{"id":191124,"date":"2021-06-30T08:39:07","date_gmt":"2021-06-30T06:39:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=191124"},"modified":"2021-06-30T08:40:49","modified_gmt":"2021-06-30T06:40:49","slug":"historia-e-gjyqtarit-shkoi-me-biciklete-perballe-vettingut-por-nuk-justifikoi-135-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/historia-e-gjyqtarit-shkoi-me-biciklete-perballe-vettingut-por-nuk-justifikoi-135-mije-euro\/","title":{"rendered":"Historia e gjyqtarit\/ Shkoi me bi\u00e7iklet\u00eb p\u00ebrball\u00eb vettingut, por nuk justifikoi 135 mij\u00eb euro\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Kreshnik Omari u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 29 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr gjetjet p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi administrativ. Procesi i vetingut p\u00ebr Omarin po kryhet nga trupi gjykues i KPK i kyesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Kreshnik Omari, e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe punon p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Gjyqtari Omari mb\u00ebrriti dhe u largua me bi\u00e7iklet\u00eb nga ambientet ku u zhvillua seanca d\u00ebgjimore. Ai e vler\u00ebsoi Komisionin p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij dhe k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb reflektoheshin provat dhe shpjegimet q\u00eb kishte dor\u00ebzuar, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e krijimit t\u00eb pasurive. Hetimi administrativ i Komisionit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb me vler\u00eb 135 mij\u00eb euro t\u00eb \u00e7elur nga gjyqtari Omari, si dhe transaksionet n\u00eb prona t\u00eb paluajtshme t\u00eb kryera nga prind\u00ebrit e tij, p\u00ebr t\u00eb cilat u ngit\u00ebn dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. P\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 135 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015, Omari ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb Itali, gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-1995; t\u00eb ardhura nga puna e tij si avokat e gjyqtar, si dhe nga puna e ish-bashk\u00ebshortes si avokate.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se n\u00eb vitin 2003, ka deklaruar si gjendje cash shum\u00ebn 97 mij euro, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kursyer n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme. Burime t\u00eb nj\u00ebjta financiare, Omari ka deklaruar edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2003. Sanxhaktari tha se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shumave t\u00eb depozituara n\u00eb vitin 2003 dhe n\u00eb 2015-\u00ebn. \u201cDuket dyshimt\u00eb pse subjekti i ka mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi gjendjet cash\u201d, theksoi ajo. Gjyqtari Omari, deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se kishte dor\u00ebzuar librez\u00ebn e pun\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, q\u00eb i ishte pranuar si prov\u00eb e pap\u00ebrkthyer, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishin konsideruar bustapagat t\u00eb. \u201cI p\u00ebrkthehva dhe i dor\u00ebzova\u201d, theksoi Omari dhe shtoi se gjat\u00eb priudh\u00ebs q\u00eb kishte punuar n\u00eb Itali, kishte p\u00ebrfituar nga puna si shofer kamioni vler\u00ebn 176 milion\u00eb lireta. Ai sqaroi se kishte dor\u00ebzuar prova t\u00eb tjera, si disqet e regjistruara p\u00ebr orarin e pun\u00ebs s\u00eb kryer dhe faturat e pages\u00ebs s\u00eb or\u00ebve shtes\u00eb, ve\u00e7 atyre t\u00eb pasqyruara n\u00eb bustapaga. I pyetur nga kryesuesi Olsi Komici dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Francesco Ciardi, Omari shpjegoi se kishte t\u00eb mbuluara me bustapaga rreth 90 ose 100 milion\u00eb lireta, pasi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe kishte punuar i paregjistruar, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave p\u00ebr or\u00ebt shtes\u00eb nuk pasqyrohej n\u00eb bustapaga.<\/p>\n<p>Lidhur me mbajtjen e gjendjes cash n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, subjekti tha se ishte \u00e7\u00ebshtje besimi tek bankat. \u201cDihet \u201997-ta\u201d, tha ai. N\u00eb vijim, Sanxhaktari tha se nuk \u00ebsht\u00eb provuar edhe burimi i ligjsh\u00ebm i dy depozitave n\u00eb shumat 1 milion\u00eb lek\u00eb dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elura nga babai i ndjer\u00eb i subjektit. Sipas relatores, Omari ka trash\u00ebguar gjysmat e k\u00ebtyre dy depozitave, q\u00eb jan\u00eb konsideruar me rezerv\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Omari deklaroi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre nga pensioni dhe nga aktiviteti privat. Komisioni konstatoi se gjyqtari Omari, nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 11.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013, kundrejt \u00e7mimit 2725 euro. Sipas Komisionit, po at\u00eb vit \u00ebsht\u00eb kryer rivler\u00ebsimi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 96 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cDuket se \u00e7mimi i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb fiktiv. Deklarimet e subjektit se e ka bler\u00eb p\u00ebr parkimin e automjetit nuk jan\u00eb bind\u00ebse, pasi e ka larg sht\u00ebpis\u00eb ku banon\u201d, tha Sanxhaktari. Omari tha se garazhin e kishte porositur n\u00eb vitin 2005 dhe se kishte depozituar pes\u00eb kontrata t\u00eb ngjashme, kur rezultonte se \u00e7mimet e shitjes ose ishin t\u00eb nj\u00ebjta ose m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. \u201cAty ku gjendet sht\u00ebpia ime nuk ka vend parkimi. \u00cbsht\u00eb 500 metra larg sht\u00ebpis\u00eb dhe e arrij p\u00ebr pes\u00eb minuta\u201d, tha Omari.