{"id":192494,"date":"2021-07-08T10:10:48","date_gmt":"2021-07-08T08:10:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192494"},"modified":"2021-07-08T10:10:48","modified_gmt":"2021-07-08T08:10:48","slug":"gramoz-ruci-nga-sekretar-i-pare-te-minister-i-brendshem-nga-ikja-drejt-greqise-ne-96-tek-aksidenti-qe-kreu-djali-ne-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gramoz-ruci-nga-sekretar-i-pare-te-minister-i-brendshem-nga-ikja-drejt-greqise-ne-96-tek-aksidenti-qe-kreu-djali-ne-qeverisje\/","title":{"rendered":"Gramoz Ru\u00e7i, nga Sekretar i par\u00eb te minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, nga ikja drejt Greqis\u00eb n\u00eb \u201896 tek aksidenti q\u00eb kreu djali n\u00eb qeverisje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p>40 vjet m\u00eb par\u00eb Gramoz Ru\u00e7i ishte sekretar Partie n\u00eb kooperativ\u00ebn e Progonatit n\u00eb Tepelen\u00eb. Askujt nuk do t\u2019i binte n\u00eb sy, sikur Ramiz Alia, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u shfaqur si pasardh\u00ebs i Enver Hoxh\u00ebs, do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb disa rajone t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u00eb pikasur t\u00eb rinjt\u00eb\u201d q\u00eb i duheshin partis\u00eb. I ra rruga dhe nga Progonati, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb keqe me shi, ku dhe mund t\u00eb kishte d\u00ebshtuar takimi.<\/p>\n<p>Sekretari i Partis\u00eb, nj\u00eb i ri paksa m\u00eb popullor se komunist\u00ebt e tjer\u00eb klasik\u00eb, e shp\u00ebtoi situat\u00ebn, duke sajuar nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr takimin dhe nj\u00eb bised\u00eb \u201cv\u00ebn\u00e7e\u201d t\u00eb Ramiz Alis\u00eb me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Disa muaj pas k\u00ebsaj ngjarje, ai u njoftua se ishte em\u00ebruar sekretar p\u00ebr Kultur\u00ebn dhe Ideologjin\u00eb n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb. Ishte rekomandim i Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr \u201cprurjet e reja\u201d n\u00eb Partin\u00eb e Pun\u00ebs, e cila sundohej ende nga bajloz\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prisja t\u00eb m\u00eb dilte e drejta e studimit para zyrave t\u00eb Komitetit Ekzekutiv n\u00eb Tepelen\u00eb m\u00eb 10 gusht 1984, pash\u00eb se kishte t\u00eb tjer\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00eb t\u00eb mi, q\u00eb ishin aty q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>I paqart\u00eb se kur do t\u00eb dilte lista, pyes nj\u00ebrin prej tyre.<\/p>\n<p>-Ke shum\u00eb q\u00eb pret?<\/p>\n<p>-Ohu, kam gjasht\u00eb vjet.<\/p>\n<p>M\u2019u duk sikur nuk e kuptoi.<\/p>\n<p>-T\u00eb pyeta p\u00ebr list\u00ebn. Kur del?<\/p>\n<p>-Po pra, list\u00ebn kam gjasht\u00eb vjet q\u00eb pres. Besoj del tani nga dreka.<\/p>\n<p>Ishte Arben Runa, me t\u00eb cilin m\u00eb pas u b\u00ebm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shok. Nipi i Riza Run\u00ebs, pjes\u00ebmarr\u00ebs i shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, komandant i Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, shoqerues i Princ Vidit deri ne Gjermani dhe m\u00eb pas autoriteti m\u00eb i lart\u00eb moral i Lab\u00ebris\u00eb, kishte pas problem me dy djemt\u00eb e tij, q\u00eb shkuan me Ballin Komb\u00ebtar, edhe pse dy te tjer\u00eb ishin me partizanet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Arbeni nuk merrte dot m\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Vet\u00eb babai i tij kishte qen\u00eb m\u00ebsues deri n\u00eb Kosov\u00eb, por si\u00e7 thoshte ai me humor t\u00eb zi, \u201ck\u00ebta t\u00eb pyesin \u00e7far\u00eb e ke pasur xhaxhain\u201d.