{"id":192804,"date":"2021-07-09T15:55:02","date_gmt":"2021-07-09T13:55:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=192804"},"modified":"2021-07-09T15:55:02","modified_gmt":"2021-07-09T13:55:02","slug":"publikohen-masat-per-sezonin-turistik-policet-do-te-pushtojne-vijave-bregdetare-lokalet-te-respektojne-oraret-shoferet-e-pabindur-ndeshkim-maksimal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/publikohen-masat-per-sezonin-turistik-policet-do-te-pushtojne-vijave-bregdetare-lokalet-te-respektojne-oraret-shoferet-e-pabindur-ndeshkim-maksimal\/","title":{"rendered":"Publikohen masat p\u00ebr sezonin turistik: Polic\u00ebt do t\u00eb \u2018pushtojn\u00eb\u2019 vijave bregdetare, lokalet t\u00eb respektojn\u00eb oraret, shofer\u00ebt \u2018e pabindur\u2019 nd\u00ebshkim maksimal!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Albert D\u00ebrvishajt:<\/strong><\/p>\n<p>MASAT E MARRA NGA POLICIA E SHTETIT, P\u00cbR SEZONIN TURISTIK 2021<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje,<\/p>\n<p>Policia e Shtetit ka planifikuar dhe ka marr\u00eb nj\u00eb ser\u00eb masash, me q\u00ebllim krijimin dhe garantimin e kushteve sa m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr pushimet e shtetasve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj n\u00eb zonat turistike p\u00ebr periudh\u00ebn e sezonit turistik veror, duke nisur nga Pikat e Kalimit Kufitar, n\u00eb akset kryesore rrugore p\u00ebr qarkullimin sa m\u00eb normal t\u00eb automjeteve, p\u00ebr parandalimin e kriminalitetit n\u00eb qendrat dhe banesat ku jetojn\u00eb, zbatimin e orarit t\u00eb ndalimit t\u00eb muzik\u00ebs, p\u00ebr menaxhimin e zhurmave n\u00eb qendrat urbane apo zonat turistike.<\/p>\n<p>Disa prej masave t\u00eb sezonit turistik, n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb Task Forc\u00ebs nd\u00ebrinstitucionale t\u00eb ngritur me Urdh\u00ebr t\u00eb Kryeministrit nr. 55 dat\u00eb 24.6.2021, po zbatohen n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me institucionet e tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb detyrime sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, akteve n\u00ebnligjore, por edhe Planit t\u00eb Masave t\u00eb miratuara me urdhrin e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit korrik, n\u00eb zonat turistike bregdetare, ku si rrjedhoj\u00eb e masave t\u00eb marra dhe e statusit t\u00eb vendit ton\u00eb \u201csi nj\u00eb vend i hapur dhe i sigurt\u201d edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19, p\u00ebr shkak t\u00eb pritshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ardhjes s\u00eb pushuesve vendas dhe t\u00eb huaj jan\u00eb angazhuar 1607 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Rendit, Policis\u00eb Rrugore, Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb, Kufirit dhe Migracionit, Policis\u00eb Kriminale etj, t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje edhe 185 mjete t\u00eb tjera (autovetura, mikrobuz\u00eb, moto\u00e7ikleta, bi\u00e7ikleta, mjete lundruese, radar\u00eb, dron\u00eb etj). K\u00ebto mjete do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb rritjes s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve, reagimit n\u00eb koh\u00eb ndaj situatave t\u00eb prishjes s\u00eb rendit apo t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, rregullimit t\u00eb trafikut rrugor apo thirrjeve p\u00ebr emergjenc\u00eb nga shtetasit p\u00ebr situata t\u00eb caktuara q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar eksperienc\u00ebs s\u00eb viteve t\u00eb kaluara, gjat\u00eb k\u00ebtij sezoni turistik jan\u00eb planifikuar n\u00eb zonat e plazheve punonj\u00ebs policie me uniform\u00ebn verore dhe me bi\u00e7ikleta, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb patrullojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona p\u00ebr parandalimin e krimit, p\u00ebr forcimin e policimit komunitar dhe p\u00ebr t\u2019iu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb pushuesve n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb marr\u00eb masat p\u00ebr pajisjen e t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, me uniform\u00ebn e re verore dhe po punohet p\u00ebr kompletimin e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb me k\u00ebt\u00eb uniform\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga Policia Kufitare dhe Migracionit jan\u00eb parashikuar masa si n\u00eb drejtim t\u00eb planifikimit t\u00eb kontrollor\u00ebve shtes\u00eb n\u00eb Pikat e Kalimit Kufitar, rritjen e kontrollit n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebr p\u00ebr parandalimin e kontrabandimit t\u00eb emigrant\u00ebve kryesisht nga vendet e treta dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr parandalimin e krimit nd\u00ebrkufitar, por edhe p\u00ebr forcimin e kontrollit n\u00eb kufirin blu.