{"id":191998,"date":"2021-07-05T16:02:54","date_gmt":"2021-07-05T14:02:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=191998"},"modified":"2021-07-05T16:02:54","modified_gmt":"2021-07-05T14:02:54","slug":"asgje-nuk-ka-ndodhur-pa-lejen-e-rames-reagon-pd-per-operacionin-shpirti-koha-na-dha-te-drejte-u-vertetua-qe-radaret-fikeshin-me-porosi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/asgje-nuk-ka-ndodhur-pa-lejen-e-rames-reagon-pd-per-operacionin-shpirti-koha-na-dha-te-drejte-u-vertetua-qe-radaret-fikeshin-me-porosi\/","title":{"rendered":"\u201cAsgj\u00eb nuk ka ndodhur pa lejen e Ram\u00ebs\u201d, reagon PD p\u00ebr operacionin \u201cShpirti\u201d: Koha na dha t\u00eb drejt\u00eb, u v\u00ebrtetua q\u00eb radar\u00ebt fikeshin me porosi"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARAT\u00cb E PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ<\/strong><\/p>\n<p>Operacioni i nisur nga Antimafia Italiane ka konfirmuar edhe nj\u00ebher\u00eb se kanabizimi i vendit, kthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kolumbin\u00eb e Europ\u00ebs, ishte nj\u00eb projekt ogurzi n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit regjimi q\u00eb sot mban peng Shqip\u00ebrin\u00eb, kriminalizoi policin\u00eb, duke e kthyer n\u00eb rojtare t\u00eb parcelave t\u00eb kanabisit dhe pun\u00ebtor\u00eb krahu p\u00ebr ngarkimin e gomoneve me drog\u00eb, kriminalizoi institucionet, kriminalizoi ekonomin\u00eb me pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs dhe shkat\u00ebrroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike zgjedhjet, duke p\u00ebrdorur parat\u00eb e pista p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb e 400 her\u00eb Partia Demokratike ka denoncuar Saimir Tahirin p\u00ebr lidhjet me organizatat kriminale dhe trafikun e drog\u00ebs. Po kaq her\u00eb Saimir Tahiri \u00ebsht\u00eb mbrojtur nga Edi Rama si \u201ckampion i luft\u00ebs ndaj krimit\u201d.<\/p>\n<p>Koha na dha t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot para syve t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs mbar\u00eb, fal\u00eb operacionit t\u00eb Antimafias Italiane, shohim p\u00ebrs\u00ebri se pas kush\u00ebrinjve t\u00eb Saimir Tahirit, q\u00eb me bekimin e ministrit dhe me makin\u00ebn e tij trafikuan miliona euro hashash dhe se milionat eurove p\u00ebrdoreshin p\u00ebr blerjen e zgjedhjeve, radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tronditur opinionin publik e kan\u00eb shoq\u00ebruesit e Saimir Tahirit.<\/p>\n<p>Veprimet e tyre d\u00ebshmojn\u00eb se si, me urdh\u00ebr politik, i gjith\u00eb shteti ishte vendosur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, nga mbrojta e parcelave, te ngarkimi i gomoneve deri te fikja e radar\u00ebve.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoq\u00ebruesit e Tahirit Agustin Deda dhe Hekuran Marku, nuk jan\u00eb n\u00ebn arrest.<\/p>\n<p>Arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebkuptueshme. Arrestimi i tyre ekspozon Tahirin dhe Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky mashtrim i kryer p\u00ebr t\u00eb mbrojtur urdh\u00ebruesit e kanabizimit t\u00eb vendit, nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as nuk do t\u00eb jet\u00eb i fundit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrs\u00ebri koha do t\u2019i jap t\u00eb drejt\u00eb Partis\u00eb Demokratike, sikurse na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr mashtrim publik, at\u00eb t\u00eb radar\u00ebve.<\/p>\n<p>(Sinkron, Tahiri, Kodheli, Xha\u00e7ka)<\/p>\n<p>T\u00eb tre mashtruan p\u00ebr fikjen me porosi t\u00eb radar\u00ebve. Sikurse d\u00ebshmon hetimi i antimafias italiane, radar\u00ebt e nj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb NATO-s jan\u00eb fikur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe fikja e tyre shp\u00ebrblehej me 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb hetimit t\u00eb nisur nga Antimafia Italiane, Rama hesht.<\/p>\n<p>Hesht sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitet e kanabizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me lejen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, Rama nuk do t\u00eb kishte votuar n\u00eb Parlament p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb leje prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb arrestuar Saimir Tahirin n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, Rama nuk do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte,\u00a0 transferonte, hiqte nga puna dhe burgoste oficer\u00ebt e policis\u00eb q\u00eb denonconin lidhjet e politik\u00ebs me trafikun e drog\u00ebs, si n\u00eb rastin e Dritan Zaganit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, pra n\u00ebse kryeministri nuk do t\u00eb lejonte q\u00eb me urdh\u00ebr politik shteti t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb prodhimit t\u00eb hashashit, Shqip\u00ebria e vog\u00ebl nuk do t\u00eb renditej e para n\u00eb Europ\u00eb dhe e gjashta n\u00eb Bot\u00eb p\u00ebr prodhimin e hashashit, sikurse tregojn\u00eb edhe raportet e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, Edi Rama nuk do t\u00eb lejonte pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmasat e tmerrshme q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke kapur shifr\u00ebn 1.6 miliard\u00eb euro pik\u00ebrisht n\u00eb vitet e lul\u00ebzimit t\u00eb kanabisit n\u00eb mbar\u00eb vendin, sikurse tregon raporti\u00a0 i Nism\u00ebs Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkufitar.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do shqiptar e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb, asgj\u00eb nuk ka ndodhur pa lejen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete nuk mund t\u2019i shmanget as SPAK, i cili duhet t\u00eb hetoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb p\u00ebrfshirjen e ministrave, zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe vet\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb projektin politik t\u00eb kanabizimit t\u00eb vendit dhe dor\u00ebzimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb duart e trafikant\u00ebve t\u00eb lidhur me politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka denoncuar me fakte se modeli i regjimi i nd\u00ebrtuar nga Edi Rama i ka rr\u00ebnj\u00ebt te fushat e kanabisit, te trafiku i drog\u00ebs, te futja e kriminel\u00ebve n\u00eb politik\u00eb dhe te vjedhja e zgjedhjeve n\u00eb bashk\u00ebpunim me krimin.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi dor\u00ebzuar p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij regjimi, n\u00eb nuk do dor\u00ebzohemi deri ne \u00e7montimin e tij!<\/p>\n<p>Prandaj, bashk\u00eb me shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe me ndihm\u00ebn e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ne do vazhdojm\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb me gjith\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb zhb\u00ebrjen e k\u00ebtij modeli q\u00eb shkat\u00ebrron institucionet dhe me parat\u00eb e krimit vret demokracin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ Operacioni i nisur nga Antimafia Italiane ka konfirmuar edhe nj\u00ebher\u00eb se kanabizimi i vendit, kthimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kolumbin\u00eb e Europ\u00ebs, ishte nj\u00eb projekt ogurzi n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit regjimi q\u00eb sot mban peng Shqip\u00ebrin\u00eb, kriminalizoi policin\u00eb, duke e kthyer n\u00eb rojtare t\u00eb parcelave t\u00eb kanabisit dhe pun\u00ebtor\u00eb krahu p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":191999,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-191998","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=191998"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/191998\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=191998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=191998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=191998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}