<\/p>\n<p>-Sivjet kam shpres\u00eb, tha. Gramoz Ru\u00e7i i ka dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn babait dhe ka shkuar ta rregulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb atje lart n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kur doli lista ishin 72 nx\u00ebn\u00ebs me \u201cbiografi t\u00eb keqe\u201d q\u00eb ishin bashk\u00eb me ne t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb lista. Kuptoheshin, se t\u00eb gjith\u00eb e kishin mbaruar shkoll\u00ebn 3 deri 8 vjet\u00eb para nesh. Arbeni kishte fituar t\u00eb drejt\u00ebn e studimit p\u00ebr mjek\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gramoz Ru\u00e7i, \u201csi frym\u00eb e re\u201d, kishte marr\u00eb dosjet n\u00eb makin\u00eb dhe kishte b\u00ebr\u00eb betej\u00eb \u201catje lart\u201d p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Ende sot kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i kujtohet nga ky brez nx\u00ebn\u00ebsish n\u00eb Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy vjet\u00ebsh u hap fjal\u00eb \u201cse e thirr\u00ebn prap\u00eb lart\u201d. N\u00eb fakt ishte nj\u00eb procedur\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb e kualifikimit n\u00eb Komitet Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Nj\u00eb lloj praktike se si duhet t\u00eb funksiononte si drejtues i lart\u00eb partie.<\/p>\n<p>Pas gjasht\u00eb muajsh pun\u00ebsh t\u00eb r\u00ebndomta n\u00eb zyrat e Komitetit Qendror, Mihal Bisha, shefi legjendar i kuadrit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs e thirri p\u00ebr intervist\u00eb.<\/p>\n<p>-Dua t\u00eb di se \u00e7far\u00eb m\u00ebsove nga kjo praktik\u00eb gjasht\u00eb mujore, i tha.<\/p>\n<p>-Do t\u00eb drejt\u00ebn?<\/p>\n<p>-Patjet\u00ebr. Kujdes, se p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb test p\u00ebr ty, se je djal\u00eb i ri.<\/p>\n<p>-Kur isha n\u00eb Tepelen\u00eb sekretar Komiteti dhe m\u00eb thoshin po vjen nj\u00eb nga Komiteti Qendror, dilja me vrap n\u00eb Uj\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb dhe porositja drek\u00eb me mish se \u201cpo vjen nj\u00eb nga lart\u201d. Tani q\u00eb u njoha kush jeni, e di vet\u00eb kujt i jap drek\u00eb, kujt kafe, kujt uj\u00eb dhe kujt nuk i dal fare.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb radiografi e guximshme, p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb p\u00ebrballej me g\u00ebrmadhat e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb godin\u00ebn qendrore t\u00eb saj. Dhe u kthye sekretar i Par\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb.<\/p>\n<p>Ideja se nj\u00eb sekretar i Par\u00eb i ri, q\u00eb nuk pyet shum\u00eb p\u00ebr partin\u00eb, kishte ardhur n\u00eb krye t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl ishte legjend\u00eb urbane.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr e forcoi k\u00ebt\u00eb bindje n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>N\u00eb Spanj\u00eb ishte 25 vjetori i Partise Komuniste Spanjolle te Raul Markos, luajal me Enver Hoxh\u00ebn, por q\u00eb pas prishjes me Kin\u00ebn kishte devijuar pak nga rruga jon\u00eb.<\/p>\n<p>Partia e Pun\u00ebs vendosi t\u2019i ul\u00eb rangun e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb ceremoni t\u00eb varrimit dhe Ramiz Alia d\u00ebrgoi Gramoz Ru\u00e7in.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi i tij i par\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, nga nj\u00eb qytez\u00eb e vog\u00ebl dhe e varf\u00ebr si Tepelena, n\u00eb Madrid, p\u00ebrmes Italis\u00eb dhe pastaj me nj\u00eb vetur\u00eb deri n\u00eb Spanj\u00eb, ishte shokuese.<\/p>\n<p>Kur u kthye n\u00eb Tiran\u00eb gjeti t\u00eb mbledhur nj\u00eb plenium partie.<\/p>\n<p>Ramiz Alia e pa dhe e thirri n\u00eb prani t\u00eb disa byroist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>-Pa h\u00eb mor djal\u00eb, na trego si ishte andej nga Spanja? Po na thuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>-Po \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them shoku Ramiz. Furnizim kishte. Dyqanet ishin plot. Dhe pun\u00eb kishte, njer\u00ebzia \u00e7oheshin pa gdhir\u00eb e iknin n\u00eb pun\u00eb. T\u00eb tjerat e dini vet\u00eb.