{"id":191656,"date":"2021-07-03T10:46:59","date_gmt":"2021-07-03T08:46:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=191656"},"modified":"2021-07-03T10:49:54","modified_gmt":"2021-07-03T08:49:54","slug":"erion-veliaj-mashtrues-i-lodhshem-dhe-i-pacipe-deri-ne-neveri-pike-per-pike-si-duhet-kuptuar-vendimi-i-kushtetueses-per-teatrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/erion-veliaj-mashtrues-i-lodhshem-dhe-i-pacipe-deri-ne-neveri-pike-per-pike-si-duhet-kuptuar-vendimi-i-kushtetueses-per-teatrin\/","title":{"rendered":"Pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb\/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses p\u00ebr Teatrin? Pse bllofon Veliaj?"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila mori n\u00eb shqyrtim shembjen e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimi mbi g\u00ebrmadha t\u00eb nj\u00eb godine t\u00eb re ka ngjallur m\u00eb shum\u00eb konfuzion sesa entuziaz\u00ebm. Nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb aktivist\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit q\u00eb kan\u00eb thirrur fitore. Opozita gjithashtu e ka p\u00ebrsh\u00ebndetur vendimin. Disa e kan\u00eb interpretuar se tani \u201cTK\u201d duhet t\u00eb ringrihet ashtu si\u00e7 ishte, t\u00eb tjer\u00eb burgosjen e atyre q\u00eb e shemb\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Pra, me nj\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr dyshes kryeminist\u00ebr- kryebashkiak, kan\u00eb tendenc\u00ebn t\u00eb shohin nj\u00eb fitore disi m\u00eb t\u00eb madhe sesa ajo q\u00eb i\u2019u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mashtrues i lodhsh\u00ebm dhe i pacip\u00eb deri n\u00eb neveri, Erion Veliaj e ka p\u00ebrshkruar vendimin si pozitiv p\u00ebr t\u00eb. \u201cGjykata Kushtetuese i jep t\u00eb drejt\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, l\u00eb n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar\u201d, shkruajti ai. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim pa pik\u00eb profesionalizmi mbajt\u00ebn edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mediash q\u00eb ushqehen me lajme t\u00eb gatshme nga kryebashkiaku.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb si q\u00ebndron e verteta? N\u00eb fakt, ajo nuk gjendet as n\u00eb euforin\u00eb e mbrojt\u00ebsve t\u00eb teatrit dhe aq m\u00eb pak n\u00eb bllofet e Veliajt.<br \/>\nLapsi.al i ka par\u00eb nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, i ka analizuar dhe po p\u00ebrpiqet t\u2019i shpjegoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebzuar pikat e njoftimit t\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb shkruar me nj\u00eb gjuh\u00eb tejet profesionale dhe t\u00eb kuptueshme vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb Kushtetuesja e ka hedhur posht\u00eb Ligjin special q\u00eb solli shembjen e godin\u00ebs historike dhe i hapi udh\u00eb ngritjes s\u00eb nj\u00eb teatri \u00ab modern \u00bb. Sipas gjykat\u00ebs ky ligji i ve\u00e7ant\u00eb c\u00ebnonte lirit\u00eb ekonomike n\u00eb vend, autonomin\u00eb e pushtetit vendor si dhe mbrojtjen e trashegimis\u00eb kulturore. Pra shfuqizimi i gjith\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb ndjekur deri m\u00eb tani i jep nj\u00eb sadisfaksion t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb skandaloze. Por ka edhe m\u00eb. Gjykata e ka konsideruar si anti kushtetuese kalimin e pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb teatrit nga qeveria tek bashkia. Pra kudo ku Veliaj ka fundur hund\u00ebt, e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu, projektimin, tenderimet, shembjen e teatrit historik, etj. Po at\u00ebhere pse kryebashkiaku b\u00ebrtet fitore ? Pse ai shkruan: \u201cGjykata Kushtetuese i dha t\u00eb drejt\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar\u201d. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ka nj\u00eb kle\u00e7k\u00eb. N\u00eb pik\u00ebn 4 t\u00eb njoftimit t\u00eb Kushtetueses thuhet se k\u00ebrkesa p\u00ebr shfuqizimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak q\u00eb i hapi rrug\u00ebn shembjes s\u00eb godin\u00ebs u rr\u00ebzua. Me sa duket gjykat\u00ebsit kushtetues, n\u00eb nj\u00eb merak ekuilibri, nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dot korumin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar \u201caktin barbar\u201d t\u00eb sh\u00ebmbjes s\u00eb godin\u00ebs. Por, nga kjo e deri t\u00eb th\u00ebrras\u00ebsh fitore \u2013 si\u00e7 b\u00ebn Veliaj \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim jo logjik. Sepse kushtetuesja e ka quajtur t\u00eb paligjsh\u00ebm kalimin e teatrit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb. At\u00ebhere si mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb dikush prishjen e di\u00e7kaje q\u00eb nuk e ka t\u00eb vet\u00ebn? Pra nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, gjith\u00e7ka q\u00eb kryebashkiaku i Tiran\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb me teatrin ka qen\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Po at\u00ebher\u00eb, kush ka fituar? K\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nuancuar. Sepse kushtetuesja v\u00ebrtet i dha urdh\u00ebr bashkis\u00eb: \u201clarg duar nga teatri\u201d dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fitore morale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mbajtur prej koh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, por n\u00eb vendimin e saj nuk ka qoft\u00eb edhe nj\u00eb shenj\u00eb, as q\u00eb teatri do rind\u00ebrtohet ashtu si\u00e7 ishte dhe as q\u00eb nuk do vazhdohet me planin e projektit t\u00eb Bjarke Ingels-it. Sepse askush nuk e pengon qeverin\u00eb Rama q\u00eb ta vazhdoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kapri\u00e7o. jo m\u00eb me lali Erin por fjala vjen me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs. Pra, n\u00ebse qeveria do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb ri \u2013 sikurse vazhdonn t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb \u2013 tenderin e ri mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb nga ministrit\u00eb dhe jo bashkia, pasi si pronare e tok\u00ebs, qeveria mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i teket mbi truallin e saj.<\/p>\n<p>Pra, i p\u00ebrmbledhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebzuar, vendimi i Kushtetueses, q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur i plot\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb sa duket n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb. Ai v\u00ebrtete hedh nj\u00eb hije t\u00eb err\u00ebt mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ka proceduar qeveria dhe bashkia n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr, gjykata nuk duket ta pengoj\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb teatri t\u00eb ri ashtu si\u00e7 e do Edi Rama, me arkitektin, projektin dhe shum\u00ebn financiare q\u00eb ka vendosur personalisht ai. Pra aktivist\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Teatrin mund t\u00eb ndihen t\u00eb k\u00ebnaqur se q\u00ebndrimet q\u00eb kan\u00eb mbajtur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn jan\u00eb konfirmuar, por ata ende nuk kan\u00eb marr\u00eb as edhe nj\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila mori n\u00eb shqyrtim shembjen e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimi mbi g\u00ebrmadha t\u00eb nj\u00eb godine t\u00eb re ka ngjallur m\u00eb shum\u00eb konfuzion sesa entuziaz\u00ebm. Nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb aktivist\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit q\u00eb kan\u00eb thirrur fitore. Opozita gjithashtu e ka p\u00ebrsh\u00ebndetur vendimin. Disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":191658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[4152],"class_list":{"0":"post-191656","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"tag-lajme-zjarr-erion-veliaj-mashtrues-i-lodhshem-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191656\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}