{"id":187960,"date":"2021-06-11T17:09:02","date_gmt":"2021-06-11T15:09:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=187960"},"modified":"2021-06-11T17:09:02","modified_gmt":"2021-06-11T15:09:02","slug":"minishengeni-solli-percarje-midis-shqiperise-dhe-kosoves-genc-pollo-jemi-te-gjithe-te-kenqaur-qe-nga-dita-e-djeshme-prehet-zyrtarisht-ne-varrezen-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/minishengeni-solli-percarje-midis-shqiperise-dhe-kosoves-genc-pollo-jemi-te-gjithe-te-kenqaur-qe-nga-dita-e-djeshme-prehet-zyrtarisht-ne-varrezen-e\/","title":{"rendered":"\u201cMinishengeni solli p\u00ebr\u00e7arje midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs\u201d, Genc Pollo: Jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebnqaur q\u00eb nga dita e djeshme prehet zyrtarisht n\u00eb varrez\u00ebn e\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Samiti i Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb u mbajt t\u00eb enjten n\u00eb Tiran\u00eb, ishte nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebr konsolidimin e Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal (Common Regional Market) i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga produktet kryesore t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Ky Treg tok me CEFTA-n, nj\u00eb kuad\u00ebr p\u00ebr marreveshje tregtare ku shtetet ballkanike kan\u00eb hyr\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, jan\u00eb instrumentat kryesore p\u00ebr integrimin e zhvillim ekonomik n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ekonomikisht i pranuesh\u00ebm n\u00eb BE (Kriteri i Kopenhagenitnr. 2). Komisioneri p\u00ebr Zgjerimin z. V\u00e1rhelyi njoftoi se n\u00eb dispozicion jan\u00eb\u00a0 fonde t\u00eb m\u00ebdha europiane p\u00ebr konsolidimin e Tregut e p\u00ebr projekte infrastrukturore.<\/p>\n<p>Ky n\u00eb vetvete ishte lajmi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i samitit q\u00eb meriton analiza mbi mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrohen e rekomandime p\u00ebr p\u00ebrfitim maksimal prej tyre.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb diskutohet n\u00ebse orientimi do t\u00eb jet\u00eb tregtia pa tarifa q\u00eb favorizon Serbin\u00eb, e cila ka m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00ebsi ekonomike prodhuese-eksportuese apo do t\u00eb jen\u00eb\u00a0 projektet infrastrukturore nd\u00ebrkufitare nga t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e rajonit.<\/p>\n<p>Por v\u00ebmendjen e t\u00ebrhoqi m\u00eb shum\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr: deklarata e Edi Ram\u00ebs n\u00eb prani t\u00eb Komisionerit V\u00e1rhelyi se sot ai po e dor\u00ebzonte nism\u00ebn e Minishengenit n\u00eb gjirin e sigurt t\u00eb Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Pa u marr\u00eb me aft\u00ebsin\u00eb e magjistarit p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar di\u00e7ka q\u00eb nuk ekziston as me heshtjen e Komisionerit mbi \u201cmarrjen n\u00eb dor\u00ebzim\u201d t\u00eb nism\u00ebs do t\u00eb ndalesha shkurt n\u00eb disa fakte kryesore t\u00eb Minishengenit.<\/p>\n<p>E shpallur n\u00eb Serbi n\u00eb tetor 2019 nga Presidenti serb Vu\u0107i\u010d, kryeministri shqiptar Rama e ai verimaqedonas Zaev nisma e Minishengenit do t\u00eb synonte realizimin e kat\u00ebr lirive europiane (qarkullimi i lir\u00eb i personave, mallrave, sh\u00ebrbimeve e kapitalit).<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor e dhjetor t\u00eb po atij viti po ata pjes\u00ebmarr\u00ebs u mblodh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Oh\u00ebr e n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur po ato deklarata q\u00ebllimesh si her\u00ebn e par\u00eb. M\u00eb tutje nuk pati m\u00eb mbledhje as fizike e as online dhe nga mesi i v. 2020 gj\u00ebja u harrua.<\/p>\n<p>Fillimisht duhet t\u00eb them se n\u00ebse deklaron n\u00eb Ballkan se do t\u00eb krijosh aty realitete t\u00eb BE-s\u00eb nuk ka t\u00eb keqe; vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb si tep\u00ebr shpesh e her\u00eb me vend e her\u00eb pa vend; n\u00ebse p\u00ebrpiqesh n\u00eb Ballkan q\u00eb t\u00eb krijosh aty realitete t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e lavd\u00ebrueshme; por t\u00eb realizosh n\u00eb Ballkan v\u00ebrtet realitete t\u00eb BE-s\u00eb meriton falenderim e respekt.