{"id":191704,"date":"2021-07-03T14:09:06","date_gmt":"2021-07-03T12:09:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=191704"},"modified":"2021-07-03T14:09:31","modified_gmt":"2021-07-03T12:09:31","slug":"gjykata-kushtetuese-tu-thote-jo-te-prere-diplomateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjykata-kushtetuese-tu-thote-jo-te-prere-diplomateve\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese t&#8217;u thot\u00eb JO t\u00eb prer\u00eb diplomat\u00ebve\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Petrit Vasili:<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese t&#8217;u thot\u00eb &#8220;JO&#8221; t\u00eb prer\u00eb diplomat\u00ebve, kushdo q\u00eb jan\u00eb! Gjykata Kushtetuese ka nj\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb i del dhe i tepron, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb drejta. Kushtetuta i garanton Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vendimmarrje dhe n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, q\u00eb i shtrohen p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese nuk ka asnj\u00eb var\u00ebsi, as nga partit\u00eb politike dhe arsyeja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vigjiloj\u00eb mbi kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve, q\u00eb qeverisja qendrore dhe lokale marrin pavar\u00ebsisht nga ngjyra e partis\u00eb, q\u00eb i drejton. Asnj\u00eb gjyqtar nuk \u00ebsht\u00eb kurrsesi i partis\u00eb dhe ka yll polar vet\u00ebm Kushtetut\u00ebn dhe asnj\u00eb program apo statut partie. Por nd\u00ebrhyrja e vazhdueshme dhe e paligjshme e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb veprimi me skandaloz, q\u00eb mund t\u00eb kryhet. \u00c7do prani e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme dhe e d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi i garanton Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb saj dhe nuk lejon asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga kurrrkush dhe aq m\u00eb pak nga diplomat\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb as t\u00eb drejt\u00ebn me minimale as juridike dhe t\u00eb asnj\u00eb forme tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb institucion madhor t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor shqiptar. Edhe komunikimi i diplomat\u00ebve t\u00eb huaj me gjoja shkakun e informimit mbi zbatimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb dhe fals. Rruga e zbatimit t\u00eb pavarur t\u00eb Reform\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shkruar qart\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb, ku nuk parashikohet as edhe nj\u00eb g\u00ebrm\u00eb, ku t\u00eb p\u00ebrshkruhet prania e diplomateve apo shteteve t\u00eb huaja n\u00eb zbatimin e saj.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb ambasador shqiptar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, as guxon t\u00eb mendoj\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb me Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb vendit ku ata sh\u00ebrbejn\u00eb. Ndaj Gjykata Kushtetuese n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb refuzoje t\u00eb tilla takime e komunikime, q\u00eb vet\u00ebm hedhin hije t\u00eb \u00ebrr\u00ebta mbi integritetin e saj dhe t\u00eb vendimeve q\u00eb ajo merr. Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve sot dhe n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. N\u00ebpun\u00ebsit diplomatik\u00eb kan\u00eb interes par\u00ebsor dhe t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm interesin e vendeve t\u00eb tyre dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb tyre e jo ton\u00ebs, ndaj edhe do t\u00eb vijn\u00eb e do t\u00eb ikin pa fund ashtu si\u00e7 ka ndodhur dhe do t\u00eb ndodh\u00eb. Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtar\u00ebt e saj jan\u00eb shqiptar\u00eb \u00a0dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj dhe detyrimet juridike, por edhe morale i kan\u00eb vet\u00ebm ndaj Kushtetut\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb jepet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Diplomat\u00ebt e huaj, q\u00eb me \u00e7do shkak t\u00eb sajuar komunikojn\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e as nuk kan\u00eb guxuar t\u00eb komunikojn\u00eb kurr\u00eb as me Gjykatat Kushtetuese t\u00eb vendeve t\u00eb tyre, si mundet t\u00eb komunikojn\u00eb me Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb nj\u00eb shteti sovran si Shqip\u00ebria?! Ndaj Gjykata Kushtetuese t\u2019i thot\u00eb nj\u00eb \u201cJO\u201d t\u00eb madhe k\u00ebtij komunikimi t\u00eb dyshimt\u00eb dhe t\u00eb tregoj\u00eb integritetin e saj me vendimet q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb &#8211; dhe jo me takimet me diplomat\u00eb. Vet\u00ebm vendimet solide, t\u00eb pavarura dhe t\u00eb bazuara vet\u00ebm n\u00eb Kushtetut\u00eb jan\u00eb metri i vet\u00ebm i matjes s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj dhe k\u00ebt\u00eb presin shqiptar\u00ebt nga ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese t&#8217;u thot\u00eb &#8220;JO&#8221; t\u00eb prer\u00eb diplomat\u00ebve, kushdo q\u00eb jan\u00eb! Gjykata Kushtetuese ka nj\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb i del dhe i tepron, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb drejta. Kushtetuta i garanton Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vendimmarrje dhe n\u00eb shqyrtimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":191706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[3856],"class_list":{"0":"post-191704","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-gjykata-kushtetuese-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191704\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}