por ata vijn\u00eb edhe n\u00eb teat\u00ebr, njihej dhe me procesin e v\u00ebnies n\u00eb sken\u00eb, njihen me ligjet e sken\u00ebs, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e domosdoshme p\u00ebr autorin. T\u00eb rinjve tan\u00eb ne u kemi besuar me guxim, u kemi ndenjur shum\u00eb af\u00ebr i gjith\u00eb kolektivi, organizata, ne regjisor\u00ebt e vjet\u00ebr dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka pasur rezultate. P\u00ebr shembull, Dhimit\u00ebr Pecani, jo vet\u00ebm q\u00eb debutoi me sukses n\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb, po ai shkoi edhe n\u00eb Fier ku dha nj\u00eb shfaqje t\u00eb bukur p\u00ebr teatrin e Fierit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh regjisor\u00ebsh t\u00eb televizionit, si Albert Minga q\u00eb ka dal\u00eb nga gjiri i televizionit, i Teatrit Popullor, po k\u00ebshtu dhe Vladimir Prifti dhe Agim Qirjaqi. Pra duhet t\u2019u besojm\u00eb \u201cshkopin e dirigjentit\u201d t\u00eb rregjisorit, djemve t\u00eb rinj q\u00eb t\u00eb \u00e7ajn\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb dalin talente, se populli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i talentuar\u201d K\u00ebshtu u shpreh n\u00eb mes t\u00eb tjerash n\u00eb diskutimin e tij regjisori i njohur i teatrit Pirro Mani, n\u00eb nj\u00eb nga mbledhjet e Sekretariatit t\u00eb Komitetin Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb e mbajtur m\u00eb 25 maj t\u00eb vitit 1978 e cila drejtohej nga Enver Hoxha, ku merrnin pjes\u00eb edhe Ramiz Alia, Pilo Peristeri, Anastas Kondo e Drit\u00ebro Agolli. N\u00eb at\u00eb mbledhje me tem\u00eb: \u201cMbi nj\u00eb gjendje dhe mbi disa probleme q\u00eb dalin p\u00ebr rritjen e nivelit ideo-artistik t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb teatrit dhe estradave profesioniste\u201d, p\u00ebrve\u00e7 Pirro Manit, merrnin pjes\u00eb edhe aktorja e njohur e Teatrit Popullor, Violeta Manushi, aktori i estrad\u00ebs profesioniste t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Tano Banushi, etj. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb folur dhe diskutuar n\u00eb at\u00eb mbledhje nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Anastas Kondo e Drit\u00ebro Agolli, si dhe nga t\u00eb ftuarit: Pirro Mani, Violeta Manushi dhe Tano Banushi, na njeh dokumenti arkivor n\u00eb fjal\u00eb me process-verbalin e asaj mbledhje t\u00eb Sekretariatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, q\u00eb Memorie.al e publikon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb n\u00eb disa numra t\u00eb rubrik\u00ebs dossier.<\/p>\n<p>Vijon nga numri i kaluar<\/p>\n<p><strong>Proces-verbali i mbledhjes s\u00eb Sekretariatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, 25 maj 1978<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cMBI GJENDJEN DHE MBI DISA PROBLEME QE DALIN P\u00cbR RRITJEN E NIVELIT IDEOARTISTIK T\u00cb KRIJIMTARIS\u00cb S\u00cb TEATRIT DHE ESTRADAVE PROFESIONISTE\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>SHOKU TANO BANUSHI:\u00a0<\/strong>Tani po m\u00eb lejoni q\u00eb t\u00eb shpreh edhe nj\u00eb m\u00ebndim, q\u00eb e kam biseduar me shok\u00ebt e mi, me koleg\u00ebt e mi amator\u00eb. Nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb privilegje p\u00ebr amator\u00ebt, un\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk jam i k\u00ebtij mendimi, se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ka disa mendime p\u00ebr t\u2019i trajtuar amator\u00ebt si sportist\u00ebt, q\u00eb punojn\u00eb pes\u00eb or\u00eb etj. Un\u00eb nuk e kam k\u00ebt\u00eb mendim po them se nj\u00eb administrim m\u00eb i mir\u00eb i ndihmave q\u00eb jep Partia p\u00ebr artist\u00ebt amator\u00eb duhet.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn p\u00ebr leht\u00ebsimin e tyre nga turnet e dyta dhe t\u00eb treta. