{"id":192527,"date":"2021-07-08T12:41:02","date_gmt":"2021-07-08T10:41:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192527"},"modified":"2021-07-08T12:41:42","modified_gmt":"2021-07-08T10:41:42","slug":"kujtim-gjuzi-dhe-selami-jenisheri-trondisin-opinionin-me-kontributin-historik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kujtim-gjuzi-dhe-selami-jenisheri-trondisin-opinionin-me-kontributin-historik\/","title":{"rendered":"Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri trondisin me kontributin historik\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Dy deputet\u00eb t\u00eb parlamentit, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri, q\u00eb interpretuan si opozitar\u00eb p\u00ebr dy vjet, nj\u00eb dit\u00eb pasi kan\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb ftuar n\u00eb \u201cKafe Shqeto\u201d t\u00eb Syri TV nga drejtuesit e emisionit, Dori Daka dhe Flavio Qarri, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb pyetje: Cili qe kontributi i tyre n\u00eb politik\u00eb, kontributi specifik personal p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?!<\/p>\n<p>Por, gazetari Qarri u b\u00ebri nj\u00eb lutje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb emisionit n\u00eb nisje t\u00eb intervist\u00ebs me dy deputet\u00ebt Gjuzi dhe Jenishehri: \u201cSot do t\u00eb kemi disa nga protagonist\u00ebt e k\u00ebsaj legjislature, q\u00eb shpesh kan\u00eb shkaktuar ilaritet dhe t\u00eb qeshura, por un\u00eb sugjeroj q\u00eb sot, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka parlamenti n\u00eb jet\u00ebn e vendit ton\u00eb, t\u00eb mos biem pre e nj\u00eb shakaje t\u00eb leht\u00eb, por t\u2019i trajtojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me seriozitet.\u201d Drejtuesja e emisionit Dori Daka, ftoi t\u00eb parin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar deputetin Kujtim Gjuzi t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs s\u00eb konsideruar \u201cOpozita e re\u201d.<\/p>\n<p><strong>Daka: P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Gjuzi, k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb ju kemi!<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti: Faleminderit q\u00eb m\u00eb keni thirrur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Syri TV!<\/p>\n<p><strong>Daka: Po, dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb vini do t\u00eb flisni p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb ndoshta eksperienca politike m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr ju. Pyetja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj legjislature, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb liris\u00eb le t\u00eb themi, p\u00ebrve\u00e7 momentin kur ju befas u gjend\u00ebt deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, cili ka qen\u00eb momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur ju keni dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe personal n\u00eb ligjb\u00ebrje?<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti Gjuzi: Ju falenderoj p\u00ebr pyetjen zonjushe, por nuk \u00ebsht\u00eb \u201cbefas\u201d, Kujtim Gjuzi n\u00eb parlament! Me sa duket ju nuk keni pasur informacionin e duhur n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen midis PD-s\u00eb, Partis\u00eb Konservatore dhe partive t\u00eb tjera p\u00ebr at\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb dat\u00ebs 16 maj 2017. E p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb \u00e7ka thash\u00eb, Gjuzi nuk gjendet \u201cbefas\u201d n\u00eb parlament! Un\u00eb jam kryetar i Partis\u00eb Komb\u00ebtare Konservatore dhe m\u00eb 16 maj, pas 90 dit\u00ebsh n\u00eb \u00c7ad\u00ebr, luftuam fort q\u00eb t\u2019i merrnim gjysm\u00ebn e qeveris\u00eb Edi Ram\u00ebs . Kjo ndodhi! Pas asaj, ishim s\u00eb bashku n\u00eb takimin e dat\u00ebs 16 ku ram\u00eb dakord me Kryetarin e PD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ishim n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb list\u00ebs. N\u00ebse Tirana p.sh kishte 34 deputet\u00eb, Gjuzi duhej t\u00eb ishte numri 17! Kjo nuk ndodhi por kishte nga ato q\u00eb ndodh\u00ebn dhe ne luftuam q\u00eb t\u00eb ishim n\u00eb parlament. L\u00ebvizjet tona ishin sa diplomatike, nd\u00ebrkomb\u00ebtare aq edhe l\u00ebvizje politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn &#8211; t\u00eb mundur. Ne e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb, ishim n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Pyetja juaj ishte se \u201csi dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb ne dy vjet n\u00eb parlament?!