<\/p>\n<p>Strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Policis\u00eb jan\u00eb n\u00eb monitorim t\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve policore n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn bregdetare, duke ndar\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e drejtuesve t\u00eb strukturave policore sipas sektor\u00ebve dhe plazheve konkret\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jemi sa m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb ata t\u00eb kryejn\u00eb pushime sa m\u00eb t\u00eb qeta.<\/p>\n<p>Puna dhe masat p\u00ebr sezonin turistik nuk kan\u00eb filluar tani. N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ministri i Brendsh\u00ebm, lidhur me mbrojtjen e territorit, zbatimin rigoroz t\u00eb Kodit Penal nga aktivitetet e paligjshme si zaptimi i plazheve, nd\u00ebrtimet pa leje, prerja dhe djegia e pyjeve, prekja e lumenjve dhe liqeneve, d\u00ebmtimi i zonave t\u00eb mbrojtura natyrore dhe kulturore, mbrojtja e zonave turistike dhe marrja e masave parandaluese nga k\u00ebto aktivitete t\u00eb paligjshme n\u00eb akset kryesore rrugore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, u evidentua situata n\u00eb terren dhe u ngrit\u00ebn Task Forcat vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT).<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb Plani Pune t\u00eb studiuar dhe bashk\u00ebrenduar mir\u00eb, filloi puna p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e IKMT-s\u00eb, p\u00ebr prishjen e objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje n\u00eb disa zona turistike n\u00eb t\u00eb cilat u evidentuan paligjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Nga fillimi i k\u00ebsaj detyre deri n\u00eb dat\u00ebn 30 qershor 2021, nga strukturat policore jan\u00eb evidentuar 324 vepra penale n\u00eb fush\u00ebn mjedisore, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb implikuar 354 autor\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 40 t\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb duke zhvilluar faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb operacionit \u201cBregdeti yn\u00eb\u201d, p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave bregdetare t\u00eb zaptuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme me shezlong\u00eb e \u00e7adra. Deri tani jan\u00eb proceduar penalisht p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cPushtimi i tok\u00ebs\u201d, 45 administrator\u00eb, jan\u00eb hequr rreth 5,955 mij\u00eb shezlong\u00eb e 2,445 \u00e7adra t\u00eb vendosura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb Udh\u00ebzimit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe strukturat vendore t\u00eb Policis\u00eb jan\u00eb planifikuar dhe jan\u00eb marr\u00eb masat shtes\u00eb gjat\u00eb sezonit turistik edhe p\u00ebrkufizimet e qarkullimit t\u00eb mjeteve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr transportin rrugor t\u00eb mallrave, n\u00eb dit\u00ebt e pushimeve javore dhe festave zyrtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nga drejtorit\u00eb vendore t\u00eb policis\u00eb ka filluar zbatimi i detyrimeve p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizjes s\u00eb k\u00ebtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb deri n\u00eb15 shtator 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsim edhe t\u00eb shqet\u00ebsimeve q\u00eb vijn\u00eb nga aksidentet rrugore, Policia Rrugore ka hartuar nj\u00eb plan t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb masash p\u00ebr sezonin turistik, duke mb\u00ebshtetur strukturat e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb zonat bregdetare me punonj\u00ebs policie, mjete dhe pajisje t\u00eb tjera, me q\u00ebllim parandalimin e aksidenteve.<\/p>\n<p>Nisur nga ankesat e viteve t\u00eb viteve t\u00eb tjera, por edhe nga disa ankesa gjat\u00eb muajt qershor 2021, p\u00ebr moszbatimin e or\u00ebs s\u00eb ndalimit t\u00eb muzik\u00ebs sipas Aktit Normativ nr. 23 dat\u00eb 26.5.2021 dhe Urdhrit t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm nr. 237 dat\u00eb 27.5.2021, e cila \u00ebsht\u00eb ora 22:00, p\u00ebr prishje t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushueseve si pasoj\u00eb e muzik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb lokalet n\u00eb zon\u00ebn bregdetare, por edhe n\u00eb zona t\u00eb banuara, n\u00eb zbatim t\u00eb detyrave t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar reagim i menj\u00ebhersh\u00ebm i strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit lidhur me k\u00ebto shkelje, por edhe p\u00ebr krimet mjedisore n\u00eb zonat bregdetare apo kudo ku q\u00eb ato kryhen. Policia e Shtetit iu b\u00ebn thirrje t\u00eb gjitha subjekteve q\u00eb ushtroj\u00eb biznes n\u00eb lokale, restorante dhe q\u00eb shoq\u00ebrohet me muzik\u00eb,q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze kufizimet e orareve t\u00eb mbylljes s\u00eb lokaleve (ora 24:00), t\u00eb ndalimit t\u00eb muzik\u00ebs (ora 22:00).