{"id":190689,"date":"2021-06-26T11:19:07","date_gmt":"2021-06-26T09:19:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=190689"},"modified":"2021-06-26T11:19:07","modified_gmt":"2021-06-26T09:19:07","slug":"deklarata-e-forte-e-spartak-ngjeles-yuri-kim-e-shqetesuar-se-korrupsioni-i-larte-politik-eshte-hedhur-ne-aksion-ky-eshte-vendimi-qe-do-te-marre-kongresi-per-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/deklarata-e-forte-e-spartak-ngjeles-yuri-kim-e-shqetesuar-se-korrupsioni-i-larte-politik-eshte-hedhur-ne-aksion-ky-eshte-vendimi-qe-do-te-marre-kongresi-per-sali-berishen\/","title":{"rendered":"Deklarata e fort\u00eb e Spartak Ngjel\u00ebs : Yuri Kim e shqet\u00ebsuar se korrupsioni i lart\u00eb politik, \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb aksion, ky \u00ebsht\u00eb vendimi q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb Kongresi p\u00ebr Sali Berish\u00ebn\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela, shprehet se ambasadorja amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, Yuri Kim, \u00ebsht\u00eb dukur shum\u00eb e shqet\u00ebsuar t\u00eb marten, kur foli para KLD dhe KLGJ, pasi korrupsioni i lart\u00eb politik \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb aksion. Sipas tij, t\u00eb korruptuarit n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr prona korruptive t\u00eb PD-s\u00eb nuk i pranojn\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, nd\u00ebrsa Meta \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb inekzistenc\u00eb administrative, se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ku pasioni dhe frika i kan\u00eb err\u00ebsuar arsyen shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ngjela thot\u00eb se n\u00eb muajin korrik, Kongresi Amerikan do t\u00eb marr\u00eb vendimin kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, duke e akuzuar si \u201ci korruptuar familjarisht dhe si pengues i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe si nj\u00eb individ me veprimtari t\u00eb ethshme antiamerikane\u201d.<\/p>\n<p><strong>Postimi:<br \/>\n<\/strong><br \/>\nAmbasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara Yuri Kim, u duk shum\u00eb e shqet\u00ebsuar t\u00eb mart\u00ebn kur foli p\u00ebrpara KLD dhe KLGJ. Pse?Sepse i gjith\u00eb korrupsioni i lart\u00eb politik \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb aksion. T\u00eb korruptuarit n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr prona korruptive, t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nuk i pranojn\u00eb zgjedhjet e 25 prillit. Si gjithmon\u00eb. Nj\u00eb melodi mesjetare allaosnmane kjo, por q\u00eb nuk b\u00ebjn dot gj\u00eb; Meta nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb inekzistenc\u00eb administrative, se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ku pasioni dhe frika i kan\u00eb err\u00ebsuar arsyen shtet\u00ebrore; N\u00eb shtator, po pritet t\u00eb \u00e7elet parlamenti i zgjedhur n\u00eb 25 prill, dhe opozita \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb qerthull absurd: nuk pranon zgjedhjet, kur k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebrtifikuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht; kur nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr manipulim zgjedhor dhe, kur i ka humbur t\u00eb gjitha gjyqet;<\/p>\n<p>Ton i ashp\u00ebr i ambasadores dhe vler\u00ebsim nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr SPAK, tregon se politika amerikane kuptohet q\u00eb ka t\u00eb dh\u00ebna nga sh\u00ebrbimet se n\u00eb Shqip\u00ebri po bllokohet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, em\u00ebrimet e reja nuk po b\u00ebhen n\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor, dhe ka edhe ndalim t\u00eb reform\u00ebs antikorrupsion. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb klasa politike e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 e gjitha e korruptuar, dhe e gjitha kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Prandaj, me k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb degraduar, flitet vet\u00ebm me denoncime. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dhe e mor\u00ebm njoftimin se presidenti amerikan, Joe Biden, dekretin e tij t\u00eb urdhrit administrativ kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs e paraqiti n\u00eb Kongresin Amerikan dhe, n\u00eb korrik, Kongresi, n\u00eb funksion t\u00eb provave dhe fakteve q\u00eb ka, pritet t\u00eb marr\u00eb vendimin e vet kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs si \u201ci korruptuar familjarisht dhe si pengues i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe si nj\u00eb individ me veprimtari t\u00eb ethshme antiamerikane\u201d. Por, a do t\u2019i b\u00ebj\u00eb politika amerikane t\u00eb qarta p\u00ebr shqiptar\u00ebt provat dhe t\u00eb gjitha faktet q\u00eb disponon p\u00ebr korrupsionin e lart\u00eb shqiptar? A do t\u2019a b\u00ebj\u00eb publike politika amerikane, bashk\u00ebpunimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb korruptuarish t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me Beogradin, Mosk\u00ebn, dhe e futur\u00a0 me pasion shkat\u00ebrrimi n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb ethshme antishqiptare?<\/p>\n<p>Ky denoncim duhet t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb shfaqet para opinionit publik shqiptar p\u00ebrpara ose nj\u00ebher\u00ebsh me fillimin e procesit penal kund\u00ebr \u2018peshq\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj\u2019 t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Sepse ka shenja q\u00eb korrupsioni i lart\u00eb shtet\u00ebror. T\u00eb gjitha k\u00ebto tregojn\u00eb q\u00eb, po kuptohet nd\u00ebrkaq se ka nj\u00eb skem\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me ecuri profesionale kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri. Fakti q\u00eb u p\u00ebrshpejtua d\u00ebrgimi n\u00eb Kongresin Amerikan t\u00eb materialit non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij, kuptohet se materialet sekrete t\u00eb mbledhura kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb hapura p\u00ebrpara Kongresit, do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb qarta e publike edhe p\u00ebrpara opinionit publik shqiptar. E themi k\u00ebt\u00eb, sepse, asnj\u00eb material i paraqitur p\u00ebrpara Kongresit n\u00eb Uashington, kur procedohet p\u00ebr daljen e nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, nuk mund t\u00eb jet\u00eb sekret. Prandaj, gjat\u00eb muajit korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njihen realisht me b\u00ebmat e korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas k\u00ebsaj, mendoj se, p\u00ebr vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e re. T\u00eb korruptuarit jan\u00eb shum\u00eb, dhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kudo; edhe pse pa shum\u00eb forc\u00eb e jo profesional, s\u00ebrish duhet theksuar se \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aspektet ekonomike t\u00eb shtetit shqiptar. Por, tani, lufta kund\u00ebr tij ka filluar dhe do t\u00eb vijoj\u00eb. Si rregull, lufta penale antikorrupsion, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb korruptuar si Shqip\u00ebria, fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela, shprehet se ambasadorja amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, Yuri Kim, \u00ebsht\u00eb dukur shum\u00eb e shqet\u00ebsuar t\u00eb marten, kur foli para KLD dhe KLGJ, pasi korrupsioni i lart\u00eb politik \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb aksion. Sipas tij, t\u00eb korruptuarit n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr prona korruptive t\u00eb PD-s\u00eb nuk i pranojn\u00eb zgjedhjet e 25 prillit, nd\u00ebrsa Meta \u00ebsht\u00eb futur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":178567,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[4038],"class_list":{"0":"post-190689","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-deklarata-e-forte-e-spartak-ngjeles-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=190689"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190689\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=190689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=190689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=190689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}