\u201d- \u00a0Ne ishim n\u00eb rastin e 99-vjetorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament, t\u00eb 100-vjetorit dhe tani jemi n\u00eb 101 vjet parlament shqiptar. Ne nuk mund ta linim parlamentin pa deputet\u00eb&#8230;.\u201d<\/p>\n<p><strong>E nj\u00ebjta pyetja nga gazetarja Daka iu drejtua edhe t\u00eb ftuarit tjet\u00ebr, deputetit &#8211; kryetar Partie, z. Selami Jenisheri.<\/strong><\/p>\n<p>Jenisheri evidentoi me forc\u00eb si arritje \u201cKodin Zgjedhor\u201d. \u201cUn\u00eb isha n\u00eb koalicion me PD-n\u00eb, &#8211; tha ai, &#8211; dhe kishim b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me PD-n\u00eb q\u00eb votat e partis\u00eb son\u00eb bashk\u00eb me tt\u00eb PD-s\u00eb dhe t\u00eb 35 partive t\u00eb tjera t\u2019i bashkonim e t\u00eb merrnim pushtetin me kusht q\u00eb Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ishte z. Lulzim Basha. Por, me kusht q\u00eb votimet t\u00eb b\u00ebheshin elektronike. Ai s\u2019e mbajti fjal\u00ebn\u2019 ai iku tek zoti Edi Rama, b\u00ebri nj\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb dhe na tradhtoi koalicionin. N\u00eb k\u00ebto kushte q\u00eb na tradhtoi, na erdhi radha p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb parlament dhe ne nuk kishim pse mos \u2026Ne e kishim k\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebnien me z. Basha se e pam\u00eb t\u00eb arsyeshme q\u00eb t\u00eb japim kontributin atje. Un\u00eb jam kryetar i Partis\u00eb Popullore t\u00eb Pensionist\u00ebve Shqiptar\u00eb dhe erdhi nj\u00eb moment historik q\u00eb ne t\u00eb ishim prezent n\u00eb Kuvendin e\u00a0 Shqip\u00ebris\u00eb \u00a0dhe na u dha mund\u00ebsia q\u00eb ta shkat\u00ebrronim k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb degjeneruar politik q\u00eb ka Shqip\u00ebria duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb Kod Zgjedhor; pothuajse ia dol\u00ebm n\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy vjet\u00ebve n\u00eb parlament dhe t\u00eb aprovojm\u00eb nj\u00eb Kod Zgjedhor q\u00eb siguron demokraci thuajse 100%.<\/p>\n<p>Se gjysma e popullti shqiptar \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb shtetit, gjysma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjysma e popullit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk voton, pra gjysma e gjysm\u00ebs shkon t\u00eb votoj\u00eb, \u00e7ereku shkon t\u00eb votoj\u00eb e jan\u00eb me PD dhe pjesa tjet\u00ebr me PS. Pra, i takon 1\/8 . PS-ja n\u00ebse po e quajm\u00eb se ka fituar zgjedhjet, e ka fituar me 1\/8. Pra 1 sundon 8 t\u00eb tjer\u00eb. Ne, duke aprovuar k\u00ebt\u00eb Kod Zgjedhor, emigrant\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb atje ku jetojn\u00eb, pra gjysma e popullit shqiptar se kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb vendos demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>Moderatori i emisionit Flavio Qarri u detyrua disa her\u00eb t\u2019i nd\u00ebrpres\u00eb dy deputet\u00ebt q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeshin pyetjeve direkte, \u00e7\u2019ka u b\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb her\u00eb pas here pasi diskutimet mor\u00ebn zjarr. Por pyetja e Qarrit q\u00eb krijoi ng\u00ebr\u00e7 dhe e ndezi edhe m\u00eb debatin duket qe ruajtur p\u00ebr n\u00eb fund: \u201cJu keni nj\u00eb kontribut n\u00eb Kodin Zgjedhor, z. Jenisheri, bashk\u00eb me ju dhe kolegu Gjuzi.\u00a0Por ky Kod arriti t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb avantazh taktik p\u00ebr maxhoranc\u00ebn \u00a0duke e mbajtur at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb dhe gjithashtu nuk ia doli t\u2019ju p\u00ebrfshinte n\u00eb jet\u00ebn e Kuvendit. A jeni pishman p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, a keni kritik\u00eb p\u00ebr publikun q\u00eb nuk ju votoi p\u00ebr t\u2019ju rikthyer si deputet\u00eb\u201d?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy deputet\u00eb t\u00eb parlamentit, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri, q\u00eb interpretuan si opozitar\u00eb p\u00ebr dy vjet, nj\u00eb dit\u00eb pasi kan\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb ftuar n\u00eb \u201cKafe Shqeto\u201d t\u00eb Syri TV nga drejtuesit e emisionit, Dori Daka dhe Flavio Qarri, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb pyetje: Cili qe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":192529,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[4218],"class_list":{"0":"post-192527","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike","9":"tag-lajme-zjarr-kujtim-gjuzi-dhe-selami-jenisheri-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192529"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}