<\/p>\n<p>Vizatimi i tij q\u00eb vinte nga shokimi q\u00eb kishte p\u00ebsuar prej p\u00ebrballjes me Per\u00ebndimin, n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb ku diskutonin programin e tuf\u00ebzave dhe ar\u00ebzave, ishte sikur t\u00eb talleshe me gjith\u00eb pleniumin. Dhe ishte ajo q\u00eb Ramiz Alia donte t\u00eb d\u00ebgjonin t\u00eb tjer\u00ebt rrotull tij, nga nj\u00eb i ri i pafajsh\u00ebm q\u00eb kishte udh\u00ebtuar nga Salaria n\u00eb Madrid.<\/p>\n<p>Kjo legjend\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb Tepelen\u00eb p\u00ebrpara Gramozit dhe shum\u00eb vet\u00eb mendonin se ky qe nj\u00eb nga ata tipat q\u00eb mund ta vinin n\u00eb rrezik komunizmin me goj\u00ebn e shthurur dhe munges\u00ebn e respektit p\u00ebr partin\u00eb, dhe pse jo, si liberal.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi i madh i jet\u00ebs s\u00eb tij politike deri n\u00eb dhjetor 1990.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb Tiran\u00eb shp\u00ebrthyen protestat dhe regjimi u dor\u00ebzua, sikur nuk ekzistonte, Gramoz Ru\u00e7i mori nj\u00eb telefonat\u00eb dit\u00ebn q\u00eb n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej njer\u00ebzit rr\u00ebzuan monumentin e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Adil \u00c7ar\u00e7anit ishte rr\u00ebzuar dhe Fatos Nano ishte em\u00ebruar kryeminist\u00ebr i ri, nga nj\u00eb K\u00ebshill Presidencial n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebnte pjes\u00eb dhe Sabri Godo si opozitar.<\/p>\n<p>Telefonata e k\u00ebrkonte urgjent n\u00eb Tiran\u00eb, se ishte em\u00ebruar minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga 23 shkurti i 1991 deri m\u00eb 8 prill, pra p\u00ebr gati m\u00eb pak se 40 dit\u00eb, ai ishte ministri i Brendsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb damk\u00eb q\u00eb i ka mbetur deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike si nj\u00eb keqkuptim i madh.<\/p>\n<p>Njeriu p\u00ebr t\u00eb cilin shumica dyshonte se ia kishte me hile komunizmit, n\u00eb fakt u b\u00eb simbol i komunistit n\u00eb demokraci. Aq shum\u00eb u ngulit kjo, fal\u00eb dhe sulmit t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm q\u00eb i b\u00ebnim ne si opozitar\u00eb, sa miliona shqiptar\u00eb mendojn\u00eb se Gramoz Ru\u00e7i ka qen\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm q\u00eb nga koha e Ko\u00e7i Xoxes, deri m\u00eb 1990.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ai ka qen\u00eb 40 dit\u00eb m\u00eb 1991 n\u00eb demokraci me Fatos Nanon kryeminist\u00ebr. Por jan\u00eb dy ngjarje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb e ngulit\u00ebn at\u00eb n\u00eb mendjen e njer\u00ebzve. Revoltat e Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar dhe gjendja e shtetrrethimit n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe ngjarja e 2 prillit n\u00eb Shkod\u00ebr. Ato u b\u00ebn\u00eb kal\u00eb beteje nga opozita dhe Gramoz Ru\u00e7i ishte tabela e qitjes, t\u00eb cil\u00ebn e pranonte edhe si fat, edhe si sfid\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1992, ai shkoi i vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr, duke zbritur n\u00eb sheshin qendror t\u00eb qytetit dhe deri n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me akuz\u00ebn e ngritur ndaj tij p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ngjarjes s\u00eb 2 prillit. E fitoji betej\u00ebn n\u00eb sall\u00eb jo vet\u00ebm me gjyqtar\u00ebt, por dhe publikun e porositur q\u00eb e priste si \u201ckok\u00eb turku\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga