{"id":190512,"date":"2021-06-25T14:41:57","date_gmt":"2021-06-25T12:41:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=190512"},"modified":"2021-06-25T14:41:57","modified_gmt":"2021-06-25T12:41:57","slug":"ish-kryeministri-berisha-vendimi-i-blinken-pa-asnje-prove-kjo-eshte-hakmarrje-e-rama-soros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ish-kryeministri-berisha-vendimi-i-blinken-pa-asnje-prove-kjo-eshte-hakmarrje-e-rama-soros\/","title":{"rendered":"Ish-kryeministri Berisha: Vendimi i Blinken, pa asnj\u00eb prov\u00eb\/ Kjo \u00ebsht\u00eb hakmarrje e Rama-Soros\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendimi p\u00ebr shpalljen \u2018non grata\u2019 nga Sekretari amerikan i shtetit \u00ebsht\u00eb produkt i lobimit hakmarr\u00ebs dhe shpif\u00ebs te Kryeministrit Rama dhe miliarderit Xhorxh Soros. Ne nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime Ballkanike dhe te Lindjes se Mesme, Berisha ka theksuar faktin se ndaj tij dhe familjes se tij nuk ka asnj\u00eb fakt apo prov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb abuzime me fondet publike apo forma t\u00eb tjera korrupsioni.\u00a0<\/em>Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime Ballkanike dhe t\u00eb Lindjes se Mesme ka publikuar nj\u00eb sh\u00ebnim shpjegues t\u00eb ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha lidhur me shpalljen e tij \u201cnon grata\u201d nga sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken. N\u00eb sh\u00ebnimin e titulluar \u201cPerson non grata pa asnj\u00eb fakt dhe prov\u00eb t\u00eb vetme\u201d, Berisha e cil\u00ebson vendimin e Blinken si t\u00eb pabaz\u00eb dhe produkt t\u00eb lobimit hakmarr\u00ebs, nga Edi Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.<\/p>\n<p><em>\u201cLidhur me vendimin e 19 majit 2021 t\u00eb Sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit Antony Blinken p\u00ebr caktimin persona \u2018non grata\u2019 t\u00eb Sali Berish\u00ebs, gruas sime Liri Berisha, vajz\u00ebs time Argita dhe djalit tim Shkelzen, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm; Un\u00eb deklaroj n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time m\u00eb t\u00eb plot\u00eb se ky vendim i papritur kund\u00ebr meje dhe familjes time \u2013 pas tet\u00eb vitesh qe nuk mbaj asnj\u00eb post publik dhe pasi dhash\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7do pozit\u00eb e udh\u00ebheqjes politike &#8211; \u00ebsht\u00eb absolutisht i pabaz\u00eb dhe thjesht i bazuar n\u00eb keqinformimin e siguruar nga fuqia lobuese hakmarr\u00ebse dhe shpif\u00ebse e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama dhe mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij, miliarderit George Soros\u201d,\u00a0<\/em>shkruan ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha shkruan se ne 30 vjet karriere, nuk \u00ebsht\u00eb depozituar ne prokurori asnj\u00eb ankese ndaj tij apo familjes se tij, p\u00ebr abuzim me fonde publike apo forme tjet\u00ebr korrupsioni. <em>\u2018Un\u00eb mund t&#8217;ju siguroj se gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs time 30-vje\u00e7are n\u00eb politik\u00eb, megjith\u00eb shpifjet dhe akuzat e shumta nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi, asnj\u00eb individ apo institucion vendas ose i huaj nuk ka depozituar ndonj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, as nuk ka paraqitur asnj\u00eb fakt apo prov\u00eb t\u00eb vetme kund\u00ebr meje ose familjes time p\u00ebr ndonj\u00eb abuzim me fondet publike ose ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb korrupsionit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sa i p\u00ebrket familjes sime, do t\u00eb doja t\u00eb theksoja faktin se gruaja ime, Liri Berisha ka kaluar gjith\u00eb karrier\u00ebn e saj mjek\u00ebsore si pediatre duke sh\u00ebrbyer n\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Tiran\u00ebs. Me t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, ajo ka administruar Fondacionin e F\u00ebmij\u00ebve Shqiptar\u00eb dhe Fondacionin N\u00ebn\u00eb Tereza p\u00ebr 14 vitet e fundit, pa asnj\u00eb pag\u00eb ose shp\u00ebrblim financiar. P\u00ebr sa u p\u00ebrket f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, ata gjithmon\u00eb e kan\u00eb respektuar rrept\u00ebsisht ligjin. Burimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i verifikuesh\u00ebm pasi deklarohet n\u00eb Agjencin\u00eb e Deklarimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Zyrtar\u00ebve t\u00eb Lart\u00eb si dhe agjencit\u00eb e taksave dhe t\u00eb ardhurave, para si dhe gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit radhazi t\u00eb administrimit t\u00eb Kryeministrit Edi Rama. <\/em><em>Deri m\u00eb sot, f\u00ebmij\u00ebt e mi nuk kan\u00eb fituar asnj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb vetme nga ndonj\u00eb fond publik ose jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion nga ndonj\u00eb administrat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb aktuale, zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ose ndonj\u00eb entitet t\u00eb huaj\u2019,\u00a0<\/em>shkruan ish-kryeministri.