{"id":188186,"date":"2021-06-12T18:15:35","date_gmt":"2021-06-12T16:15:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=188186"},"modified":"2021-06-12T18:15:35","modified_gmt":"2021-06-12T16:15:35","slug":"nga-elis-buba-rikthimi-i-tiranise-ne-tirane-eshte-nje-fenomen-socio-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-elis-buba-rikthimi-i-tiranise-ne-tirane-eshte-nje-fenomen-socio-politik\/","title":{"rendered":"Nga Elis Buba\/Rikthimi i \u201ctiranis\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen socio-politik"},"content":{"rendered":"<p>Rikthimi i \u201ctiranis\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen socio-politik, t\u00eb cilin p\u00ebr ta analizuar dua ta ndaj n\u00eb dy drejtime arsyetimi. Shkaqet dhe pasojat.<\/p>\n<p>1) Shkaqet, ose shkaku i tiranis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Pik\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me njer\u00ebzit, m\u00eb pas me vendin. Nj\u00eb nd\u00ebr pyetjet ekzistencialiste q\u00eb ka munduar njeriun e rrjedhimisht njer\u00ebzimin \u00ebsht\u00eb \u201cA e \u201cprish\u201d i keqi t\u00eb mirin, apo ndodh e anasjellta, i miri e p\u00ebrmir\u00ebson t\u00eb keqin?\u201d Kjo n\u00eb opinionin tim, varet nga kush ka m\u00eb shum\u00eb sukses n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb ka m\u00eb pak, do t\u00eb marr\u00eb shembullin e atij q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb. Qoft\u00eb p\u00ebr egoiz\u00ebm, ambicie, por edhe thjesht instikt mbijetese dhe prevalimi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pra mund t\u00eb themi dhe t\u00eb absolutizojm\u00eb deri diku, q\u00eb suksesi \u00ebsht\u00eb metri tregues. K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i suksessh\u00ebm, nj\u00eb individ i mir\u00eb, (\u2026k\u00ebtu kemi parasysh nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb logjikshme personi, racional, pun\u00ebtor dhe me inteligjenc\u00eb t\u00eb kultivuar.), apo nj\u00eb njeri i keq (\u2026k\u00ebtu fokusi bie mbi persona q\u00eb s\u2019p\u00ebrballojn\u00eb dot instiktet e tyre shtazore, p\u00ebr mij\u00ebra arsye. Individ\u00eb q\u00eb s\u2019druhen t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb, vjedhin, mashtrojn\u00eb, p\u00ebrtojn\u00eb, dhunojn\u00eb, p\u00ebrbuzin, abuzojn\u00eb etj)?! Gati duket portreti identik i atyre q\u00eb shohim p\u00ebrdit\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekran\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej e t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Rikthehemi n\u00eb thelb! N\u00eb Shqip\u00ebri kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i suksessh\u00ebm, i keqi apo i miri? Bazuar n\u00eb \u00e7far\u00eb shohim e jetojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, mund t\u00eb pohojm\u00eb me plot\u00eb goj\u00ebn, i keqi. Pra i keqi \u00ebsht\u00eb i suksessh\u00ebm dhe bazuar n\u00eb logjik\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme i miri do e ndjek\u00eb e do marr\u00eb shembull prej tij.<\/p>\n<p>Sepse i miri \u00ebsht\u00eb inteligjent dhe inteligjenca e tij, ndodh t\u00eb fyet, kur nuk i jepet p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ajo q\u00eb meriton, sakaq q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e p\u00ebrftojn\u00eb me pat\u00ebdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush ka nj\u00eb kontestim, apo paqart\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, le ta shqyrtoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn n\u00ebn dy shembuj m\u00eb pak abstrakt. Nj\u00eb fem\u00ebr e ndershme dhe nj\u00eb e p\u00ebrdal\u00eb, (njohur n\u00eb vulg si kurv\u00eb). Kush do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb \u201crrug\u00eb t\u00eb keqe\u201d tjetr\u00ebn, n\u00ebse p\u00ebr shum\u00eb arsye do vijojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb bashk\u00eb. Padyshim e p\u00ebrdala.