pasardh\u00ebsit e tij t\u00eb 21 janarit 2011, q\u00eb ende nuk jan\u00eb ballafaquar n\u00eb gjyq p\u00ebr vrajse t\u00eb kat\u00ebr demonstruesve, ai shkoi aty dhe shpjegoi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb policie q\u00eb vepronte ende me Kodin penal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, dhe q\u00eb mbrojtjen e institucioneve e shikonte si detyr\u00eb patriotike para jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>P\u00ebrballja e tij e par\u00eb e fort\u00eb n\u00eb Parlament me Sali Berish\u00ebn, ishte sfiduese. Nd\u00ebrsa Berisha e akuzonte p\u00ebr \u201ckomunist\u201d, ai q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 40 vje\u00e7, i tha:<\/p>\n<p>-Zoti Berisha, aq vjet sa ke qen\u00eb ti komunist, un\u00eb jam gjith\u00ebsej.<\/p>\n<p>Prej at\u00ebher\u00eb jeta e tij politike ndryshoi.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb i ri q\u00eb do t\u00eb ndryshonte Partin\u00eb e Pun\u00ebs, ai mori pamjen e nj\u00eb \u201cplaku\u201d q\u00eb do t\u00eb mbante frenat e socialist\u00ebve, q\u00eb i ndryshuan emrin dhe historin\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Ai u b\u00eb rrufeprit\u00ebsi i gjith\u00eb sulmeve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, njeriu simbol q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte komunizmin, dhe nj\u00eb argument i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebrse socialist\u00ebt e Fatos Nanos ishin t\u00eb pareformuar, pasi \u201cautentiku\u201d ishte ai, \u201cGramozi i komunizmit\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebnin dhe brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebrat e tyre t\u00eb ndyra me nj\u00ebri- tjetrin, nd\u00ebrsa Fatos Nano dergjej n\u00eb burgun e B\u00ebn\u00e7\u00ebs, grupet rivale me Fatos Nanon e shikonin Gramoz Ru\u00e7in si penges\u00eb p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb atij partin\u00eb dhe frym\u00ebzonin sulmet n\u00eb shtypin kund\u00ebrshtar. Mbaj mend se si tek gazeta Albania, \u201cgrupi i reformator\u00ebve\u201d sillte \u00e7do koh\u00eb \u201cmaterial\u201d t\u00eb gatshme kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1996, i frym\u00ebzuar dhe nga beteja e brendshme e socialist\u00ebve kund\u00ebr tij, Sali Berisha tentoi ta arrestoj\u00eb duke shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb shpejt lajmin se sa dosjen.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb parti q\u00eb ia k\u00ebrkonin Berish\u00ebs k\u00ebt\u00eb nder, para Kongresit t\u00eb gushtit ku vendosej fati i Fatos Nanos.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Gramoz Ru\u00e7i largohet, ne ja marrim partin\u00eb\u201d. Ky ishte mesazhi i tyre p\u00ebr Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe Berisha ua b\u00ebri nderin. Gramoz Ru\u00e7i u largua nj\u00eb m\u00ebngjes vere nga Tepelena n\u00eb drejtim t\u00eb Kakavij\u00ebs, i shoq\u00ebruar nga njer\u00ebz t\u00eb policis\u00eb lokale. Berisha i t\u00ebrbuar nga ikja e tij, filloi ta sulmoj\u00eb duke shpikur se u arratis i veshur si grua.<\/p>\n<p>Beteja e tij p\u00ebr ta zhburr\u00ebruar Gramoz Ru\u00e7in ishte q\u00ebllim i jet\u00ebs, pik\u00ebrisht pse Ru\u00e7i kishte formuar nj\u00eb personalitet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb autoritetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gramoz Ru\u00e7i u rikthye n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 1997, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej saj sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr 25 vite, nga t\u00eb cilat 17 vite Partia Socialiste ka qen\u00eb n\u00eb pushtet, ai nuk pranoi t\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb post zyrtar n\u00eb pushtet. Detyra e tij e vetme dhe m\u00eb e lart\u00eb ishte n\u00eb Kuvendin e fundit