<\/p>\n<p>Berisha ka sjelle ne v\u00ebmendje letr\u00ebn qe i ka d\u00ebrguar sekretarit Blinken, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs i ka k\u00ebrkuar b\u00ebrjen publike te \u00e7do fakti apo dokumenti, q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vendimin e marr\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr, ka cituar deklarimet e nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb Departamentit te Shtetit, rreth\u00a0 informacioneve mbi te cilat sekretari Blinken mori nj\u00eb vendim i till\u00eb. <em>\u2018Si i till\u00eb, duket se vendimi u bazua n\u00eb: raporte nga OJQ \u2013 te cilat jane t\u00eb gjitha te financuara nga George Soros, me t\u00eb cilin kam nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb kund\u00ebrshtimesh dhe mosmarr\u00ebveshjesh t\u00eb forta; raporte mediatike \u2013 te cilat t\u00eb gjitha n\u00eb Shqip\u00ebri kontrollohen nga qeveria aktuale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj; dhe hetimet anti-korrupsion t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; nj\u00eb qeveri q\u00eb renditet si nj\u00eb nga qeverit\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Evrop\u00eb\u2019,<\/em> vazhdon sh\u00ebnimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka listuar arritjet e qeverise se drejtuar prej tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Ky sukses, shkruan ish-Kryeministri \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar lart nga administrata e Presidentit Bush, nga sekretarja e shtetit Hillary Klinton dhe nga vet\u00eb Blinken, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb sh\u00ebrbente si keshilltar i z\u00ebvendes Presidentit Biden.<\/p>\n<p>Berisha shpreh mir\u00ebnjohjen p\u00ebr, mb\u00ebshtetjen q\u00eb Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe theksoi faktin se gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike, nuk ka hezituar p\u00ebr asnj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb krah t\u00eb SHBA-ve dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb \u00e7do vendim n\u00eb interes dypal\u00ebsh, apo t\u00eb vendimeve n\u00eb lidhje me rolin e udh\u00ebheqjes globale t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr sigurin\u00eb dhe paqen. Berisha, n\u00eb sh\u00ebnimin e tij, \u00ebsht\u00eb ndalur edhe n\u00eb denoncimet bazuar n\u00eb fakte e dokumente, q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb gjate 8 viteve t\u00eb tij si deputet i opozit\u00ebs p\u00ebr lidhjet e Kryeministrit Rama me korrupsionin e shfrenuar, heshtjen e tij ndaj raportit t\u00eb OSBE n\u00eb t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr 200 milion euro t\u00eb fshehura n\u00eb bankat offshore, apo p\u00ebr dhjet\u00ebra tender\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr familjaret e tij.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se kishte kritikuar sjelljet korruptive t\u00eb qeveris\u00eb Rama p\u00ebr t\u00eb lejuar kompanit\u00eb e naft\u00ebs, pron\u00eb e Xhorxh Soros, t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur n\u00eb Shqiperi. <em>\u2018P\u00ebrsa m\u00eb sip\u00ebr, retorika ime n\u00eb media si dhe n\u00eb forume komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka qen\u00eb ajo e denoncimit t\u00eb miliarderit George Soros si korruptuesi kryesor i politik\u00ebs shqiptare dhe denoncimi i axhend\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb bie ndesh me interesin demokratik t\u00eb Populli shqiptar. Ai e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duke vendosur t\u00eb gjitha OJQ-t\u00eb e tij t\u00eb financuara dhe sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim dhe n\u00eb duart e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet. <\/em><em>Un\u00eb gjithashtu kam kritikuar veprimet korruptive dhe q\u00ebndrimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Z. Rama p\u00ebr t\u00eb lejuar kompanit\u00eb e naft\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Sorosit t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri, ku operacionet e naft\u00ebs jan\u00eb rrept\u00ebsisht t\u00eb ndaluara nga ligji, duke krijuar ndotje t\u00eb madhe n\u00eb kurriz t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb njeriut dhe Mjedisit\u2019,\u00a0<\/em>shkruan ish-kryeministri. Berisha, ka p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebte sh\u00ebnim edhe kund\u00ebrshtimin e tij t\u00eb fort\u00eb ndaj projektit p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, projekt ky i hartuar nga fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur e Xhorxh Soros n\u00eb Beograd. Berisha ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb paditur n\u00eb Gjykat\u00ebn Korreksionale t\u00eb Parisit sekretarin Blinken. Berisha thekson se padia i tij nuk synon t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e sekretarit Blinken, pasi kjo \u00ebsht\u00eb e drejta e tij ekskluzive, por t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb shuaj\u00eb si t\u00eb pabaz\u00eb shpifjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bazohej vendimi i tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendimi p\u00ebr shpalljen \u2018non grata\u2019 nga Sekretari amerikan i shtetit \u00ebsht\u00eb produkt i lobimit hakmarr\u00ebs dhe shpif\u00ebs te Kryeministrit Rama dhe miliarderit Xhorxh Soros. Ne nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime Ballkanike dhe te Lindjes se Mesme, Berisha ka theksuar faktin se ndaj tij dhe familjes se tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":94053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[4025],"class_list":{"0":"post-190512","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-hakmarrje-e-rama-soros-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=190512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=190512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=190512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=190512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}