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme se nj\u00eb amator, ose brenda nj\u00eb grupi amator ka ka punonj\u00ebs q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb , teknik\u00eb, ka dhe ndonj\u00eb inxhinier q\u00eb aktivizohet, po k\u00ebta punojn\u00eb dikush n\u00eb turnin e par\u00eb, dikush n\u00eb turnin e dyt\u00eb e n\u00eb t\u00eb tretin, sipas pro\u00e7esve t\u00eb prodhimit. Mirpo kur vjen puna e shfaqjes q\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb grupi amator, ai duhet t\u00eb jet\u00eb komplet me punonj\u00ebsit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb tre turnet dhe po t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu, ndodhin ngat\u00ebrresa. N\u00eb nd\u00ebrmarrje rregullohen po nga ndonj\u00ebher\u00eb duhet edhe nga organizatat profesionale nj\u00eb drejtim apo nj\u00eb vendim q\u00eb t\u00eb inkurajohet kjo l\u00ebvizje. Ne kemi shembuj shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes artistike amatore si n\u00eb Kombinatin e Drurit, n\u00eb Uzin\u00ebn e Telave, po ka edhe p\u00ebrgjegj\u00ebs reparteve q\u00eb drejtojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrje, t\u00eb cilat ngurojn\u00eb t\u2019i lejojn\u00eb, sepse pjesmarr\u00ebrsit e grupit amator e kan\u00eb pun\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb turn dhe at\u00ebhere kur b\u00ebhen provat, dikush nga ata q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i miri, mund t\u00eb jet\u00eb i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb. Prandaj mendoj se duhet siguruar nj\u00eb ndihm\u00eb m\u00eb e organizuar.<\/p>\n<p><strong>SHOKU ENVER HOXHA:<\/strong>\u00a0Drejt, drejt e ka, ashtu \u00ebsht\u00eb, se nuk d\u00ebmtohet ekonomia jon\u00eb pot \u00eb t\u00ebrhiqen disa njer\u00ebz t\u00eb talentuar nga puna n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje, si pjesmarr\u00ebrs t\u00eb grupeve amatore.<\/p>\n<p><strong>SHOKU TANO BANUSHI:<\/strong>\u00a0N\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje jan\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish dhe aktivitetet kulturore, qoft\u00eb prov\u00eb, qoft\u00eb shfaqje, do t\u00eb b\u00ebhen gjithnj\u00eb mbas darke n\u00eb klubin e nd\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p><strong>SHOKU ENVER HOXHA:<\/strong>\u00a0K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhen par\u00eb me syrin politik, se fitojm\u00eb 100 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb duke e mbajtur t\u00eb gjall\u00eb l\u00ebvizjen artistike amatore n\u00eb nd\u00ebrmarrje, se po t\u2019i mbajm\u00eb n\u00eb pun\u00eb ata dy tre veta, pra t\u2019i pengojm\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p><strong>SHOKU TANO BANUSHI:<\/strong>\u00a0Kam edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje: Jam dakord me materialin q\u00eb ka paraqitur Lidhja e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve, por mendoj se \u00e7\u00ebshtja e ndihm\u00ebs q\u00eb duhet t\u2019u jepet estradave nga ana e organizatave t\u00eb pushtetit, duhet t\u00eb shikohet m\u00eb mir\u00eb se deri tani. E them k\u00ebt\u00eb, se ka gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb shikuar nj\u00eblloj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, si p\u00ebr estrad\u00ebn ashtu dhe p\u00ebr teatrin. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk e theme se \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00ebri me syrin e n\u00ebn\u00ebs dhe tjetri me syrin e njerk\u00ebs, po ka gj\u00ebra q\u00eb estradat shikohen nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb ndryshe, kurse un\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb teatri dhe estrada jan\u00eb simotra. Ndofta ky lloj shikimi i estrad\u00ebs si gjini m\u00eb e leht\u00eb ka mbetur nga e kaluara, por dashuria e spektator\u00ebve p\u00ebr estrad\u00ebn \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebllojt\u00eb si p\u00ebr teatrin, se edhe estradat militojn\u00eb nj\u00eblloj si teatrot. Edhe nga pikpamja e shp\u00ebrndarjes s\u00eb kuadrit, praktika e ka treguar se n\u00eb estrad\u00eb sjellin kuadro m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, qoft\u00eb dhe nga ana arsimore. P.sh., regjisor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kudo i ka teatri. Edhe n\u00eb trajtimet n\u00eb shkolla gjithashtu b\u00ebhen diferencime. N\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve, prioritet ka p\u00ebr dram\u00ebn, kurse n\u00eb jet\u00eb ndodh, q\u00eb kur ndonj\u00eb aktor punon n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb trup\u00ebn e teatrit dhe e sjellin n\u00eb estrad\u00eb, ai me t\u00eb drejt\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb kam mbaruar p\u00ebr teat\u00ebr\u201d! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjithshme, por ndonj\u00eb rast ka pasur. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh se ka nj\u00eb shikim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr estrad\u00ebn, n\u00eb krahasim me teatrin. Edhe un\u00eb po e them se do ta ndihmoj pun\u00ebn e Partis\u00eb n\u00eb estrad\u00eb. Nuk kam \u00e7\u2019t\u00eb them tjet\u00ebr, ve\u00e7se edhe nj\u00ebher\u00eb falenderoj Partin\u00eb q\u00eb m\u00eb ka thirrur, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendimin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p><strong>SHOKU ENVER HOXHA:<\/strong>\u00a0Kush d\u00ebshiron t\u00eb diskutoj\u00eb?<\/p>\n<p><strong>SHOKU RAMIZ ALIA:<\/strong>\u00a0Un\u00eb hoqa dor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SHOKU ENVER HOXHA<\/strong>: Ashtu? Po mundet q\u00eb un\u00eb t\u00eb jap leje q\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb, po\u2026!<\/p>\n<p><strong>SHOKU RAMIZ ALIA<\/strong>: T\u00eb kemi parasysh k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>SHOKU ENVER HOXHA:<\/strong>\u00a0\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se nuk na shok\u00ebt, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb diskutim. Para se t\u00eb shfaq disa mendime, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ndjej p\u00ebr problemet e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me vler\u00eb q\u00eb shtruan shok\u00ebt, q\u00eb nga Drit\u00ebroi, Violeta Manushi, Pirro Mani, Tano Banushi dhe Anastas Kondo, p\u00ebr zhvillimin e zhanreve t\u00eb ndryshme t\u00eb artit ton\u00eb t\u00eb sken\u00ebs, q\u00eb ka kontribuar dhe po kontribojn\u00eb aq shum\u00eb n\u00eb edukimin e punonj\u00ebsve tan\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e nd\u00ebrtimit socialist. Dua t\u00eb b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb q\u00eb diskutimet q\u00eb b\u00ebn\u00eb shok\u00ebt q\u00eb kemi ftuar, nuk duhen konsideruar nga punonj\u00ebsit e aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb, ata t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Kultur\u00ebs, komitetet e Partis\u00eb s\u00eb rretheve dhe Bashkimet Profesionale, vet\u00ebm si disa konstatime t\u00eb thjeshta dhe t\u2019i marr\u00eb era. Mendoj se t\u00eb gjitha ato q\u00eb thon\u00eb dhe propozimet konkrete t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb ftuar duhet t\u2019i shqyrtoni me kujdes dhe n\u00eb koh\u00eb nj\u00eb e nga nj\u00eb, t\u00eb merrni masa q\u00eb t\u00eb zbatohen dhe m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb na jepet nj\u00eb informacion se si po vihen n\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkesat e tyre. K\u00ebrkesa e llogaris\u00eb, sidomos n\u00eb drejtim t\u00eb arteve, duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e fort\u00eb, se ky sektor mund t\u00eb konsiderohet si di\u00e7ka i pakapsh\u00ebm, prandaj vendimet q\u00eb marrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor, duhet t\u2019i kontrollojm\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb me kujdes. Mua m\u00eb duket se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shok\u00ebt q\u00eb fol\u00ebn asgj\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt nuk k\u00ebrkojn\u00eb, propozimet e tyre jan\u00eb t\u00eb t\u00ebra t\u00eb arsyeshme. Prandaj si konkluzion, them se ata na ndihmuan shum\u00eb si me raportet, por ve\u00e7an\u00ebrisht me diskutimet, t\u00eb cilat ishin m\u00eb t\u00eb gjalla dhe m\u00eb konkrete. N\u00eb diskutimin q\u00eb kam p\u00ebrgatitur b\u00ebhen disa p\u00ebrgjith\u00ebsime, por p\u00ebrpara se t\u2019i ngrija problemet q\u00eb kisha menduar, i that\u00eb ju, megjithat\u00eb edhe un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb them di\u00e7ka. Mendoj se duhet t\u2019i v\u00ebm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi s\u00eb pari edukimit moralo-politik dhe ideologjik t\u00eb kuadrove q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebta sektor\u00eb, problem q\u00eb ju e prek\u00ebt shum\u00eb mir\u00eb. Ngritja profesionale e artist\u00ebve dhe kur themi e artist\u00ebve, kuptojm\u00eb edhe regjisor\u00ebt, e gjith\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb, ku ka r\u00ebnd\u00ebsi puna q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb autor\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin t\u00eb pjes\u00ebve q\u00eb shkruajn\u00eb duke pasur parasysh cil\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Teatri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet edukues me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, gj\u00eb q\u00eb duhet6 ta kuptoj\u00eb i madh dhe i vog\u00ebl. Ai duhet t\u00eb shpreh\u00eb n\u00eb sken\u00eb virtytet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb njeriut ton\u00eb socialist, virtytet jo n\u00eb kuptimin idealist dhe metafizik, por virtytet t\u00eb trash\u00ebguara nga e kaluara e popullit dhe t\u00eb lindura e t\u00eb formuara n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb socialiste. K\u00ebto virtyte nuk mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb stoli e vdekur, po t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb e t\u00eb pandara me mendimet, me veprimet, me d\u00ebshirat, me aspiratat, me pun\u00ebn dhe krijimtarin\u00eb e njeriut n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Njeriu me virtytet t\u00eb mira ka d\u00ebshir\u00eb dhe lufton p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb heroi yn\u00eb pozitiv, q\u00eb teatri dhe estradat tona duhet t\u00eb paraqesin n\u00eb shfaqjet q\u00eb p\u00ebrgatisin k\u00ebt\u00eb hero, duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb autor\u00ebt e dramave, t\u00eb komedive, t\u00eb estradave n\u00eb veprat q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr sken\u00ebn. Njeriu i mir\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb lib\u00ebr dhe t\u00eb paraqitet n\u00eb sken\u00eb me thjesht\u00ebsin\u00eb e tij, p\u00ebr arsye se n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb pikasin t\u00eb fuqishme virtytet e mira, pse \u201chero\u201d t\u00eb p\u00ebrsosur nuk mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jet\u00eb. \u00cbsht\u00eb jeta q\u00eb na i v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, prandaj ta paraqesim jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb materiale dhe shpirt\u00ebrore ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb dinamiz\u00ebm dhe n\u00eb zhvillim. Duhet mbajtur parasysh se heroi yn\u00eb pozitiv, nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i imunizuar nga ndonj\u00eb mbeturin\u00eb, por te ai kurdoher\u00eb dominojn\u00eb an\u00ebt e mira dhe k\u00ebto an\u00eb t\u00eb mira jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme me mbeturinat dhe reminishencat e tyre, qoft\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij, qoft\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve, rron e lufton edhe ai s\u00eb bashku me ta, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb kulturuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb socialiste. Heroi pozitiv e do k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb mendimet dhe n\u00eb veprimet e tij spikat si realiteti i sot\u00ebm, ashtu dhe perspektiva. Pra ky personazh sh\u00ebrben si shembull n\u00eb vep\u00ebr dhe n\u00eb sken\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht si luft\u00ebtar, si revolucionar dhe si edukues i t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebto detyra, q\u00eb duhet t\u00eb shquhen te heroi pozitiv, formohen dhe brumosen me nj\u00eb edukat\u00eb dhe me nj\u00eb moral proletar, formohen me p\u00ebrvet\u00ebsimin e ideologjis\u00eb son\u00eb marksiste \u2013 leniniste q\u00eb \u00ebsht\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesja e Partis\u00eb son\u00eb t\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb \u00e7do aksion. Pra, roli i tetarit, i estrad\u00ebs, i komedis\u00eb dhe i zhanreve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me edukimin masiv dhe individual t\u00eb njer\u00ebzve tan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Por, tok me t\u00eb dhe po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe roli i pjes\u00ebs q\u00eb luhet, se pa pjes\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb teat\u00ebr, nuk mund t\u00eb ket\u00eb estrad\u00eb dhe k\u00ebtu del p\u00ebrgjegj\u00ebsia e autorit. Pjesa pasqyron nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, ajo pasqyron nj\u00eb episode q\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb thjesht\u00eb ose t\u00eb komplikuar, n\u00eb kontradit\u00eb antagoniste dhe joantagoniste, me momente dramatike, gazmore, komike etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto duhen jetuar nga autori, ato duhen jetuar me popullin, n\u00eb gjirin e tij, si\u00e7 tham\u00eb edhe ju shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb diskutimin tuaj, shoqja Violeta Manushi, prandaj duhet t\u00eb rrosh me popullin dhe t\u00eb mendosh p\u00ebr t\u00eb, para se t\u00eb shkruash. Mirpo Fadil Pa\u00e7rami, vazhdon t\u00eb shkruaj\u00eb \u201cdrama\u201d n\u00eb burg, por ato jan\u00eb l\u00ebvere p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend \u201cspecial\u201d t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe jo n\u00eb sken\u00eb. Artist\u00ebt interpretojn\u00eb pjes\u00ebt teatrale, dramat ose pjes\u00ebt e p\u00ebrgatitura p\u00ebr estrad\u00eb, komedit\u00eb apo zhanret e tjera duhet t\u2019i v\u00ebn\u00eb detyr\u00eb vetes t\u00eb b\u00ebhen dhe t\u00eb konsiderohen si profesor\u00eb, si m\u00ebsues t\u00eb publikut n\u00eb k\u00ebto institucione kulturore. M\u00ebsues dhe profesor\u00eb p\u00ebr \u00e7do deg\u00eb apo profesion nuk lind pa njeri, po ai b\u00ebhet. Mund t\u00eb b\u00ebhesh i mir\u00eb, po m\u00ebsove mir\u00eb, po kuptove r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e misionit ose t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb ngarkuar dhe po u b\u00ebr\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol t\u00eb madh edukativ. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar mir\u00eb zanatin, duhet t\u00eb dish dhe ku do t\u00eb orinetohesh p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar dijenit\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u thelluar n\u00eb profesion. P\u00ebr \u00e7do deg\u00eb t\u00eb artit, t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb kultur\u00ebs, ekzistojn\u00eb teoria dhe praktika. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr artist\u00ebt, ekziston p\u00ebr ta edhe teoria q\u00eb marrin n\u00eb shkoll\u00eb, por ekziston edhe praktika q\u00eb ata fitojn\u00eb n\u00eb sken\u00eb, por sidomos ajo praktik\u00eb e madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontakti i ngusht\u00eb i tyre me popullin.<\/p>\n<p>Po marr\u00eb nj\u00eb shembull tipik, q\u00eb personalisht e quaj nj\u00eb pjes\u00eb me shum\u00eb vlera, e cila luhet edhe n\u00eb sken\u00eb, n\u00eb teat\u00ebr, por ekziston edhe n\u00eb film. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cZonja nga qyteti\u201d, N\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb lidhet me t\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se kam arritur dot ta shpreh m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, kam parasysh edhe autorin Rruzhdi Pulaha, edhe aktoren e shquar, Violeta Manushi, edhe aktorin me shum\u00eb talent, Pandi Raidhi. Kur e shikoj k\u00ebt\u00eb film dhe e shikoj shpesh, ndjej nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe, rroj tok me k\u00ebta artist\u00eb, pse n\u00eb ekran apo n\u00eb sken\u00eb, \u00ebsht\u00eb jeta reale ajo q\u00eb na del p\u00ebrpara, \u00ebsht\u00eb loja e p\u00ebrsosur e aktor\u00ebve n\u00eb fjal\u00eb, deri n\u00eb t\u00eb lojturin e buz\u00ebve ose n\u00eb t\u00eb ngriturit e supeve nga ana e tyre. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb artificiale n\u00eb loj\u00ebn e q\u00eb b\u00ebjn\u00eb artist\u00ebt q\u00eb p\u00ebrm\u00ebnda m\u00eb lart dhe interpretojn\u00eb rolet e k\u00ebsaj pjese. \u00c7do episode aty \u00ebsht\u00eb aq mir\u00eb i studiuar, p\u00ebr mendimin tim, sa \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, original dhe i v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq, t\u00eb emocionin, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb qesh\u00ebsh, t\u00eb g\u00ebzohesh dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i japing spektatorit nj\u00eb m\u00ebsim dhe nj\u00eb edukat\u00eb t\u00eb pashlyeshme. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe loja e \u00e7lirt\u00eb, aq e prekshme e artistit me talent, Stavri Shkurti, i cili e personifikon sekretarin e Partis\u00eb aq t\u00eb af\u00ebrt, aq t\u00eb dashur, aq t\u00eb pjekur dhe plot dinamiz\u00ebm. \u201cT\u00eb qepet si zamku pas letr\u00ebs, ti m\u00eb theve, i thot\u00eb atij n\u00eb film, Violeta Manushi n\u00eb rolin e zonj\u00ebs nga qyteti\u201d. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye q\u00eb interpretuesit e k\u00ebsaj vepre i quajn\u00eb artist\u00ebt t\u00eb m\u00ebdhenj dhe autorin e saj nj\u00eb shkrimtar\u00eb me talent t\u00eb madh. Un\u00eb morra vet\u00ebm nj\u00eb shembull, pse ne kemi plot autor\u00eb dramash dhe romancash me talent t\u00eb madh, po ashtu kemi dhe komedin\u00eb shkrues dhe pjes\u00eb p\u00ebr estrad\u00eb, jo me pak vler\u00eb, kemi edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb talentuar aktualisht n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr mjaft t\u00eb madh. Memorial.al.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashnor Kalo\u00e7i Pjesa e pest\u00eb Memorie.al\u00a0publikon disa dokumente arkivore t\u00eb nxjerra nga Arkivi Qendror I Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb (fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb), ku ndodhet nj\u00eb process-verbal \u00a0i mbledhjes s\u00eb Sekretariatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb zhvilluar m\u00eb 25 maj t\u00eb vitit 1978, me tem\u00eb: \u201cMbi nj\u00eb gjendje dhe mbi disa probleme q\u00eb dalin p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":187856,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3730],"tags":[],"class_list":{"0":"post-187855","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-dossier"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187855\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}