<\/p>\n<p>Ajo do th\u00ebrrmoj\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe bonsensin e mikesh\u00ebs, po bazuar tek i nj\u00ebjti met\u00ebr. Suksesi, dhe ajo q\u00eb secili kupton prej k\u00ebsaj fjale. Vajza racionale dhe e logjikshme do v\u00ebrej\u00eb se si e p\u00ebrdala do ngjis\u00eb shum\u00eb shpejt shkall\u00ebt drejt mir\u00ebq\u00ebnies, duke shfryt\u00ebzuar di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn e g\u00ebzon pa punuar shum\u00eb e pa ndonj\u00eb merit\u00eb n\u00eb thelb, trupin e saj.<\/p>\n<p>Duke shp\u00ebrdoruar trupin, k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr kujt\u2026hiret, portretin, q\u00eb sot kaq shum\u00eb i kurojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrfitohet e t\u00eb kap\u00ebrcehen v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jetike. Mjafton t\u00eb l\u00ebsh m\u00ebnjan\u00eb dinjitetin e nderin dhe dyert mund t\u00eb hapen edhe pa trokitur.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb anasjellt\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb par\u00eb askund q\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr e rregullt, t\u00eb ulet e t\u2019i thot\u00eb nj\u00eb mikeshe t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb: D\u00ebgjo, t\u00eb lutem, merr e shfleto libra, studio, l\u00ebri fotot byth\u00ebjasht\u00eb! Shkollohu! Sepse pas disa vitesh do mund t\u00eb jesh nj\u00eb profesioniste mjaft e vler\u00ebsuar dhe me mund e me pun\u00eb, do kesh gjith\u00e7ka. Duket gati qesharake.<\/p>\n<p>Duket rr\u00ebqeth\u00ebse. Sepse n\u00eb vet\u00ebdijen e secilit nga ne, \u00ebsht\u00eb ngulitur \u201ctirania\u201d, eg\u00ebrsia, gjakftoht\u00ebsia n\u00eb krim, acari vrastar i nj\u00eb metropoli. \u201cTirania\u201d e Tiran\u00ebs q\u00eb nuk prodhon qytetari, nuk shp\u00ebrfaq civilizim, nuk kulturon, por zvetnon e zhvat qytetarin\u00eb edhe nga ata q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Kryeqyteti sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi njer\u00ebzish t\u00eb ardhur nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e horizontit dhe q\u00eb n\u00eb dekadat e fundit nuk kan\u00eb mundur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me sforco e t\u00eb rrezatojn\u00eb fare pak qytetari.<\/p>\n<p>I keqi nuk b\u00ebhet kurr\u00eb i mir\u00eb dhe i miri i keq. Por ky i fundit ndonj\u00ebher\u00eb detyrohet t\u00eb veproj\u00eb po aq keq p\u00ebr hir t\u00eb sedr\u00ebs q\u00eb se l\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt e k\u00ebsisoj kompromentohet. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe ajo q\u00eb ka ndodhur me k\u00ebdo q\u00eb sot ka n\u00eb dor\u00eb jet\u00ebt tona e udh\u00ebheq vrullin socio-politik n\u00eb Tiran\u00eb. Jan\u00eb detyruar fillimisht e m\u00eb pas jan\u00eb kompromentuar.<\/p>\n<p>2)Pasoja ose pasojat e tiranis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Tirana n\u00eb 5 ose maksimumi 10 vje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm, nuk do jet\u00eb m\u00eb e nj\u00ebjta. P\u00ebrpos Bulevardit \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d dhe Lan\u00ebs, asgj\u00eb s\u2019do i njohim m\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb. Kjo p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye se t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet jan\u00eb kthyer n\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj, t\u00eb qytet\u00ebruar\u00ebt jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb provincial\u00eb trashaman\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebn shembullin e nj\u00ebri \u2013 tjetrit.<\/p>\n<p>Po ngrihen kaq shum\u00eb kulla t\u00eb sh\u00ebmtuara e t\u00eb frikshme, sa realisht nuk mund t\u00eb imagjinohet kush do mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb to. Kush do ngrej\u00eb aktivitete dhe realisht si do zhvillohet jeta p\u00ebrqark tyre?