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e nj\u00eb autoveture tip \u201cLancia\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 kundrejt shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se shit\u00ebsja e mjetit, B.P. e ka bler\u00eb n\u00eb Itali rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro dhe ka paguar dogan\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 255 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cB.P. e ka shitur nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb pes\u00eb her\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga sa e ka bler\u00eb vet\u00eb\u201d, tha Sanxhaktari dhe shtoi se ve\u00e7 deklarimit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes, subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket se ka fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb mjetit. Gjyqtari Omari deklaroi se me shtetasen italiane B.P. kishte pasur miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr dhe se ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ia kishte shitur makin\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb. Por ai kund\u00ebrshtoi q\u00eb ajo t\u00eb konsiderohej si person i lidhur. N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb veliere me gjat\u00ebsi 9 metra n\u00eb Itali nga ana e gjyqtarit Omari n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00ebs 4000 euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka paguar 231 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin. Sanxhaktari pohoi se subjekti ka deklaruar se velieren ia kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim kush\u00ebririt t\u00eb tij q\u00eb jeton n\u00eb Orikum dhe se nuk ka asnj\u00eb shpenzim pasi i mbulon ai. Sanxhaktari shtoi se nga hetimi ka rezultuar se n\u00ebna e subjektit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si person i lidhur prej Komisionit, ka lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe vend parkimi p\u00ebr bark\u00ebn n\u00eb Orikum. \u201cDuket se subjekti nuk ka qen\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb deklarimin e tij p\u00ebr velier\u00ebn\u201d, tha Sanxhaktari dhe vijoi se duket se ai ka dashur t\u00eb fsheh\u00eb shpenzimet p\u00ebr vendparkimin e mjetit.<\/p>\n<p>Omari deklaroi se e kishte bler\u00eb velier\u00ebn n\u00eb Napoli t\u00eb Italis\u00eb, tek nj\u00eb artizan q\u00eb i nd\u00ebrtonte vet\u00eb, me t\u00eb cilin kishte pasur miq\u00ebsi q\u00eb prej vitit 1997. P\u00ebr marrjen e apartamentit dhe t\u00eb vendit t\u00eb parkimit p\u00ebr bark\u00ebn n\u00eb Orikum, Omari theksoi se kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se n\u00ebna kishte kryer pagesa q\u00eb prej vitit 2007, koh\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs ajo i kishte administruar k\u00ebto pasuri. \u201cNuk ka lidhje me velier\u00ebn\u201d, pohoi ai. \u201cN\u00ebna ka punuar si dentiste p\u00ebr 41 vjet. Kur doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 1991, punoi privatisht deri n\u00eb 2004-\u00ebn dhe ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme\u201d, vijoi Omari. Nj\u00eb shtes\u00eb an\u00ebsore me dy kate plus bodrum me sip\u00ebrfaqe totale 48 m2 dhe sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 16.2 m2, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar prej babait t\u00eb subjektit gjat\u00eb periudh\u00ebs 1990-1995, kur ai nuk jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk ushtronte detyr\u00ebn e gjyqtarit. P\u00ebr mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime me dokumentet e siguruara nga Aluizni, Omari shpjegoi se nd\u00ebrtesa n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebhej nga dy dhoma q\u00eb gjendeshin n\u00eb katin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, nd\u00ebrsa kati i tret\u00eb ishte nj\u00eb aneks. \u201cThjesht se nj\u00ebra nga dhomat ka marr\u00eb emrin garazh\u201d, tha Omari dhe shpjegoi se nd\u00ebrtimi dhe procedura e legalizimit ishte ndjekur prej babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Transaksionet e prind\u00ebrve t\u00eb padeklaruara<\/strong><\/p>\n<p>Sanxhakatri evidentoi transaksione t\u00eb kryera nga prind\u00ebrit nga subjekti, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar prej tij, edhe pse sipas Komisionit Omari zot\u00ebron pjes\u00eb takuese dhe se ata jan\u00eb persona t\u00eb lidhur. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se, n\u00eb vitin 2015, n\u00eb nj\u00eb llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb depozituar nj\u00eb shum\u00eb 160 mij\u00eb euro nga nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, ku babai i subjektit kishte porositur nj\u00eb dyqan me sip\u00ebrfaqe 189 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer. N\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar revokimi i kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb duke u kthyer pal\u00ebt n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme dhe q\u00eb vlera e paguar t\u00eb rikthehej n\u00eb vitin 2015, pasi shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk kishte pasur likujditete t\u00eb mjaftueshme.