ku pranoi t\u00eb b\u00ebhej kryetar i Kuvendit, p\u00ebr ta dor\u00ebzuar sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr tet\u00eb vitet e pushtetit t\u00eb par\u00eb socialist nga 1997 deri m\u00eb 2005, ai ishte faktori q\u00eb vendoste ekuilibrat n\u00eb krizat ciklike t\u00eb socialist\u00ebve, shkaktuar sa nga pap\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb Fatos Nanos, aq dhe nga arrivizmi dhe etja p\u00ebr pushtet e Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ishte personi ky\u00e7 q\u00eb bindi Partin\u00eb Socialiste t\u00eb votonte Edi Ram\u00ebn m\u00eb 2005, dhe njeriu q\u00eb q\u00ebndroi si garant i \u201cpleq\u00ebsive\u201d t\u00eb partis\u00eb sa her\u00eb kishte kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn na ka treguar portretin nervoz, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fshihte pas portretit t\u00eb tij, nj\u00eb njeri shum\u00eb t\u00eb komunikuesh\u00ebm, q\u00eb realisht kishte asgj\u00ebsuar sulmet ndaj tij nga Parlamenti n\u00eb Parlament. Ai ishte mik i gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb ashp\u00ebr, nga Azem Hajdari tek Sokol Olldashi, dhe jo aq armik me Berish\u00ebn sa dukeshin nga larg. P\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn s\u2019po b\u00ebj komente, se e ka dh\u00ebnd\u00ebr t\u00eb mikut.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb njeri q\u00eb nuk u p\u00ebrball kurr\u00eb me kritikat n\u00eb media. P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra un\u00eb kam qen\u00eb nj\u00eb nga gazetar\u00ebt q\u00eb e kisha tabel\u00eb qitje, dhe kur takoheshim dukej sikur nuk kishte ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, nd\u00ebrsa Berisha kishte humbur qet\u00ebsin\u00eb me mua, pasi i denoncova fillimin e biznesit t\u00eb djalit t\u00eb tij n\u00eb G\u00ebrdec (ende pa shp\u00ebrthyer), ky i fundit shp\u00ebrtheu ndaj meje n\u00eb grup parlamentar dhe Kuvend, duke m\u00eb etiketuar nd\u00ebrkoh\u00eb si \u201ckapteri i Ru\u00e7it\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kisha l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa shkruar p\u00ebr Ru\u00e7in dhe stili i Berish\u00ebs ishte q\u00eb tani un\u00eb t\u00eb \u201cprekesha thell\u00eb\u201d e t\u2019i tregoja se un\u00eb nuk kam lidhje me Gramoz Ru\u00e7in.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt as kisha nd\u00ebrmend. Po zbavitesha me Berish\u00ebn dhe nervozimin e tij.<\/p>\n<p>Por m\u00eb shum\u00eb u zbavita me Gramoz Ru\u00e7in n\u00eb Kuvend, kur ju kthye Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>-Zoti Berisha, ai q\u00eb ti i thua \u201ckapteri i Ru\u00e7it\u201d, ka qen\u00eb \u201cgjenerali yt\u201d, se mua m\u00eb ka nxir\u00eb jet\u00ebn me shkrime. Dhe kur nj\u00eb komandant shet gjeneral\u00ebt, ik\u00ebn dhe vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte tipik nj\u00eb sulm lab, i plot\u00eb, i posht\u00ebr, ashtu si e meritonte. Por e mbajta veten dhe nuk e falenderova, pasi do t\u00eb dukej hipokrizi.<\/p>\n<p>Raportet e tij politike p\u00ebrve\u00e7se me Berish\u00ebn, ishin korrekte me \u00e7do deputet apo minist\u00ebr t\u00eb PD. Pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb skandale financiare e masakara si ajo e G\u00ebrdecit, objektivi i Berish\u00ebs ishte q\u00eb \u00e7do kund\u00ebrshtar ta sulmonte nga f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe gjeti nj\u00eb aksident automobilistik t\u00eb djalit t\u00eb Gramozit p\u00ebr t\u00eb shpresuar se do ta kriminalizonte at\u00eb.