<\/p>\n<p>Me kategorizimin e m\u00ebsip\u00ebrm nisma e Minishengenit mbetet n\u00eb nivelin nr. 1 t\u00eb deklarateve. Ajo nuk njohu dokument themelues q\u00eb p\u00ebrmbante synimet e rregullat e aktivitetit, nuk pati sekretariat koordinues madje as grup pune mes tre shteteve, nuk pati takim trepal\u00ebsh ministrash e funksionar\u00ebsh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete si dhe mbi t\u00eb gjitha nuk pati nj\u00eb raport t\u00eb realizimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbeu p\u00ebr propagand\u00eb t\u00eb brendshme p\u00ebr secilin nga tre pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe po t\u00eb mbetej me kaq nuk do t\u00eb kishte arsye t\u00eb flitej m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb. Por problemi me nism\u00ebn \u00ebsht\u00eb tek d\u00ebmi q\u00eb solli. Jo se v\u00ebrtet do t\u00eb rikrijonte Jugosllavin\u00eb e Re (minus Sllovenin\u00eb e Kroacin\u00eb e plus Shqip\u00ebrin\u00eb) edhe pse shum\u00ebkujt pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb i kujtoi; kjo druajtje ishte e ekzagjeruar.<\/p>\n<p>Minishengeni solli p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb Ballkan pasi u shpall si fakt i kryer vet\u00ebm nga tre shtete nd\u00ebrsa tre t\u00eb tjer\u00ebt, Kosova, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina refuzuan vazhdimisht, secili me arsyet e veta, t\u2019i bashkoheshin atij. N\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrgjakshme e me plag\u00eb ende t\u00eb pash\u00ebruara dasi t\u00eb tilla nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebshillueshme.<\/p>\n<p>Kjo sjellje e faktit t\u00eb kryer \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontrast t\u00eb madh me metod\u00ebn europiane ku negociohet me durim e diplomaci e vet\u00ebm mbasi bien t\u00eb t\u00ebr\u00eb dakord vijohet me shpallje e ceremoni.<\/p>\n<p>Minishengeni solli nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje midis Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs (ndryshe nga afera e cop\u00ebtimit territorial n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast organet shtet\u00ebrore e klasa politike n\u00eb Prishtin\u00eb e kund\u00ebrshtuan n\u00eb unison). Qeveria n\u00eb Tiran\u00eb shkeli angazhimin standart t\u00eb marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje rajonale do t\u00eb kishte konsultim e koordinim para vendimeve e veprimeve.<\/p>\n<p>Qeveria e Tiran\u00ebs e ekspozoi nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht Kosov\u00ebn si refuzuese t\u00eb nj\u00eb nisme me em\u00ebr europianist p\u00ebrball\u00eb Serbis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e l\u00ebndoi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb sensitive p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb shkruaja k\u00ebto rradh\u00eb k\u00ebrkova n\u00eb kompjuter p\u00ebr Minishengenin e m\u00eb rezultuan se kisha shkruar gjasht\u00eb artikuj p\u00ebr t\u00eb (4 shqip, nj\u00eb anglisht e nj\u00eb gjermanisht). P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ata mu duk\u00ebn si gjasht\u00eb burrat q\u00eb futen n\u00eb lum\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb gurin proverbial t\u00eb hedhur nga marroku fshatit.<\/p>\n<p>Pastaj e qet\u00ebsova veten duke th\u00ebn\u00eb se sqarimi mbetet i dobish\u00ebm pasi njer\u00ebzimi m\u00ebson nga gabimet; n\u00eb mos i gjith\u00eb njer\u00ebzimi, nj\u00eb pjes\u00eb e tij. Th\u00ebn\u00eb kjo lipset t\u00eb jemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb Minishengeni nga dita e enjte prehet zyrtarisht n\u00eb varrez\u00ebn e nismave t\u00eb kota. Si dhe un\u00eb q\u00eb her\u00ebn e shtat\u00eb shkrujta epitafin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Samiti i Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb u mbajt t\u00eb enjten n\u00eb Tiran\u00eb, ishte nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebr konsolidimin e Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal (Common Regional Market) i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga produktet kryesore t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit. Ky Treg tok me CEFTA-n, nj\u00eb kuad\u00ebr p\u00ebr marreveshje tregtare ku shtetet ballkanike kan\u00eb hyr\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":187961,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-187960","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=187960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/187960\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=187960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=187960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=187960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}