<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim shk\u00ebmbimin e praktikave policore, mb\u00ebshtetjen n\u00eb parandalimin e ngjarjeve kriminale q\u00eb cenojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike, forcimin e siguris\u00eb rrugore, si dhe parandalimin dhe luft\u00ebn kund\u00ebr veprave penale me karakter nd\u00ebrkufitar, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb zbatim t\u00eb Marr\u00ebveshjeve t\u00eb Qeverive t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me at\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb n\u00ebnshkruar dy protokolle bashk\u00ebpunimi t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Policin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilat do t\u00eb zbatohen gjat\u00eb sezonit turistik 2021.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre protokolleve, Policia e Kosov\u00ebs ka d\u00ebrguar punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kryejn\u00eb detyra n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb ton\u00eb rrugore, n\u00eb aksin rrugor \u201cRrug\u00ebs e Kombit\u201d dhe n\u00eb aksin Milot-Sh\u00ebngjin-Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb Malin e Zi nga Policia e Shtetit do t\u00eb d\u00ebrgohen punonj\u00ebs policie n\u00eb Ulqin dhe Budva.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit dhe t\u00eb detyrave t\u00eb saj institucionale, do t\u00eb ushtroj\u00eb kontrolle t\u00eb pand\u00ebrprera dhe do t\u00eb marr\u00eb masa n\u00eb vler\u00ebsim edhe t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb ngritura nga pushuesit n\u00eb zonat bregdetare apo nga banor\u00ebt n\u00eb qendrat e banuara, duke nd\u00ebshkuar \u00e7do subjekt q\u00eb nuk ndalon muzik\u00ebn sipas orarit t\u00eb p\u00ebrcaktuar ose gjeneron zhurm\u00eb tej normave t\u00eb lejuara, n\u00eb qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Policia e Shtetit apelon q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb ligji i ngarkon me detyra n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, si dhe subjekteve p\u00ebr bashk\u00ebpunim gjat\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>Policia Kufitare dhe punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Rendit t\u00eb plan\u00ebzuar me sh\u00ebrbim n\u00eb zonat bregdetare, do t\u00eb evidentojn\u00eb, bllokojn\u00eb dhe nd\u00ebshkojn\u00eb \u00e7do shtetas q\u00eb keqp\u00ebrdor mjetet lundruese apo motor\u00ebt e ujit, duke u b\u00ebr\u00eb rrezik i shtuar p\u00ebr jet\u00ebn e shtetasve t\u00eb tjera q\u00eb arg\u00ebtohen n\u00eb det apo pushojn\u00eb n\u00eb plazh, duke bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebsit\u00eb e pushteti vendor dhe kapitenerit\u00eb e porteve, me q\u00ebllim parandalimin e ngjarjeve me pushuesit n\u00eb det.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim rritjen e besimit t\u00eb publikut ndaj Policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebrkesat e Kodit t\u00eb Etik\u00ebs n\u00eb komunikim me shtetasit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb papajtuesh\u00ebm jo vet\u00ebm me sjellje jo etike, por edhe me veprime t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t\u00eb cenonin imazhin e policis\u00eb n\u00eb publik dhe m\u00eb keq akoma, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin akte korruptive dhe t\u00eb d\u00ebnueshme penalisht.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, Policia e Shtetit apelon t\u00eb gjith\u00eb shtetasit, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebs si drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, \u00e7iklist\u00ebt, por edhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb kujdes dhe t\u00eb respektojn\u00eb rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton \u00e7do qytetar q\u00eb t\u00eb denoncoj\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin e emergjenc\u00ebs 112, p\u00ebr \u00e7do paligjshm\u00ebri apo shqet\u00ebsim q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb, duke iu garantuar anonimat t\u00eb plot\u00eb, reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, profesional e t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h1><\/h1>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e plot\u00eb e Albert D\u00ebrvishajt: MASAT E MARRA NGA POLICIA E SHTETIT, P\u00cbR SEZONIN TURISTIK 2021 P\u00ebrsh\u00ebndetje, Policia e Shtetit ka planifikuar dhe ka marr\u00eb nj\u00eb ser\u00eb masash, me q\u00ebllim krijimin dhe garantimin e kushteve sa m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr pushimet e shtetasve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj n\u00eb zonat turistike p\u00ebr periudh\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":192805,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-192804","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192804"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192804\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/192805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}