<\/p>\n<p>Qet\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn Gramozi e kaloi situat\u00ebn dhe m\u00ebnyra se si ai e p\u00ebrmbajti familjen e tij nga p\u00ebrfshirja n\u00eb pushtet pas vitit 2013, n\u00eb fakt b\u00ebnin diferenc\u00ebn e madhe me Berish\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Kur Edi Rama po formonte kabinetin e vitit 2013 dhe si\u00e7 ndodh r\u00ebndom, b\u00ebn sikur konsultohet, u p\u00ebrpoq t\u00eb surprizonte Gramoz Ru\u00e7in duke i th\u00ebn\u00eb se ministrin e Brendsh\u00ebm do ta b\u00ebnte nga Tepelena dhe kjo do ta \u201ck\u00ebnaqte\u201d Gramozin.<\/p>\n<p>-Ti b\u00eb si t\u00eb duash, por un\u00eb dhjet\u00eb djem t\u00eb kem, asnj\u00eb nuk t\u00eb jap p\u00ebr minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm, i tha. Ajo \u00e7far\u00eb kishte p\u00ebrjetuar nga ai post 40 dite, nuk ju nda 40 vjet.<\/p>\n<p>M\u00eb 2017, ai mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb nxirrte Fierin me 9 deputet\u00eb. Entuziasmi i Edi Ram\u00ebs kur ai \u201cshtiu 9 e mori 10\u201d ishte p\u00ebrtej natyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb rezervuar p\u00ebr t\u00eb \u00e7muar dik\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vetja.<\/p>\n<p>Ai e b\u00ebri Gramoz Ru\u00e7in kryetar t\u00eb Kuvendit, duke i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e \u201cpleq\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb Parlamentit, detyr\u00eb q\u00eb prej 30 vitesh e kishte b\u00ebr\u00eb brenda socialist\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb fole grer\u00ebzash m\u00eb e madhe se Parlamenti.<\/p>\n<p>Sot ai mbajti fjalimin e fundit duke u ndar\u00eb nga jeta politike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjalim q\u00eb nuk ke nevoj\u00eb ta d\u00ebgjosh. Fuqia e nj\u00eb politikani q\u00ebndron tek fakti se sa gjat\u00eb ka fuqi t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb politik\u00eb, pa qen\u00eb i bezdissh\u00ebm dhe i urryer. Gramoz Ru\u00e7i ia doli t\u00eb rrij\u00eb dyzet vjet n\u00eb politik\u00eb dhe t\u00eb ikte kur donte vet\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtari i tij m\u00eb i madh i tridhjet\u00eb viteve, Sali Berisha sot ka fatin q\u00eb Berisha i ndillte Gramoz Ru\u00e7it n\u00eb vitet \u201890, si anti-amerikan dhe armik i demokracis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb damkosur pik\u00ebrisht nga SHBA, si minues i demokracis\u00eb, shantazhues i drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrfitues i fondeve publike p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit. Ai ka fatin q\u00eb i ka ndjell\u00eb kund\u00ebrshtarit t\u00eb vet, pik\u00ebrisht se ka qen\u00eb njeri i pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Gramoz Ru\u00e7i po largohet nga politika i duartrokitur nga shoq\u00ebria shqiptare, nga miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb e tij. Sali Berisha po e mbyll i braktisur nga t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Dyzet e ca vjet q\u00ebndroi komunizmi tek ne dhe mezi e zbuam me dhun\u00eb. Gramoz Ru\u00e7i ishte \u201ckomunisti\u201d q\u00eb e pranuam t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr dyzet e ca vjet, ne q\u00eb nuk e donim, dhe ata q\u00eb e adhuronin. Shyqyr q\u00eb nuk ishin gjith\u00eb komunist\u00ebt si ky, se do t\u00eb ishim ende n\u00eb komuniz\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze 40 vjet m\u00eb par\u00eb Gramoz Ru\u00e7i ishte sekretar Partie n\u00eb kooperativ\u00ebn e Progonatit n\u00eb Tepelen\u00eb. Askujt nuk do t\u2019i binte n\u00eb sy, sikur Ramiz Alia, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u shfaqur si pasardh\u00ebs i Enver Hoxh\u00ebs, do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb disa rajone t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u00eb pikasur t\u00eb rinjt\u00eb\u201d q\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":192495,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-192494","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192494\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}