<\/p>\n<p>Edi Rama dikur fjaloste si artist n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes studentore, n\u00eb Qytetin Studenti. Po sot?! Erion Veliaj dikur qe parimor e v\u00ebrtet i p\u00ebrkushtuar e pun\u00ebtor, n\u00eb periudh\u00ebn e Mjaft-it. Asokohe u krijua realisht nj\u00eb frym\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e gjitha burimore, por q\u00eb shpejt e humbi rrug\u00ebn dhe nga e mir\u00eb, u ble n\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>D\u00ebshira dhe ambicia p\u00ebr pushtet e sukses, q\u00eblloi m\u00eb e fort\u00eb se d\u00ebshira p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe vitet e nj\u00eb historie alla shqiptar\u00e7e rrodh\u00ebn aq shpejt, sa sot b\u00ebjm\u00eb \u00e7udi me \u00e7far\u00eb po i ndodh vendlindjes son\u00eb, fal\u00eb k\u00ebtyre parimor\u00ebve t\u00eb dal\u00eb boje.<\/p>\n<p>Duket sikur \u00ebsht\u00eb send\u00ebrtuar nj\u00eb nd\u00ebrgjegje kolektive kriminale, e cila duket se \u00ebsht\u00eb mes nesh me themele t\u00eb pashkundshme. Do jetojm\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb. Tashm\u00eb kushdo e di ose t\u00eb pakt\u00ebn e pohojn\u00eb se k\u00ebto godinat qiellg\u00ebrvisht\u00ebse, q\u00eb po ngulen si hunj gjigand\u00eb gardhi p\u00ebrqark Tiran\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb trafikohet.<\/p>\n<p>Ose nd\u00ebrtohen prej tyre, ose i pastrojn\u00eb ato. Ose t\u00eb dyja nj\u00ebher\u00ebsh. Plot\u00eb funksionar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb e pohojn\u00eb edhe plot oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u2026.edhe plot prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse askush nuk i vihet pas k\u00ebtij leku t\u00eb papast\u00ebr, n\u00eb gjurm\u00ebt e tij t\u00eb ndotura e t\u00eb shoh\u00eb ku do p\u00ebrfundoj\u00eb?! \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb n\u00eb parim. M\u00eb pas le t\u00eb minimizohen vitet e burgut, n\u00ebse mundet, e t\u00eb masivizohen konfiskimet e pasurive!<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse askush nuk i vihet pas k\u00ebtij leku t\u00eb papast\u00ebr? Sepse paraja, leku p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Zot! Pushtetin e Tij nuk e gjykon e n\u00ebnshtron askush. Bab\u00ebzia po i shnd\u00ebrron njer\u00ebzit n\u00eb barqe t\u00eb thell\u00eb, dhe kurbani \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb forcat n\u00eb konflikt jan\u00eb nj\u00eb e keqe, kund\u00ebr nj\u00eb t\u00eb keqe m\u00eb t\u00eb madhe. Pandehim se b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb duke zgjedhur m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn mes dy t\u00eb k\u00ebqiave, por sakaq vendimet tona t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme ose t\u00eb detyruara, po na betonojn\u00eb brenda, teksa shnd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb keqen q\u00eb na d\u00ebbon pa ceremoni nga sht\u00ebpit\u00eb tona. \/ usalvision<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rikthimi i \u201ctiranis\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen socio-politik, t\u00eb cilin p\u00ebr ta analizuar dua ta ndaj n\u00eb dy drejtime arsyetimi. Shkaqet dhe pasojat. 1) Shkaqet, ose shkaku i tiranis\u00eb\u2026 Pik\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me njer\u00ebzit, m\u00eb pas me vendin. Nj\u00eb nd\u00ebr pyetjet ekzistencialiste q\u00eb ka munduar njeriun e rrjedhimisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":188187,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-188186","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=188186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/188186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=188186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=188186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=188186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}