\u00a0 Sanxhaktari tha se kontratat e n\u00ebnshkruara nuk kan\u00eb qen\u00eb noteriale. Sipas relatores, edhe pse subjekti ka qen\u00eb trash\u00ebgimtar i gjysm\u00ebs s\u00eb pasurive t\u00eb t\u00eb atit pasi ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, shuma 160 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb disponuar dhe p\u00ebrdorur nga n\u00ebna, e cila ka kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e mikesh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, shtetase italiane B.P., vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpenzuar nga e \u00ebma p\u00ebr lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb apartamentit dhe vendit t\u00eb parkimit t\u00eb bark\u00ebs n\u00eb Orikum, nd\u00ebrsa me pjes\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro ajo ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2018 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 134.4 m2. Nga p\u00ebrllogaritja sipas \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave (EKB), ka rezultuar se ky apartament ka vler\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cNisur nga mosha e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, duket se apartamenti \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur\u201d, pohoi Sanxhaktari e cila v\u00ebrejti se subjekti nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues. Ajo vijoi se subjekti nuk ka pranuar q\u00eb k\u00ebto pasuri t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tijat dhe se ai nuk ka asnj\u00eb lidhje me to. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb babait p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 160 mij\u00eb euro, si dhe t\u00eb sqaroj\u00eb transaksionet. Duket se subjekti e fsheh blerjen e pasurive dhe k\u00ebto transaksione\u201d, tha Sanxhaktari dhe theksoi se Omari nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb hetimin e k\u00ebtyre pasurive. N\u00eb seanc\u00eb u relatuan edhe disa gjetje t\u00eb bazuara n\u00eb informacionet e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, DPPP.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr marrjen p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 10-vje\u00e7are t\u00eb apartamentit dhe vend parkimit t\u00eb vakr\u00ebs n\u00eb Orikum, u evidentua se babai kishte n\u00ebnshkruar dy kontrata porosije n\u00eb vitin n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr blerjen e dy vendparkimeve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn totale 2.8 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cBabai i subjektit nuk ka pasur makin\u00eb\u201d, evidentoi Sanxhaktari, Ajo deklaroi se subjekti nuk ka deklaruar t\u00eb drejtat reale mbi k\u00ebto pasuri si dhe nuk ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjetime. KPK ngre dyshime se k\u00ebto jan\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb Omarit, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ai duhet t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb babait dhe q\u00ebllimin e tij p\u00ebr blerjen e vendparkimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka pasur makin\u00eb. Omari tha se k\u00ebto dy vendparkime nuk ishin bler\u00eb kurr\u00eb. Sipas tij, kishin qen\u00eb kontrata premtim, shitje, por nuk ishin realizuar.Komisioni konstaton se Omari nuk ka deklaruar pasurit\u00eb e trash\u00ebguara prej babait pasi ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 460 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe dyqane me sip\u00ebrfaqe 80 m2 tek Pazari i Gjirokastr\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrfituara prej t\u00eb atit me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se dyqanet n\u00eb Gjirokast\u00ebr nuk ishin me hipotek\u00eb dhe prandaj nuk i kishte deklaruar. Ai shtoi se n\u00eb k\u00ebto pasuri mund t\u00eb ket\u00eb 6% pjes\u00eb takuese. \u201cTrualli \u00ebsht\u00eb njohur, por nuk \u00ebsht\u00eb kthyer, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar\u201d, sqaroi ai. Subjekti pretendoi se nuk mund t\u00eb ishte person i lidhur me prind\u00ebrit e tij. \u201cAs kam dh\u00ebn\u00eb dhe as kam marr\u00eb\u201d, tha Omari dhe shtoi se n\u00ebna kishte punuar si dentiste dhe babai si inxhinier duke gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme. Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 e kryer n\u00eb KPK, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 26 milion\u00eb e 927 mij\u00eb lek\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb depozit\u00ebs 135 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sanxhaktari tha se n\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr fshehje. N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Omari k\u00ebrkoi rishikimin e analiz\u00ebs financiare bazuar n\u00eb provat dhe shpegimet e tij si dhe k\u00ebrkoi t\u00eb ri\u00e7elej hetimi edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs kur pritet t\u00eb shpallet vendimi do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 6 korrik, ora 09:15.\/ BIRN<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Kreshnik Omari u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 29 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr gjetjet p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrmbyllur hetimi administrativ. Procesi i vetingut p\u00ebr Omarin po kryhet nga trupi gjykues i KPK i kyesuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":191127,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[4085],"class_list":{"0":"post-191124","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-historia-e-gjyqtarit-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191124\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}